Home Blog Page 2694

“Tregoi emrin e një miss-i shqiptar”/ Kush e “shkatërroi” Parashqevi Simakun? Ish bashkëshorti: Miqtë e saj donin…

0

Në një intervistë ekskluzive për “Top Story”, biznesmeni Elton Ilirjani ka rrëfyer përballë Grida Dumës bisedat me Parashqevinë pak para se të fliste me djalin e tij dhe ish bashkëshortin.

“Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vendin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një ditë  e dëgjova. Thoshte të iki të fshihem se vjen më mban peng si… dhe më thoshte emrin e një miss-i shqiptar. Unë nuk e di kush është kjo miss-i.Ky rast duhet të ekzaminohet. Nuk gënjen ajo”-u shpreh Ilirjani.

Grida Duma: Ka fajtor të tjerë për gjendjen e saj?

Robert Nolfe: Ajo çka pashë un, mbështes atë që thotë Eltoni. Unë kam qenë me të për shumë vite, e di çfarë thotë Eltoni. Mbase ishte një mënyrë për të mbrojtur veten. Nuk besoj se ka pasur miq të mirë shqiptar, ata prisnim të fitonin diçka, donin ti prishnin reputacionin Të tjerët e urrejnë suksesin, ne këtë tentuam të bënim. Kur futesh në industrinë e argëtimit… Nuk e dija që suksesi do të ishte rreziku. Në moshën kur mori hov mbase kjo ishte një lloj kërcënimi për jetën e saj. 

FOTOT/Kryeministri publikon imazhet nga samiti në Bruksel! Rama: Plani ynë për mbylljen e negociatave në fund 2027-ës u mbështet fuqimisht

0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor i zhvilluar ditën e djeshme në Bruksel.

edi rama samiti i BE bruksel (7)

Rama pubikoi foto krah Ursula von der Leyen, si edhe krerëve të shteteve të Evropës.

Kreu i qeverisë u shpreh se plani i përbashkët me Komisionin Europian për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 u mbështet fuqimisht.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me FotoALBUMIN e një dite afrimi të mëtejshëm me Europën, ku u mbështet fuqimisht plani ynë i përbashkët me Komisionin Europian, për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.

edi rama samiti i BE bruksel (8)
edi rama samiti i BE bruksel (6)
edi rama samiti i BE bruksel (5)
edi rama samiti i BE bruksel (4)
edi rama samiti i BE bruksel (3)
edi rama samiti i BE bruksel (2)
edi rama samiti i BE bruksel (1)
edi rama samiti i BE bruksel (12)
edi rama samiti i BE bruksel (11)
edi rama samiti i BE bruksel (10)
edi rama samiti i BE bruksel (9)

Kush janë imigrantët që mund të preken nga plani i Donald Trump për dëbime masive? Zotimi i presidentit të zgjedhur mund të ndajë familje dhe të ndikojë në biznese amerikane

0

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, është zotuar se do t’i dëbojë miliona imigrantë që jetojnë jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara sapo ta marrë detyrën më 20 janar. Kjo nismë e tij sfiduese mund të ndajë familje dhe të ndikojë në biznese amerikane.

Ka rreth 11 milionë imigrantë që jetojnë jashtëligjshëm ose me qëndrim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga viti 2022. Kjo figurë është rritur në 13 apo 14 milionë, thonë disa analistë.

Imigrantët me leje të përkohshme qëndrimi nuk mund të dëbohen menjëherë dhe mund të jetojnë në shtetet “strehimore”, të cilat e kufizojnë bashkëpunimin me institucionet federale për imigracionin.

Ku jetojnë imigrantët pa status ligjor?

Kalifornia është shteti me më së shumti imigrantë që jetojnë jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara, me rreth 2.2 në vitin 2022, sipas vlerësimeve nga Qendra për Studimin e Imigracionit në Nju Jork.

Teksasi është i dyti me 1.8 milion, i ndjekur nga Florida (936,000), Nju Jorku (672,000), Nju Xhersi (495,000) dhe Illinoi (429,000).’Kalifornia, Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Illinoi – që të gjitha bastione të demokratëve – janë në mesin e 11 shteteve që kanë ligje “strehimore” apo politika që e kufizojnë bashkëpunimin me organet federale për imigracionin, sipas Qendrës Burimore për Imigracion Ligjor.

Rreth 44% e imigrantëve që jetojnë jashtëligjshëm në SHBA ndodheshin në shtete të cilat ofrojnë status të “strehës së sigurt” në vitin 2022, sipas vlerësimeve të qendrës. Ky numër nuk përfshin ata që jetojnë në qytete dhe qarqe të tilla në vende pa një ligj në nivel shtetëror, siç është Nju Meksiko.

Shumica e imigrantëve që arrestohen nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave i SHBA-së (ICE) kapen duke kaluar kufirin jashtëligjshëm.

Forcat e rendit në shtetet që ofrojnë status të “strehës së sigurt” zakonisht refuzojnë ta njoftojnë ICE-në kur ndalojnë ose lirojnë një imigrant që plotëson kushtet për dëbim.

Nga vijnë imigrantët pa status ligjor?

Pothuajse gjysma e imigrantëve që jetonin jashtëligjshëm në SHBA në vitin 2022 vinin nga Meksika, apo 4.8 milionë nga gjithsej 11 milionë, sipas një raporti të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS).

Vendet e tjera ishin Guatemala, El Salvador dhe Hondurasi.

Që nga janari i vitit 2022, rreth 2 milionë imigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela janë kapur duke kaluar jashtëligjshëm kufirin ose janë lejuar të hyjnë përmes programeve humanitare të kohës së Bidenit, sipas statistikave të DHS-së.

Trumpi synon t’i japë fund programeve të Bidenit, duke përfshirë një për imigrantët me sponsorë në SHBA dhe një tjetër që ua lejon imigrantëve në Meksikë ta përdorin një aplikacion për të hyrë nëpërmjet një kalimi kufitar ligjor.

Në cilat vende të SHBA-së punojnë jashtëligjshëm imigrantët?

Shumica dërrmuese e imigrantëve që jetonin jashtëligjshëm në SHBA në vitin 2022 ishin në moshë të aftë për punë, sipas raportit të DHS-së. Rreth 8.7 milionë nga 11 milionë ishin të moshës 18-54 vjeçare.

Grupet e bujqve i kanë bërë thirrje Trumpit që t’i kursejë punëtorët e tyre nga dëbimet e premtuara prej tij, duke argumentuar se largimi i tyre do ta çrregullonte zinxhirin e furnizimit me ushqim në SHBA.

Institucionet kërkimore dhe Qeveria amerikane kanë vlerësime të ndryshme për numrin e punëtorëve bujqësorë që jetojnë jashtëligjshëm në SHBA. Qendra për Studimet e Imigracionit në Nju Jork arriti në përfundimin se numri i përgjithshëm ishte 283.000 në vitin 2022, rreth gjysma e tyre në Kaliforni.

Vlerësimet e Qeverisë amerikane sugjerojnë se numri i përgjithshëm në shkallë kombëtare mund të jetë më afër 1 milion.

Sa amerikanë jetojnë në familje që kanë “statuse të përziera”?

Grupi avokues për imigracionin, FWD.us, parashikoi se deri në janar të vitit 2025 mund të ketë deri në 14.5 milionë imigrantë pa status ligjor, ose me mbrojtje të përkohshme, nga 11 milionë sa ishin në vitin 2022.

Nga këta, 10.1 milionë jetojnë me një shtetas amerikan ose një banor të përhershëm, në atë që njihet si një “familje me statuse të përziera”.

Kjo shifër dëbimi masiv ka gjasa t’i ndajë familjet dhe mund t’i prekë miliona shtetas amerikanë dhe banorë të përhershëm.

Të paktën 5.1 milionë fëmijë shtetas amerikanë jetojnë me një prind imigrant pa status ligjor, sipas një analize të FWD.us bazuar në të dhëna qeveritare.

Këto familje mund të përballen me mundësinë e zhvendosjes në një vend tjetër së bashku ose ndarjes.

Sa gjatë kanë jetuar në SHBA imigrantët që s’kanë status ligjor?

Rreth 54% e imigrantëve që jetonin jashtëligjshëm në SHBA kanë jetuar në vend për më shumë se 10 vjet, sipas një raporti të Qendrës për Studimet e Imigracionit në Nju Jork.

Rreth 25% jetojnë në vend për më pak se pesë vjet.

Sa imigrantë në SHBA janë pa status ligjor?

Qendra për Studimet e Imigracionit dhe institucione të tjera kërkimore kanë përdorur të dhënat e Regjistrimit të Popullsisë në SHBA dhe të dhëna të tjera për të vlerësuar se rreth 11 milionë imigrantë në SHBA në vitin 2022 ishin pa status ligjor të imigracionit ose me mbrojtje të përkohshme humanitare.

Statistikat kufitare sugjerojnë se të paktën 5 milionë imigrantë të tjerë kanë hyrë në SHBA pa status ligjor ose me status të përkohshëm humanitar që nga ajo kohë.

Megjithatë, disa prej këtyre imigrantëve janë dëbuar, janë larguar vullnetarisht, kanë marrë status ligjor ose kanë vdekur gjatë së njëjtës periudhë./REL

DEL FOTO/ Ky është Kevin Hajrulla, shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në Vlorë

0

Personi që shihni në foto është Kevin Hajrulla që mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme pas një atentati me armë zjarri në lagjen Çole të Vlorës.

Objektivi i atentatit ka qenë 30-vjeçari Kevin Hajrulla, një emër i njohur për policinë, ndërsa ka mbetur i plagosur aksidentalisht edhe Armand Spahiu, një djalë që po shiste fruta dhe perime pranë vendit të ngjarjes.

Në drejtim të automjetit ku ndodhej 30-vjeçari Kevin Hajrulla është qëllua me 30 plumba. Dyshohet s autorët që kanë qëlluar me breshëri plumbash kanë qenë dy.

Sipas dëshmitarëve okularë, momenti pas të shtënave ishte kaotik. Në pamje e bëra publike në media, shihet se si i plagosuri Kevin Hajrulla, i mbuluar me gjak dhe në gjendje të rënduar, futet me vështirësi në një makinë nga të afërmit që përpiqeshin ta transportonin drejt spitalit. Dëgjohet zëri i një personi që thotë: “Iku ore, iku”.

Atentati ka ndodhur në një kryqëzim të populluar të lagjes Çole, ku drejt një automjeti të parkuar, që dyshohet se i përkiste Kevin Hajrullës, u qëllua me breshëri plumbash nga një automjet tjetër në lëvizje.

Pas atentatit, policia ka gjetur një automjet të djegur në fshatin Panaja, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për të realizuar sulmin dhe më pas për t’u larguar.

Forcat e rendit kanë rrethuar vendngjarjen dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të atentatit. Pistat kryesore përqendrohen në konfliktet e mëparshme të Kevin Hajrullës, i cili është kushëriri i Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si “i forti i Vlorës”.

“Trupi Mehmet Shehut ndodhej i shtrirë në krevatin e dhomës së gjumit dhe në krahun e djathtë, një pistoletë, por…”- Zbulohen dokumentet dhe fotot e panjohura të ish-kryeministrit

0

Nga Dashnor Kaloçi/ Plot 43 vite më parë, duke u gdhirë data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante atë funksion që nga viti 1953, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb “a” pistolete), në vilën ku banonte së bashku me familjen e tij, në hyrje të “Bllokut” të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe gjithashtu vilës së Enver Hoxhës. Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër dekada nga ajo ditë, e konsideruar si një nga ngjarjet më të rënda dhe të bujshme gjithashtu të atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka një version të qartë e të saktë, rreth asaj që ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, në mesnatën duke u gdhirë 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve ’90-të, janë bërë publike me dhjetëra  dëshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me atë ngjarje, “vrasja apo vetëvrasja e Mehmet Shehut”, vazhdon të jetë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta, madje duke e mbështjellë edhe më shumë me mister, të vërtetën rreth saj!

Mehmet-Shehu-i-vetevrar2

Nisur edhe nga ky fakt, në kuadrin e publikimit të dhjetëra dëshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, që kemi botuar në këto tre dekada pas shembjes së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, Memorie.al, ka siguruar dosjen voluminoze “të armikut Mehmet Shehu”, e cila është nxjerrë nga fondi sekret i ish-Sigurimit të Shtetit, (pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme), ku me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre, nuk e ka parë kurrë dritën e botimit dhe publikohen për herë të parë.

Në dosjen në fjalë, gjenden të plota dhe me faksimilet përkatëse, akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor, që u ngrit menjëherë që paraditen e 18 dhjetorit 1981, me në krye Koço Josifin, (kryetar i Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës), mjekët-ligjorë Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim Çuberi, mjekët e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, si dhe ekspertin kriminalist të Laboratorit Qendror Kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, Estref Myftari, të asistuar nga funksionarët e lartë të asaj ministrie, Xhule Çiraku, Elham Gjika dhe Lahedin Bardhi.

Gjithashtu në dosjen voluminoze në fjalë që po bëjmë publike, ndodhen edhe dëshmitë e familjarëve të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit të shërbimit dhe grupit të tij të shoqërimit, si dhe të gjitha personave të tjerë që u thirrën dhe deponuan rreth asaj ngjarje. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat po i publikojmë së bashku me faksimilet dhe fotot përkatëse.

Mehmet-Shehu-i-vetevrare.-1981-6

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MBIKËQYRJES SË VENDIT TË NGJARJES MBI VDEKJEN E MEHMET SHEHUT, NGA HETUESI KOÇO JOSIFI, EKSPERTI KRIMINALIST ESTREF MYFTARI, EKSPERTËT MJEKO-LIGJOR, DOC. BASHKIM ÇUBERI E DR. FATOS HARITO DHE DËSHMITARËT E PRANISHËM, ALI ÇENO E MILTO KOSTAQI

Përshkrimi i kufomës:

Koka me flokë të thinjur, mesatarisht të shkurtra, në ballë dhe prapa, pak të rëna, sy të mbyllur, mban syze optike me skelet metalik, bebet e syve të zgjeruara të barabarta, e bardha e syve dhe korniaktivat të zbehta, nga goja, hundët dhe veshët, nuk ka sekrecione. Mban veshur një këmishë të bardhë puplina, dhe një kanotiere të bardhë me mëngë të gjata, tre pullat e sipërme të këmishës, janë të zbërthyera, mëngët e këmishës janë të zbërthyera, kanatjerja ka tre pulla, dy të sipërmet, janë të zbërthyera, në kyçin e dorës së majtë, mban një orë me fushë të bardhë, akrepat të verdhë me sekonda-metër, tregues date, rrip lëkure, kafe të errët, sahati vazhdon të punojë.

Në pjesën e poshtme të trupit, mban veshur një palë pizhame ngjyrë krem të çelur, të pa mbërthyera në pjesën e sipërme. Në anën e majtë të këmishës, 14 cm., nën qepjen e jakës së këmishës dhe 9 cm., majtas buzës së vrimave të kopsave, shihet një dëmtim i çarë në formë kryqi, me përmasat; 3 x 2.3 cm., buzët e dëmtimit kanë ngjyrë të errët, veçanërisht me e theksuar në pjesën e sipërme, rreth e përqark materiali i këmishës, zë vendin e mësipërm, paraqitet me nuancë të errët në një zonë që shtrohet nga e djathta në lartësinë 1.1 cm., nga ana e majtë, 1 cm., sipër dhe poshtë 05 cm., deri në 08 cm.

Poshtë këtij dëmtimi të këmishës, në distancë 1.cm., fillon një njollë me ngjyrë të kuqe, me trajtë të çrregullt, me përmasat 5.3 x 4 cm. Në anën e majtë të kanatieres dhe pikërisht 12 cm., poshtë jakës dhe 10 cm., larg hapjes së gjoksit, shihet një dëmtim me trajtë, pothuaj të rrumbullakët dhe me diametër 1.4 cm., buzët e dëmtimit paraqiten në ngjyrë të errët. Rreth e përqark dëmtimit, në një masë rreth 1 cm., ka një hematomë gri. 2 cm., poshtë dëmtimit, fillon një njollë ngjyrë të kuqe, me përmasa 7 x 6.5 cm., me trajtë të çrregullt.

Në pjesën e pasme të këmishës, afërsisht vijës së mesit 37 cm., ku ndodhen qepjet e jakës, duket një dëmtim me trajtë gati të rrumbullakët, me diametër 0.6 cm, rreth këtij dëmtimi ka një njollë të madhe me ngjyrë të kuqe që fillon 12 cm. sipër saj në trajtë vizash të fshira, ndërsa poshtë zgjerohet deri në 12 cm., dhe ka në gjithë këmishën, duke u shtrirë deri në fund, 30 cm. Në pjesën e pasme të kanatjeres, 26 cm., nën qepjen e jakës, afërsisht në mesin e saj, duket një dëmtim në formë gati të rrumbullakët, me diametër, 0.6 cm., me buzë të përveshura nga jashtë.

Qafa simetrike, kraharori simetrik, me trajtë cilindrike, brinjët në prekje nuk paraqesin thyerje, dëmtim. Barku në një nivel, me dërrasën e kraharorit. Gjashtë cm. nën kërthizë, duke një vraje operatore, vijoze, me gjatësi 12 cm., organet të rregullta (……………………..). Gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, pa deformime dhe dëmtime. Në thoin e gishtit të madh të dorës së djathtë, dhe 2 deri në 3 cm., majtas thoit, vërehen dy njolla blu të errët, që nuk fshihen. Në anën e majtë të kraharorit, 6.3 cm., nga vija e mesit, 3 cm. mbi nivelin e thithës dhe 10.5 cm. poshtë klavikulës, ndihet një defekt i indeve të buta, në trajtë vezake dhe me përmasa 1.2 x 1.1 cm.

Rreth buzëve të dëmtimit, vërehet unaza e dërrmishjes me gjerësi rreth 2.5 cm., në tentativë për të bashkuar buzët, vërehet ninus lëkura rreth e përqark dëmtimit, e pastër. Në anën e majtë të shpinës, pikërisht 7.5 cm., nën këndin e shpatullës dhe 5 cm. nga vija e mesit, shihet një dëmtim i indeve të buta, gati i rrumbullakët me diametër 0.6 cm., njolla kufomore, janë të shprehura në pjesën e pasme dhe anësore të trupit, me ngjyrë mavi dhe me trajtë të çrregullt, të cilat gjatë shtypjes me gisht, duken pjesërisht dhe me largimin e gishtit, marrin ngjyrë me vonesë. Shtangësia kufomore e zhvilluar mirë në të gjithë grupet e muskujve.

Mbas lëvizjes së kufomës, konstatohen në jastëkun e sipërm, në bazën e tij, të poshtme, gati në mes, një vrimë depërtonjëse, me diametër 0.5 cm., nga sipër përreth vrimës, është një njollë në ngjyrë të kuqe të errët, 3 x 3 cm. Në jastëkun e poshtëm, në korrespodencë me të cilën dallohet një vrimë depërtuese, me të cilën, dallohet një vrimë depërtuese me diametër 5 mm., në pjesën e sipërme të së cilës, 4 cm. majtas, është një njollë me ngjyrë të kuqe të errët, 1 x 1 cm. Në batanijen e palosur, në tetë pjesë, në buzën e poshtme, gati në mesin e saj, dallohet një vrimë depërtuese, me diametër 0.5 cm. Në çarçaf, ngulur në dyshek 43 cm., nga ana e majtë, dhe 23 cm., nga kreu, gjendet një pistoletë e kalibrit 9 mm., e cila merret si provë materiale.

Poshtë krevatit, është një urinore plastike, dhe një letër ambalazhi, e zhubrosur. Në krahun e majtë të krevatit, në dysheme, ndodhen një palë këpucë me qafa dhe një palë pantofla ngjyrë të zezë, prej meshini. Pranë pasqyrës, 50 cm. larg nga faqja jugore e murit të dhomës, gjendet një mbajtëse rrobash, ku janë të vendosura rregullisht, një kostum stofi me ngjyrë të zezë, një jelek po prej stofi të zi, një kravatë ngjyrë vishnje me pika, një xhaketë pizhame, një palë mbathje të gjata. Mbi njërin nga kolltukët, ndodhet një batanije, një jastëk dhe brez leshi, një ropdishan në ngjyrë kafe.

Mbi tavolinën e vogël ndodhet një çantë lëkure e zezë, 30 x 40 cm., e cila nuk u hap nga neve. Nga ana jonë kufomës iu morën rregullisht, shenjat e gishtërinjve të dy duarve. Këqyrja e vendit të ngjarjes, u bë me dritë artificiale dhe filloi në orën 9 e 30 minuta dhe mbaroi në orën 13.00. temperatura e dhomës 25 gradë.

Proces-verbali mbyllet dhe firmoset nga të pranishmit.

Mehmet-Shehu-i-vetevrare.-1981-5

INSPEKTORI KRIMINAL                                                           HETUESI

 ESTREF MYFTARI                                                                     KOÇO JOSIFI

                                   EKSPERTËT MJEKO-LIGJOR

              DR. BASHKIM ÇUBERI     DR. FATOS HARITO

DËSHMITARËT E PRANISHËM

                       ALI ÇENO              MILTO KOSTAQI

DOKUMENTI ARKIVOR ME VENDIMIN PËR EKZAMINIMIN MJEKO-LIGJOR TË KUFOMËS SË QYTETARIT MEHMET ISMAIL SHEHU, NGA ANA E KRYETARIT TË DEGËS SË HETUESISË SË DREJTORISË SË BRENDSHME TË TIRANËS, KOÇO JOSIFI

VENDIM MBI EKZAMINIMIN MJEKO-LIGJOR

Në Tiranë më 18.2.1981

Unë, Koço Jsifi, kryetar i Degës së Hetuesisë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, mbasi studiova materialet e mbledhura në çështjen që i përket vetëvrasjes së qytetarit Mehmet Ismail Shehu:

                            K O N S T A T O V A

Më datën 18.12.1981, rreth orës 8.00, u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit, qytetari Mehmet Ismail Shehu, i cili kishte vrarë veten me armë zjarri.

Për të përcaktuar dëmet e shkaktuara, distancën e qitjes me armë zjarri dhe pozicionin e këtij dëmtimi.

Në mbështetje të nenit 25, të Kodit të Procedurës Penale të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë:

                                                       V E N D O S A

Për përcaktimin dhe dhënieve e konkluzioneve për sa përshkruaj më sipër, të caktojë ekspertë mjeko-ligjorë, Doc. Bashkim Çyberi dhe mjekun Fatos Harito.

Para ekspertëve shtroj për zgjidhje këto pyetje:

  1. Çfarë dëmtimesh konstatohen në trupin e qytetarit Mehmet Ismail Shehu dhe me çfarë mjeti janë shkaktuar ato?
  2. Në rast se janë shkaktuar me armë zjarri, të përcaktohet distance dhe drejtimi i qitjes?
  3. Të përcaktohet shkaku i vdekjes dhe koha në të cilën ka ndodhur vdekja.
admin-ajax-1-1

            KRYETARI I DEGËS SË HETUESISË

                          KOÇO JOSIFI

DOKUMENTI ARKIVOR ME RAPORTIN E EKZAMINIMIT MJEKO-LIGJOR TË KUFOMËS SË QYTETARIT MEHMET ISMAIL SHEHU, NGA ANA EKSPERTËVE MJEKO-LIGJOR DR. FATOS HARITO DHE DOCENT BASHKIM ÇUBERI 

                              AKT MJEKO-LIGJOR NR. 133 

MBI EKZAMINIMIN E KUFOMËS SË QYTETARIT MEHMET SHEHU

Sot me datën 18.12.1981, ne ekspertët mjeko-ligjorë, Doc. Bashkim Çuberi dhe Dr. Fatos Harito, në bazë të vendimit datë 18.12.1981, të kryetarit të degës së Hetuesisë së Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, shokut Koço Josifi, bëmë këqyrjen e jashtme të kufomës së qytetarit Mehmet Ismail Shehu, lindur më 10 janar 1913 në fshatin Çorush të rrethit të Fierit, dhe banues në Lagjen Nr. 8 të qytetit të Tiranës.

Ekzaminimi u krye me qëllim për t’i dhënë zgjidhje pyetjeve të parashtruara në vendimin e ekspertimit:

  1. Çfarë dëmtimesh konstatohen në trupin e kufomës së qytetarit, Mehmet Ismail Shehu dhe me çfarë mjeti janë shkaktuar ato?
  2. Në rast s ejanë shkaktuar me armë zjarri, të përcaktohet distance dhe drejtimi i qitjes?
  3. Të përcaktohet shkaku i vdekjes dhe koha në të cilën ka ndodhur ajo?

RRETHANAT E ÇËSHTJES:

Në mëngjesin e datës 18.10.1981, është gjetur i vdekur në banesën e tij, qytetari Mehmet Shehu. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, midis të tjerash është konstatuar se trupi i tij, ndodhej i shtrirë në krevatin e dhomës së gjumit, i mbuluar me çarçaf dhe batanije, deri në nivelin e qafës, dhe në krahun e djathtë të tij, ndodhej një pistoletë. Në krahun e majtë të shtratit u pa një gëzhojë.

KËQYRJA E JASHTME E KUFOMËS:

Kufoma e seksit mashkull, me moshë në dukje rreth 70 vjeç, me konstrukt trupor të rregullt, i ushqyer mesatarisht. Njollat kufomore të shprehura në pjesën e pasme dhe anësore të trupit, në ngjyrë mavi, të përhapura në trajtë të çrregullt, të cilat gjatë shtypjes me gisht, zhduken pjesërisht dhe me largimin e gishtit, e rimarrin ngjyrën me vonesë.

Kufoma mban të veshur një këmishë të bardhë puplin, kanatjere të bardhë pambuku me mëngë të gjata dhe një palë pantallona pizhame me ngjyrë kremi.

Koka e rregullt, e mbuluar me flokë të thinjura, mesatarisht të shkurtra, në ballë dhe mbrapa, pjesërisht të rëna. Mbas heqjes së syzeve optike, me skilet metalik, u pa se sytë ishin të mbyllura, kokërdhokët e vendosura në boshtin qendror, kornetë e tejdukshme, bebet e syve të zgjeruara në mënyrë të barabartë, aklerat dhe konjuktivat, të zbehta.

Goja e mbyllur, dhëmbët e rregullt, gjuha e vendosur pas tyre. Nga vrimat e hundës, veshëve dhe gojës, nuk dalin sekrecione. Qafa në trajtë cilindrike, me gjatësi konform asaj të trupit. Kafazi i kraharorit, cilindrik, simetrik, brinjët në prekje nuk japin shenja dëmtimi. Barku me një nivel me kafazin e kraharorit.

Në vijën e mesit të barkut, 6 cm. mes kërthizës, shifet një vraje vijore, (pas një ndërhyrje kirurgjikale të vjetër), me ngjyrë gri dhe me gjatësi rreth 12 cm. Në kuadratin poshtme të anës së djathtë të barkut, gjendet edhe një vraje tjetër, me drejtim të pjerrët dhe gjatësi 8 cm. Gjymtyrët e sipërm dhe të poshtëm, pa deformime dhe anomalira. Në anën e majtë të këmishës, rreth 14 cm. nën qepjen e jakës dhe 5 cm nga buza e vrimave të kopsave, shihet një dëmtim në trajtë kryqi, me përmasa 3 x 2.3 cm.

Buzët e dëmtimit paraqiten me ngjyrë të errët, e cila është më e theksuar në pjesën e sipërme dhe të majtë të tij. Këmisha rreth e përqark dëmtimit, paraqitet me nuancë të errët, me një zonë që shtrihet nga e djathta, në largësi 1 x 1.1 cm., nga buzët e dëmtimit, nga e majta 1 cm., ndërsa sipër dhe poshtë, 0.5 deri 0.8 cm. Në pjesën e poshtme të këtij dëmtimi, këmisha është e njollosur me gjak. Kanatjerja në anën e majtë të saj, dhe pikërisht 12 cm. poshtë jakës dhe 10 cm. nga buza e vrimave e të kopsave, paraqet një dëmtim në trajtë pothuaj të rrumbullakët dhe me diametër 1.4 cm.

Buzët e këtij dëmtimi kanë ngjyrë të errët dhe rreth e përqark tij shihet një unazë e errët me gjatësi rreth 1. cm. Në pjesën e pasme të kanatjeres, 20 cm. ndan qepjes së jakës, dhe para vijës së mesit, vërehet një dëmtim tjetër, në trajtë pothuaj të rrumbullakët, me diametër 0.6 cm. dhe me buzë të përveshur nga jashtë. Në anën e majtë të kraharorit, konkretisht 3 cm. mbi nivelin e thithës, 6 cm. nga vija e mesit dhe 10.5 cm. poshtë klavikulës, shihet një dëmtim i indeve të buta në trajtë vezake dhe me përmasa 1.2 x 1.1 cm.

Rreth buzëve të dëmtimit, vërehet edhe një unazë në ngjyrë gri të errët dhe me gjatësi 2.5 cm. Në tentativë për të afruar buzët e plagës, mbetet minus ind. Lëkura rreth e përqark këtij dëmtimi, nuk paraqet gjurma të depozitimit të faktorëve plotësues. Në shpinë, 5 cm. majtas vijës së mesit dhe 7.5 cm. nën këndin e shpatullës, duket një dëmtim i indeve të buta, pothuaj i rrumbullakët dhe me diametër 0.6 cm. Nga të dy plagët, ka dalë gjak që ka ndotur teshat dhe shtresat e shtratit.

Dora e djathtë e mbledhur grusht dhe me gishtin tregues më afër pëllëmbës. Në thoin e gishtit tregues të kësaj dore dhe 2-3 mm në lëkurë afër tij, ndodhen disa pika të errëta ngjyrë blu të errët (gjurmë të veprimit të copave të barutit), që nuk zhduken me lehtësi gjatë kruarjes. Gjatë këqyrjes së jashtme të kufomës, me përjashtim të destineve të paramenduara, nuk u vu re ndonjë destin tjetër. Memorie.al

38