Home Blog Page 3

21 dhe 22 vjeç, këta janë të rinjtë nga Kosova që u mbytën në Shëngjin

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën dhe Shqipërinë, pasi dy të rinj nga Kosova humbën jetën tragjikisht në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Viktimat janë Leonit Aliu, 21 vjeç, dhe Jetmir Binaku, 22 vjeç, të cilët ditën e mërkurë kishin hyrë në det për t’u larë së bashku me tre bashkëmoshatarë të tjerë. Sipas informacioneve paraprake, grupi u përball me një rrymë të fortë detare që i mori përpara, duke shkaktuar tragjedinë.

Leonit Aliu, 21 vjeç

Pavarësisht përpjekjeve për t’i nxjerrë dhe për t’u ardhur në ndihmë, Leonit Aliu dhe Jetmir Binaku nuk arritën të mbijetonin. Ndërkohë, tre të rinjtë e tjerë që ndodheshin me ta mbetën të lënduar dhe morën ndihmën e nevojshme mjekësore.

Jetmir Binaku, 22 vjeç

Leonit Aliu ishte i njohur edhe në sport, pasi në të kaluarën kishte qenë pjesë e ekipit të futbollit KF Fushë Kosova. Ndërsa Jetmir Binaku ishte me origjinë nga fshati Gllobar i Drenasit.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur familjarët, miqtë dhe mbarë opinionin publik, duke lënë pas dhimbje të madhe në të dyja anët e kufirit.

EMRI/Të shtëna me armë në Vlorë, plagoset rëndë 44-vjeçari

0
Screenshot

Një person ka mbetur i plagosur në fshatin Sevaster, në një ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri i identifikuar si Shpati Kamberaj, 44 vjeç, është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa në vendngjarje janë nisur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ambulanca.

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm.

“Çobani e denoncoi pas kërcënimit me jetë!”- Si ra policia në gjurmët e Violand Braçellarit, zbardhet dinamika e operacionit në Lozhan ku humbi jetën efektivi i policisë

0

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi këtë të enjte fshatin Lozhan të Korçës, ku gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi në kërkim humbi jetën një efektiv i Policisë së Shtetit, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Autoritetet arritën të lokalizonin 43-vjeçarin Violand Braçellari, duke zbuluar të gjithë zinxhirin e ngjarjeve që çoi deri te operacioni fatal.

Kodra zbuloi se Braçellari ishte fshehur prej kohësh në një zonë të pyllëzuar dhe të izoluar. Sipas gazetares, gjithçka nisi vetëm një ditë më parë, pas një debati për para mes autorit dhe një personi të punësuar prej tij.

Kodra shpjegoi se Braçellari kishte ndërtuar një bazë fshehjeje në zonën e Lozhanit, ku merrej me aktivitete bujqësore dhe blegtorale pa rënë në sy të autoriteteve.

“Autori kishte nisur të krijonte një stallë apo disa stalla me bagëti në zonën e Lozhanit dhe disa sera ku kultivonte fruta-perime aty ku jetonte, në një zonë të pyllëzuar. Ai jetonte aty vetëm me nënën e tij,” tha Kodra.

Pikënisja që çoi në zbulimin e vendndodhjes së të shumëkërkuarit ishte pikërisht një çoban, të cilin 43-vjeçari e kishte punësuar vetëm dy javë më parë.

Një çoban që ishte punësuar nga ai prej 15 ditësh ishte pikënisja që çoi në identifikimin e kësaj zone nga policia. Nga një debat i nisur një ditë më parë, dje, teksa çobani kishte kërkuar të largohej për disa orë nga vendi i punës, nga stallat e 43-vjeçarit për të takuar prindërit, ai i kishte kërkuar edhe një shumë parash që ky i detyrohej. Këtu ka nisur debati i ashpër mes të dyve,” zbuloi gazetarja.

Pas kërkesës për lekët e punës, Violand Braçellari ka humbur kontrollin duke e kërcënuar punëtorin e tij me jetë.

“Ai e ka kërcënuar me jetë që të largohej nga aty pas debatit dhe nën kërcënimin që nuk do t’i jepte asnjë para për 15 ditët e punës. I trembur, çobani ka shkuar në policinë e Korçës dhe e ka denoncuar, por pa e ditur se kishte të bënte me një person të shumëkërkuar nga policia. Në këto kushte, policia bëri kërkimet e saj në sistem dhe rezultoi se bëhej fjalë pikërisht për personin e kërkuar, Braçellari,” përfundoi Xhensila Kodra.

Pas këtij informacioni, policia organizoi operacionin për arrestimin e tij, i cili fatkeqësisht u përgjak në Lozhan, duke shënuar humbjen e jetës së një oficeri në krye të detyrës dhe plagosjen e një tjetri.

Ish-kreu i Policisë Ahmet Prençi shkrim homazh për Enean Mekollin: Je yll në qiell, simbol i sakrificës ndaj Atdheut, shokët e tu të mos kursejnë asnjë bandit!

0

Ahmet Prençi, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe prej vitesh publicist, ka shkruar një homazh për vrasjen në krye të detyrës të efektivit të “Shqiponjave”, Enea Mekolli, duke u përpjekur të motivojë uniformat blu se nuk duhet të demoralizohen nga ekzekutimi i kolegut, por të shërbejnë me vendosmëri dhe guxim ndaj Atdheut, duke mos kursyer asnjë bandit e shkelje të ligjit.

Shkruan Ahmet Prençi

Ky mëngjes nuk nisi si gjithë të tjerët, nuk nisi me rutinën e zakonshme. Papritur, një lajm e copëtoi heshtjen dhe e ktheu këtë mëngjes në një plagë. Kështu nisi kjo ditë. Me emrin e Enea Makollit, një djalë i ri, 34 vjeç, punonjës policie, të cilit iu ndërpre jeta dhe misioni nga dora e ftohtë e një krimineli. Ngjarja ndodhi në Maliq të Korçës. Por dhimbja nuk njeh hartë, ajo  përhapet kudo ku ka njerëz që besojnë te rendi, te drejtësia dhe te siguria.

Enea nuk ishte thjesht një njeri me uniformë. Ai ishte një zyrtarë policie me një pasion të rrallë për misionin që kishte marrë përsipër, me peshën e detyrës mbi supe dhe me vendosmërinë për ta përmbushur atë në shërbim të të gjithë neve, të gjithë atyre që, çdo ditë, kërkojmë vetëm pak rend e pak siguri për familjet e tyre. Ai e dinte se uniforma nuk është një rrobë, është një betim. Dhe ai e mbajti atë betim deri në frymën e fundit.

Ndërsa ne flemë të qetë natën, ka njerëz si Enea që rrinë zgjuar për ne. Ndërsa ne ankohemi për gjërat e vogla të jetës, ka njerëz si Enea që dalin përballë rrezikut të vërtetë. Kjo është detyra e policit. Të qëndrojë midis qytetarit dhe së keqes. Shpesh i panjohur, shpesh i pavlerësuar, gjithmonë i ekspozuar. Enea e zgjodhi këtë pozitë. Dhe pikërisht aty, në vijën e parë,  gjeti vdekjen.

Ai që e vrau nuk ishte një fatkeqësi e rastit. Ai ishte një kriminel i dënuar, i cili prej rreth dhjetë vjetësh i ishte shmangur ligjit dhe ndëshkimit për veprën që kishte kryer. Dhjetë vjet në fshehtësi, dhjetë vjet gjatë të cilëve ai ishte një rrezik i heshtur, një kërcënim i përhershëm për komunitetin që e strehonte duke e ditur ose jo, ose pa guxuar të tregonte për te. Ai u kishte shpëtuar disa aksioneve të policisë. Por sot, kur u ndodh përballë tyre, nuk e kurseu jetën e një shërbëtori të shtetit. Ky është portreti i së keqes. Është e frikshme jo për fuqinë e saj, por për mungesën e çdo skrupulli, për gatishmërinë për të marrë një jetë vetëm e vetëm për të mbrojtur lirinë e vet të padrejtë.

Dhe pikërisht këtu qëndron mesazhi i parë dhe më i rëndësishëm. E keqja nuk fle. Ajo pret, fshihet dhe bën llogari. Prandaj as ne nuk mund të flemë. Policia nuk duhet të dorëzohet. Kurrë. Çdo kriminel që sot mendon se mund të rrijë në hije dhe të presë që stuhia të kalojë, duhet ta dijë se shteti ka kujtesë, ka durim dhe ka vendosmëri. Maliqi nuk është fundi i një historie. Ai është fillimi i një premtimi. Askush që ka derdhur gjak të pafajshëm nuk do të gjejë paqe deri sa drejtësia ta arrijë. Këtë duhet ta dij organizata e policisë.

Enea sot është bërë diçka më e madhe se vetja. Ai është shndërruar në një simbol, në provën e gjallë se shërbimi ndaj atdheut dhe njerëzve të tij ka një çmim, dhe se ka burra e gra që janë gati ta paguajnë atë çmim. Ai është motivi që duhet të mbajë zgjuar çdo punonjës policie. Jo motivi i hakmarrjes, por i përgjegjësisë. Të mos kursehet asnjë bandit. Të mos tolerohet asnjë krim. Të mos lihet asnjë qytetar pa mbrojtjen që meriton. Kjo është mënyra e vetme që sakrifica e tij të mos jetë e kotë.

Dhe është edhe një mesazh tjetër, më i ashpër, por që rrjedh po aq i vërtetë. Uniforma e policisë është e shenjtë, sepse ata që e veshin marrin përsipër të rrezikojnë gjithçka për të tjerët. Kushdo që e tradhton këtë ideal, kush e shet detyrën, kush bën sehir kur duhet të veprojë, kush e harron se përse e veshi atë uniformë, nuk meriton ta mbajë atë as edhe një sekondë më shumë. Sepse çdo dorëzim, çdo kompromis me të keqen, është një fyerje ndaj kujtimit të Eneas dhe ndaj çdo polici që ka rënë në krye të detyrës. Idealit të tij i përkasin vetëm ata që e mbajnë uniformën me ndershmëri.

Ngushëllime familjes së të ndjerit. Asnjë fjalë nuk e mbush boshllëkun që la pas një bir, një djalë i ri me gjithë jetën përpara. Por le ta dinë se djali i tyre nuk vdiq i panjohur, ai ra si hero, dhe një komb e mban mend. Ngushëllime gjithë punonjësve të ndershëm të policisë, që sot ndjejnë se humbën një vëlla. Dhimbja juaj është dhimbja jonë.

Dhe një fjalë edhe për ata që drejtojnë sot policinë. Një humbje e tillë mund të rëndojë mbi shpatullat e çdo udhëheqësi. Por kjo nuk duhet të thyejë e të demoralizojë askënd. Përkundrazi, ajo duhet të shërbejë si një alarm, si një motiv i ripërtërirë. Të mos tolerohet kurrë askush që bie ndesh me ligjin dhe me të drejtën e shqiptarëve të ndershëm. Forca e një shteti nuk matet me ditët kur gjithçka shkon mirë, por me mënyrën si ngrihet pas një goditjeje.

Sot Enea Makolli është yll në qiell. Por yjet nuk janë vetëm dritë e largët për t’u admiruar, ata janë busull orientimi. Le të jetë ai busulla. Drejtimi që na kujton se e keqja mund të mundet, se rendi mund të mbrohet, se sakrifica nuk harrohet. Drita e tij nuk u shua atje ku ndodhi ngjarja. Ajo duhet të filloj të udhëheqë.

I përjetshëm kujtimi i tij. Lamtumirë, Enea.

Djali i parë ishte polic dhe vdiq nga leuçemia, Enean e vrau dora e krimit, familja Mekolli kërkon që “Dëshmori i Atdheut” të varroset në vendlindje

0

Familja Mekolli e cila sot humbi djalin, Enean, kërkon që ai të prehet në varrezat e vendlindjes. Si efektiv i Policisë së Shtetit, 34 vjeçari sot ra në krye të detyrës teksa bashkë me kolegët përpiqeshin të arrestonin një kriminel të kërkuar.

Enea Mekolli ka rënë në krye të detyrës dhe sipas ligjit, ai merr automatikisht statusin “Dëshmor i Atdheut” dhe duhet të prehet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, por familja e kundërshton këtë fakt.

Ata kërkojnë që trupi i Eneas të prehet përjetë pranë vëllait të tij, i cili ka qenë gjithashtu efektiv i Policisë së Shtetit, por është ndarë parakohe nga jeta për shkak të leuçemisë.

Ka qenë pikërisht dëshira dhe amaneti i vëllait që Enea Mekolli të vishej me uniformë dhe 34 vjeçari ashtu kishte bërë. Pasi ndoqi të gjitha fazat, u bë pjesë e Policisë së Shtetit dhe ngjiti një nga një shkallët e karrierës, 34 vjeçari ishte zgjedhur efektiv i “Shqiponjave”.

Sot, në orët e para të mëngjesit ai ra viktimë e dorës së krimit dhe pritet që Ministria e Brendshme të marrë të gjitha masat për t’i dhënë statusin e dëshmorit, ndërsa me ceremoninë e varrimit nuk dihet si do të veprohet.