Home Blog Page 4

Vrasja e efektivit në Maliq/Policia shoqëron nënën e autorit të dyshuar dhe e merr në pyetje

0

Detaje të reja dalin nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku humbi jetën një efektiv dhe u plagos një tjetër.

Burimet bëjnë me dije se forcat e policisë kanë shoqëruar gjatë orëve të fundit nënën e autorit të dyshuar, Violand Braçellari. Ajo është dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe po merret në pyetje me intensitet të lartë nga grupi hetimor. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

I dënuar me 25 vjet burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve! Ja çfarë dyshohet

0

Një i dënuar 47-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të enjte në ambientet e Qendrës Spitalore të Burgjeve, ku po trajtohej për probleme të shëndetit mendor.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shtetasi me iniciale F.Q., i cili ishte dënuar me 25 vite burgim me vendim të formës së prerë të vitit 2007 për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, është gjetur i vetëvarur në ambientin e tualetit të dhomës së akomodimit, me një mjet përdorimi vetjak.

Autoritetet bëjnë me dije se i dënuari ndiqej në mënyrë të vazhdueshme nga shërbimet shëndetësore të sistemit penitenciar dhe ishte trajtuar periodikisht për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Njoftim për publikun

Sot, në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) është konstatuar i pajetë shtetasi F.Q., 47 vjeç, i dënuar me 25 vjet burgim me vendimin nr. 53, datë 07.03.2007 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, i formës së prerë më datë 19.03.2007, për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79/b/c-25 i Kodit Penal.

I dënuari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte diagnostikuar me skizofreni, për të cilën ndiqej në mënyrë të vazhdueshme nga shërbimet shëndetësore të sistemit penitenciar dhe trajtohej me mjekim të specializuar. Gjatë periudhës 2022–2026 ai ishte shtruar disa herë në Spitalin e Burgjeve, ndërsa shtrimi i fundit ishte realizuar më datë 28.05.2026.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 16:50 është konstatuar vetëvarja e tij në ambientin e tualetit të dhomës së akomodimit, me një mjet përdorimi vetjak. Menjëherë pas konstatimit, personeli i sigurisë dhe ai shëndetësor kanë ndërhyrë pa vonesë, por nga verifikimet e kryera është konstatuar se vdekja kishte qenë e menjëhershme.

Pak minuta përpara ngjarjes, në orën 16:20, i dënuari ishte vizituar nga personeli shëndetësor. Gjatë intervalit kohor deri në momentin e konstatimit, punonjësi i policisë në shërbim ka kryer kontrollet dhe monitorimin sipas procedurave të parashikuara.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me organin e Prokurorisë, po vijon kryerjen e të gjitha veprimeve dhe hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shpreh ngushëllimet për familjarët e të ndjerit dhe garanton bashkëpunim të plotë me institucionet përgjegjëse për zbardhjen e plotë të rastit.

U nominua nga Trump si kandidat për ambasador i SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt merr aprovimin e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat

0

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-ve në Republikën e Shqipërisë.

Emërimi i Wendt u mbështet nga 19 anëtarë të komitetit dhe vetëm tre kundër, çka i hap rrugë emërimit pa pengesa në Senat. Seanca e 4 qershorit vjen pas seancës publike të konfirmimit të mbajtur më 20 maj në Uashington, ku Wendt prezantoi vizionin dhe prioritetet e tij për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ndryshe nga seanca publike në maj, takimi i sotem eshte parashikuar të zhvillohet në një format Sesioni Ekzekutiv, gjatë të cilit komiteti diskuton dhe voton mbi emërimet përpara se t’i dërgojë ato në seancën e Senatit.

Në paraqitjen e tij në Senat, Wendt theksoi se prioritetet kryesore të qëndrimit të tij në Tiranë do të përfshinin luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e partneritetit ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen e përpjekjeve për sigurinë kibernetike dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investimet amerikane në vend.

Ndërtimi i hekurudhës, bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, si do të devijohet trafiku

0

Në kuadër të punimeve për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas, autoritetet kanë njoftuar masa të përkohshme për bllokimin dhe devijimin e qarkullimit të mjeteve në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Treshit, pranë Kthesës së Kamzës.

Kufizimet do të zbatohen gjatë periudhës 6–9 qershor 2026 dhe do të zhvillohen në disa faza, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e punimeve.

“Punimet dhe lëvizja do të kryhet sipas një grafiku me tre faza si më poshtë:

Bllokim total i qarkullimit nga 06.06.2026.

ora 24:00 – 07.06.2026 ora 05:00.

Mjetet që do të vijnë për në Tiranë do të kalojnë nga rruga Petrit Radovicka

Mjetet nga Tirana për tek rrethrrotullimi do të kthehen tek Kthesa e Kamzës, për të vijuar në rrugën dytësore industriale ose në autostradë në drejtim të Vorës.

Devijimi në korsinë ana e Tiranës.

Punimet do të kryhen gjatë 07.06.2026 ora 05:00 – 15:00 ndërkohë qarkullimi hapet pjesërisht me dy drejtime lëvizjeje (1 korsi për çdo kah).

Devijimi në korsinë ana e Durrësit.

Punimet do të kryhen 07.06.2026 ora 23:00– 09.06.2026 ora 10:00.

Trafiku devijohet plotësisht në anën e Durrësit, duke funksionuar me dy kahe lëvizjeje (1 korsi për secilin kah).

“Hekurudha, kontraktori i punimeve dhe Policia Rrugore kanë marrë masa për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e shoferëve dhe banorëve të zonës. Lutemi të respektoni sinjalistikën dhe planifikoni levizjen paraprakisht”, thuhet në njoftim.

Tronditet Turqia/Ish-polici vret djalin 23-vjeçar pas një sherri për para, viktima me probleme me varësinë nga droga

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Adana, në Turqi, ku një ish-oficer policie dyshohet se ka vrarë djalin e tij pas një konflikti familjar.

Sipas mediave turke, ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në lagjen Gültepe të rrethit Sarëçam. Faruk Kayhan, 52 vjeç, u përfshi në një debat me djalin e tij, Ahmet Kaan Kayhan, 23 vjeç, i cili sipas raportimeve kishte probleme me varësinë nga droga.

Konflikti dyshohet se nisi pasi babai refuzoi t’i jepte para të birit. Gjatë përplasjes, i riu dyshohet se e sulmoi të atin me thikë. Në këto rrethana, 52-vjeçari nxori armën dhe qëlloi disa herë ndaj djalit, i cili humbi jetën në vend.

Pas ngjarjes, ish-polici telefonoi vetë autoritetet dhe qëndroi pranë trupit të viktimës deri në mbërritjen e policisë. Ekipet e urgjencës konfirmuan vdekjen e 23-vjeçarit, ndërsa trupi u dërgua për ekspertizë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Adana.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.