Home Blog Page 5

Momenti prekës, polici në Maliq shpërthen në lot pas vrasjes së kolegut

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot mbarë vendin, ku një efektiv policie humbi jetën gjatë detyrës, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur gjatë një operacioni në zonën e Lozhanit, në Maliq.

Siç shihet edhe në foto, pas ngjarjes tragjike, një efektiv policie është parë i përlotur dhe i tronditur thellë nga humbja e kolegut dhe plagosja e tjetrit. Është momenti kur i plagosuri po nisej me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, teksa jo vetëm të afër por edhe kolegë janë parë të tronditur thell nga ngjarja.

Sipas informacioneve paraprake, efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë kishin rrethuar një person në kërkim, i cili dyshohet se hapi zjarr në drejtim të policisë, duke lënë të vrarë një 34-vjeçar dhe duke plagosur kolegun e tij 36-vjeçar. I dyshuari u plagos më pas dhe u arrestua.

Pamjet nga vendngjarja kanë treguar momente prekëse mes uniformave blu, ku dhimbja dhe tronditja për humbjen e kolegut kanë qenë të dukshme. Ndërkohë, i plagosuri është transportuar për ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Na keni ça k***”/Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë! Dilni aty dhe mbylleni gojën

0

Reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy ka reaguar ashpër ndaj protestuesve kundër projektit në Zvërnec. Me anë të një ‘story’ në Instagram, Noizy ka shpërthyer me një fjalor të rëndë, duke thënë se qytetarët të mos bëjnë si moralistë, por kush do ndryshim të dalë në protestë.

Reperi shprehet se nuk është duke e shitur njeri Shqipërinë dhe për këtë qytetarët duhet të rrini të qetë. Ai ka sjellë edhe shembuj, ku deklaron se në Durrës ka mjaft shtetas të huaj që kanë blerë prona në Durrës. Megjithatë reperi e ka fshirë postimin e tij nga Instagrami.

Na keni rrujt lesht… Kush do ndryshim, dilni në protestë, mos na bëni si moralistë shumë se na keni ça k***. Nuk është duke e shitur njeri Shqipërinë, rrini të qetë. Unë njoh shumë polakë, rusë, grekë, gjermanë e austriakë që kanë blerë toka, shtëpi e prona në Durrës. E çfarë do të thotë kjo?

Tashmë e dini që ka protestë. Dilni aty dhe mbylleni gojën. Kush ka prona atje dhe kujtime me atë vend, le të dalë në protestë. Unë nuk u besoj përrallave që po shitet Shqipëria te Izraeli, prandaj nuk dal në protestë dhe as kam ndërmend të dal. Madje, unë jam pro investimit gjigand për Shqipërinë.

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve:

“Vura bast me Noizyn për zgjedhje”, Stresi flet si zyrtar i PD: Vij në parti si strateg, nusen tani e dua politikane

0

Reperi Arkimed Lusha, i njohur me emrin artistik Stresi, ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ku foli në lidhje me postin e ri si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

“Po merrem me muzikë dhe me postin e ri si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Iniciativën e mora vetë, kam një periudhë shumë të ngarkuar. Që në ditën që jam zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar, kam nisur punën me elektoratin tim. Dua të anëtarësoj sa më shumë të rinj me PD.

Vij me strategji, jam strateg. Familja ime janë të anëtarësuar me PD që nga viti 1991, unë kam nisur që në klasë të katërt. Te kjo foto ku unë jam krah Berishës. Unë jam spartani i PD dhe nuk i kam shitur asnjëherë idealet e mia. Këlliçi dhe Balliu më kanë sugjeruar dhe mbështetut dhe ndodhi.

Foto e Stresit (djathtas) me Berishën në vitin 1996

Unë shkoj në seli çdo ditë. Takoj njerëzit aty, më presin shumë mirë, diskutojmë. Unë jam për rininë, nuk premtoj çudira për ta, por do të jem zëri i tyre dhe me ta. Berisha ende nuk më ka dhënë këshillë, pres ta takoj më padurim, kam bërë kërkesë që ta takoj dhe i premtoj se do të bëjmë gjëra të mira.

Babai im është njeriu më krenar për mua. Me Noizyn bëjmë shumë shaka për ndasitë politike dhe nuk kemi probleme për këtë. Vumë bast për zgjedhjet me 100 euro. Fitoi ai dhe kur ia dhashë, i thashë të m’i kthejë sepse zgjedhjet janë vjedhur. Bëjmë edhe humor.

https://youtube.com/watch?v=hTOpz5O6fD0%3Ffeature%3Doembed

Nëse do të bëhesha deputet, nuk do të më përballonin. Unë di shumë gjëra, edhe që nuk dihen. Kam miq socialistë, por në fund nuk bëjmë kompromis. Sa i përket Zvërnecit, unë jam pro investimit, por me transparencë ndaj popullit. Jam dakord që një kompani e madhe të investojë në Shqipëri, por këtu ka një ngërç.

Artistikisht, komuniteti LG, si quhet, është organizatë terroriste, sepse shuan familjen. Ata më përndjekin, por ky është mendimi im. Unë mbroj vlerat e familjes, traditës shqiptare. Kjo protestë për Zvërnecin më pëlqen se qytetarëve u ka dalë frika.

E them pa problem, tani mund të dalin në protestë edhe nga administrata. Gjithashtu, shumica e atyre qytetarëve janë votues të PS, që nuk janë të kënaqur me qeverinë. Djalit (Clevios) i uroj shumë suksese, është i talentuar. Jam rritur me të, nuk di asgjë rreth marrëdhënieve dhe asaj që bën ai, i uroj më të mirat. Jam single, nusen e ardhme e dua politikane, serioze”, u shpreh Stresi.

Botërori që do të “rrjepë” tifozët nga xhepat, FIFA u heq edhe ujin për 

0

Tifozët janë shqetësimi i fundit për FIFA-n që ka venë si objektiv kryesor vetëm përfitimet ekonomike maksimale nga Botërori në SHBA. Dhe vendimi i fundit e tregon qartësisht këtë

Me anë të një urdhërese, të justifikuar me arsye sigurie në stadiume, FIFA ka bërë të ditur se tifozëve u ndalohet që të marrin shishe uji me vete në ndeshjet e Botërorit gjatë kësaj vere. Një situatë e pazakontë, duke llogaritur se vetëm pak muaj më parë, ajo kishte bërë të ditur se lejoheshin shishet nën një litër për konsum personal.

Me urdhëresën e re, FIFA ka shpjeguar se gjithçka bëhet për çështje sigurie, për të shmangur për shembull gjuajtjen me shishe gjatë aktivitetit nga tifozët. Përjashtime do të bëjnë vetëm ata për të cilët është e nevojshme, si shishet e qumështit apo ujit të sterilizuar për të sapolindurit.

Pjesa tjetër do të jenë të detyruar që të blejnë ujë në shishe të veçanta që shiten në stadiume me çmime marramendëse. Në Botërorin e Klubeve të vitit të kaluar, çmimet ishin nga 4 në 6 dollarë e këtë vit, parashikohet të jenë më të larta, duke treguar se fokusi është i gjithi te përfitimet ekonomike dhe jo tifozët të cilët do të përballen me temperatura ekstreme.

Maran dhe mesfushori i Napolit debutuan bashkë, Luis Hasa “shpërblehet” menjëherë me 1,5 milionë euro

0

Në sfidën e datës 3 qershor që Shqipëria humbi përballë Izraelit, trajneri Maran dhe Luis Hasa debutuan te Kombëtarja e Shqipërisë. Tekniku italian i besoi minuta Hasës në pjesën e dytë

22-vjeçari ishte pjesë e Karrarezes në huazim, teksa rikthehet te Napoli të cilit i përket kartoni. Sot ishte përditësimi i fundit në “transfermarkt” për mesfushorin shqiptar, që nga 3 milionë euro tashmë vlerësohet 4,5 milionë euro.

Nëse do të ishte për lojtarët e Karrarezes në Serinë B, Hasa quhet më i vlerësuari në treg. Sa i përket lojtarëve të Kombëtares mban vendin e nëntë.

Besimi te Hasa është i madh. Kujtojmë se në mars ishte FIFA që i hapi rrugë për të përfaqësuar Shqipërinë.