Home Blog Page 6

Maran dhe mesfushori i Napolit debutuan bashkë, Luis Hasa “shpërblehet” menjëherë me 1,5 milionë euro

0

Në sfidën e datës 3 qershor që Shqipëria humbi përballë Izraelit, trajneri Maran dhe Luis Hasa debutuan te Kombëtarja e Shqipërisë. Tekniku italian i besoi minuta Hasës në pjesën e dytë

22-vjeçari ishte pjesë e Karrarezes në huazim, teksa rikthehet te Napoli të cilit i përket kartoni. Sot ishte përditësimi i fundit në “transfermarkt” për mesfushorin shqiptar, që nga 3 milionë euro tashmë vlerësohet 4,5 milionë euro.

Nëse do të ishte për lojtarët e Karrarezes në Serinë B, Hasa quhet më i vlerësuari në treg. Sa i përket lojtarëve të Kombëtares mban vendin e nëntë.

Besimi te Hasa është i madh. Kujtojmë se në mars ishte FIFA që i hapi rrugë për të përfaqësuar Shqipërinë.

VIDEO/ Po bën xhiron e botës – Mijëra tifozë shoqërojnë Kombëtaren e Turqisë për në Botërorin 2026

0

Kombëtarja e Turqisë është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Kupa e Botës FIFA 2026, ndërsa largimi i skuadrës është shoqëruar me një atmosferë mbresëlënëse dhe emocione të forta nga tifozët.

Qindra makina dhe mijëra mbështetës dolën në rrugët e Stambollit për të përshëndetur ekipin kombëtar para nisjes drejt turneut më prestigjioz të futbollit. Autobusi i skuadrës u shoqërua deri në aeroport nga një karvan i gjatë tifozësh, të cilët valëvitnin flamujt kombëtarë dhe këndonin këngë mbështetëse për futbollistët.

Një nga momentet më spektakolare u regjistrua pranë Ura e Bosforit, ku atmosfera festive pushtoi zonën. Flamujt kuqezi të Turqisë, fishekzjarrët dhe entuziazmi i tifozëve krijuan një skenë që shumë e krahasuan me festimet pas kualifikimit.

Pamjet e kësaj përcjelljeje janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendjen e mediave sportive ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar mbështetjen e tifozëve turq si një nga më të zjarrtat para nisjes së Botërorit.

Turqia siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës pas një fushate të suksesshme kualifikuese. Një nga ndeshjet vendimtare në rrugën drejt turneut ishte fitorja 1-0 ndaj Kosova në Stadiumi Fadil Vokrri, rezultat që vulosi biletën për në fazën finale.

Në grupet e Botërorit, Turqia do të ketë përballë kundërshtarë të fortë si Australia, Paraguai dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve dhe pritshmëritë e larta të opinionit sportiv në vend, përfaqësuesja turke niset drejt Botërorit me synimin për të lënë gjurmë në skenën më të madhe të futbollit botëror.

VIDEO/Mrekulli në Everest, alpinisti që mendohej i vdekur gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur!

0

Një mrekulli ka ndodhur në Everest, ku një alpinist me përvojë nepalez u gjet i gjallë sot (4 qershor) në shpatet e majës më të lartë në botë (8,849 m) gjashtë ditë pasi gjurmët e tij u humbën dhe u supozua i vdekur.

“Ai u gjet këtë mëngjes ndërsa zvarritej drejt kampit bazë”, tha për AFP një ekip nga Komiteti i Kontrollit të Ndotjes së Sagarmatha (SPCC), organizata përgjegjëse për pastrimin e malit, Sherpa Pemba, nga kompania 8K Expeditions, përgjegjëse për shpëtimet.

“Ai u mor me helikopter për t’u dërguar në një spital në Katmandu”, vazhdoi ai. “Fola me mjekët, ai ka pësuar ngrirje, por në përgjithësi duket se është në gjendje të kënaqshme”. “Ai është i vetëdijshëm dhe po merr kujdes mjekësor”, tha Nishad Dhakal, një mjek në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin HAMS të Katmandusë.

Gruaja e udhërrëfyesit, Sherpa Damu, përshkroi për AFP-në se sa e lumtur ishte familja kur dëgjoi lajmin e mirë.

alpinisti

“Ne kishim hequr dorë nga të gjitha shpresat dhe kishim filluar shërbesat përkujtimore dje (të mërkurën)”, shtoi ajo.

Alpinisti nepalez gjendet i gjallë në Everest pas gjashtë ditësh të zhdukur dhe dyshohet se ka vdekur

Sherpa Dawa, i njohur edhe si Hillary Dawa, 52 vjeç, po kthehej me një alpinist polak i cili nuk kishte arritur të arrinte 8,849 metra kur u zhduk midis Kampeve 3 dhe 4.

Ai u pa për herë të fundit më 29 maj. Klienti i tij u kthye në kampin bazë, por nuk ishte e qartë se si u ndanë. Dyshja ishin ndër alpinistët e fundit në Everest për sezonin, i cili përfundoi muajin e kaluar.

“Dawa mbijetoi vetëm për pothuajse një javë pa ushqim, ujë ose oksigjen shtesë, duke u përpjekur të gjente rrugën e tij për t’u ngjitur në akullnajën e rrezikshme Kubu”, tha kompania e ngjitjes Nepal Mount Everest në një postim në mediat sociale. “Është vërtet një mrekulli”.

alpinisti everest nepal

Më shumë se 1000 alpinistë dhe udhërrëfyes, një numër rekord, janë ngjitur në Everest këtë sezon, me qeverinë që ka lëshuar 494 leje.

Pesë alpinistë dhe udhërrëfyes kanë vdekur në Everest këtë sezon, sipas zyrtarëve.

Bilbilfryrësit, vetëm 3 subjekte nga 711 njësi ekzistuese raportuan sinjalizime në 2025

0

Nga 711 njësi përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve në fund të vitit 2025, vetëm tre subjekte raportuan raste konkrete sinjalizimi gjatë vitit, sipas raportit vjetor të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Sipas raportit, 185 njësi përgjegjëse funksiononin në sektorin publik dhe 526 në sektorin privat. Gjatë vitit 2025, ILDKPKI vijoi monitorimin e institucioneve publike me mbi 80 punonjës dhe organizatave private me mbi 100 punonjës për ngritjen dhe raportimin e njësive përgjegjëse, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Inspektorati raporton se ka përfunduar procesin e rishikimit të Regjistrit Kombëtar të Njësive Përgjegjëse në autoritetet publike dhe në sektorin privat, ku pasqyrohen të dhënat dhe funksionet e personave të ngarkuar me zbatimin e ligjit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.

Nga 174 raporte vjetore të administruara nga njësitë përgjegjëse në sektorin publik, 157 janë paraqitur brenda afateve ligjore. Sipas raportit, vetëm dy njësi përgjegjëse kanë regjistruar dhe trajtuar raste sinjalizimi gjatë vitit 2025.

Një rast është raportuar nga Njësia Përgjegjëse e Sinjalizimit pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial. Në përfundim të hetimit administrativ nuk rezultoi të ishte kryer ndonjë shkelje ligjore. Rasti i dytë është raportuar nga Njësia Përgjegjëse e Sinjalizimit pranë Bashkisë Lushnjë, e cila ka regjistruar një sinjalizim dhe ka vendosur mosfillimin e hetimit administrativ.

Në sektorin privat, ILDKPKI ka administruar 277 raporte vjetore, nga të cilat 233 janë paraqitur brenda afateve ligjore. Nga analiza e raporteve rezulton se vetëm një njësi përgjegjëse ka raportuar raste sinjalizimi. Sipas raportit, “Sisal Albania” sh.p.k. ka raportuar 13 raste sinjalizimi gjatë vitit 2025. Për gjashtë prej tyre ka përfunduar hetimi administrativ, ndërsa shtatë raste vijojnë të jenë në proces hetimi.

Në total, tre subjektet raportuan 15 raste sinjalizimi përmes mekanizmave të brendshëm gjatë vitit 2025.

Përmes mekanizmit të jashtëm të raportimit, ILDKPKI ka regjistruar dhe trajtuar 11 raste sinjalizimi dhe tetë kërkesa për mbrojtje nga hakmarrja gjatë vitit raportues.

Sipas raportit, sinjalizimet dhe kërkesat për mbrojtje nga hakmarrja lidhen kryesisht me institucione të administratës publike në nivel qendror dhe vendor, si dhe me institucione të tjera të sektorit publik, përfshirë institucionet e pavarura dhe institucionet e arsimit të lartë.

Objekti i sinjalizimeve përfshin dyshime për konflikt interesi, parregullsi në ushtrimin e funksioneve publike, shkelje të procedurave të prokurimit publik, raste të mundshme të falsifikimit të dokumenteve zyrtare, si dhe çështje që lidhen me marrëdhëniet e punës dhe mbrojtjen e sinjalizuesve nga hakmarrja.

Raporti evidenton gjithashtu se gjatë vitit 2025 janë vendosur tetë gjoba ndaj organizatave që nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor për krijimin dhe raportimin e njësive përgjegjëse. Në total, për periudhën 2016-2025, ILDKPKI ka vendosur 237 masa administrative ndaj organizatave që nuk kanë respektuar këtë detyrim./Monitor

VIDEO/”Janë vjedhur 15 ton kokainë në Shqipëri”, Artan Hoxha plas “bombën”: Karteli i fuqishëm ka vendosur 30 milionë euro pagesë për vrasjen e grabitësve

0

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se 15 ton kokainë janë humbur në vendin tonë, pasi janë grabitur nga garantuesit e saj.

I ftuar në Euronews Albania, Hoxha tha se karteli që zotëron këtë ngarkesë ka vendosur një pagesë prej 30 milionë dollarësh për të vrarë ata që kanë marrë kokainën.

Po ashtu, gazetari tha se pas grabitjes së kësaj ngarkese kokaine, me vlerë rreth 200 milionë euro, qëndron një grup i fuqishëm kriminal.

Hoxha: Ka një ngjarje tjetër, kur të kërcasë e para, do më kujtosh. Kanë humbur 15 ton kokainë. Kanë ardhur dhe kanë humbur 15 ton në vendin tonë. Dhe po qarkullon një pagesë prej 30 milionë dollarësh për të vrarë ata që kanë marrë ngarkesën, dhe është karteli ai që e ka vendosur këtë pagesë.

Kanë zbarkuar 15 ton kokainë në Shqipëri dhe ata që kanë dalë garant për këtë ngarkesë e kanë grabitur. Sigurisht, ata që e kanë braktisur nuk janë çfarëdo njerëzish, pasi bëhet fjalë për 200 milionë dollarë. Kanë dalë garant se do ta prisnin ngarkesën dhe do ta çonin te baza e fshehur, ku më pas shpërndahet pjesë-pjesë.

Video Credits: Euronews Albania