Home Blog Page 7106

Këmbimi valutor 3 prill 20233/ ‘Ngrijnë’ monedhat e huaja

0

Sot më 3 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 lekë dhe shitet me 105 lekë. Euro blihet me 112.9 lekë dhe shitet 113.6 lekë. Paundi britanik sot blihet me 128 lekë dhe shitet me 129 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 113 lekë, ndërsa në shitje me 114 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 76.4 lekë dhe në shitje me 78.9 lekë. Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

Horoskopi 3 Prill 2023, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

0

Dashi

Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit, sot nuk do ketë ndonjë gjë ndryshe, përveç momenteve pasionante me te shumta. Shfrytëzojeni çdo minute. Beqaret duhet te shmangin me çdo kusht takimet me persona te Gaforres. Ata nuk kane tipin tuaj dhe do vuani me vone. Mirëqenia materiale do vazhdoje te jete e qëndrueshme. Nuk pritet asnjë problem ne këtë sektor.

Demi

Gjate kësaj dite te dashuruarit do përballen me disa sfida te vështira. Mos u alarmoni menjëherë pa provuar te tentoni. Se bashku me partnerin mund te jeni një ekip shume i forte. Beqaret do iu japin një rëndësi me te madhe ndjenjave. Ka gjasa qe disa te gjejnë personin e ëndrrave. Sektori i financave do jete i qete, por nuk duhet te bëni asnjë shpenzim te tepruar.

Binjakët

Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje, çdo gjë do shkoje sipas parashikimeve. Momentet e ngrohta dhe emocionuese do shtohen. Për beqaret është një dite e favorshme për t’u angazhuar seriozisht. Mundësitë qe do iu dalin përpara do jene shume te mira. Situata financiare nuk është ashtu si ju e kishit parashikuar. Merrni sa me para masa qe te mos arrini ne katastrofe.

Gaforrja

Çiftet duhet te bëjnë shume kujdes gjate kësaj dite. Mosmarrëveshjet do jene te shumta dhe disa mund te arrijnë deri ne ndarje. Mos u tregoni kokëfortë dhe mos ia hidhni poshtë partnerit ato qe ka bere deri me sot. Beqaret duhet te qartësohen njëherë me veten para se te fillojnë angazhime. Planetët nuk do ndikojnë pozitivisht tek financat. Tregohuni sa me te matur.

Luani

Do e vuani shume gjate kësaj dite mungesën e delikatesës se partnerit tuaj. Do bënit mire te flisni me te dhe t’i sqaroni gjerat sa me shpejt. Mos dëgjoni aspak te tjerët. Beqaret do shohin një person qe kane pëlqyer dikur dhe çdo gjë do kthehet ne te shkuarën. Mos u nxitoni për asgjë. Ne planin financiar duhet te tregohuni te matur nëse do kryeni transaksione.

Virgjëresha

Plutoni do e ndërlikoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do keni aq shume debate me njeri-tjetrin saqë do gjeni ngrohtësi tek një person qe sapo e keni njohur. Kujdes! Mos bëni asgjë për te cilat te pendoheni. Beqaret do kenë një takim te papritur, por qe mund t’ua ndryshoje shume shpejt jetën. Financat do jene te mira, por nuk duhet te investoni shume marramendëse.

Peshorja

Jeta ne çift nuk do jete e vështirë gjate kësaj dite. Te dy do tregoheni te sinqerte me njeri-tjetrin dhe do toleroni me tepër. Situata pështjelluese qe ka mbizotëruar kohet e fundit do te qartësohet. Beqaret nuk duhet te bëjnë serish gabimin te ngatërrojnë paratë me ndjenjat sepse do vuajnë. Ne planin financiar duhet te merreni me tepër me menaxhimin e te ardhurave.

Akrepi

Dielli do merret shume sot me jetën tuaj ne çift dhe do e ngrohe me tepër klimën. Do flisni lirshëm me partnerin dhe nuk do i merrni asgjë për keq njeri-tjetrit. Nëse jeni ende beqare, duhet te bëni edhe pak durim për te gjetur personin qe keni ëndërruar. Financat do jene me te stabilizuara se kohet e fundit. Ruajeni sa te mundni këtë situate dhe do jeni ju te fituarit.

Shigjetari

Jetën tuaj ne çift e ka pushtuar rutina? Beni çmos sot qe ta ndryshoni situatën nëse doni qe gjerat te ecin mire edhe për shume kohe. Beqaret nuk duhet te luajnë me zjarrin sepse do digjen keq. Me mire lërini gjerat te rrjedhin vete dhe mos kërkoni asgjë me ngulm. Financat do jene te favorizuara dhe me te mira se kohet e fundit. Beni shpenzimet me te nevojshme.

Bricjapi

Tregohuni sa me te arsyeshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe mos kërkoni gjera te cilat partneri nuk mund t’ua plotësojë dot. Beqaret me pak durim do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ka shume gjasa qe jeta juaj te ndryshoje shpejt. Situata financiare nuk do jete e shkëlqyer, por gjithsesi me e mire se kohet e fundit.

Ujori

Ata qe janë ne një lidhje duhet te bëjnë kujdes me xhelozinë dhe kritikat e mëdha. Partneri vërtet është i duruar por çdo gjë e ka një kufi. Dashuri me shikim te pare do ketë sot për disa beqare. Rrahjet e zemrës do jene te forta dhe emocionet do arrijnë kulmin. Shfrytëzojeni ditën sa te mundni. Financat do jene paksa delikate. Do jeni te stresuar dhe nuk do dini çfarë te bëni.

Peshqit

Tensioni ne çift do zbutet dalëngadalë, megjithatë nuk duhet te bëni premtime te mëdha te cilat nuk do i mbani dot. Beqaret do jene me te favorizuarit ne dashuri. Disa do fillojnë aventura emocionuese, e disa te tjerë do fillojnë histori te qëndrueshme e afatgjata. Merrni masa te zgjidhni sa me pare problemet me financat. Po i late pas dore do keni me shume vështirësi.

Vendimi i Shakirës për t’u larguar përgjithmonë nga Spanja ka acaruar shumë Gerard Pique!

0

Pas ndarjes së tyre në vitin 2022, Shakira dhe Gerard Pique më në fund do të jetojnë në vende të ndryshme, pasi këngëtarja po zhvendoset në Miami. Ndonëse fillimisht qëndroi në Barcelonë për shkak të problemeve shëndetësore të të atit, Shakira tashmë do të largohet për në SHBA dhe do të marrë me vete edhe fëmijët e tyre, Milanin dhe Sashën.

Sipas podcast-it të Mamarazzi-ve të Laura Fa dhe Lorena Vazquez, avokatja e Shakira-s, Pilar Mane, informoi avokatin e Pique, Ramon Tamborero të premten se ajo po largohet përgjithmonë nga Spanja. Sipas Lorena Vazquez dhe Laura Fa, lëvizja do të bëhet gjatë javës së Pashkëve, që do të thotë se Milan dhe Sasha do të fillojnë mësimet në shkollën e tyre të re në Miami më 11 prill.

Duke cituar burime pranë Piques, Mamarazzi pohon se ish-lojtari i Barcelonës është i mërzitur nga kjo situatë.

Ai është shumë i zemëruar.

Vendimi i Shakirës për t'u larguar përgjithmonë nga

Ata shtojnë se, përveç njoftimit të avokatëve, Shakira i ka telefonuar edhe ish-futbollistit për t’i thënë se fëmijët kanë një vend në shkollën ekskluzive të Miami Country Day.

Futbollisti nuk është dakord me planin që fëmijët të largohen tani dhe të mos mbarojnë vitin aktual shkollor në Barcelonë.

Fakti që Shakira dhe fëmijët e saj po nisen për në Miami gjatë javës së Pashkëve nuk është rastësi dhe për këtë ka dy arsye. Një arsye është se kolumbiani ka kujdestarinë e fëmijëve gjatë kësaj jave, ndërsa arsyeja tjetër është se 11 prilli është data kur fëmijët në Shtetet e Bashkuara kthehen në shkollë pas pushimeve pranverore. Duket se Shakira po ecën rrugën e saj në këtë betejë, pasi dëshiron të fillojë sa më shpejt jetën e re të familjes së saj në SHBA.

Kush është “Jurgena” e Luizit? Vajza “misterioze” flet për herë të parë: Nuk kam reaguar asnjëherë sepse…

0

Prej kohësh, emri “Jurgena” është lakuar shumë në media, pasi u bë e njohur si vajza që menaxhonte Instagrami ne Luizit, i cili ndodhet brenda shtëpisë së BBVIP

Megjithatë, fytyra e saj nuk ëhstë akoma publike, edhe pse në fakt qarkulluan disa foto. E ftuar në “E Diell”, ishte Jurgena Ramadani, vajza e cila u tha se mund të ishte Jurgena e luizit. Ajo sqaroi se nuk është ajo dhe se nuk ka aspak lidhje me Luizin.

“Unë jam Jurgena, por jo Jurgena e Luizit që të gjithë do donin të ishin. Sikurse e thatë dhe ju, unë jam thjesht një fanse e Luizit. Por kush nuk do donte të ishte shoqja e Luizit. Nëse do doja të përfitoja nga kjo situatë unë nuk do kisha dalë dhe të thoja që nuk jam ajo Jurgena që përmend Luizi. Unë kam thënë që nuk jam, por që do doja të isha.

Unë nuk kam reaguar asnjëherë për “BBVIP” sepse profilin tim e kam profesional dhe nuk doja ta përfshija për aspekte personale”- tha ajo.

“Nuk e di ça halli ke ti”/ Robert Aliaj perballet live me Sabianin, ja si reagojnë “dy krushqit” (VIDEO)

0

Në rubrikën “Mos i Bjer me Top” tek E Diell moderatori Ronaldo Sharka së bashku me Erjola Doçin, vunë në lojë Sabianin dhe Robert Aliajn.

Ata i kanë telefonuar të dyve njëkohësisht dhe pëmes një mikrofoni afër telefonave u dëgjua dhe biseda që bënë bashkë. Gjatë telefonatës ata nuk e njohën-njëri tjetrin dhe Robert Aliaj e pyet Sabianin se kush është, ndërkohë Sabiani i përgjigjet se telefonatën e parë e ka marrë nga ai dhe kërkon emrin se kush ishte. Të dy po pyesnin njëri-tjetrin për emrin dhe si përfundim e lanë se telefonata ishte gabimisht.

Sabiani: Po ti kush je se morë në këtë numër?

Robert Aliaj: Po ti merr në telefon dhe më pyet kush je ti?

Sabiani: Më ke marrë tek ky numri pak më parë.

Robert Aliaj: Nuk të kam marrë unë. Kur?

Sabiani: Tani sa i ke rënë para as një minutë.

Robert Aliaj: Po jo mo zotëri, unë zbrita nga lart poshtë, se kam pasur me vete fare telefonin. Nejse nuk e di çfarë halli ke, po nuk kuptova asnjë gjë.

SabianiÇfarë halli po thua ore?! Më ka rënë ky numri dhe prandaj të mora.

Robert Aliaj: Jo ndoshta do jetë dhe gabimi i rrjetit, nuk e di çfarë ka ndodhur.

Robert Aliaj: Ok, hajde kalofsh mirë.

Ronaldo dhe Erjola nuk mbajtën dot më të qeshurat duke ngritur pyetjen nëse ata nuk e kuptuan që po flinin me njëri-tjetrin, apo e kuptuan dhe nuk donin të flisnin sepse ndoshta e morën vesh që ishte një lojë  televiziv?