Home Blog Page 7110

“Olta Gixhari fituesja morale”/ Habit babai i Dea Mishel: U tregua më burrë se burrat

0

Babai i Dea Mishel, Bujar Hoxha, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli për rrugëtimin e të bijës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

Bujari i jep mbështetjen e tij më të madhe Deas dhe mendon se ajo duhet të jetë fituesja e këtij edicioni.

Por jo vetëm kaq, pasi ai ka komentuar edhe në lidhje me Olta Gixharin, ku shprehet se për të ajo është fituesja morale e këtij Big Brother. E vlerëson lojën  e saj dhe sipas tij ka ditur të fashojë zemrën e saj pa u viktimizuar asnjëherë aty brenda.

Pjesë nga intervista:

Bujar Hoxha: Doja të përshëndesja një nënë që ka luftuar atje me një zemër të plagosur.

Blendi Salaj: E ke fjalën për Oltën.

Bujar Hoxha: Do ta thosha në fund emrin. Sinqerisht ka ditur të luftojë dhe ta fashojë aq bukur atë zemrën pa u viktimizuar asnjëherë atje brenda, asnjëherë nuk ka dashur ajo që të marrë pëlqime nga jashtë se ajo qe veç me djalin. Për mua është fituesja morale e Bigut dhe për këtë nuk ma ndërron asnjëherë mendimin. U tregua më burrë se të gjithë ata që i thonë vetes burrë atje brenda me daljen që bëri. Në fund ajo i vuri shqelmin lekëve dhe zgjodhi dashurinë. Të gjithë të tjerët po zgjedhin paratë dhe nuk po zgjedhin dashurinë, kjo është e keqja në shoqërinë tonë. Po shkelen ndjenjat, po shkelen virtytet, moralin e kanë bërë copë, moralin unë nuk e di nëse ekziston më si fjalë në fjalorin tonë.

Ja 15 bashkitë ku merr pjesë PD-ja e Alibeajt, listë e pjesshme edhe në listat e Këshillit Bashkiak

0

Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, do të garojë në zgjedhjet e “14 Majit” në 15 bashki për kryetar dhe në 54 bashki për Këshill Bashkiak, sipas abc news.

Edhe pse prej kryetarit të komanduar u prezantuan në fakt 17, ai i Korçës dhe i Krujës vendosën të tërhiqeshin nga gara.

Bashkitë ku PD do të garojë për kryetar janë: Dimal, Kuçovë, Dibër, Fier, Mallakastër, Patos, Gjirokastër, Këlcyra, Tepelena, Puka, Vau i Dejës, Kamza, Finiqi, Tirana dhe Saranda.

U tha se PD do të merrte pjesë në çdo bashki të vendit për Këshillin Bashkiak, por as kjo nuk është përmbushur plotësisht nga Alibeaj.

PD zyrtare nuk ka lista për Këshill Bashkiak në 7 bashki të vendit, në ato të, Vorës, Skraparit, Devollit, Pustecit, Roskovecit, Dropullit dhe Krujës.

Kujtojmë që momentin e tërheqjes së kandidat të Korçës, ai u shpreh se bashkë me të janë tërhequr edhe kandidatët për Këshill Bashkiak, por sipas dokumentave në KQZ  nuk rezulton e tillë, pasi vetëm një numër është larguar, i cili pritet të zëvendësohet nga Alibeaj

Ishte 6 muajsh kur u fut në ambasadën gjermane më 2 korrik 1990, sot ai luan me Kombëtaren shqiptare

0

Ishte 2 korriku i vitit 1990 ku në Shqipëri komunizmi mori goditjen e parë, teksa qindra njerëz vërshyen në ambasadat e huaja për t’u larguar nga vendi, në kërkim të një jete më të mirë, për të qenë të lirë.

Mes tyre ishin edhe prindërit e Jurgen dhe Klaus Gjasulës, i pari ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare, i dyti ende vesh fanellën kuqezi. Jurgeni ishte katër vjeç asokohe, ndërsa Klausi vetëm gjashtë muajsh.

Siç tregon edhe kjo foto e publikuar nga Kastriot Dervishi në Facebook, Klaus më 2 korrik 1990 ishte brenda në ambasadë. Ai ndoqi gjurmët e të vëllait dhe arriti majat duke luajtur në Bundesligë, ndërsa vazhdon të jetë pjesë e ekipit kombëtar.

PANORAMASPORT.AL

Flamujt e NATO-s ngrihen në Helsinki, teksa Finlanda i bashkohet sot aleancës

0

Nga 4 prilli, Finlanda do të jetë anëtarja më e re, e 31-ta, e NATO-s. Ceremonia e pranimit pritet të zhvillohet sot në orën 15:30 në Bruksel.

Ndërkohë, në Helsinki, flamujt e NATO-s u ngritën së bashku me flamurin kombëtar finlandez para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, një ndërtesë që fillimisht u ndërtua për ushtrinë e Perandorisë ruse në shekullin XIX.

Aplikimi për anëtarësimin e Finlandës në aleancën ushtarake është nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt 2022.

Finlanda ndan një kufi të gjatë, prej mbi 1.000 kilometrash, me Rusinë.

Suedia, po ashtu, ka aplikuar për anëtarësim në NATO, në të njëjtën kohë me Finlandën, mirëpo Turqia është duke e bllokuar me arsyetimin se është duke mbështetur “terroristët”.

Çdo zgjerim i NATO-s duhet të bëhet me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare – pra ratifikimin e aplikimit për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.

Finlanda, Suedia dhe Turqia në qershorin e vitit të kaluar arritën një marrëveshje trepalëshe, por Ankaraja pezulloi negociatat me Suedinë pas një proteste të mbajtur në janar në Stokholm, ku para ndërtesës së Ambasadës turke u dogj një Kuran.

Më saktë, Ankaraja dëshironte që Helsinki dhe Stokholmi të mbajnë qëndrim më të ashpër kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila konsiderohet grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë, si dhe ndaj një grupi tjetër të cilin e fajëson për përpjekjen e vitit 2016 për grusht shteti.

Por, më 9 mars, dy shtetet rinisën bisedimet në Bruksel.

Erdogan tha se anëtarësimi i Suedisë në aleancën ushtarake perëndimore do të varet drejtpërdrejt në masat që ndërmerr sa i përket kërkesave turke lidhur me terrorizmin.

Ankaraja ka refuzuar që të ratifikojë aplikimimin e Stokholmit në NATO, edhe për shkak të refuzimit të Suedisë që të ekstradojë dhjetëra të dyshuar, që Turqia pretendon se janë të lidhur me luftëtarët kurdë dhe me puçin e dështuar të vitit 2016. /REL

Një Kiara ndryshe: “Të shkelni me këmbë!”

0

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, pas një nominimi Antoneta u largua këtë të shtunë, teksa Olta hoqi vetë dorë, pasi i mungonte i biri. Nga ana tjetër, 4 ish-banorë hynë përsëri në “BBV”, ku mes tyre ishte edhe Kiara.

Sa më mirë t’ju sillesh, aq më shumë të shkelni me këmbë. Përfitoni nga mirësia ime, nga edukata ime. Jam shumë e qetë. Më bëri shumë mirë.