Home Blog Page 7111

Ronaldo këshillon Kiarën se si duhet të sillet në këtë rikthim në “BBV”!

0

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, pas një nominimi Antoneta u largua këtë të shtunë, teksa Olta hoqi vetë dorë, pasi i mungonte i biri. Nga ana tjetër, 4 ish-banorë hynë përsëri në “BBV”, ku mes tyre ishte edhe Kiara. Vetëm pak orë më parë, Ronaldo ka këshilluar Kiarën lidhur me mënyrën si ajo duhet të luajë.

Luftërat nuk i ke me vajzat që ke lënë në këtë shtëpi. Luftën nuk e ke me banorët. Nuk e ke me mua, njëri do shkojë. Po të këshilloj, sepse ky rikthim është thikë me dy presa.

Parashikimi i motit për sot: Dominim i vranësirave dhe intervale të shkurta me…

0

Shqipëria
Vendi ynë në pjesën më të madhe të tij pritet të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta. Por gjatë orëve të parë të ditës do të ketë dhe intervale të
shkurtra me kthjellime, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shpeshtim të vranësirave të cilat do gjenerojnë reshje të pakta kryesisht në zonat Jugore dhe Qëndrore do të jenë më të dukshme.
Në zonat malore do të vijojnë të jenë prezente reshjet e pakta të dëborës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke
u luhatur nga 0°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior -Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Dita e martë do të sjelli në Kosovë dobësim të sistemit të vranësirave dhe reshjeve. Por parashikohet që gjatë paradites herë pas here të ketë edhe intervale të shkurtra
me kthjellimenë Kosovë.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli dominim të vranësirave të shpeshta dhe reshje të pakta kryesisht në forëm dëbore. Mbrëmja dhe
nata vonë sjellin reshje dëbore në të gjithë territorin, por në sasira të pakta.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës në Maqedoni parashikohet të jenë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore.

Ndërsa në mesditë dhe gjatë orëve të mbrëmjes vranësira e shumta pritet të sjellin herë pas here reshje të pakta dëbore, ku më të dukshme od të jenë në zonat Lindore të vendit.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Qëndrore do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm, ku do të ketë intervale me kthjellime dhe kalime të shpeshta të
vranësirave.

Pp ashtu Vendet Nordike dhe Europa Lindore do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa Ishujt Britanik dhe Brigjet e Egjeut do të jenë në
mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat pritet të gjenerojnë reshje shiu.

Gjithashtu vranësira të shpeshta do të ketë edhe në zonat Qëndrore të Ballkanit duke sjellë në zona të izoluara reshje të pakta shiu e dëbore.

Kiara dhe Kristi debatojnë, ja çfarë i thanë njëri-tjetrit!

0

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, pas një nominimi Antoneta u largua këtë të shtunë, teksa Olta hoqi vetë dorë, pasi i mungonte i biri. Nga ana tjetër, 4 ish-banorë hynë përsëri në “BBV”, ku mes tyre ishte edhe Kiara. Në një debat me të, Kristi iu drejtua si më poshë.

Ti thua gjëra që janë analiza shumë të gabuara për situatën. Nuk ndihmojnë, vetëm e prishin.

Përgjaken rrugët e vendit, në 3 aksidente humbin jetën katër persona. Ekspertët: Duhet rishikuar edhe lëvizja nga këmbësorët

0

Brenda pak orëve, në vendin tonë janë shënuar një mori aksidentesh të njëpasnjëshme ku për fatin e keq 4 persona humbën jetën.

Nga një aksident i trefishtë në Sukth të Durrësit mbrëmjen e së dielës, ku humbi jetën pasagjeri i një motoçiklete, u bë me dije se tre persona shkuan në pranga. Vetëm pak minuta më vonë, në “Astir”, ose në zonën e Unazës së Re, një makinë merr para një këmbësor, duke i marrë jetën. E ndërsa për ngjarjen e Durrësit Policia mundi të ndërvepronte me një sërë strukturash duke sjellë në pranga të tre shoferët e përfshirë në aksident, në rastin e Tiranës ngjarja bëhej edhe më e rëndë për shkak se “fajtori” në këtë rast ishte këmbësori, pasi i kishte prerë rrugën automjetit, në një vend që nuk ka asnjë lloj vendkalimi.

Por ende pa u zbardhur dita e djeshme, një tjetër ngjarja tragjike është shënuar në Librazhd, ku burrë e grua, të cilët udhëtonin nga Tirana në drejtim të Devollit kanë humbur jetën, pasi mjeti i tyre u pikas në humnerë. Shifrat dhe statistikat që lidhen me aksidentet e tre muajve të parë të këtij viti janë të frikshme, ndërkohë që sa herë ndodh aksident ekspertët dalin dhe japin mendimet e tyre, por askush dhe asnjë institucion nuk merr masa, as parandaluese dhe as ndryshimi rregullash dhe sinjalistikash, të cilat gjithnjë mungojnë apo janë në vendin e gabuar.

Po ashtu aksident i rëndë u shënua sërish në Bilisht, por për fat ka vetëm të plagosur, ndërsa askush nuk flet për kushtet e rënduara të rrugëve që kanë marrë miliona euro, për të cilat instancat përgjegjëse kujtohen vetëm në kohë fushate për t’i lustruar, por pa përdorur dhe përfshirë asnjë standard.

EKSPERTËT

Specialist Gerhard Baka është shprehur se në vendin tonë janë rreth 64 pika rreziku për aksidentet rrugore. Komentet Baka i bëri gjatë një interviste në “News 24”, ku po komentonte aksidentet rrugore të ditëve të fundit. Ai shtoi se aksidenti në “Astir” ku humbi jetën një 67-vjeçar mund të ishte shmangur, pasi sipas tij vetëm 100 metër më tej është një mbikalim dhe këmbësori nuk kishte pse kalonte në autostradë. “Pikat e rrezikut në vendin tonë janë diku tek 64 pika. Këto quhen pika të zeza, një segment rrugor diku tek 300 m duhet të kenë ndodhur 3 aksidente për një periudhë 3-vjeçare dhe në këtë mënyrë duhet të jetë në kontroll nga Policia. Por, ne nuk u hetojmë.

Tani kur ndodhin 3-4 aksidente ka diçka që nuk shkon dhe mund të mos faji i drejtuesve të mjeteve. Segmentet e Mazës, po ashtu nga Lezha deri në Shkodër janë akse problematike. Po ashtu, edhe Shkodër -Koplik, ka pafund ankesa për probleme në këto akse. Do të sugjeroja që kontrollin e shërbimeve t’ua lëshojnë policisë bashkiake”, tha ai. Ndërkohë, edhe eksperti Mamir Hodo tha se aksidenti në “Astir” ku humbi jetën një 67-vjeçar mund të ishte shmangur, pasi sipas tij vetëm 100 metër më tej është një mbikalim dhe këmbësori nuk kishte pse kalonte në autostradë. “Këmbësori ka kryer shkelje të qarkullimit, duke kapërcyer trafik-ndarësen. Drejtuesi i mjetit qarkullim në një rrugë që po del nga qyteti.

Veprimi që ka kryer këmbësori ka qenë komplet i beftë për drejtuesin e mjetit dhe nuk ka pasur asnjë mundësi për të reaguar. Është një shkelje e Kodit Rrugor. Një aksident i tillë kur kemi humbje të jetëve, shqyrtohet nga organe të drejtësisë. Në pamje të parë duken veprime të pakontrolluara të rolit këmbësor. Por, megjithatë jemi dëshmitarë të shume sjelljeve të gabuara që kanë bërë drejtuesit e mjeteve, por rasti konkret është ndryshe. Nga ana e tij, specialisti Gerhard Baka, theksoi se nga ana e këmbësorit janë shkelur rregullat dhe se ka bërë një veprim të paparashikueshëm për drejtuesin e automjetit. Gjithashtu ai u shpreh se duhet edhe një ndërgjegjësim edhe nga ana e drejtuesve të automjeteve.

“Fenomeni i shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor është shqetësues dhe jo vetëm në kryeqytet. Kemi vënë në dukje drejtues mjetesh që nuk i japin përparësi këmbësorëve, por duhet të theksoj se duhet të rishikuar edhe lëvizja nga këmbësorët. Është për të ardhur keq dhe theksoj se ngjarja në Astir mund të ishte i evitueshëm sepse rreth 100 m distancë ka edhe kalim këmbësorësh”, tha Baka. Më tej, referuar aksidenteve ai tha se duhet të ketë një analizë të thellë, dhe të nxirren të gjitha përgjegjësit.

 

“Do më bjerë infarkt në burg”- Ish-zyrtarja kërkon ndryshimin e masës së sigurisë në liri me kusht. Alda Klosi ndryshon avokat

0

Alda Klosi vijon betejën me drejtësinë, tashmë për të ndryshuar sërish masën e sigurisë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore

E kur kanë kaluar dy muaj që ajo është në qeli me tri akuza të rënda, Prokuroria e Tiranës ende nuk ka hedhur dritë mbi pronarin e mbi 400 mijë eurove që u gjendën në shtëpinë e punëtores së saj.

Ndonëse në dëshmitë e Rozeta Dobit gjithnjë u fol se krejt vlera monetare dhe sendet me vlerë që janë sekuestruar në shtëpinë e saj janë marrë tek Alda Klosi, kjo e fundit e ka refuzuar faktin e dalë prej mikeshës, së cilës u tha se i ka besuar strehimin e rreth 1 milion eurove, para dhe sende me vlerë. Por ndërsa saktësohet se hetimet po vijojnë në qeli janë sërish të tre protagonistët, Rozeta Dobi me gjithë të birin, Havierin, i cili në fakt rezulton pa dijeni për veprimet e nënës së tij dhe të zyrtares së lartë të shtetit dhe bashkë me ta në qeli dhe nën masën e sigurisë “Arrest me burg” është edhe Alda Klosi.

KËRKESA

Kështu, ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave, Alda Klosi, mësohet se i është drejtuar me një tjetër kërkesë Gjykatës së Tiranës. Ajo kërkon ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Dhoma penale pritet të caktojë këtë të hënë një ekspert mjeko-ligjor që të përcaktojë nëse i rrezikohet shëndeti gjatë qëndrimit të saj në paraburgim. Klosi pretendon se ka rrezik për infarkt të miocardit. Ndërkohë, këtë të hënë, gjatë procesit gjyqësor u bë me dije edhe ndryshimi i avokatit mbrojtës të Alda Klosit. Në vijim të procesit ajo do të përfaqësohet nga avokati Arbër Hoxha, ndërsa deri më tani mbrohej nga Ilirjan Muho.

Në 20 shkurt Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Alda Klosit për masë më të lehtë sigurie pavarësisht pretendimeve të ish-zyrtares, e cila deklaroi se duhej të kujdesej për dy fëmijët e mitur dhe nënën e sëmurë. Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë përballë OPGJ. Një ditë më parë, policia vuri në sekuestro një garazh dhe një apartament në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, në pronësi të ish-zyrtares Alda Klosi

Klosi ndodhet e arrestuar që prej 3 shkurtit pas dëshmisë së dytë të dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e saj janë të Alda Klosit. Sanitarja tha për hetuesit se kishte bashkëpunuar me Klosin dhe se paratë ia kishte dhënë vetë ajo për t’ia ruajtur pasi kishte konflikte me ishbashkëshortin. Por avokati i Alda Klosit thotë se është deklarim i rremë.

Aktualisht ish-zyrtarja e lartë e administratës Alda Klosi është e dyshuar për veprat penale: “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen e pasurisë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Vetë Alda Klosi nëpërmjet avokatit të saj i ka mohuar akuzat, ndërsa Gjykata vendosi ta lërë në masën “Arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë, mbrojtja e Klosit i është drejtuar Gjykatës së Apelit për të ndryshuar masën e sigurisë. Ish-zyrtarja, pasi ka qëndruar disa ditë në QSUT, është transferuar për në paraburgimin “325” në kryeqytet ku do të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve.