Home Blog Page 7114

“Italiani e hoqi nga puna”, zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Laprakë

0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në një lokal në zonën e Laprakës në Tiranë, ku një persona plagosi me thikë tre të tjerë.

40-vjeçari Elton Mërgjyshi, autori i ngjarjes i cili është shpallur në kërkim, punonte në fabrikën e italianit Massimo Sorvillo dhe ky i fundit e kishte hequr nga puna.

Bashkë me shtetasin italian, në lokal ndodheshin 40-vjeçarja Roxhersa Rrapollari, bashkëshortja dhe vjehrri i tij, 64-vjeçari Viktor Rrapollari.

Raportohet se 64-vjeçari se ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë për jetën.

EMRAT/ Sherri në Tiranë, 64-vjeçari në gjendje kritike nga goditja në zemër, e plagosur edhe vajza e tij

0

Detaje të reja janë zbardhur mbrëmjne e sotme pas sherrit me thika të ndodhur në Tiranë.

Bëhet me dije se Elton Mergjyshi, 40 vjeç është autori i plagosjes me thike të 3 personave në një lokal të Tiranës. Për pasojë 64 vjeçari Viktor Rrapollari mësohet se ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë për jetën.

E lënduar ka mbetur edhe vajza e tij 40 vjeçare dhe një shtetas italian.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Finlanda do anëtarësohet në NATO, ja data kur do bëhet pjesë e aleancës euro-atlantike

0

Finlanda do të anëtarësohet në NATO të martën (4 prill), ka njoftuar sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake perëndimore.
Aplikimi i Finlandës u nxit nga pushtimi i rus i Ukrainës nga Rusia. Turqia e kishte vonuar anëtarësimin, duke pretenduar se Finlanda po mbështeste “terroristët”. Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në të njëjtën kohë majin e kaluar, por Turqia po e bllokon me të njëjtat akuza.

Për tu bërë pjesë e NATO-s duhen votat e të gjithë anëtarëve.

“Ne do të ngremë flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s. Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel.

“Suedia do të jetë gjithashtu më e sigurt si rezultat,” tha a

Me Finlandën shkon në 31 numri i shteteve të anëtarësuara në NATO

Sherr në Laprakë, 3 të plagosur përfundojnë te “Trauma”

0

Një sherr me thika raportohet të ketë ndodhur në Laprakë. Sipas burimeve nga policia shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhendodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. M., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve dhe kapjen e autorit, do të kemi njoftim vijues.

DOKUMENTI/ Presidenti Begaj dekreton Vlora Hysenin si drejtuese të Shërbimit Informativ Shtetëror

0

Presidenti i Republikes, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Vlora Hysenit si drejtuese te Shërbimit Informativ Shtetëror.

Propozimi i Vlora Hysenit për këtë post të rëndësishëm për sigurinë kombëtare u bë nga kryeministri Edi Rama. Propozimi i emrit të saj për këtë pozicion shkaktoi një valë reagimesh, lidhur me postin që ajo mbante më parë si drejtuese e Shërbimit Informativ të Kosovës.

Shumë eksponentë të opozitës e cilësuan si të papërshtatshme drejtimin e SHISH nga Vlora Hyseni.