Home Blog Page 7115

Paraditja nis me kthjellime, por çfarë surprizash sjell pjesa tjetër e ditës ne Shqiperi, Kosove dhe…

0

Shqipëria

Vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta përgjatë gjithë ditës.

Gjatë paradites do të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellimeve. Ndërsa pjesa tjetër e ditës do të sjelli shtim të vranësirave në të gjithë territorit Shqiptar, ku herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Në zonat malore do të ketë dhe shfaqje të pakta të flokëve të dëborës të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtim Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të dominojnë të gjithë territorin e Kosovës përgjatë gjithë ditës duke sjellë vranësira të shumta që në orët e para të ditës.Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime në të gjithë vendin duke gjenerura reshje. Pritet që reshjet të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës së hënë do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë Maqedonine, ku më të dukshme vranësirat parashikohet të jenë në zonat Jugore duke
gjeneruar reshje të pakta. Ndërsa në orët vijuese vranësirat e dendura do të përfshijnë të gjithë vendin, duke sjellë edhe reshje shiu në të gjithë Maqedonine.

Rajoni dhe Europa

Europa Juglindore parashikohet të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu, por në
zonat Veriore të Ballkanit do të ketë dhe shfaqje të flokëve të dëborës.

Gjithashtu me vranësira dhe reshje dëbore paraqiten Alpet e Europës dhe gadishulli Skandinav.

Ndërsa në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm do të jetë Britania e Madhe dhe Europa Lindore.

Po ashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash pritet të jetë pjesa më e madhe e Qëndrës së kontinentit dhe Europa Jugperëndimore.

“Nga ora dy e natës, trokiti porta me zhurmë dhe kur doli nënë Gjylua për ta hapur, dikush foli; jemi Policia Popullore, kërkojmë Agronin …”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

0

Nga Reshat Kripa

Pjesa e pestë

-“Njerëzit që kurrë nuk e kanë njohur diktaturën dhe tiraninë, e kanë të lehtë të jepen pas retorikës për lirinë, duke harruar fare realitetin e thjeshtë e të tmerrshëm, të shtypjes së njimendtë atje ku ekziston përnjimend”.-  Giovani Sartori: “Edhe njëherë për teorinë e demokracisë”.  

Robert Krasta, e kishte bërë zakon që në çdo përvjetor të prindërve, të shkonte në varreza dhe të vendoste një tufë me lule, mbi varrin e tyre. Vështronte fotografinë e stamposur në porcelan dhe fillonte bisedën me ta. Këtë zakon, kishte kohë që e kishte bërë. Biseda sikur i qetësonte shpirtin. U tregonte për gjithçka kishte ndodhur në familje. Ndonjëherë, kur gjente vështirësi në ndonjë gjë, u kërkonte ndihmë atyre dhe i dukej sikur ata i përgjigjeshin. Ndoshta kjo, mund të ishte ndonjë hamendje e tij, megjithatë ai e besonte.

 Vijon nga numri kaluar

– Të gjitha do t’i presim. Besoj se edhe mua do më ndodhë e njëjta gjë. Sot më thirri përsëri Operativi i Sigurimit, Ilia. Më kërcënoi se po të mos nënshkruaja deklaratën, duhej të përgatitesha për më të madhen. Cila është e madhja. Të presim dhe të shohim. Ndoshta mjaftohen vetëm me uljen në detyrë. Megjithatë unë e kundërshtova.

– Ndoshta! Nuk e kuptoj se përse duhet të heqim një ndëshkim të tillë? Gjithë jetën kemi jetuar me ndershmëri.

– Sot sundon “ndershmëria” e horrit. Më vjen keq për Iridën. Ajo është e re. Krenohet që babanë e ka kryeinxhinier dhe nënën drejtore. Si do ta ndiejë veten? Sa për mua, nuk pyes edhe sikur të më bëjnë punëtor.

– A e di Agron? Ne nuk duhet ta humbasim toruan. Duhet të gjejmë forca për t’i bërë ballë. Le të presim dhe të shohim!

– Ke të drejtë. Të faleminderit! Ti je perëndesha ime mbrojtëse.

U përqafuan fort me njëri-tjetrin. Në ato çaste ndjenin një dashuri të madhe, një dashuri të lindur nga pastërtia e zemrave të tyre dhe të kalitur gjatë rrugës së jetës. Kishin gati shtatëmbëdhjetë vjet që ishin njohur. Asnjëherë gjatë jetës së tyre bashkëshortore, nuk ishin grindur. Ishte një çift që duhej ta kishe zili. Një çift me të vërtetë i përsosur. Lindja e vajzës, i kishte lumturuar më tepër. Ajo ishte bërë idhulli i tyre. Merita e tyre ishte se, dinin t’i bënin ballë dallgëve të jetës. Rasti i shfaqur e tregonte këtë.

Kaluan dhe dy javë të tjera. Lumturinë e thirrën në seksionin e arsimit. Atje i komunikuan se ishte transferuar në një shkollë shtatëvjeçare, si mësuese e matematikës, në klasën e pestë. I thanë se ky transferim, bëhej për shkak se ajo shkollë, na paskësh rezultate të dobëta dhe vajtja e saj atje, do e përmirësonte gjendjen. Lumturia, duke e ditur shkakun, nuk u ndie, por u tha se e kuptonte qëllimin që kishin dhe ishte e gatshme, të shërbente kudo që të ishte nevoja.

– Nuk doja ta ulja veten në sy të tyre. Nuk doja të bëhesha qaramane. Nuk u përula. Edhe ata e kuptuan, ndaj nuk guxuan t’a zgjasin më tepër. Të hënën, do filloj punën në shkollën e re. Të paktën, mirë që jam ende në qytet, – i tha Agronit në mbrëmje.

Pas disa ditësh, edhe Agronin e thirri drejtori i ndërmarrjes. Ishte një burrë i ndershëm me të cilin ai, kishte kaluar shumë mirë për kaq vite. Ishte në një pozitë të vështirë. Njoftimi që do i bënte Agronit, nuk ishte aspak i këndshëm. Mbasi e solli disa herë rrotull nëpër dhëmbë, më në fund tha:

– Dëgjo Agron! Kemi kaluar kaq vite bashkë dhe nuk kemi patur asnjë kontradiktë. Kemi punuar me ndërgjegje, duke realizuar të gjitha detyrat. Por punët nuk shkokërkan vaj. Në botë, paska edhe njerëz xhelozë që, u vret sytë puna e mirë e të tjerëve. Kaq mund t’ju them sot për sot. Të tjerat, duhet t’i kuptoni vetë. Partia kërkon që ju, të kaloni në sektor, si inxhinier remonti. Të më besoni, më vjen shumë keq që nuk do punojmë më bashkë, por jam i detyruar ,të zbatoj këtë vendim.

Ju kërkoj të falur për gjithçka, mund t’ju kem thënë pa u menduar.

Nuk foli më. Heshtja sundoi për një farë kohe midis tyre. Më në fund Agroni e theu akullin:

– Shoku drejtor, nuk duhet të mbani mbi vete ndjenjën e fajit për këtë çështje. Ju u treguat i sinqertë me mua dhe unë, po ashtu, dua të tregohem i sinqertë me ju. E kam të qartë shkakun e kësaj. Jam përgatitur për një gjë të tillë. Do të shkoj atje dhe do të punoj, me të njëjtin ritëm si këtu, megjithëse do të jem nën komandën e të tjerëve dhe nuk e di se sa, do të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me mua. Ju faleminderit, sinqerisht!

U largua nga zyra. Pas disa ditësh, i bëri dorëzimet një inxhinieri të ri që, s’dihej se nga kishte ardhur befas në ndërmarrje. Ai ishte ngarkuar ta zëvendësonte. Filloi punë në sektor, i cili ishte ngritur në rrethinat e qytetit. Si në të gjitha ndërmarrjet, puna fillonte në orën shtatë. Por duhej ngritur që më pesë, të bëheshe gati dhe në orën gjashtë e gjysmë, të niseshe. Në orën katër pasdite, përfundonte puna dhe duke llogaritur edhe rrugën ose, vonesat e mundshme, i binte të ktheheshe në shtëpi, rreth orës gjashtë të mbrëmjes.

Gjithsej, dymbëdhjetë orë larg familjes. Pjesë e këtij regjimi u bë edhe Agroni. Në të njëjtën kohë, transferuan edhe Stefanin me Gjergjin. Të parin, e çuan në sektorin e tensionit të lartë, ndërsa të dytin, në atë të tensionit të ulët. Kjo bëri që të mos kishin më kohë për t’u takuar me njëri-tjetrin. Megjithatë, duke e ditur shkakun, nuk kundërshtuan por, ulën kokat dhe vazhduan punën në sektorët ku i caktuan.

Një ditë, gjoja si rastësisht, në sektor erdhi Operativ i Sigurimit, Ilia. Erdhi disa herë rrotull sikur, diç kërkonte dhe së fundi, pasi u takua ballë për ballë me Agronin, i tha:

– E mor shoku Agron, po ti çfarë kërkon këtu?

– Besoj se ju e dini më mirë se unë, – iu përgjigj Agroni pa u ndrojtur.

– E çfarë ditkam unë? Unë nuk punoj në ndërmarrjen tuaj.

– Megjithatë, jeni aq i aftë sa të zbuloni gjithçka ndodh këtu dhe të jepni urdhrat përkatëse. Kjo është detyra juaj. E ndjeu veten të lehtësuar që mundi të shprehte mendimin e tij karshi këtij hipokriti që hiqej si i njohur i tij, ndërsa në prapaskenë, përgatitej t’i hapte gropën. Ilia u largua pa hapur gojën.

Në mbrëmje i tha Lumtos: – Grua, do të lë një porosi. Amanet Iridën. Të rritet me moral dhe dinjitet. Të mos e nëpërkëmbin injorantët dhe hipokritët. Po të lë amanet edhe nënën plakë. Sillu me të si deri tani. Mos ia vurë veshin nëse të thotë ndonjë gjë më tepër. – Goni, përse m’i thua këto gjëra tani? – Zëri i saj u drodh dhimbshëm.

– Litari më është mbledhur rreth grykës. E ndjej se së shpejti, do të më arrestojnë dhe dënojnë. Thuaju Stefanit dhe Gjergjit se, çfarëdo që të më bëjnë, nuk do t’i tradhtojë. Ky është premtimi im. – Mos Gon, mos fol kështu! Pse ma copëton zemrën?!

– Ky është realiteti i ditëve tona. Ky është mjedisi në të cilin jetojmë. Jetojmë në një botë ku njeriu për njeriun, është ujk. Por duhet të jesh e fortë. Duhet të dish, t’u bësh ballë të gjitha vështirësive që do të shfaqen. Edhe unë do të jem i fortë. Sado e vështirë të jetë, do ta kaloj edhe këtë provë ferri. Pastaj do të jetojmë së bashku, të pandarë nga njëri- tjetri.

Ishte premtimi i njeriut krenar, i njeriut që nuk dinte të përulej para asnjë forme dhune dhe presioni psikologjik dhe fizik. Ishte premtimi i njeriut që nuk jetonte në këtë botë, por kishte fluturuar në atë të ëndrrave të bukura. Ishte premtimi i njeriut të së ardhmes.

Atë ditë Irida u zgjua herët. Ishte një ditë e veçantë për të. Mbushte pesëmbëdhjetë vjeç. Agroni me Lumton, kishin vendosur ta kremtonin sa më mirë këtë përvjetor jubilar të vajzës së tyre. Për fat, atë ditë ishte e diel dhe e kishin pushim. Për këtë kishin vendosur të përgatisnin një koktej, ku do të ftonin të gjithë nxënësit e klasës, së bashku me mësuesit. Ishte në klasën e parë të gjimnazit të qytetit. Në mbrëmje do të shtronin, gjithashtu, një darkë në të cilën ishin ftuar, përveç Skënderit me familjen e tij, edhe dy shoqe të ngushta të Iridës, Mellania dhe Teuta, Stefani me Gjergjin, Violeta, mësuesja kujdestare e vajzës, si dhe Anita me Blerinën, dy shoqe të ngushta të shkollës, ku kishte qenë drejtoreshë Lumtua.

Irida u ngrit nga shtrati dhe u drejtua në dritare. U habit jashtë mase kur pa se, po binte borë. Ishte një gjë shumë e rrallë për atë qytet. Dimri i atij viti kishte filluar të vinte që në dhjetëditëshin e fundit të tetorit. Një gjë e tillë e gëzoi së tepërmi vajzën.

– Babi, mami, gjyshe, ngrehuni dhe shikoni! Po bie borë, shikoni se si e ka zbardhur. Ata u ngritën dhe shkuan te dritaret. Pamja ishte me të vërtetë e bukur. (Ajo ishte një frymëzim për këtë ditë të bukur të jetës së vajzës). Ata ishin të lumtur kur shikonin që vajza e tyre gëzonte.

– Shiko Irida, bardhësia e borës është si bardhësia e shpirtit tënd. A nuk të duket se kjo është një dhuratë e bukur që po të bënë natyra? Edhe ajo gëzon për ty.

Dolën në oborrin para pallatit dhe filluan të luajnë me topa bore.

– Babi, a bëjmë një njeri prej bore?

– Posi, eja ta bëjmë së bashku.

Irida gati sa s’fluturonte nga gëzimi. Ishte një ngjarje që s’dihej nëse do përsëritej më. Njeriu prej bore filloi të merrte formën e tij.

– Çfarë emri do t’i vëmë? – pyeti Agroni.

– Borëbardha, – u përgjigj Irida

– Domethënë qenka vajzë?

– Po, është vajza e borës.

– Ashtu si ti?

– Po.

Me të vërtetë ajo dukej si një vajzë bore. Bora që vazhdonte të binte i kishte mbuluar flokët dhe supet. Ajo tundte kokën herë pas here dhe bora shpërndahej rreth e rrotull, por flokët shumë shpejt mbusheshin me një shtresë të re. Lumtua shkoi në shtëpi, mori kapelën e saj që ia kishte sjellë një shoqe e saj nga Franca, por që s’e kishte vënë kurrë, pasi druhej se mos e quanin borgjeze, për një veprim të tillë, si dhe një bluzë të bardhë dhe ia veshi vajzës prej bore. Pastaj me një penel shkroi përmbi bluzë: BORËBARDHA.

– A nuk duket tamam si ti?

– Po, po mami, unë jam.

Gëzimi i vajzës nuk kishte kufi. Ajo ishte në ekstazë. Gëzimit të saj, i shtohej edhe ai i prindërve të cilët, në atë çast, i kishin harruar telashet e muajve të fundit. Për ta tani ekzistonte vetëm vajza e tyre. Ajo ishte gëzimi i tyre.

Mbërriti dhe Skënderi me të shoqen dhe dy fëmijët binjakë, Ladin dhe Sokolin.

– Xhaxhi shiko! – foli Irida sa i pa, – a nuk më ngjan mua?

-Po moj bija e xhaxhit, të ngjan si dy pika uji.

Në orën katër pasdite, u shtrua koktejli. Kishin ardhur më e shumta e nxënësve të klasës me mësuesen kujdestare. Mungonin vetëm disa bijë funksionarësh. Gjithashtu mungonin edhe mësuesit e tjerë të klasës. Një gjë e tillë nuk i pëlqeu Agronit.

– Mungesa e tyre, më bën të dyshojë, – i tha Lumtos me ngadalë.

– E pse shqetësohesh? Ne e bëmë detyrën tonë, i ftuam. Është në ndërgjegjen e tyre, se si duhet të veprojnë. Por le të gëzojmë së bashku me vajzën tonë. Hiqe mendjen nga ai shqetësim se, do ta kuptojë vajza dhe do t’i prishim gëzimin.

Ndërkaq, fëmijët vazhdonin të qeshnin dhe kërcenin me gjallëri. Kur ajo kishte arritur kulmin, Mellania, tha me zë të lartë:

-Dëgjoni, dëgjoni! Tani do të recitojë një vjershë që kam përgatitur për shoqen time më të mirë. Ju lutem mbani qetësi!

Mellania kishte prirje për poezi. Ajo shkruante shpesh herë vjersha. Madje, kishte arritur të botonte edhe një vëllim me to.

Duartrokitjet nuk kishin të sosur. Mellania ia dhuroi poezinë Iridës dhe dy shoqet u përqafuan fort, me njëra – tjetrën.

Ndërkaq ora kishte shkuar shtatë.– Nxënës, uroni Iridën dhe ejani të ikim tani, – foli mësuesja kujdestare. Nxënësit u përqafuan dhe u larguan. Mellania me Teutën qëndruan. Ato ishin të ftuara për darkë.

– Do të përcjell nxënësit dhe do të kthehem, – tha Violeta.

Por nuk erdhi. Nuk erdhën as Anita me Blerinën. Një gjë e tillë shqetësoi edhe Lumton. Atmosfera e darkës nuk ishte fort e mirë. Shqetësimi ndihej  kudo. Vetëm humori dhe batutat e Stefanit dhe Gjergjit, bënë që të mos prishesh kjo mbrëmje gëzimi. U ndanë rreth orës dymbëdhjetë. Stefani me Gjergjin, u larguan duke marrë me vete edhe dy vajzat, Mellaninë dhe Teutën, për t’i përcjellë në shtëpi.

– Përse nuk erdhën? – pyeti Lumtua.

– Ti e di, me siguri nuk i ka lejuar organizata bazë.

– Po Violeta? Ajo në pasdite ishte.

– Dikush  duhet t’i  ketë  bërë presion edhe asaj. Ti e di që këto gjëra janë të zakonshme sot. Por mos u shqetëso. Eja të flemë se vajti vonë dhe nesër do ngrihemi herët për në punë. U shtrinë dhe nuk vonoi që qepallat ua mbuloi gjumi.

Ora kishte kaluar dy pas mesit të natës. Një trokitje e fortë u dëgjua në portë. Nënë Gjyla, u ngrit dhe ashtu e përgjumur, u afrua duke pëshpëritur me vete:– Kush do të jetë ky i uruar që na shqetëson në këtë orë?!

Nuk kishin më shumë se dy orë që kishin rënë dhe ishin në gjumin e parë, një gjumë i rëndë si vdekja. Megjithatë, trokitja ishte aq e fortë sa, u zgjuan të gjithë. Madje edhe gjitonët për karshi, dolën te porta.

– Kush është? – pyeti nënë Gjyla.

– Policia Popullore, – ishte përgjigja.

Nënë Gjyla hapi portën. Brenda hynë operativ Ilia dhe tre policë.

– Kërkojmë, Agron Canajn.

Ndërkohë Agroni, ishte veshur dhe po bëhej gati për të dalë.

– Agron… ç’kërkojnë këta. – tha Lumtua që dëgjoi fjalët e fundit.

– Mos u trondit. Është akti i fundit i komedisë së tyre. Amanet Iridën dhe nënën. Bëhu e fortë.

Doli në korridor dhe i’u drejtua Ilias:

– Ç’kërkoni? Unë jam Agron Canaj.

– Në emër të popullit, jeni i arrestuar!

Një polic i hodhi prangat.

– Ku po ma çoni djalin? – thirri nënë Gjyla.

Skënderi hapi derën e dhomës dhe kur pa Agronin të lidhur, u tërhoq prapa dhe mbylli derën. Nuk guxoi të dalë. Irida që kishte ndier zhurmën, doli përjashta dhe iu hodh në qafë të atit, duke thërritur:

– Babi! Mos e merrni babin!

– Jo, mbretëresha e babit. Do të shkoj sa për një sqarim dhe do të kthehem përsëri.

– Po pse të kanë lidhur?

– Sepse kështu jam më i sigurt, – tha ai me një ton ironik, duke u përpjekur, të fshehë tronditjen që e kishte pushtuar.

Lumtua qëndronte te dera e dhomës, pa folur. Kishte ngrirë. Zëri nuk i dilte.

– Shkojmë! – foli Ilia dhe u nis i pari.

Dy policë e kapën Agronin për krahu dhe u nisën. Polici i tretë, u shkoi nga prapa. Agroni ktheu kokën dhe duke dashur t’i qetësojë disi familjarët, foli:

– Mirupafshim së shpejti!

U zhduk në errësirën e shkallëve. Pas pak, zhurma e një makine që u largua, u dëgjua në shtëpinë e tronditur.

– Ç’qe kjo kështu? – pyeti gjitoni shumë i habitur.

– Me siguri, do të jetë bërë ndonjë ngatërresë, – tha nënë Gjyla.

– Megjithatë, mos u shqetësoni! Nesër gjithçka do të sqarohet. Qetësohuni tani! – foli përsëri gjitoni.

U largua dhe mbylli portën. Edhe të zotët e shtëpisë, u futën brenda. Skënderi hapi derën dhe duke u drejtuar drejt të pranishmëve, u tha: – Çfarë ka ndodhur? Nënë Gjyla e pa me mospërfillje.

– Turp të kesh! – tha – dole dhe u fshehe përsëri. Mos kujto se nuk të pashë? Ik, fli i qetë dhe nesër që me mëngjes nisu për në Tiranë, ku do të ushtrosh përsëri detyrën e drejtorit, ndërsa vëllai yt, do të dergjet në burg.

I ktheu shpinën dhe u fut në dhomën e saj. Lumturia dhe Irida, e ndoqën nga prapa. Skënderi mbeti në heshtje. Pas pak, doli dhe e shoqja me fëmijët. – Po kjo çfarë qe?! –pyeti ai me gjysëm zëri. Pyetja e tij mbeti pa përgjigje.

Nënë Gjyla, pyeste veten e saj se, kush mund të ishte shkaku që i kishin marrë të birin. Por askush, nuk i përgjigjej! Vetëm një njeri qëndronte në heshtje dhe nuk shfaqte asnjë mendim. Kjo ishte Lumtua. Ajo e dinte të vërtetën, por nuk guxonte t’ia thonte askujt. Irida, filloi të qante me ngashërim. Gëzimi i ditëlindjes, ishte shndërruar në vaj. Lumtua e mori, e shtrëngoi fort në gjirin e saj dhe duke mposhtur gjendjen në të cilën ishte, i tha: – Mos qajë drita e mamit. Më ke mua, ke nënën.

Por lotët vazhdonin t’i rridhnin vajzës pa mbarim. Ishin lot të dala nga zemra e thyer e një fëmije, së cilës i kishin rrëmbyer atë që ajo e kishte si idhullin e saj, mbrojtësin e saj, frymëzuesin e saj. Ata lot nuk mund t’i ndalonte asgjë. Vetëm një forcë mund ta bënte një gjë të tillë, por në vendin tone, ajo forcë ishte braktisur, ishte mohuar. Kjo ishte forca e Zotit, por edhe ai, siç duket, e kishte harruar këtë vend.

Atë natë asnjë nuk mbylli sy. Të nesërmen vendosën që nënë Gjyla, të shkonte dhe të kërkonte shkakun e arrestimit. Një gjë të tillë, duhet ta bënte më mirë Skënderi, por ai ia mbathi që atë mëngjes, së bashku me gruan dhe fëmijët. Edhe Lumtua, nuk mund të bënte gjë.

Ajo ishte mpirë krejt, ishte bërë një tjetër njeri, nuk ishte në gjendje të bënte asgjë. Kështu që i mbeti nënë Gjylos. Ajo ishte nënë dhe fjala e nënës, është më e rëndë se e kujtdo tjetër.

U vesh dhe shkoi në Degën e Punëve të Brendshme. Pyeti oficerin e rojës për të birin dhe ai i tha se, do të merrte përgjigje, pas disa ditësh. Kërkoi të takonte kryetarin e Degës. I thanë se një gjë e tillë, nuk ishte e mundur, pasi ai ndodhej në Tiranë, në Ministri. Memorie.al

Vijon numrin e ardhshëm

Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së, dalin sot para Gjykatës Speciale në Hagë. Ja akuzat ndaj tyre

0

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, dalin më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.

Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë.

Të katërtit, ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë deklaruar të pafajshëm.

Këmbimi valutor 3 prill 20233/ ‘Ngrijnë’ monedhat e huaja

0

Sot më 3 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 lekë dhe shitet me 105 lekë. Euro blihet me 112.9 lekë dhe shitet 113.6 lekë. Paundi britanik sot blihet me 128 lekë dhe shitet me 129 lekë. Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 113 lekë, ndërsa në shitje me 114 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 76.4 lekë dhe në shitje me 78.9 lekë. Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja.

Horoskopi 3 Prill 2023, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

0

Dashi

Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit, sot nuk do ketë ndonjë gjë ndryshe, përveç momenteve pasionante me te shumta. Shfrytëzojeni çdo minute. Beqaret duhet te shmangin me çdo kusht takimet me persona te Gaforres. Ata nuk kane tipin tuaj dhe do vuani me vone. Mirëqenia materiale do vazhdoje te jete e qëndrueshme. Nuk pritet asnjë problem ne këtë sektor.

Demi

Gjate kësaj dite te dashuruarit do përballen me disa sfida te vështira. Mos u alarmoni menjëherë pa provuar te tentoni. Se bashku me partnerin mund te jeni një ekip shume i forte. Beqaret do iu japin një rëndësi me te madhe ndjenjave. Ka gjasa qe disa te gjejnë personin e ëndrrave. Sektori i financave do jete i qete, por nuk duhet te bëni asnjë shpenzim te tepruar.

Binjakët

Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje, çdo gjë do shkoje sipas parashikimeve. Momentet e ngrohta dhe emocionuese do shtohen. Për beqaret është një dite e favorshme për t’u angazhuar seriozisht. Mundësitë qe do iu dalin përpara do jene shume te mira. Situata financiare nuk është ashtu si ju e kishit parashikuar. Merrni sa me para masa qe te mos arrini ne katastrofe.

Gaforrja

Çiftet duhet te bëjnë shume kujdes gjate kësaj dite. Mosmarrëveshjet do jene te shumta dhe disa mund te arrijnë deri ne ndarje. Mos u tregoni kokëfortë dhe mos ia hidhni poshtë partnerit ato qe ka bere deri me sot. Beqaret duhet te qartësohen njëherë me veten para se te fillojnë angazhime. Planetët nuk do ndikojnë pozitivisht tek financat. Tregohuni sa me te matur.

Luani

Do e vuani shume gjate kësaj dite mungesën e delikatesës se partnerit tuaj. Do bënit mire te flisni me te dhe t’i sqaroni gjerat sa me shpejt. Mos dëgjoni aspak te tjerët. Beqaret do shohin një person qe kane pëlqyer dikur dhe çdo gjë do kthehet ne te shkuarën. Mos u nxitoni për asgjë. Ne planin financiar duhet te tregohuni te matur nëse do kryeni transaksione.

Virgjëresha

Plutoni do e ndërlikoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do keni aq shume debate me njeri-tjetrin saqë do gjeni ngrohtësi tek një person qe sapo e keni njohur. Kujdes! Mos bëni asgjë për te cilat te pendoheni. Beqaret do kenë një takim te papritur, por qe mund t’ua ndryshoje shume shpejt jetën. Financat do jene te mira, por nuk duhet te investoni shume marramendëse.

Peshorja

Jeta ne çift nuk do jete e vështirë gjate kësaj dite. Te dy do tregoheni te sinqerte me njeri-tjetrin dhe do toleroni me tepër. Situata pështjelluese qe ka mbizotëruar kohet e fundit do te qartësohet. Beqaret nuk duhet te bëjnë serish gabimin te ngatërrojnë paratë me ndjenjat sepse do vuajnë. Ne planin financiar duhet te merreni me tepër me menaxhimin e te ardhurave.

Akrepi

Dielli do merret shume sot me jetën tuaj ne çift dhe do e ngrohe me tepër klimën. Do flisni lirshëm me partnerin dhe nuk do i merrni asgjë për keq njeri-tjetrit. Nëse jeni ende beqare, duhet te bëni edhe pak durim për te gjetur personin qe keni ëndërruar. Financat do jene me te stabilizuara se kohet e fundit. Ruajeni sa te mundni këtë situate dhe do jeni ju te fituarit.

Shigjetari

Jetën tuaj ne çift e ka pushtuar rutina? Beni çmos sot qe ta ndryshoni situatën nëse doni qe gjerat te ecin mire edhe për shume kohe. Beqaret nuk duhet te luajnë me zjarrin sepse do digjen keq. Me mire lërini gjerat te rrjedhin vete dhe mos kërkoni asgjë me ngulm. Financat do jene te favorizuara dhe me te mira se kohet e fundit. Beni shpenzimet me te nevojshme.

Bricjapi

Tregohuni sa me te arsyeshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe mos kërkoni gjera te cilat partneri nuk mund t’ua plotësojë dot. Beqaret me pak durim do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ka shume gjasa qe jeta juaj te ndryshoje shpejt. Situata financiare nuk do jete e shkëlqyer, por gjithsesi me e mire se kohet e fundit.

Ujori

Ata qe janë ne një lidhje duhet te bëjnë kujdes me xhelozinë dhe kritikat e mëdha. Partneri vërtet është i duruar por çdo gjë e ka një kufi. Dashuri me shikim te pare do ketë sot për disa beqare. Rrahjet e zemrës do jene te forta dhe emocionet do arrijnë kulmin. Shfrytëzojeni ditën sa te mundni. Financat do jene paksa delikate. Do jeni te stresuar dhe nuk do dini çfarë te bëni.

Peshqit

Tensioni ne çift do zbutet dalëngadalë, megjithatë nuk duhet te bëni premtime te mëdha te cilat nuk do i mbani dot. Beqaret do jene me te favorizuarit ne dashuri. Disa do fillojnë aventura emocionuese, e disa te tjerë do fillojnë histori te qëndrueshme e afatgjata. Merrni masa te zgjidhni sa me pare problemet me financat. Po i late pas dore do keni me shume vështirësi.