Home Blog Page 7117

Merr fund “epoka Gjukanoviç” në Malin e Zi, ja kush pritet të shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale

0

Kandidati për president i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviç, fitoi bindshëm raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi.

Sipas rezultateve të të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), bazuar në 92,5 për qind të votave të numëruara, Milatoviq ka fituar 60,1% të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç mori 39,9 %.

Mediat e huaja thonë se sipas të dhënave të CeMI, pjesëmarrja në votime ishte 70.6 %.

Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT) njoftoi se sipas 93,7 për qind të votave të numëruara, se Milatoviç fitoi 58,4 % të votave dhe Gjukanoviç 41,6 %.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se në raundin e dytë votuan 69,33 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në Malin e Zi, ose 375.853 persona.

Kujtojmë se Gjukanoviç kishte rreth 30 vite në pushtet, duke qenë kështu njeriu më jetëgjatë pas viteve 90 në postet kyçe të Malit të Zi.

Armaldo zgjedh mes Oltës dhe Luizit, kë prej tyre do ta ketë mik?

0

Armaldo Kllogjeri ka qenë së bashku me Beniada Nishanin dhe Argjira Spanca në vendlindjen e tij në Gramsh, si pjesë e rubrikës “E Diell N’Trip” tek “E Diell”.

Gjatë intervistës, nuk munguan as pyetjet ngacmuese për maestron. Argjira e ka pyetur Armaldon se me kë do jetë shok pas përfundmit të Big Brother, me Oltën apo Luizin dhe ai përgjigjet se këtë do ia lërë kohës.

“Kam vënë re që nga komplimentet që kam marrë apo nga ato diskutimet që kam pasur me fansat e mi apo të Luizit, kam kuptuar që ka qenë një tërheqje e madhe e të gjithë shikuesve ndaj këtij Big Brotheri. Unë kam treguar aty brenda që jam një person tolerant, jam një djalë që e vlerësoj lojën dhe po ta keni parë lojën me vëmendje unë ia kam dhënë dorën për atë nominim që ka bërë. Pra kam treguar që në një lojë ti e meriton nëse bën diçka për interesin tënd të lojës. Këtë do ia lëmë kohës, por besoj që do kemi kontakt me njëri-tjetrin mendoj, nuk e di por gjithsesi do ia lëmë kohës”- tha Armaldo.

Shqiptarët braktisin gomonet! Mediat britanike: Ja rruga e re që po përdorin me ndryshimin e ligjit

0

Shqiptarët po braktisin kalimet me gomone nëpër La Mansh, duke preferuar tashmë kamionët dhe maunet, nga frika se ata do ndalohen dhe deportohen në Shqipëri, nëse mbërrijnë me gomone, shkruan Telegraph e Londrës, e njohur si gazetë pro-qeveritare.

Grupet kriminale po ndërrojnë taktikë përmes trafikimit të shqiptarëve përmes mauneve, pasi shanset që të kapen janë më të pakta nëse mbërrijnë në Britani dhe mundësitë janë më të mëdha të zhduken në të zezë nëse s’kapen nga autoritetet e emigracionit.

Është projektligji i ri i Migracionit që parashikon që ata që vijnë me gomone dhe kapen do ndalohen dhe deportohen menjëherë në vendin e origjinës, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kjo ndoshta shpjegon edhe ndryshimin e taktikës së grupeve kriminale që merren me trafikimin e qënieve njerëzore. Rritja e kërkesës për kalimet me gomone ka bërë që çmimi i kalimeve ilegale të shkojë sërish në 20 mijë sterlina sipas reklamave që ende bëhen në Tik-Tok.

Sipas zyrtarëve britanik, rënia e kalimeve nga shqiptarët gjatë dimrit ka qenë “dramatike dhe në numra shume të vegjël”, krahasuar me mbi 12 mije nga afro 46 mijë të huajt që mbërritën me gomone vitin e kaluar.

Shqiptarët më të shumtë mbërritën në periudhën e verës deri në tetor dhe nga tetori e më pas numrat ranë së tepërmi.

Tashmë trafikantët e qenieve njerëzore reklamojnë oferta për emigrantët si “shofera të dytë”, nëpër kamionë që sjellin mallra në Britani, pavarësisht nga kontrollet në Francë, Belgjikë dhe Hollandë.

Mbetet e paqartë nëse muajt e dimrit me mot të ftohtë dhe dallgëzime të mëdha mund të jenë një faktor për rënien e kalimeve me gomone apo forcimi i masave të ashpra të ndërmarra nga Britania për kontrollet kufitare. Muajt e verës që po trokasin, do jenë përgjigjja më e saktë ndaj kësaj enigme

Dori mbështetës i Luizit? Partneri i Oltës flet publikisht: Është perfekt në lojë

0

Olta vendosi mbrëmjen e djeshme të linte në mes rrugëtimin në “Big Brother VIP”, duke dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ajo vetë deklaroi pas daljes se do donte që tashmë BBVIP ta fitonte një vajzë, dhe e referuara e saj do ishte Dea Michele, megjithatë, duket se partneri i saj, dori mendon ndryshe.

Gjatë një telefonate live në emisionin “E Diell”, i pyetur nga Edi Manushi se kë ka të preferuar, Dori tha se Luiz është banori që do e fitojë sepse tashmë nuk ka më kundërshtar.

“Po s’kam unë. Luizi në atë lojë është perfekt, s’ka kundërshtar, kot të flasim, farë të kundërshtojmë”- tha ai.

“Kam sakrifikuar shumë”/ Kë sheh Kiara në finale mes saj dhe Efit?

0

Ronaldo, Bledi, Kiara dhe Efi u rikthyen ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi publiku u dha një tjetër mundësi për të vazhduar rrugëtimin e tyre.

Megjithatë, ky rrugëtim është i kushtëzuar, pasi vetëm njëri prej tyre do mund të prekë finalen nëse arrin t’ia dalë.

Ditën e sotme Ronaldo ka pyetur Kiarën, nëse e sheh Efin si rrezik për rrugën e saj drejt finales. Moderatorja ka thënë se jo, pasi sipas saj, ajo ka kaluar më shumë kohë në shtëpi e po ashtu, ka sakrifikuar më shumë.