Home Blog Page 7118

Deklarata “BOMBË e Artan Hoxhës: Mora një telefonatë kërcënuese pas sulmit në Top-Channel

0

I ftuar në emisionin “E Diell” ka qenë gazetari investigativ Artan Hoxha i cili si rrallë herë, ka folur si për karrierën ashtu dhe për jetën e tij personale.

Ai nuk ngurroi të tregonte dhe ngjarjen e fundit që i ka ndodhur para se të vinte në emision, ku ka marrë një telefonatë anonime i cili e pyeste pse merret me ngjarjen ku u sulmua Top Channel.

Artan HoxhaPara se të vija tek ty më morën në një telefonatë dhe më tha  “pse duhet të dalësh ti i pari?” Pse i thashë? Unë kujtova për historinë e përgjimit të 21 Janarit. Ai më foli pikërisht për atë që i ndodhi Top Channel. Nuk kam patur gjë personale me ty dhe gjëja që më shkoi një herë në mend, se mua në mend më shkon gjithmonë e kundërta, numri ishte nga ata numra që janë të regjistruar në Karaibe dhe gjëja që më shkoi në mendje është …

Shiko nëse nuk reagohet për këtë që i ka ndodhur grupit mediatik dhe familjes se madhe të Top Channel, pavarësisht motiveve, motivet janë 0, po nëse nuk reagohet, se është e pa përjashtuar pjesa e atij të ndjerit që ka humbur jetë. Ne do të jemi në një rrezik të madh për ditët që vijnë dhe edhe ai emisioni jot  “Procesi Sportiv” do fillohet të bëhet siç ka thënë presidenti i UEFA-s Seferini.

VIDEO/ Çfarë është “snus”, droga e lejuar që po çmend futbollistët në Angli

0

Nuk është drogë, nuk është një substancë dopuese, por mund të krijojë varësi dhe rreziqe të ndryshme. Tashmë po bëhet gjithmonë e më popullore te lojtarët e Premier Ligës.

Bëhet fjalë për ‘Snus’, një substancë që një numër në rritje lojtarësh të kampionatit anlgez po e përdorin. Një hetim i “The Athletic’ ka nxjerrë në pah problemin e vërtetë të ‘Snus’ në futbollin anglez.

Sulmuesi Vardi ka pranuar se ka hequr dorë prej saj, ndërsa futbollistë të tjerë profesionistë nuk e kanë të lehtë ta shmangin. ‘Athletic’ ka evidentuar dy momente që janë parë në ekranet televizive, ku shfaqen lojtarë teksa përdorin ‘Snus’ gjatë ndeshjeve.

Së fundi, lojtari i Aston Vilës, Bertrand Traore, dukej që ngriti buzën e sipërme dhe vendosi diçka në gojë. Vetë lojtari më pas ka mohuar se ajo ishte ‘Snus’. Lojtarë të tjerë kalibri, si Markus Rashford, janë fotografuar me kuti ‘Snus’ pranë.

‘Athletic’ bën me dije se një lojtar shumë i njohur i kombëtares angleze është “krejtësisht i varur nga snus dhe se rrallë shihet pa të“. Emri i tij nuk përmendet.

Po çfarë është ‘Snus’?

Është një duhan pluhur i lagësht, që pakotehet në qese të vogla dhe që merret nga goja. Vendoset si çamçakëz nën buzën e sipërme për minuta, apo edhe orë të tëra për të lëshuar nikotinën, që shkon në gjak.

Duket se kjo substancë relakson atë që e përdor, por ka edhe variante më të forta që të japin adrenalinë.

‘Snus’ është një substancë e ligjshme në Europën Veriore dhe është shumë e përhapur në Britaninë e Madhe, veçanërisht në radhët e futbollistëve, pasi është një stimulues që nuk i kalon kufijtë e substancave të dopingut.

Lojtari që e përdor ka një ‘përfitim’ të menjëhershëm, duke marrë një ‘turbo’ shtesë. Por problemi është se prej saj krijohet varësi dhe me kalimin e kohës mund të shkaktojë dhimbje koke dhe probleme me fytin.

VIDEO/I shtrirë në mes të rrugës, dalin pamjet nga aksidenti me pasojë vdekjen e një personi në Tiranë

0

Kanë dalë pasmjet nga vendngjarja e aksidentit me pasojë vdekjen e një personi në Tiranë. Në pamjet e siguruara nga Panorama TV, duket personi që është përplasur nga makina, teksa ndodhet i pajetë në rrugë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në zonën e Unazës së Re.
Sipas policisë, viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje”, sqaron policia.

Nderkohe Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit

E RËNDË në Tiranë/Makina aksidenton për VDEKJE këmbësorin. Detajet nga vendngjarja

0

Një person është aksidentuar për vdekje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në zonën e Unazës së Re. Sipas policisë, viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.

FOTO/Mediat ruse: Viktima mbështetës i Putinit. Shkon në 16 numri i të plagosurve nga një shpërthimi në Shën Petersburg

0

Një shpërthim në një lokal në Shën Peterburg i ka marrë jetën një personi dhe ka plagosur 16 të tjerë.

Agjencia ruse e lajmeve Tass, raporton se viktima është një bloger rus me qëndrime të qarta pro Kremlinit.

Vladlen Tatarsky deklaronte publikisht në mars se mbështeste veprimet e presidentit Vladimir Putin në Ukrainë.

 

foto galeri