Bujar Leskaj: 32 vite më parë në Shkodër, në 2 prill 1991, u vranë nga diktatura katër Pishtarë të Demokracisë.
Masakra e 2 prillit/Flutura Açka: Urdhëruesit jetë pashallarësh, sehirxhinjtë i shërbejnë kupolës politike, përfituesit…
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka iu është bashkuar reagimeve në kuadër të 32 vjetorit të masakrës së fundit të komunizmit, ku në Shkodër u vranë 4 protestues
Në një reagim në ‘Facebook’, Açka thekson se urdhëruesit bënë jetë pashallarësh dhe u duartrokitën kur u larguan nga politika, ndërsa bashkëpunëtorët e krimit po kërkojnë t’u zgjatet jeta me amendamente politike.
MESAZHI I ACKES
32 vite nga masakra e fundit e komunizmit shqiptar
Në kujtim të dëshmorëve të demokracisë:
Bujar Bishanaku,
Arben Broci,
Nazmi Kryeziu,
Besnik Ceka
Urdhëruesit bënë jetë pasharësh dhe u duartrokitën kür u larguan nga politika,
Bashkëpunëtorët e krimit po kërkojnë t’i u zgjatet jeta prej pashallarësh me amendamente politike,
Sehirxhinjtë janë ende shërbyes pashallarësh në të gjithë kupolën politike,
Përfituesit janë ende në pashallëkun e tyre të indoktrinimit politik.
E ti,
ku je ti,
luftëtari i vërtetë për liri?
Shkodër, 2 prill 2023
Masakra e 2 prillit, kandidati i PD për Tiranën: Do ngremë monumentin dhe muzeun e viktimave të komunizmit në Tiranë!
Postimi i plotë:
Do ngremë monumentin dhe muzeun e viktimave të komunizmint në Tiranë!
Nevoja për ngritjen e monumentit në Tiranë për të nderuar viktimat e komunizmit është urgjente, dhe detyrë patriotike e të gjithëve, aq më tepër, e të djathtëve.
Ky do të jetë një nga prioritetet e mia në nder të mijra njerëzve që kanë humbur jetën dhe kanë vuajtur nga regjimi kriminal i Enver Hoxhës.
Këtë premtim e ndjej për detyrë që ta bëj sot më 2 prill.
Në 2 prill 1991 u vranë në Shkodër, Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Beshanaku dhe Nazmi Kryeziu.
Këto vrasje ishin përpëlitjet e fundit të regjimit komunist për të mbytur frymën e lirisë dhe demokracisë.
Ata njerëz, si dhe shumë të tjerë, kanë dhënë jetën për të rrëzuar regjimin me të ashpër të komunizmit.
Sot, edhe pas 32 vitesh demokraci sakrifica e tyre nuk gjen nderim në asnjë monument, në asnjë muze të mirëfilltë.
Ky është një turp për politikën shqiptare, por që nuk do ta lejojmë që të vashdojë më.
Legjislacioni ekziston*. Ai thjesht nuk është zbatuar.
Tirana dhe gjithë Shqipëria e ka per detyrë të nderojë sakrificën e tyre. Dhe unë personalisht, do të angazhohem për të ngritur një të tillë në bashkëpunim me shoqatat e të perndjekurve, me shoqerinë civile dhe komunitetin e profesionistëve të botës së artit e të memories.
Unë e ndjej si detyrë, Partia Demokratike e ka për detyrë, e gjithë shoqeria e ka per detyrë ndërmarrjen e një nisme të tillë në shërbim të memories historike të popullit shqiptar.
Shënim*
“Ligj nr.10241, datë 25.2.2010 “Për simbolet e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri”.
Neni 4
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të krijojë Muzeun Kombëtar të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 5
Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore për ngritjen e Obeliskut të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit në Tiranë, si dhe të monumenteve përkujtimore në qytetet e tjera të Shqipërisë.
“Nita influencë e keqe, Jori kot fare”/ Efi zbulon ‘këshillat’ që i ka dhënë Kiarës: Mos u shoqëro me…
Teksa po hiqnin make-up-in mbrëmë, Efi Dhedhes u zbuloi vajzave të BB VIP se çfarë këshillash i ka dhënë Kiara Titos para se të riktheheshin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri
“I kam thënë unë do të eci më mirë. Edhe i ka zbatuar të gjitha çfarë i kam thënë. Me Nitën mos u shoqëro më se është influencë e keqe. Më tha me të vërtetë, po ok. Me Fotininë fare njëherë. Kjo Jori është kot fare”, tha Efi duke ngacmuar të gjitha vajzat që ishin aty.
Më pas ajo iu kthye Gert Koxhës, i cili edhe ai po hiqte make-up-in.
“Po ti ça do këtu”, e pyet Efi dhe ai i kthehet: “Na kanë futur edhe neve në valle”.
“Gjithandej qenke me vërtet. E sheh, të thashë mos rri me Gertin”, i kthehet më pas Efi Kiarës.
Inceneratori jashtë funksion/ Boçi: Bashkia Elbasan vjedh çdo ditë qytetarët, merr 52 mijë lekë për incenerim dhe helmon banorët me mbetjet!
Kandidati i opozitës për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi denononcon aferën korruptive të Inceneratorit të Elbasanit që vijon të marrë paratë e taksapaguesve shqiptarë edhe pse është certifikuar si një aferë e pastër e zyrtarëve më të lartë të qeverisë shqiptare.
“Elbasani rrezikon një katastrofë ekologjike ndërsa ky mal me plehra i ka rrëmbyer qytetarëve të Elbasanit 27 milionë euro. Dhe nuk mbaron me kaq. Qytetarët e Elbasanit, grabiten çdo ditë nga Bashkia Elbasan,kryetari i Bashkisë dhe nga ky incenerator” deklaroi Boçi.
Kandidati i PD për Elbasanit i’u referua edhe investigimeve të fundit mediatike mbi kostot reale që paguajnë banorët e Elbasanit për malin me plehra, pasi inceneratori nuk ka funksionuar asnjë ditë.
“Një investigim i kryer së fundmi nxjerr në pah koston reale që paguajnë për ton
qytetarët e Elbasanit. Kjo kosto është 52 mijë lekë. Ndërkohë Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak pretendojnë dhe mashtrojnë opinionin publik me një vendim, sipas të cilit qytetarët e Elbasanit paguajnë 25 mijë lekë. Por a e dini se në fakt kosto reale është vetëm 9 mijë lekë sepse në Incenerator, nuk digjet asnjë kilogram plehra”, u shpreh Boçi.
Nënkryetari i PD dhe kandidati i opozitës për Elbasanin i bëri thirrje SPAK, të rinis hetimet për Inceneratorin e Elbasanit dhe të marrë të pandehur titullarët më të lartë vendor në Elbasan.








