Home Blog Page 7121

Olta Gixhari flet për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”: Ja cili ishte momenti që më bëri të marr vendimin për t’u larguar nga loja

0

Olta Gixhari hoqi dorë nga shtëpia e “Big Brother VIP” pas 100 ditësh qëndrim, për shkak të mallit që ndiente për djalin dhe se nuk mund të rrinte më pa të.

Ish-banorja ka dhënë së fundmi dhe intervistën e saj të parë pas daljës në “Fan Club”, ku ka treguar  momentin që e bëri të ndërpresë rrugëtimin e saj dhe të heqë dorë nga çmimi i madh.

“Gjatë bisedës me Dorin në telefon, batuta deçizive ishte kur tha Amari të sheh në televizor dhe përqafon televizorin. Ishte momenti kur mora vendim dhe thashë do dal”– u shpreh ajo.

Tashmë, që Olta është ribashkuar me familjen e saj, aktorja u shpreh se kjo është hera e parë dhe e fundit që largohet prej saj.

“Kur erdhi Amari në jetë, lashë karrierën dhe çdo gjë e ika në Spanjë. Edhe këtë herë, lashë këtë eksperiencë për djalin”.

Ndër të tjera, Olta tha se e vetmja gjë që dëshiron të bëjë tani, është të jetë në një vend me det me Amarin dhe partnerin, për t’u qetësuar dhe për të shijuar kohën me njerëzit më të dashu

Ceremonia përkujtimore për martirët e demokracisë, Alibeaj i përgjigjet Berishës: Vetëm një mendësi komuniste sulmon ata që mendojnë ndryshe nga ai

0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka replikuar me ish kryeministrin Sali Berisha në lidhje me deklaratën e bërë nga Shkodra për zgjedhjet e 14 Majit.

Alibeaj thotë se vetëm një mendësi komuniste mund të përdhosë kujtimin e heronjve të 2 Prillit duke sulmuar ata që mendojnë ndryshe nga ai.

“Ndaj sot reflektimi për këto vlera duhet të na bëjë më të përgjegjshëm për të çuar në vend jo vetëm dëshirën por dhe idealin e të gjithë atyre që dhanë jetën që sot të jemi të lirë në një vend demokratik. Për të respektuar çdo mendim dhe alternativë dhe jo për t’iu dorëzuar kultit të individit që na mbajti peng për gati 50 vjet”, shkruan Alibeaj.

Reagimi i plotë

Përkujtimi dhe respekti ndaj atyre që jetën dhanë në 2 prill, bëhet me nderim e në heshtje. Me reflektim të ndjerë e të thellë për çka dhe përse amaneti i antikomunizmit, lirisë dhe demokracisë ende nuk është çuar në vend! E vend për faj e përgjegjësi ka për çdokënd që pati mundësinë për të kontribuar në këtë drejtim. Nëse nuk ka dashur a mundur sot duhet veçse të heshtë!

Veçse një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve të 2 prillit, duke sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai

Ata që dhanë jetën në 2 prill në emër të lirisë dhe demokracisë së munguar për dekada meritojnë respektin dhe nderimin më të lartë sot. Në ditën kur ende zgjatimet e komunizmit përpiqen të mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve për interesat e tyre personale.

Në nderim të jetës së dhënë nga heronjtë e demokracisë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Çeka, të gjithë duhet të perulemi me respekt dhe të vlerësojmë më gjakftohtësi dhe seriozitet rrugëtimin politik të PD në këto 30 vjet. Në emër të vlerave të së cilës ata u vranë pabesisht nga regjimi komunist.

Vlerësimi dhe nderimi për jetën dhe veprën e heronjve të 2 prillit do të mbetet në themelet e vlerave mbi të cilat PD u ngrit. Ndaj sot reflektimi për këto vlera duhet të na bëjë më të përgjegjshëm për të çuar në vend jo vetëm dëshirën por dhe idealin e të gjithë atyre që dhanë jetën që sot të jemi të lirë në një vend demokratik. Për të respektuar çdo mendim dhe alternativë dhe jo për t’iu dorëzuar kultit të individit që na mbajti peng për gati 50 vjet!

A do jetë me Luizin tani që doli nga BB VIP? Olta surprizon me emrin e banorit që dëshiron të fitojë

0

Pas largimit përfundimisht nga “Big Brother VIP2”, Olta Gixhari ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fan Club”. Moderatorja Megi Pojani e ka ngacmuar atë duke e pyetur nëse do të bëjë tifo për Luiz Ejllin tani që është jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Duke qenë se shumë ish-banorë janë bërë fans të këngëtarit dhe herë pas here postojnë në rrjetet e tyre sociale diçka për Luizin, Olta tha:

“Kurrë. Seriozisht? Nuk do mbaj qëndrim. Dua ta fitojë një femër, dua ta fitojë Dea Mishel”.

Ndërsa duke i kujtuar një fjali që vetë aktorja ka thënë, që ‘do shkrinte gjithë pasurinë që Luizi të mos fitonte’, ajo tha:

“Sa budallallëqe kam thënë aty”.

FOTO/Lulzim Basha shfaqet në Uashington me zyrtarin e DASH

0

Ish kreu i PD-së, Lulzim Basha gjendet prej disa ditësh në Uashington.D.C ku po zhvillon disa takime informale me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Tirananews.al ka arritur të sigurojë disa foto të Bashës në një prej kafeneve të ’21 street NW’, duke biseduar me Martin McDowell, Drejtorin e Rajonit tonë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Nga ana tjetër Berisha dhe grupi i tij po përballen me probleme të shumta si pasojë e ‘non gratave’ nga aleatët e mëdhenj të Shqipërisë, SHBA dhe BM.

Gjithashtu sondazhet e nxjerrin koalicionin opozitar, i regjistruar nën logon e PL-së të Ilir Metës, humbës përballë pozitës socialiste, drejtuar nga Edi Rama.

Kujtojmë se Kolegji Zgjedhor, pak ditë më parë ka rrëzuar pretendimet e Berishës, i cili kërkoi pezullimin e regjistrimit të PD-së të grupit Alibeaj në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit të Partisë Demokratike të drejtuar nga grupi i PD-së zyrtare.

Gabriel Escobar në Tiranë, zyrtari amerikan pritet të vizitojë Shqipërinë në 11 Prill. Ja kë do të takoj ne PD

0

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar do të vizitojë Tiranën në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit. Mësohet se zyrtari i Departamentit të Shtetit, njëherësh i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor do të mbërrijë në Tiranë në datën 11 prill e do të qëndrojë deri në 13 prill.

Vizion plus ka mësuar se gjatë qëndrimit në Shqipëri, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar do të takojë presidentin e republikës Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu si përfaqësues të Partisë Demokratike ai do të takojë, Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabaku

Ashtu siç pritej Escobar nuk do të ketë takime me asnjë përfaqësues nga demokratët që mbështesin Sali Berishën, pasi qëndrimi i amerikanëve është përsëritur disa herë, ata nuk do të takohen e nuk do të bashkëpunojnë me një politikan të shpallur non grata për korrupsion madhor e minim të demokracisë.

Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar kur ai shoqëronte ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për çështjet europiane dhe euroaziatike, Karen Donfried.