Home Blog Page 7124

Cila është zona me aktivitetin më të lartë sizmik në Shqipëri

0

Në Nëntor pritet që të publikohet harta e re sizmike, e cila nuk ka më ndarje zonale të rrezikut sizmik, por i gjithë territori konsiderohet njësoj i rriskuar nga aktiviteti sizmik. I ftuar për të folur rreth kësaj harte në studion e Klan News, sizmologu Edmond Dushi përcolli më shumë detaje rreth saj, metodologjisë së përdorur dhe sesi do t’i ndihmojë kjo hartë ekspertët.

“Ideja e termit zonë është një term teknik në fakt, që e përdorim më shpesh. Pra ne, në momentin që flasim për harta të rrezikut sizmik, flasim për diçka krejt tjetër, nga ajo që ne flasim në mënyrë të zakonshme kur flasim për aktivitetin sizmik, ose për tërmetet që ndodhin në territorin e Shqipërisë. Zonat sizmogjene janë zona të dalluara për aktivitet të lartë sizmik dhe natyrisht ne i quajmë zona për shkak se kanë veçori të dallueshme nga njëra-tjetra, ku gjithë territori i vendit ndahet në disa zona, por ajo që është më dominuese është zona e kontaktit me pllakën e Adriatikut që është pjesa jonike dhe adriatike e territorit të Shqipërisë. Për rrjedhojë kemi dhe një zonë tërthorë që vjen si rezultat i impaktit të kësaj zone, që është pjesa drejt Elbasanit dhe Dibrës. Pra këto janë dy zonat kryesore sizmogjene në territorin e Shqipërisë të cilat pritet që të kenë dhe rrezikut më të lartë. Dhe realisht kështu del edhe nga studimet që kemi bërë dhe në hartat e fundit”.

Dushi thotë se tashmë, falë metodologjisë së përdorur në hartën e re të rrezikut sizmik, ekspertët e kanë më të qartë zonat ku tërmetet kanë më shumë impakt.

“Por kur vjen puna tek harta e rrezikut sizmik, metodologjia e përdorur nga ne është metodologjia e burimeve pikësore ose vetë tërmetit, për shkak se informacioni mbi strukturat tektonike dhe ndërtimit tektonik të Shqipërisë, është shumë i vakët ose i mangët le të themi në raport me metodologjinë që përdoret sot për vlerësimin e rrezikut sizmik për rrjedhojë do të rrisë pasigurinë në vlerësim. Si rezultat i kësaj është adoptuar kjo metodologji, e cila është një ndër metodologjitë alternative dhe më të avancuara dhe që ka gjetur dakordësi. Si rezultat i një analize hapësinore dhe kohore më të mirë të aktivitetit sizmik, bazuar tek vetë tërmeti ne tashmë të gjithë territorin e Shqipërisë e kemi më të qartë në aspektin e rrezikut që impaktohet. Dhe logjikisht ne mund të themi që një tërmet i cili mund të bjerë në një zonë të caktuar të vendit, dhe ka magnitudë mbi 6 nuk mundet kurrsesi mos prekë dhe zonat fqinje me të, duke qenë se territori i Shqipërisë është i kufizuar sa i përket gjeografisë së vet. Ne nga tërmeti i fundit i 2019-s kemi impakt deri në Dibër. Pra kemi pasoja deri në zona të thella të vendit.”/tvklan.al

Ndodh në Paskuqan: Pronarit të një servisi i vjedhin orë e varëse nën kërcënimin e armës

0

Pronari i një servisi ra pre e grabitësve mbrëmjen e kësaj të shtune në Kamzës. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 20:45, në rrugën “Demokracia”. Dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës i morën pronarit të servisit orën e dorës dhe një varëse.

“Më datë 01.04.2023, rreth orës 20:45, në rrugën “Demokracia”, Paskuqan 2, në një servis, dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur orën e dorës dhe varësen, pronarit të servisit, shtetasit Xh. Sh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve”, thuhet në një njoftim të policisë së Tiranës.

Çfarë po ndodh? Ish-banorët e këtij edicioni do të rikthehen në shtëpinë e “BBV2”?

0

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Spektakli i sotëm ka nisur me shumë surpriza dhe lajme të papritura për të gjithë. Vetëm pak më parë Arbana dha njoftimin që i ka habitur të gjithë. Vëllai i Madh ka marrë vendimin që sonte do të bëhen pjesë e shtëpisë së “BBV2” 4 nga ish-banorët e këtij edicioni të dytë dhe vetëm pak më parë është hapur televotimi ku publiku mund të votojë 4 të preferuarit e tyre. Ish-banorët janë njoftuar më përpara për këtë vendim dhe shumë prej tyre kanë pranuar ndërsa banorët brenda shtëpisë ende nuk kanë asnjë informacion për këtë. Rregullat kryesorë për 4 banorët që do të futen sonte në shtëpi janë:

1. Nëse njëri prej tyre do të arrijë të jetë fituesi, çmimi për ta do të jetë 50 mijë euro.

2. Nëse njëri prej tyre do të arrijë të jetë një prej finalistëve do të fitojnë 10 mijë euro.

3. Nëse njëri prej tyre do të japë informacione nga jashtë do të përjashtohet menjëherë pa asnjë paralajmërim.

Arbana ka dhënë një lajm të papritur për Oltën, e cila ka marrë vendimin për tu larguar nga shtëpia e “BBV2”. Kjo për shkak se tani për të është bërë e padurueshme qëndrimi larg djalit të saj.Pasi ka patur mundësinë të flasë edhe të tregojë arsyet dhe se si është ndjerë gjithë këtë kohë dhe pas insistimit të banorëve për qëndrimin e saj madje edhe insistimin e Luizit, Olta nuk e ka ndryshuar vendimin dhe është larguar nga shtëpia. Para se të largohej Olta ka patur edhe një surprizë dhe ka takuar në dhomën e surprizave pas kaq shumë ditësh djalin dhe qëndrimi i tij i ftohtë ndaj saj e ka bërë akoma dhe më shumë Oltën që të largohet përfundimisht nga shtëpia.

“Ishte vëllai im”, cili banor “ia mori zemrën” Valbona Memës në Big Brother Vip

0

Këngëtarja e njohur njëkohësisht edhe ish-banore e Big Brother VIP, Valbona Mema e ndërpreu para kohe rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme, por duket se e ka shijuar shumë qëndrimin Brenda. E ftuar sot në “Se Luan Topi”, Valbona u shpreh se të gjithë i konsideronte si fëmijët e saj, ndërsa Armaldon e cilëson si vëllanë e saj të vogël. Valbona kujtoi edhe momentet që i mungojnë më shumë tashmë që ka dalë jashtë Big Brother. “Unë e kam jetuar atë lloj eksperience dhe sinqerisht u ambientova shumë shpejt dhe të gjithë i quajta si fëmijët e mi. Armaldo ishte vëllai im i vogël. Çuditërisht më përqafonin çdo mëngjes dhe çdo darkë. Nuk është se ato u disiplinuan, se të disiplinuar janë. Unë shkova jo si një lojtar,e guxova si femër dhe ata Ata kishin shumë respekt ndaj meje dhe kjo bëri ndryshonte dita. Mungesa e përqafimit ndihej, un arrita të merrja shumë dashur, e di që më mungon. Ishim 13 veta dhe të gjithë ishin mosha e fëmijëve te mi. Më shumë do më mungojë mungon mëngjesi me Luizin që më bënte kafen dhe para primet që përqafonim njëri tjetrin dhe thoshim “suksese”, emocioni ishte shumë i madh”- tha Valbona Mema.

Ndahet nga jeta arkitekti i njohur, projektues i Pallatit të Kongreseve

0

Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu, projektues i Pallatit të Kongreseve.

Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije miqtë e tij përmes postimeve në rrjetet sociale. Vitet e fundit, Bregu i kaloi mes Kanadasë dhe Shqipërisë, ndërsa fatkeqësisht sot ka ndërruar jetë.

Përveçse profesor i Arkitekturës, Bregu ka qenë edhe pjesë e grupit të projektimit të Piramidës në kohën kur ajo u ndërtua.

Një reagim ka ardhur dhe nga prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, i cili shkruan:

“Eshte ndarë papritur nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu.

Përveçse profesor i arkitekturës, Vladimir Bregu është projektues i shumë prej objekteve kryesore në Tiranë si Pallati i Kongreseve, Piramida (bashkëprojektues) e shumë të tjera, ku ndërthuret tradita me elemente modernë.

Ndër shumë projekte të tij, janë edhe City Center në hyrje të Korçës dhe i njohuri si Kubi në qytetin tonë.

Ngushëllime familjarëve për humbjen e tyre!

Prof. Vladimiri u prehtë në paqe dhe qoftë i paharruar!”