Home Blog Page 7125

“Parashqevi Simaku u largua e zhgënjyer nga një lidhje dashurie me një politikan”

0

Në studion e “Rudina” në Tv Klan, gazetarja Rudina Xhunga ka ndarë dhe një tjetër detaj nga intervista me këngëtaren e shquar Parashqevi Simaku në vitin 1997.

Parashqevi e kishte thënë disa herë se arti nuk vlerësohet aq sa duhet në Shqipëri e kjo ishte një nga arsyet pse u largua e zhgënjyer, por pak kemi dëgjuar për një romancë të dështuar të sajën. Këngëtarja lirike i kishte rrëfyer Xhungës se dashuria e saj me një politikan shqiptar s’ishte e mundur.

Ishte shumë e vërtetë Parashqevia, madje më ka bërë shumë përshtypje sepse iu riktheva. Se mbaja mend intervistën dhe pashë që ajo tregonte se iku nga Shqipëria e zhgënjyer nga një marrëdhënie dashurie. Ajo ishte dashuria për mua thotë. Dhe e pyeta me kë? Sepse unë vërtet nuk e dija, nuk më përmendi emër, por më tha është një njeri që merret me politikë. Na ndau fakti që unë isha me këngën, ai me politikën më tha. Ajo ishte dashuria ime, por tani unë dua vetëm një gjë. Asaj i kushtohem dhe ajo është kënga. Një intervistë që më ka lënë shumë mbresa dhe kur i rikthehem nuk më besohet që është bërë në ato vite...”, tregoi Xhunga./tvklan.al

“The Times”: A do të përfundojë Trump pas hekurave!? Ish-presidenti i frikësohet një dënimi

0

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump i frikësohet një dënimi të mundshëm, pasi është vënë nën akuza për një krim në lidhje me një pagesë që i ka bërë yllit për filma të rritur, Stormy Daniels.

Ndërkohë në gusht të 2018-tës, avokati personal i Trump u deklarua fajtor për qëllime të ndikimit në zgjedhje gjatë fushatës.

Cohen u dënua me tre vjet burg, shumë prej të cilave i shërbeu në shtëpi për shkak të pandemisë Covid. Gjatë dy viteve të fundit, prokurorë të ndryshëm amerikanë kanë kërkuar që Trump, të vendoset para përgjegjësisë.

Gjithashtu ka pretendime se Trump ka shkelur ligjet zgjedhore në vitin 2020 duke u përpjekur të ushtrojë presion ndaj zyrtarëve në Gjeorgji

Dhe sigurisht ka të gjitha dokumentet e klasifikuara që FBI hoqi nga Mar-a-Lago gjatë një bastisjeje vitin e kaluar. Nëse këto dokumente janë të pavërteta, atëherë Trump mund të jetë fajtor për falsifikimin e të dhënave të biznesit.

Dhe nëse kjo do të bëhej në shërbim të një kontributi të paligjshëm të fushatës, atëherë mund të ishte një vepër penale e dënueshme deri në katër vjet burg. Por Strategjia ligjore e Trump ka të ngjarë të përfshijë taktika vonuese.

Pra, një gjyq mund të jetë një vit larg, deri në atë moment, Trump mund të jetë në prag të bërjes së kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës .

Në fund të fundit, ai është ende i preferuari. Dhe ndjekja penale nuk e pengon atë të fitojë Shtëpinë e Bardhë.

Në aspektin elektoral, Trump dhe këshilltarët e tij e dinë se ky është një lajm i mirë.

Për çfarë akuzohet Trump?

Stormy Daniels thotë se ajo kishte një aferë seksuale me Trumpin në vitin 2006, të cilën ai e ka mohuar vazhdimisht. Në vitin 2016 ajo u përpoq të shiste në media rrëfimin e saj rreth përjetimeve me Trump.

Avokati i ish-presidentit, Michael Cohen, e pagoi aktoren 130 mijë dollarë për të heshtur. Kjo lloj pagese quhet ‘pagë për heshtje’. Kjo nuk është e paligjshme, por ajo që e ka futur Trumpin në telashe është se si është regjistruar pagesa në llogaritë e tij. Ai akuzohet se ka falsifikuar të dhënat e biznesit duke thënë se pagesa ka qenë për tarifat ligjore.

Siç ndodhi pak përpara se amerikanët të votonin, kjo do të thotë se ka shkelë gjithashtu ligjet për pagesat që ndihmojnë një fushatë zgjedhore. Tani do të ketë një gjyq ku Trump do të paraqesë rastin e tij. Ai ka mohuar çdo akuzë dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht.

A do të shkojë në burg nëse shpallet fajtor?
Rezultati më i mundshëm është një gjobë, por ka edhe mundësi që ai të dërgohet në burg.
Nëse ndonjë nga akuzat është serioze – ajo që në SHBA quhet krim – atëherë ai do t’i kalojë katër vjet të jetës pas hekurave të burgut. Por, ekspertët ligjorë i kanë thënë BBC-së se ka pak gjasa që ai të burgoset.

A mund të kandidojë për president?
Po! Asgjë nuk e pengon të vazhdojë fushatën zgjedhore tani që ai po akuzohet. Edhe nëse do të burgosej, ai teorikisht mund të kandidojë për president dhe të fitojë zgjedhjet.

A nuk ishte hetuar më parë?
Po. Ai u përball me dy hetime të mëdha nga Kongresi amerikan kur ishte president, të quajtura “impeachments” (shkarkime), por Senati e liroi në të dyja rastet. Trump tashmë ka lënë detyrën dhe nuk mund të fajësohet më, por mund të paditet dhe përballet me një sërë hetimesh penale. Ato janë në vazhdim dhe ne do të dëgjojmë më shumë rreth tyre në muajt në vijim.

Olta Gixhari merr vendimin e papritur, largohet nga shtëpia e Big Brother. Luizi i lutet të qëndrojë: Kjo lojë s’ka kuptim pa ty

0

Aktorja Olta Gixhari ka vendosur të heqë dorë nga gara e saj në Big Brother. Vendimi i saj për t’u larguar ishte i papritur për banorët e shtëpisë dhe publikun gjithashtu

Si arsye, Olta ka thënë se i mungon djali i saj dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet. Ajo ka thënë se para se të jetë lojtare e Big Brotheri-t, është nënë dhe familja për të është gjëja më e shenjtë.

“Hyra këtu që të luaj, që të bëj historinë time, të krijojë kujtimet më të bukura të jetës sime dhe mendoj që ja dola. Amari është i imi, unë e di se sa e dua, se sa më mungon. Në këto momente jam e djegur nga malli për të. Është një nga vendimet  më të vështira”, tha Olta.

Kjo ishte një surprizë edhe për banorët e tjerë. Luizi iu lut Oltës që ajo të qëndrojë.

Olta: Amari është i mi, unë e di sesa e dua, unë e di sa më mungon dhe në këto momente jam thjesht e djegur nga malli, nuk ka finale në botë që ma zëvendëson.

Luizi: Nuk do ikësh.  I lutemi në me ta prur djalin. Nuk ke për të ikur ti, kjo lojë nuk ka kuptim pa ty. Mos ik kështu

Olta: Kam një javë që vetëm qaj, rri nëpër cepa! Dea është e vetmja që më ka kuptuar. Unë kisha menduar që edhe ti më kishe kuptuar. Nuk kam fuqi ta vazhdoj më. Është momenti më i vështirë.

Agron Kapllanaj: Të bëhemi bashkë për Mallakastrën e të japim mesazh për gjithë Shqipërinë

0

Kandidati i PD në Mallakastër Agron Kapllanaj bën thirrje për bashkimin e demokratëve, sipas tij kjo do të ishte mesazhi më i mirë për Mallakastrën e gjithë Shqipërine. Po ashtu ai shkruan se duhet të jemi indiferent ndaj politikës së vjetër që vetëm baltis dhe mban në vëmendje konfliktin.

Postimi i plotë

Të dashur bashkëqytetare Mallakastriot!
Sot sfidat tona nuk janë të lehta! Pas 10 vitesh keqqeverisje, korrupsion, kriminalitet dhe varfërim, vendi po zbrazet, të rinjtë po largohen. Këtë problem e vuan e gjithë Shqipëria e shumë fort po e vuan Mallakastra!
Sot është momenti për reflektim, sot është momenti për llogari konkrete! Të bëhemi bashkë për Mallakastrën e të japim një mesazh për gjithë Shqipërinë!
Një i zgjedhur vendor nuk mund të bëjë gjithçka, por ai mund të bëjë diçka shumë të rëndësishme për qytetin e per krahinen e tij. Mund të punojë me ndershmëri dhe këmbëngulje për të tërhequr investime, për të përmirësuar jetesën e qytetarëve të tij, për të qenë pranë tyre!
Duhet të jemi indiferent ndaj politikës së vjetër, politikës së baltosjes dhe mbajtjes në vëmendje të konfliktit!
Të mendojmë për të ardhmen tonë dhe të votojmë për interesin tonë!
Kemi treguar se sa herë jemi bashkë, bëjmë gjëra të bukura për Mallakastrën!
Prandaj me zemër ju kërkoi qe edhe në këtë sfidë të radhës të jemi bashke! Të jemi bashkë për të garantuar jo një zyrtar burokrat, por një shërbëtor për qytetin e për qytetarët!
Të bashkohemi për të ndryshuar Mallakastrën, pasi mund të bëhet dhe do bëhet!
Sot Mallakastra, nesër Shqipëria!
I Juaji Agron Kapllanaj

Arbana jep LAJMIN E PAPRITUR për Oltën: Ajo ka vendosur…

0

Arbana ka dhënë një lajm të papritur për Oltën në hyrje të spektaklit të sotëm të Big Brother VIP. “Olta ka vendosur të lërë shtëpinë e Big Brother”, tha moderatorja.

“Në fakt nuk kemi të bëjmë me një shaka 1 prilli, Vëllai i Madh nuk do e bënte një shaka të tillë, pork y është një vendim i marrë prej saj,” u shpreh Arbana.

“Olta ka qenë e dyzuar prej kohësh për të lënë shtëpinë, pavarësisht mesazhit të bashkëshortit për të vazhduar garën”.