Home Blog Page 7126

Rama firmos vendimin për shpërblimin e pensionistëve

0

“U thanë shumë të pavërteta për këtë çështje”

Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot vendimin e qeverisë për të shpërblyer me 5 mijë lekë pensionistët nga të ardhurat e marra nga taksa e jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë.

Rama thotë se fillimisht kjo taksë u anatemua si “tatim i jashtëzakonshëm komunist”, por pasi e bëri BE-ja dhe Ursula Von Der Leyen e tha në Tiranë që kjo është diçka krejt e drejtë në këtë kohë krize “e mbyllën përkohësisht gojën”.

Të pavërtetë e quan Rama edhe akuzën se po shkelet Kodi Zgjedhor.

“Por ja ku erdhi prilli erdhi dhe taksa e jashtëzakonshme mbi fitimet e rëna nga qielli i luftës në arkën e eksportuesve të mëdhenj të energjisë, do të fillojë t‘u shpërndahet pensionistëve, si pjesa më e prekur nga pesha e luftës, po edhe më dinjitozja në qëndresën e saj përballë vështirësive të kohërave”, thotë Rama që nënvizon se kjo masë lehtësuese nuk do të jetë e fundit.

“Kur thosha do të vendosim taksë të jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë dhe do t’ua shpërndajmë pensionistëve në prill, ata që ju e dini kush janë, bërtisnin ky është tatimi i jashtëzakonshëm komunist. E bëri BE-ja, e tha edhe këtu Ursula Von Der Leyen që po, kjo është diçka krejt e drejtë në këtë kohë krize dhe e mbyllën përkohësisht gojën. Pastaj e hapën prapë gojën, duke u qarë hallin pensionistëve se i mashtroi Edi Rama dhe se s’do merrnin asgjë, po kur e dëgjuan që kjo do të ndodhte siç ishte premtuar, u hodhën përpjetë se po shkelej Kodi Zgjedhor! Krejt e pavërtetë, si zakonisht kur ata hapin gojën.

Por ja ku prilli erdhi dhe taksa e jashtëzakonshme mbi fitimet e rëna nga qielli i luftës në arkën e eksportuesve të mëdhenj të energjisë, do të fillojë t‘u shpërndahet pensionistëve, si pjesa më e prekur nga pesha e luftës, po edhe më dinjitozja në qëndresën e saj përballë vështirësive të kohërave. Kjo është një tjetër masë lehtësuese për ta pas Pakos së Madhe, po nuk është e fundit, sepse ne nuk bëjmë dot sa duam për më të moshuarit, por nuk do të lemë kurrë pa bërë gjithçka mundemi. *Më poshtë vendimi i sapofirmosur i qeverisë”, shkruajti Rama.

Tv Klan

Kreu i degës së PD Greqi: Ju qoftexhinjët e rrethrrotullimit të Omonias, mos harroni….

0
Nga Fatmir Gjoçi
Ju qoftexhinjët e rrethrrotullimit të Omonias, mos harroni, unë jam këtu!!
Jo i vetëm, por bashkë me mijëra demokrat të tjerë, që për vite me radhë, kanë shkruar historinë e Partisë Demokratike, në degën më model, jashtë territorit të Shqipërisë, me djerës, kontribut, angazhim dhe punë konkrete!!
Po shoh drejtpërdrejtë nga Sela e PD në Athinë, me një pamje fantastike me epiqender Sheshin Omonia.
Ky Shesh me plot histori, goxha i modruar dhe për nga ambjenti për rreth, bie prerë e zhurmave të 4-5 mjeranëve që flasin në emër të Partisë Demokratike.
Situata që po kalon Partia Demokratike sigurishtë që është në monentet më të vështira të saj, ndaj dhe kemi qëndruar pothuajse pak në heshtje, pikërishtë për të lënë të qetë demokratët, për kapërcimin e situatës dhe jo të ushqejmë përçarjen.
Mos flisni në emër të PD, është peshë e madhe të flasësh në emër të sajë.
Mos ngatërroni PD, me skutat, uzeritë dhe pijetoret e Omonias, se për këta të fundit, jeni të parët ju, ndaj dhe futjani ndonje Uzo, se Rakinë dhe Birrat ju keni nxjer fundin.
Dhe mos harroni, mereni me lëng…

14 maji/Namir Lapardhaja: Roland Bejko, modeli i zyrtarit që e ka nderuar PD, sulmet nga ‘Foltorja’ tregojnë…

0

Namir Lapardhaja në një status në “Facebook” ka komentuar lidhur me situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko.

“Roland Bejko është nga të rrallët zyrtarë të shtetit shqiptar që në kulmin pushtetit, kur kjo forcë politike kishte vetëm dy vite që drejtonte vendin, ka dhënë dorëheqjen nga Prefekti i Qarkut për të vijuar studimet pasuniversitare në një vend të huaj”, shkruan ai.

Gjithashtu shprehet se sulmet e fundit të ‘Foltores’ ndaj Bejkos tregojnë se nuk e kanë betejën me Partinë Socialiste, por me vetë sundimin e  PD-së.

REAGIMI

Roland Bejko, MODELI I ZYRTARIT QË E KA NDERUAR PARTINË DEMOKRATIKE

Sulmet e fundit të “Foltores” dhe enturazhit të tyre mediatik ndaj kandidatit të Partisë Demokratike në Tiranë, Roland Bejkos, janë tregues i asaj se këta njerëz nuk e kanë betejën me Partinë Socialiste dhe Erjon Velinë, por me Partinë Demokratike dhe kandidatët e saj. Ata nuk kanë synim pushtetin lokal, por sundimin e PD-së. Nuk duan fitoren e bashkisë, sepse e dinë që nuk mundet, por nënshtrimin e asaj pjese të partisë që ende nuk iu është bindur. Dhe këtë gjë synojnë ta arrijnë me çdo mënyrë dhe rrugë të pamoralshme, sepse janë të besimit se morali në politikë është tregues i dobësisë njerëzore.

Roland Bejkon e kam njohur për herë të parë në vitin 2005. Atëherë isha student në Universitetin e Tiranës. Ai sapo ishte emëruar Prefekt i Beratit. Njohja ka ardhur nëpërmjet piktorit beratas Kastriot Dervishi, poetit Yzedin Hima dhe shkrimtarit Balil Gjini. Të tre miq të përbashkët që na bashkonte dëshira për artin dhe për letërsinë. Rolandi, përveçse me politikë, frekuentohej me këta njerëz në qytet. Unë, si i ri, përkrahesha prej tyre.

Në këtë shkrim, do të sjell disa detaje, të cilat tregojnë për botëkuptimin dhe qartësinë e Bejkos si zyrtar model i administratës shtetërore dhe se si e njohin qytetarët e Beratit, të cilët edhe sot e kësaj dite ruajnë respekt dhe vlerësim të veçantë për të.

Në mbledhjen e parë me drejtuesit e institucioneve vendore në vitin 2005, mes të tjerave, Roland Bejko, ndonëse i deleguar i Kryeministit të kohës dhe i emëruar politikisht në atë detyrë, u ngrit dhe tha: “Shqiptarët na kanë votuar për t’i drejtuar të gjithë dhe jo vetëm një pjesë të tyre. Nga sot, mos shihni kush është i PD-së kush është i PS-së. Zbatoni vetëm ligjin, ai është partia jonë.” Natyrisht shumë prej pjesëmarrësve ngelën të çuditur se si mund të fliste kështu Prefekti i Qarkut, mirëpo ai e kishte të qartë se çfarë po thoshte dhe çfarë po u kërkonte, qartësi që buronte prej formimit të tij intelektual.

Pas dy vitesh, në një mbledhje me drejtues vendor, në prani të zëvendësministrit të pushtetit lokal të PD-së së kohës dhe të kryetarit të Bashkisë Berat, shefi i protokollit të Bashkisë prezantoi të ftuarit dhe e nisi nga Prefekti i Qarkut: “I nderuar zoti Prefekt i Qarkut Berat…. I nderuar zoti kryetar i Bashkisë…! ”Mbledhja zhvillohej në ambientet e Bashkisë Berat. Pas mbaroi prezantimin, Rolandi me humor, por edhe me një vetëdije administrative, i tha: “Zoti Kadri, edhe për sa kohë të jem unë Prefekt i Qarkut, nuk e ke keq me këtë renditje, por, pasi të iki unë, duhet të kesh parasysh se i zoti i shtëpisë në qytet është Fadili, kryetari i Bashkisë, nga ai duhet nisur renditja protokollare…” Në fakt, po jepte një leksion se si duhej ndarë pushteti dhe se si duhej respektuar i pari i tij, pavarësisht se kush ishte kryetar Bashkie apo cila forcë politike e drejtonte. Për asnjë moment si Prefekt i Beratit nuk u mor me cic-mice të vogla, por gjithmonë duke qenë korrekt dhe rigoroz ndaj ligjit. Të njëjtën gjë bëri kur bashkëpunoi fort dhe pa më të voglin hezitim me kryetarin e Bashkisë Berat që ishte nga PS-ja dhe drejues të tjerë institucionesh për të përgatitur dosjen voluminoze për aplikimin dhe, më pas, anëtarësimin e Beratit në UNESCO.

Roland Bejko është nga të rrallët zyrtarë të shtetit shqiptar që në kulmin pushtetit, kur kjo forcë politike kishte vetëm dy vite që drejtonte vendin, ka dhënë dorëheqjen nga Prefekti i Qarkut për të vijuar studimet pasuniversitare në një vend të huaj. Ishte koha kur një pjesë e atyre që e sulmojnë sot, ishin të parimit të bëjmë ndonjë lekë apo të kapim ndonjë gjë sa kohë e kemi në dorë. Kur pa se me kë e zëvendësuan në Berat, Rolandi tha shprehjen e famshme lapidare, që mbahet mend prej të gjithë miqve të tij: “Kur e pashë se me kë më zëvendësoi, e kuptova se sa respekt të madh paska pasur për mua Sali Berisha.” Është viti 2007. Edhe Lulzim Bashës t’ia thoshe këto fjalë në atë kohë (dhe shumë më pas, në fakt), do bënte sikur nuk dëgjonte për të mos e futur veten në telashe.

Roland Bejko është sot në një garë të vështirë, por ai është model i zyrtarit korrekt dhe i drejtuesit të vetëdijshëm që, pavarësisht bindjeve politike, duhet pasur një vetëdije shtetërore. Ai nuk është njeri i kompromiseve dhe i kulisave, i skutave apo i pazareve nën tavolinë. I ka qëndruar PD-së në kohë të vështira, si viti 1997, ka drejtuar institucione të rëndësishme shtetërore dhe e ka ndërtuar karrierën e tij politike me vetëdije të lartë dhe me integritet. Ai është përplasur me Berishën dhe Bashën për shkak të bindjeve dhe besimit të tij tek disa norma dhe parime, nuk ka heshtuar kur është dashur të flitet dhe nuk ka parë nga do vejë forca kur është dashur të reagojë. Si kanë bërë shumë bythecë që shkuan gjatë kësaj kohe tek Berisha, për shkak të frikës dhe jo të besimit. Të dy kandidatët që Roland Bejko ka përballë në bashkinë e Tiranës, ndonëse mund të kenë mbështetës të shumtë, për shkak të rrethanave dhe situatës, nuk kanë asgjë të përbashkët përsa i përket formimit, historisë apo karrierës politike me të. Ata janë thjesht imitime të zbehtë të shefave të tyre, të ngjashëm llahtarisht me njëri-tjetrin, saqë nuk dallohet ku fillon njëri e ku mbaron tjetri, dhe në ato pozicione apo gara mbështeten dhe promovohen nga interesa të tjera, që i tejkalojnë ata. Në realitete paralele Veliaj dhe Këlliçi mund të ishin thjesht hiçkushër, sepse boshi intelektual i tyre është ulëritës, ndërsa Roland Bejko është figurë bio politike, që e ka ndërtuar vetë personalitetin dhe figurën e tij, në një kohë dhe periudhë që për të qenë vetvetja do duhej të paguaje kosto të mëdha.

Mjeku hartues dhe mbrojtësi i programit të PS për shëndetësinë në 2013 do të largohet përfundimisht nga Shqipëria. Ja çfarë shkruan para ikjes….

0

Mjeku Tritan Kalo do të largohet nga Shqipëria më 18 korrik, pas daljes në pension. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, mjeku lajmëron ikjen e tij.

Kalo i cili për vite me radhë ka jetuar dhe punuar mes Kanadasë, Parisit dhe Shqipërisë shprehet se në vendlindje edhe pse ai ishte student i vetëm i diplomuar nuk iu dha mundësia për të ushtruar profesionin.

Ai rreshton si arsyen kryesore afrimitetin me politikën e asokohe për të gjetur një vend pune, gjë që Kalo nuk e kishte.

Mjeku Kalo shkruan se i kupton të gjithë ata që duan të largohen nga vendi i tyre, pasi të gjithë largohen sipas tij për të gjetur mundësi më të mira për të ardhmen.

Postimi i plotë i Tritan Kalo:

1.04.2023….Muaj prill të mbarë miq, të afërm, mirëdashës, kolegë e bashkëkombas….1.04.1997 shënon ditën e mbëritjes sonë në ishullin e Vankuverit të Kolumbisë Britanike, Kanada, fillimisht për dy vite në Nanaimo ku më 7.08.1998, erdhi në jetë bija jonë e tretë, Genta Juna Kalo, dhe prej 1.07.1999, e në vijimësi në kryeqëndrën e provincës, Viktoria…Prej Shtatorit 1996 i kishim në dorë dokumentat e emigrimit për në Kanada, por megjithatë hezitonim shumë të largoheshim nga “Dheu ku na kish lerë koka”….Ishim të instaluar shumë mirë në Paris, Francë ku unë edhe studiova, por së bashku me time shoqe dhe dy vajzat e lindura në Shqipëri vendosëm të riktheheshim në fillimvitin 1993, me idenë e dëshirën të kontribuonim në zhvillimin dhe në demokratizimin, e vendit tonë të dalë nga 45 vite diktaturë….”Guri i rëndë në vënd të vet” ishte diçka, që prindërit na e kishin ushqyer përditë me dashurinë për nënë loken Shqipëri…

Pozicionin profesional të punës në Paris, të marrë përmes konkurimit kurrë nuk mbërrita ta marr në vendin tim, edhe pse i Diplomuar me “Medalje të Artë” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe i vetmi mjek në atë kohë i Diplomuar në një prej 100 universiteteve më në zë në Botë, Universiteti Paris 7, Fakulteti i Mjekësisë “Xavier Bichat” në dy domene të rëndësishme të mjeksisë klinike: 1- Sëmundjet Infektive e Tropikale, dhe 2- Reanimacionin Mjekësor….Viti i praptë 1997, na krijoj angështinë e vijimësisë së jetës në Shqipëri… Profesionalizmi, përkushtimi dhe puna pak u vlerësuan në atë kohë, dhe ato përsëri pak u vlerësuan pas rikthimit tim nga Kanadaja në Korrik 2009, kur “gëzova edhe statusin e të papunit” për një vit si dhe të mos rikthimit në auditoret e dijedhënies në vijimësi deri më sot… Nëse nuk je konformist, militant apo një servil i delezuar pas forcave politike të dala me shpalljen e pluralizmit në Shqipëri më 15.12.1990, pak ose aspak të ofrohen mundësitë e dhënies së më të mirës tënde si Mantelbardhë i panjolltë… Këtë gjë nuk duan t’a pranojnë myteberët politikbërës në Shqipëri, ndaj edhe i mirëkuptoj shumë kolegë përse ata largohen nga “Dheu i të parëve të tyre”….

Fatkeqësisht “Partia, Kryetari” prevalonin e vijojnë të prevalojnë mbi profesionalizmin dhe interesat socio-politiko-ekonomiko Demokratike e Kombëtare… Fotot e mëposhtme janë të bëra në Victoria, ku jeton edhe vajza e vogël e tezes së bashku me bashkëshortin e saj… Jemi këtu pesë familje të një lidhje shumë të afërt mes nesh: Familja Kalo vetë i pestë, Familja Veizaj, vajza e tezes vetë e tretë, im nip Familja Leka vetë i pestë, ime mbesë Familja Pashaj vetë i katërt, dhe Familja Qirjako, ime vjehrrë dhe im kunat vetë i katërt, si dhe shumë miq shqiptarë nga Shqipëria Londineze, nga Kosova e viset e tjera Arbërore….Edhe pak muaj na ndajnë nga 18.07.2023, datë që do të shënojë edhe kthimim tim përfundimtar pas pensionimit në Shqipëri, këtu në Victoria, BC, Canada….Gjithsesi në çdo qelizë timen përjetësisht është gjurmëzuar Shqipëria dhe Shqiptarizmi….Together forever!!!-Shkruan Kalo.

VIDEO/ Arsenali “shtron rrugën” drejt titullit, fitore e thellë ndaj Leeds, Xhaka bën golashënuesin

0

Arsenali vazhdon rrugëtimin drejt titullit kampion. Gooners mundën 4-1 në shtëpi Leeds, duke shkuar kështu në +8 pikë nga ndjekësit e Manchester Cityt. Gabriel Jesus realizoi golin e parë të ndeshjes me penallti në minutën e 35-të. Për brazilianin ky ishte goli i parë pas një periudhe të gjatë.

Në pjesën e dytë, 3 pikët u siguruan nga White. Më pas, sërish Gabriel Jesus protagonist, duke thelluar avantazhin.

Kristensen ngushtoi shifrat, ndërsa Granit Xhaka në fund tregoi se është në një formë të mirë, duke “tundur rrjetën”. Në Premier League, pasdite do luhet Chelsea-Aston Villa.