Home Blog Page 7127

Kjo është beteja e vërtetë e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit!

0

Nga Preç Zogaj
Beteja e vërtetë në këto zgjedhje është ajo për proporcionalin. Problemi që do të zgjidhin këto zgjedhje është a do të kemi një opozitë plurale, ku ka vendin e vet të denjë një PD që sheh nga e ardhmja në respekt të historisë së saj dhe në marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe vendet Perëndimore, apo do të kemi vetëm një opozitë të provuar e të stërkonsumuar në pushtet dhe, për me keq, në marrëdhënie të ngrira me SHBA dhe Perëndimin

Zgjedhjet si rregull, zgjidhin ose vënë në rrugën e zgjidhjes një problem të madh. Që zakonisht është rrotacioni pushtetit. Sipas rastit, edhe çështje të tjera specifike, që nganjëherë marrin një rëndësi më të madhe se vetë rrotacioni.

Por zgjedhjet vendore nuk prodhojnë rrotacion të pushtetit qendror. Nëse opozita i fiton bindshëm shumicën e bashkive, ato e tronditin qeverinë, përshpejtojnë dhe garantojnë rënien e saj. Nëse prodhojnë një ekuilibër relativ, ato i paraprijnë rrotacionit në zgjedhjet politike pas dy vitesh. Ky është në përgjithësi rregulli.

Çfarë parashikohet të ndodhë në zgjedhjet vendore të 14 majit? Cili është problemi i madh që u shtrohet atyre për zgjidhje ? Nëse referojmë rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit të vitit të shkuar dhe një seri sondazhesh që janë bërë në vijimësi e po shtohen këto ditë, shihet se Partia Socialiste në pushtet ka një avantazh të dukshëm për të fituar shumicën e bashkive dhe këshillave. Ndërkohë që opozita është larg rezultateve të saj të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Do të thotë më larg fitores se sa ka qenë. Kur duhej të ishte kundërta. Me kohën që ka kaluar, me gjendjen e përkeqësuar dhe sidomos me plasjen e skandaleve të mëdha, nga ai inceneratorëve te afera “McGonigal”, opozita duhej ta kishte parakaluar tashmë qeverinë. Dhe kur nuk e ka kaluar në sondazhe, merret me mend sa mund ta kalojë në zgjedhje reale, ku qeveria dhe kandidatët e saj e kanë zakon të përdorin asete publike dhe para nën dorë për të blerë vota.

Krerët e partive opozitare i shohin dhe i dinë këto gjëra. Ata, sigurisht, s’do reshtin deri në fund të kërkojnë dhe të luftojnë për fitoren- ky është rregull i çdo gare elektorale. Por gjendja reale është kjo që është, diferencat në tërësi janë të tilla që nuk premtojnë përmbysje në fushatë.

Arsyet pse opozita është në këtë derexhe dihen. Shkaku kryesor është përçarje e PD-së si forca më e madhe opozitare në vend. Pastaj vinë rrjedhjet elektorale që lidhen me riciklimin e Berishës dhe Metës pasi i kanë provuar dy e tri herë gjithë pushtetet. Në vend të tretë, por që mund të vendoset një vend më lart, është ç’organizimi në grupin e PD-së zyrtare, lënia jetim në kuptimin figurativ të fjalës e elektoratit demokrat që ka besuar e beson se nuk mund të fitohet me SHBA e Britaninë e madhe kundër dhe me një BE dyer-mbyllur. Madje nuk duhet çuar nëpër mend të fitohet. Edhe po të ndodhë të lajthisë shumica e zgjedhësve (që zor se ndodh), lidershipi i ndriçuar duhet të investohet për mirënjohjen, për busullën e fatit kombëtar, duke e refuzuar turpin e votimit kundër mirëbërësve, kundër “diellit që lind nga perëndon”, siç thoshte për vendin tone poeti kombëtar Naimn Frashëi.

Në një shkrim të mëparshëm jam përpjekur të arsyetoj pse Berisha refuzoi propozimin e PD-së zyrtare për të dalë me kandidatë të përbashkët, duke marrë për bazë në shumicën dërmuese të bashkive kandidatët e primareve të organizuara prej tij. Sot, në dritën e zhvillimeve të fundit dua të shtoj një arsye që nuk mund të më shkonte ndërmend para një jave. Për zotin Berisha dalja me një kandidat të vetëm mund të realizohej me rrugë të tjera, pa qenë nevoja e investimit të tij  në një marrëveshje reciprokisht angazhuese me njerëz që ai i konsideron armiq. Një “rrugë tjetër” ishte moskandidimi për kryetarë nga PD-ja zyrtare në një numër shumë të madh bashkish, tërheqja si në shprehjen “sheh rrushi dhe rrushin dhe piqet” e ndonjë tjetri. E gjithë kjo e ka bërë fakt të kryer daljen e opozitës me një kandidat të Rithemelimit në shumicën dërmuese të gjashtëdhjetë e një bashkive.

Në vlerësimin tim, bashkimi me marrëveshje rreth një kandidati unik do të kishte qenë më mobilizues dhe më efektiv se sa dalja me një kandidat sepse nuk po merren vesh, apo nuk e kanë vënë ujët në zjarr drejtuesit e PD-së zyrtare. Sidoqoftë, tani kemi një situatë elektorale ku sekush prej aktorëve politikë do të këtë mundësi të verifikojë me votime reale çfarë ka prodhuar opsioni që ka mbrojtur. Opsioni “Alibej” do të mund të verifikojë ndërlidhjen mes kandidatit për kryetar dhe votave për këshilltarë në ato pak bashki ku garohet edhe për postin e kryebashkiakut. Opsioni “Bardhi-Tabaku” do të mund të verifikojë përfitimet apo firot eventuale në votimin e listës së këshilltarëve nga moskandidimi për kryetarë bashkish. Në grupin e Rithemelimit, zoti Berisha ka rastin të verifikojë efektet e daljes me një kandidat pa marrëveshje si pale të ndryshme me grupin tjetër.

Por Berisha nuk se e vret mendjen për ketë gjë. Objektivi i tij kryesor në këto zgjedhje është të marrë ekskluzivitetin e opozitës në kuptimin që të mos ketë opozitë tjetër veç asaj që drejtohet prej tij, plus PL-së se Ilir Metës. Kjo nënkupton që PD-ja zyrtare nën drejtimin e Enkelejd Alibejt të pësojë një humbje turpëruese, të marrë një përqindje të papërfillshme ose të zhduket fare bashkë me mëtimin për të qenë një bastion i euroatllantimit në spektrin e së djathtës shqiptare.

Sikur e dëgjoj Berishën duke bërë thirrje për të mos u dhënë asnjë votë “këshilltarëve të vulës” ! Drejt do ta ketë. Kanë qenë dhe janë naivitete ato që janë thënë e thuhen andej- këndej në kampin e PD-së zyrtare se në shkëmbim të votave që do t’u japim për kandidatët për kryetarë, Rithemelimi do të na votojë siglën, domethënë listën e këshilltarëve.

Beteja e vërtetë në këto zgjedhje është ajo për proporcionalin. Problemi që do të zgjidhin këto zgjedhje është a do të kemi një opozitë plurale, ku ka vendin e vet të denjë një PD që sheh nga e ardhmja në respekt të historisë së saj, në marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe vendet Perëndimore, mbështetëse e palëkundur e drejtësisë dhe sundimit të ligjit, premtuese dhe programuese pa qenë në asnjë konflikt interesi e një projekti të plotë zhvillimi për vendin. Apo do të kemi vetëm një opozitë të provuar e të stërkonsumuar në pushtet përgjatë viteve dhe, për me keq, në marrëdhënie të ngrira me SHBA dhe Perëndimin.

Problem shumë i madh për supet e zgjedhjeve vendore. Por kështu erdhën punët. Duhet ta themi se zgjedhjet nuk zgjidhin gjë vetë. Kjo është një mënyrë të thëni. Zgjidhjen e ka vetë subjekti politik, drejtuesit e tij, njerëzit. Fjala që përmbledh në këtë periudhë sfidën ekzistenciale të PD-së zyrtare është proporcionali. Proporcionali si asnjëherë tjetër më parë, kur kjo parti i përdorte votat për këshilltarë për të dorovitur parti aleate apo faktorë lokalë. Kjo nuk do të thotë të hiqet vëmendja nga kandidatët për kryetarë në ato pak bashki ku kandidojnë. Përkundrazi. Vetë kandidatët janë një parmendë për proporcionalin.

Aksidenti i trefishtë në Pogradec, zbardhen emrat e të plagosurve

0

Nga aksidenti i rëndë i cili ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë mbetën të plagosur 6 persona.

Menjëherë ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ku mësohet se 2 prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Tashmë janë zbuluar edhe emrat të cilët u plagosen nga përplasja e 3 makinave me njëra-tjetrën.

Mësohet se të plagosurit janë: Rudolf Hysenllari, Kristi Bice, Fatmir Muhaj, Nafize Hatroçi, Mynyr Hatroçi, Klodiana Hatroçi.

“Blindohet” Vlora, FNSH mësyn befas në disa shtëpi të anëtarëve të bandës…

0

Vlora është “blinduar” këtë të shtunë, me kontrolle intensive të befasishme, ku është angazhuar dhe FNSH dhe Forca e Posaçme Operacionale. Në njoftimin për mediat bëhet me dije se qëllimi i operacionit ka qenë për kapjen e shtetasve me rekorde të theksuara penale, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale.

“Strukurat hetimore dhe ato operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me disa grupe të FNSh-së, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit për të mbajtur në kontroll situatën kriminale, për të goditur rastet e mbajtjes së armëve të zjarrit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve me rekorde penale në kuadër të grupeve kriminale, kanë kryer kontrolle të befasishme në disa ambiente (kryesisht banesa) që dyshohet se përdoren nga pjesëtarë të grupeve kriminale. Kontrollet intensive do të vijojnë në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale“, thekson Policia

Njoftimi nga Policia Vlorë

Kontrolle intensive të befasishme, për kapjen e shtetasve me rekorde të theksuara penale, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale.

Forca e Posaçme Operacionale dhe disa grupe të FNSh-së, kontrolle në ambiente të ndryshme, të dyshuara të përdorura nga pjesëtarë të grupeve të ndryshme kriminale.

Sekuestrohen në banesën e pjesëtarit të një grupi kriminal, 39000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e grupit kriminal, si dhe një armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.

Shpallet në kërkim pronari i banesës, pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e krimeve të rënda kundër personit.

Strukurat hetimore dhe ato operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me disa grupe të FNSh-së, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit për të mbajtur në kontroll situatën kriminale, për të goditur rastet e mbajtjes së armëve të zjarrit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve me rekorde penale në kuadër të grupeve kriminale, kanë kryer kontrolle të befasishme në disa ambiente (kryesisht banesa) që dyshohet se përdoren nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në banesën e pjesëtarit të një grupi kriminal me veprimtari në fushën e krimeve të rënda kundër personit, në lagjen “Pavarësia”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, municion luftarak dhe shumën 39 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e këtij grupi kriminal.

Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim shtetasi R. Sh., 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Kontrollet intensive do të vijojnë në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Manipuloi zgjedhjet në 33 vende. Ja izraeliti që ndihmoi Vuçiç

0

Përpara disa javësh, gazeta ‘Guardian’ publikoi një investigim tronditës.

Sipas saj, një izraelit i quajtur Tal Hanan drejton një ekip që ka manipuluar zgjedhjet në të paktën 33 vende të ndryshme të botës. Ekipi i 50-vjeçarit njihet ndryshe edhe me emrin ‘Skuadra Jorge’, për shkak të pseudonimit të izraelitit.

Kur u publikua investigimi, një nga gazetaret e ekipit ndërkombëtar që publikoi skandalin, tha se tentakulat e ‘Skuadrës Jorge’ janë të shtrira në Ballkan. Nuk u desh shumë dhe Projekti për Raportimin e Korrupsionit dhe Krimit të organizuar zbuloi se si presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kishte blerë shërbimet e izraelitit.

Historia e shpjeguar me pak fjalë është kështu:

Në fillim të vitit 2021, mediat zbuluan se Vuçiç ishte i lidhur me një grup vrastar të krimit të organizuar. Siç e do zakoni, Vuçiç u kundërpërgjigj duke thënë se pas këtyre akuzave qëndron rivali i tij politik, ish-kryebashkiaku i Beogradit, Dragan Dilas.

Nuk u desh shumë dhe pas gjashtë ditësh, mediat pro-qeveritare publikuan ‘skandalin’. Sipas tyre, Dilas ka fshehur miliona euro në llogari offshore. Ato publikuan një dokument ku thuhej se bëhet fjalë për të paktën dy llogari me vlerë 6.4 milionë euro.

Dilas nuk kishte kohë as të merrte frymë kur u gjend në mesin e një furtune nga gazetarët, qeveritarët, por edhe drejtësia, të cilat kërkonin ‘kokën’ e tij.

Dilas deklaroi se lajmi ishte i trilluar dhe se dokumenti që kishin paraqitur ishte fals. Siç mund të veprohet në një vend normal, ai iu drejtua gjykatës, por kjo e fundit refuzoi padinë e tij.

U desh investigimi i PRRK për të zbuluar se pas këtij manipulimi qëndronte Tal Hanan, që kishte falsifikuar dokumentin për llogaritë bankare.

Ndërkohë sot, deputetja e LSI, Monika Kryemadhi, e vendosur në qendër të një furtune të ngjashme me atë që ngriti Vuçiç në Serbi, tha se historitë për llogaritë e saj bankare offshore dhe lobimet ruse janë një manipulim i qartë i stilit të Tal Hanan.

Ajo tha se ka të dhëna se Rama, njësoj si Vuçiç, po punon me manipulatorin izraelit.

Nuk është ndonjë çudi, jo vetëm për shkak se Rama ka të njëjtin stil manipulimi si Vuçiç dhe sepse është i fiksuar pas izraelitëve të propagandës dhe mashtrimit.

Por sot Rama i fryu edhe më shumë zjarrit, njësoj si Vuçiç, kur bëri një postim me germa cirilike për të sulmuar Kryemadhin. Edhe ai si Vuçiç, vendos të përbaltë opozitën sa herë është në kulmin e skandaleve.

Nuk thonë kot që autokratët jo vetëm mendojnë njësoj, por tani edhe ‘operativët’ i kanë të njëjtë.

Orjola Pampuri: Përçarja nuk sjell fitore të thella, do punojë në krah të….

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka zgjedhur të punoj në krah të Roland Bejkos, kandidatit të Enkelejd Alibeajt. Ajo është shprehur në një intervistë për Panorama TV, se mes kandidatit Belind Këlliçi të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Ronald Bejkos, do të zgjidhte për të votuar këtë të fundit madje u shpreh se do punonte me mish e me shpirt që ai të dilte sa më mirë më 14 maj. E pyetur se kush mund të fitojë zgjedhjet, Pampuri u tregua e rezervuar duke thënë: Nuk mund të them. Fituesi nuk është ai që del i dyti dhe i treti, por ai që mund Veliajn.

Oriola Pampuri: 

Shoh shumë urrejtje në fushatë, kundërshtari ynë është Edi Rama. Fundi do të tregojë përgjegjësit kryesorë që na çuan këtu, demokratët nuk duhet të përçahen. Do ishte e pafalshme nëse s’do ketë një fitore ashtu siç ata pretendojnë. Belind Këlliçin, duke qenë se jemi një brez, kemi punuar e bashkëpunuar bashkë, sigurisht që e kam ftuar të jetë pjesë e logon së PD. Për aq kohë sa logo e PD ka Ronald Bejkon, padiskutim që jam në krah të tij. Më vjen keq dhe e them që koston e gjithë kësaj situate duhet ta mbajë dikush mbas 14 majit. Unë do të jem në krah të Ronald Bejkos.

Kush mendoni se do të fitojë?

Oriola Pampuri: 

Nuk besoj se jam politikane e vjetër nuk mund të bëj gafa e të them kush do fitojë. në këtë situatë ku është PD nuk do i shërbente kjo përçarje. Ka disavantazh për të dyja palët, përçarja i shërben vetëm Ramës. Më vjen keq që nuk i dha mundësinë PD-së. Uroj shumë që të ketë fitues, do punoj me shpirt në krah të Bejkos. Nuk mund të them se kush mund të fitojë. Fituesi nuk është ai që del i dyti dhe i treti, por ai që mund Veliajn. PD ka bërë gjithçka që demokratë të jenë të bashkuar. Nuk u pranua me këmbëngulje të jashtëzakonshme. E gjithë kjo këmbëngulje dhe duhet mbajtur përgjegjësi. PD pas zgjedhjeve të 14 majit do ketë një ristrukturim nga e para, padiskutim. Në këtë moment PD nuk ka përgjegjësi për sa kohë ka shtrirë dorë për të dalë me një kandidat. Përgjegjësit e kësaj situate duhet të mbajnë përgjegjësi pas 14 majit. Ata që mbështesin foltoren kanë pritshmërinë të fitojnë zgjedhjet, jo kush del më i forti mes nesh. Shqiptarët nuk duan më fjalë, duan kush është më i forti mes Ramës dhe këtyre. Përçarja nuk sjell fitore të thella, mbas 14 majit gjithçka do jetë më e qartë.

Ju jeni pakicë, a mendoni se e shkaktoni ju përçarje?

Oriola Pampuri:

Fjala pakicë është relative. Kemi një shtresë gri që nuk del, shikon kandidatët.

Nuk është rasti të përmendim kushj është pakica dhe shumica. Ne në garë do jemi, sepse ëshët logo e PD. Përderisa nuk pranove një mundësi që kandidatët. Fitoren përballë Ramës dhe PS, jo me neve. Je i fortë të dalësh fitues përballë Edi Rama, në të kundër mbaj përgjegjësi. Demokratët do të vazhdojnë të votojnë logon e PD-së. Çdo demokrat tjetër që ka një jetë që voton PD, kjo do jetë. Shtresa gri do votojë kandidatët më të pastër, që janë më të papërlyer nga korrupsioni. Do të ketë të dyzuar, sepse ka kandidatë në anën tjetër që janë kandidatë. Fakti që i morën dhe i detyruan të jenë anën tjetër është gjë tjetër.