Home Blog Page 7128

Pas daljes së Kiarës, Jori flirt me Luizin. Batutat mes dy banorëve dhe komentet jashtë lojës

0

Ndonëse për vendin tonë, nuk ishte një emër shumë i njohur, Jori Delli ka famën e saj në Itali. Modelja, e cila ka qenë pjesë e disa fushatave në vendin fqinj, njihet edhe si e preferuara e futbollistëve.

Në eksperiencën e saj në “Big Brother”, Jori po kërkon një vend edhe në tregun shqiptar. Sapo ajo është bërë pjesë e lojës, menjëherë ka folur për veten, si edhe për historitë e dashurisë.

Ajo njihet si modele, blogere dhe një nga gazetaret e “SportItalia”. Jori ka marrë komplimente në transmetim “live” për “look”-un e saj edhe nga ish-Kryeministri Italian Silvio Berluskoni. Bukuroshja është komentuar shpesh në media për fotot e saj provokuese.

Dikur Jori Delli bëri jehonë në mediat italiane, pasi është shprehur se ka takuar futbollistët më të famshëm, Ronaldon dhe Neymar. Ndërkohë që bisedonin për emra të njohur, si futbollist të ndryshëm, Jori ka thënë se një ndër futbollistët që i ka shkruar ka qenë Balotelli. Ajo u shpreh se ai nuk i pëlqen, por e konsideron “të sjellshëm”.

Por, ndonëse në Itali është shumë e famshme edhe për historinë e dashurisë me Simone Camolese, djalin e trajnerit, të Torinos, Giancarlo Camolese, në vendin tonë, Jori ende po kërkon famën. Pas largimit të Kiarës, modelja ka qenë shumë e afërt me Luizin. Kaq ka mjaftuar që jashtë të interpretohet si një flirt. Kujtojmë se një fakt i tillë u vu re edhe në ditët e para të sajat në shtëpi, ku Jori u shfaq shumë e afërt me Luizin.

 

E RËNDË/ Ishte duke punuar, bie nga lartësia e pallatit 60-vjeçari në Tiranë

0

Një aksident i rëndë në punë i ka ndodhur një 60-vjeçari në Tiranë, i cili është rrëzuar nga lartësia. Mësohet se 60-vjeçari ishte duke punuar në një pallat që po ndërtohej, por aksidentalisht është rrëzuar.  Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet si paraqitet gjendja e tij.

 Njoftimi i policisë:

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Kristo Luarasi”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi B. B., 60 vjeç.

Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komunistët, pjesë e 14 Majit. Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmen e deputetit te PD

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur firmën që komunisti Marko Dajti, të kandidojë si përfaqësues i Frontit të Majtë, për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit.  Dajti do të mund të garojë përballë Erion Veliajt nga PS, Belind Këlliçit nga Foltorja, Roland Bejkos nga grupimi i Enkelejd Alibeajt, dhe  Lajla Përnaskës e cila do të kandidojë nën siglën e PDIU.

Nuk mban mend adresën, gjendet në Kamzë një i moshuar. Policia publikon foton dhe kërkon familjarët

0

Një i moshuar që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është gjetur i vetëm në Kamzë.
Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi për mediat, ka bërë thirrje që kushdo që ka informacione mbi identitetin e tij, të vijë ta marrë në komisariat.
“Kamzë/Informacion paraprak: Më datë 31.03.2023, është konstatuar në Kamzë, i vetëm, një i moshuar që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
I moshuari nuk mund të identifikohet, nuk e mban mend banesën ku jeton dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e tij të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.”, njofton Policia e Tiranës.

Berisha e akuzoi për vëllain, reagon Alibeaj: Shpifjet e tij janë një refren i njohur në politikën shqiptare

0

Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se deputeti mbahet peng nga kryeministri Edi Rama për shkak të krimeve të vëllait të tij.

Përmes një postimi në Facebook, Alibeaj thotë se gjuha e përdorur nga Berisha duhet përbuzur. Sipas Alibeajt, akuzat ndaj familjarëve janë si rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit.

Postimi i Enkelejd Alibeajt:

Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë tja japin politikës së vjetëruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me rradhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.

Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetra vite persekutuan shqiptarët.

Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivleresuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë.