Home Blog Page 7129

Çfarë ndodhi? Luizi refuzon ftesën e Jorit: Jam i martum…

0

Shakatë dhe batutat nuk kanë munguar në shtëpinë e Big Brother. Jori dhe Luizi janë dy personazhë “pa filtra” dhe nuk i lënë pas as ngacmimet me njëri-tjetrin. Modelja e ka ftuar që të ikin bashkë në lavanteri, por ky i fundit nuk ka pranuar sepse tashmë është i martuar.

Jori: O Luigi, hajde me mu në lavanteri

Luizi: Jam i martum, mos ma merr për refuzim, je yll, je e bukur, të ka fal të ka pikturu zoti, po jam i martum.

Jori: Petrit, Petrit e di…

Luizi: Për mu je yll e bukur e tanat, por jam burrë i martum. E vlerësoj shumë ftesën, aq më tepër në lavanteri, me lavatri­çe ndezë.

Jori: E bën më intrigante

EMRI/Moderatorja e njohur konfirmon lidhjen me Flori Mumajesin

0

Prej vitesh kanë qarkulluar lajmet se Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu janë në një lidhje.

Ndonëse deri më tani asnjë prej tyre nuk e ka pranuar, kanë qenë fansat ata të cilët kanë bërë që moderatorja të ndajë nëj video ku shihet e lumtur krah këngëtarit.“A do na tregosh një foto me Florin Mumajesin?”,- e pyeti një fans. Moderatorja u tregua menjëherë e gatshme duke ndarë foton me mbishkrimin: “Jo foto, po video”.

Dyshja e kanë mbajtur lidhjen e fshehtë, por në fundvit të 2022 ata bënë rrjetin lëmsh.

Ishte Flori ai i cili postoi një foto në rrjetet sociale me moderatoren kosovare duke bërë që të gjithën djekësit të mendonin se mos vallë ky ishte një konfirmim nga ana e këngëtarit.

Valbona Mema flet pas vdekjes të së motrës: S’di si agaravoi kështu sëmundja, nuk e…

0

Këngëtarja e njohur Valbona Mema ka qenë së fundmi e ftuar në “Pardon my french”, në Top Albania Radio ku ka folur për vdekjen e motrës së saj e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

Këngëtarja ka rrëfyer se ka qenë e pandarë me të motrën dhe e kishe si një nënë dhe i vetmi moment që nuk ka folur me të ishte pasi u fut në shtëpinë e BBV.

“Mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe unë kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë. Duket si ëndërr sepse je mësuar gjithmonë që të komunikosh dhe të bisedosh, sidomos ato bisedat e mëngjesit kur bëhen me motrat, më mungojnë shumë. Ishte i pandashëm ai komunikimi përveç atij muaji që ndodhesha në BBV.

Ka qenë motra e madhe për mua ka qenë si nënë sepse i ka rënë edhe pesha që të na rriste. Përgjegjësia ishte akoma dhe më e madhe e imja për t’u kujdesur.

Valbona është shprehur se nuk e kupton se si agravoi aq shpejt sëmundja e cila i mori jetën motrës së saj.

Nuk është se ishte shumë e pritshme kaq e shpejtë, nuk e kuptoj si agravoi sëmundja aq shpejt dhe përshpejtoi edhe ikjen e saj.

Ajo donte gjithmonë që unë t’i ndiqja ëndrrat e mija. Në momentin që mu komunikua që gjendja e saj po vështirësohej, unë mora automatikisht një vendim të menjëhershëm dhe duhej se s’bën të isha afër saj. Unë e kisha nënë, baba, shok e kisha gjithçka”, tha Valbona Mema.

KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

0

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Ditën e shtunë moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell.
Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.
Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët në jug ndërsa në veriperëndim dhe qendër me intensitet mesatat e lokalisht të lartë. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELADitën e diel moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të pasohen nga reshje lokale shiu në veri dhe qendër të vendit.

KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë trë jetë i forcës 2-3 ballë.

EMRI/Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh kryetarin e ri

0

Pas arrestimit të Lefter Allës nga SPAK, Këshilli bashkiak i Bulqizës është mbledhur këtë të premte për të zgjedhur nga radhët e tij kryetarin që do të drejtojë Bashkinë Bulqizë deri në betimin e kryebashkiakut të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 14 Majit.

Këshilltarët kanë propozuar kryetarin e tyre, Gëzim Xhafa për zëvendësues të Lefter Allës. Pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i këshillit, Gëzim Xhafa ishte i vetmi kandidat që hyri në garë, duke marrë 11 vota nga 16 anëtarë të pranishëm, 4 kundër e 1 e pavlefshme.

Pas vendimit të sotëm të këshillit bashkiak, Xhafa do të nisë detyrën pas konfirmimit të vendimit nga Prefekti i Qarkut Dibër.

Ndërkohë brenda 20 ditëve Këshilli i Bashkisë Bulqizë do të duhet të zgjedhë prap nga radhët e veta, kryetarin e këshillit deri në kostituimin e këshillit të ri që del po nga zgjedhjet e 14 Majit.