Home Blog Page 7142

VIDEO/ Momente paniku, Aguero pëson aritmi gjatë transmetimit live

0

Momente paniku kanë kaluar të gjithë ndjekësit e tij, pasi Serxhio Aguero pati një shtrëngim në gjoks, teksa ishte live në platformën “Twitch” të Ibai Llanos.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, argjentinasi ndaloi fjalimin duke vendosur dorën në gjoks. Kjo situatë shkaktoi një moment frike, derisa vet argjentinasi tha se mund të ketë pasur telashe me ritmin e rrahjeve të zemrës, ndërkohë që pas disa sekondash biseda vijoi normalisht.

“Çfarë ka?, e pyeti Ibai Llanos kur pa Agueron duke shtrënguar duart.

Argjentinasi u përgjigj: “Mendoj se pata një mini-aritmi.”

“A doni që të shkojmë te mjeku?” – u shpreh Ibai Llanos.

“Jo, jo. Sepse unë kam një çip dhe çipi i famshëm do të dërgojë një sinjal”, shpjegoi Aguero.

Vlen të theksohet fakti se sulmuesi argjentinas pësoi një aritmi në tetor të vitit 2021 kundër Deportivo Alvesh, kur ishte pjesë e Barcelonës dhe pasi u testua nga një kardiolog, atij më pas iu desh të tërhiqej nga futbolli në moshën 32-vjeçare.

Problemet kryesore në vend? Sondazhi i Top Channel: 44.9% e qytetarëve mendojnë emigracionin

0

Emigracioni është problemi kryesor i qytetarëve të bashkisë Tiranë, sipas sondazhit të parë të realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë “Angi Richerce”.

44.9% e 1017 qytetarëve të marrë në pyetje mendojnë emigracionin, 36.7% mendojnë krizën ekonomike, 29.4% papunësinë, kurse 28.9% varfërinë.

Drejtori i kërkimeve të “Angi Richerce”, Fabio Biccari: Emigracioni është një temë e ndjerë, kjo shkëputet kundrejt të gjitha pyetjeve të tjera, edhe kundrejt krizës ekonomike se janë të rinj që ikin dhe mendojnë për të ardhmen e vendin

Analisti Arjan Curri: Duke bërë një sondazh në Shqipëri dhe në Tiranë shumica e të intervistuarve janë ata që nuk kanë ikur dot.

Fabio Biccari: Mungesën e punës nuk e kemi parë si plagë sociale, por si problem.

Sondazhi për 14 majin/ Drejtori i kërkimeve të kompanisë “Angi Richerce”: Kemi hasur konfuzion tek qytetarët

0

Drejtori i kërkimeve të kompanisë “Angi Richerce”, Fabio Biccari në një lidhje me skype në emisionin Top Story shpjegoi metodologjinë e sondazhit të realizuar në bashkëpunim me Top Channel për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ky është sondazhi i parë i realizuar, ku janë intervistuar 1017 qytetarë të bashkisë Tiranë mbi 18 vjeç në një periudhë kohore 20-25 mars.

Sipas tij, grupi i punës ka hasur konfuzion tek 1017 qytetarët e marrë në pyetje për sondazhin.

Po nis t’ju tregoj se si lind, nga ideja për të bashkuar botën e invovacionit dhe politikës, të cilën e kemi shumë të fuqishme në qytetin e Romës, nga analiza dhe analizimi i dy botëve, kemi nisur të punojmë që nga shoqata e të rinjve novatorë. Gjithmonë e më shumë i kemi bërë më të thelluara këto kërkime në fusha të ndryshme, madje ka shkuar edhe në Shqipëri në të kaluarën, kemi nisur ta bëjmë më të imtësishme njohjen edhe në mënyrën e pyetjeve që shtrojmë, të kemi në vizion më modern që shtrohen nga institutet më të rrënjosura në territor. Një gjë që do doja të saktësoja 20-25 mars kemi nisur të analizojmë të dhëna më herët, në intervista totale kemi vënë re pakëz konfuzion tek njerëzit në lidhje me pjesën politike, nuk dinë mirë të bëjnë dallimin mes personit dhe partisë, ka konfuzion, ngatërrohen pak. Doja ta theksoja këtë aspekt , në Tiranë janë marrë mbi 1017 vetë, rezoluta janë marrë popullsi mbi 18 vjeç, flasim për gjithë bashkinë Tiranë, jo vetëm qytetin e Tiranës. Marzhi i gabimit është 2.2% pak a shumë për punën që kemi bërë është bërë një kërkim përmes telefonatave, qoftë në ëeb, me skype, intervista me telefon, qoftë me celular qoftë me fiks, kjo për të treguar metodologjinë e përdorur.
Pyetëm për mendimet e publikut të cilët mund të ishin kandidatë të tjerë. Në takimet e ardhshme do e shohim më tej pas asaj që do të ndodhë
, tha Biccari.

Si do jetë moti në ditët në vijim, kthjellime, dhe temperatura deri në…

0

Moti në vend pritet të ketë përmirësime në ditët në vazhdim, pasi java ka nisur me temperatura të ulëta dhe në zonat malore pati prezencë të reshjeve të borës.

Për ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme, ku do të ketë prezencë të kthjellimeve. Por nuk do të mungojnë as vranësirat të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek, duke bërë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

  • në zona malore 4 deri 17  °C
  • në zona e ulëta 5 deri 22°C
  • në zona bregdetare 10 deri 22°C.

“Nga lufta ndaj korrupsionit tek krimi i organizuar”/Kandidati për ambasador i SHBA në Shqipëri parashtron përparësitë e tij

0

David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, parashtroi sot para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, gjatë seancës së konfirmimit, përparësitë e tij si ambasador:

“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Kostelancik. Përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian, theksoi ai.

Një nga sektorët e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, tha ambasadori i emëruar, do të jetë forcimi i mëtejshëm i partneritetit në mbrojtje. Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë në vitin 2022, tha ai, tregoi nevojën për të për të investuar në infrastrukturë dhe trajnime për të ndërtuar një sistem kibernetik të qendrueshem. Shtetet e Bashkuara, tha ai, kanë dërguar ekspertë në Shqipëri për të riparuar dëmet e bëra dhe kanë ofruar 50 milionë dollarë për këtë qëllim.

Një përparësi e tretë, theksoi ai, do të jetë forcimi i klimës së biznesit. Interesat e Shteteve të Bashkuara, tha ambasadori i pritshëm, shërbehen përmes një tregu transparent Shqipëri.

Zoti Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.

Zoti Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim./ Marrë nga VOA