Ambasada Amerikanë në Tiranë ka publikuar këtë të enjte vendimin e fundit të qeverisë Amerikane, për personat e padëshiruar prej saj, të shpallur “non-grata”, disa prej të cilëve janë nga rajoni ynë. Bëhet fjalë për rreth 80 ish-zyrtarë dhe zyrtarë të lartë, në mbarë botën.
“Departamenti i Thesarit përcaktoi dhjetëra individë dhe subjekte për përfshirjen e tyre në korrupsion, përfshirë zyrtarë të tanishëm ose të mëparshëm në Amerikën Qendrore, Afrikë, Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore. Më tej, Departamenti i Shtetit vendosi publikisht kufizime vizash për mbi 80 zyrtarë të huaj të mëparshëm apo të tanishëm dhe anëtarët e ngushtë të familjes, çka si rregull i skualifikon për të hyrë në SHBA për shkak të korrupsionit domethënës, si dhe të tjerë sipas Aktit të Angazhimit të Përmirësuar të Trekëndëshit të Veriut-Shtetet e Bashkuara. Për të zgjeruar ndikimin e këtyre mjeteve, ne u bashkërenduam me partnerë të huaj përmes nismave të tilla si ajo për Demokracitë kundër Strehave të Sigurta (DASH) dhe këshilluam qeveritë e huaja për miratimin e mekanizmave të ngjashëm”, shpërndan ambasada në Tiranë njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Gjithashtu për hollësi të mëtejshme, ambasada ka dhënë edhe këtë link.
Listë e re me persona Non Grata nga SHBA: Plot 80 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, edhe në rajonin tonë!
Lulzim Basha dorëzon në Këshillin e Evropës rezolutën për rindërtimin e Ukrainës
Lulzim Basha, në cilësinë e anëtarit të grupit PPE, ka dorëzuar në Keshillin e Europës një Rezolutë që mbështet rindërtimin e Ukrainës.
Në rezolutën e hartuar nga Lulzim Basha, kërkohet krijimi i një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës ruse dhe të shërbejnë për të financuar projektet e rindërtimit të infrastrukturës në Ukrainë.
Gjithashtu rezoluta kërkon transferimin e aseteve ruse në fondin ndërkombëtar si dhe ngritjen e një tribunali kompensimi në lidhje me dëmet në Ukrainë.
REZOLUTA
Përgjegjësia për krimet dhe demet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë është i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe duhet te paguajë për të.
Ndërkohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër arresti për Putin, duke e akuzuar për krime lufte, tashmë Rusia duhet të paguaj për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga bombardimet ruse.
Sipas të drejtës ndërkombëtare, Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse Këto detyrime përcaktojnë detyrën e vendeve të treta për të garantuar që asetet sovrane të Federatës Ruse që ndodhen nën juridiksionet e tyre të vendosen në dobi të Ukrainës si dhe për të krijuar një tribunal ndërkombëtar kompensimi për të siguruar që dëmet e shkaktuara nga Rusia të dëmshpërblehen në përputhje me normat ndërkombëtare, jurisprudencën dhe parimet e vendosura të kontabilitetit.
Përmes kësaj rezolute të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit te Europës, e cila është e mbështetur nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare kërkohet:
Krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës Ruse për të paguar projektet e infrastrukturës në Ukrainë;
Transferimin e kapitaleve të ngrira të Federatës Ruse në fondin ndërkombëtar;
Krijimin e një tribunali kompensimi për të gjykuar, në përputhje me normat e vendosura gjyqësore, kërkesat e paraqitura nga Ukraina në emër të individëve, subjekteve dhe instancave qeveritare, ose drejtpërdrejt nga individët dhe subjektet e saj, siç do të parashikohet nga rregullat e tribunalit.
E rëndë/ Burri qëllon bashkëshorten dhe më pas vetëplagoset, përfundojnë të dy në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Tepelenë ku pas një konflikti të çastit, burri ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka dëmtuar veten me mjet prerës.
Të dy kanë përfunduar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.
Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.
Humbi 1 milion euro në poker, Neymar ja plas të qarës si fëmijë “live” në rrjetet sociale
Neymar në fillim të këtij muaji pësoi një dëmtim të rëndë në kavilje dhe do të duhet të qëndrojë edhe rreth 3 muaj jashtë fushave të blerta. Megjithëse jashtë aktivitetit, braziliani nuk qëndron dot jashtë lajmeve dhe polemikave.
Ai është kthyer të jetë përsëri protagonist për “bëmën” e tij të fundit. Neymar shfaqet shpesh në rrjetet sociale duke luajtur lojëra elektronike, teksa një prej më të pëlqyerave të tij është pokeri. Por ishte pikërisht kjo lojë, që e bëri brazilianin të qajë.
?FAMOSOS: Neymar “chora” ao perder R$ 5 milhões em apostas de cassino on-line durante live.
— CHOQUEI (@choquei) March 29, 2023
Pasi humbi plot 1 milionë euro në këtë lojë, braziliani u duk fillimisht i hidhëruar dhe me lot në sy. Më pas ai u mundua të manipulonte situatën dhe të tregonte se e qara ishte false dhe menjëherë nisi të qeshte me të madhe, si për të treguar se shifra të tilla nuk janë problem për të.
Është një skenë e ngjashme me fëmijët e vegjël, që përziejnë shpesh ndjenjat e tyre në rastet kur nuk u plotësohet ndonjë dëshirë. Kjo shfaqje nuk i ka pëlqyer ndjekësve të Neymar, të cilët me komente të ndryshme e kritikonin, pasi po jepte shembullin e gabuar duke i bërë publicitet lojërave të bixhozit.
Kritikat u shtuan edhe më shumë kur u mësua se ato para kishin qenë në fakt të kompanisë që po sponsorizonte për lojën e pokerit, duke shtuar edhe më shumë “tërbimin” e tifozëve ndaj tij.
“A më the do jesh krahu im i djathtë”/ Luizi i zhgënjyer me Jorin pse votoi Deamishelin për lider
Luizi u shpreh i zhgënjyer me Jorin, për shkak se kjo e fundit votoi Deamishelin për lidere të shtëpisë. Ai i tha Jorit se ajo vetë i tha që do jetë krahu i djathtë i tij në shtëpi, por me këtë gjë bëri, tregoi të kundërtën.
Luizi shtoi se Jori i tha vetë atij që do të votonte Fotininë. Sipas Luizit, Olta dhe Dean duan që të nxjerrin banorët e ri jashtë, prandaj ajo tani është e rrezikuar.
Ky i fundit shtoi se Dea po bën lojën e Armaldos, duke qëndruar një herë me të, e një herë me Oltën, në interes të lojës së saj.
Jori tha se ajo e mban fjalën që jep dhe se nuk del asnjëherë nga fjala, por i kishte dhënë fjalën Deas. Ajo e pyeti Luizin që përse ai nuk e sqaroi këtë gjë më parë, por Luizi tha se mendoi që Jori e kuptoi mesazhin e tij.






