Home Blog Page 7144

“A më the do jesh krahu im i djathtë”/ Luizi i zhgënjyer me Jorin pse votoi Deamishelin për lider

0

Luizi u shpreh i zhgënjyer me Jorin, për shkak se kjo e fundit votoi Deamishelin për lidere të shtëpisë. Ai i tha Jorit se ajo vetë i tha që do jetë krahu i djathtë i tij në shtëpi, por me këtë gjë bëri, tregoi të kundërtën.

Luizi shtoi se Jori i tha vetë atij që do të votonte Fotininë. Sipas Luizit, Olta dhe Dean duan që të nxjerrin banorët e ri jashtë, prandaj ajo tani është e rrezikuar.

Ky i fundit shtoi se Dea po bën lojën e Armaldos, duke qëndruar një herë me të, e një herë me Oltën, në interes të lojës së saj.

Jori tha se ajo e mban fjalën që jep dhe se nuk del asnjëherë nga fjala, por i kishte dhënë fjalën Deas. Ajo e pyeti Luizin që përse ai nuk e sqaroi këtë gjë më parë, por Luizi tha se mendoi që Jori e kuptoi mesazhin e tij.

“Ik në Kukës, s’keni punë ju veriorët këtu”, si nisi sherri që përfundoi me vrasje mes 43-vjeçarëve në Kavajë

0

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e një ditë më parë në Kavajë, ku dy persona vranë njëri-tjetrin pas një sherri banal. Dy 43 vjeçarët Edmond (Armand) Gosa dhe Altin (Sali) Rexha, që mbetën të vrarë pasditen e djeshme ishin konfliktuar edhe më herët me njëri-tjetrin.

Ata u takuan në një lokal ku fillimisht kanë debatuar me fjalë. Më pas, Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në prezencë të fëmijës 3 vjeçar të Rexhës.

“Janë sqaruar por me tone të larta janë larguar. Në momentin ku Rexha ka qenë duke hyrë në automjet, Gosa e ka qëlluar me thikë ndërkohë që Rexha i është kundërpërgjigjur 3 herë me armë zjarri. Rexha ka vdekur në vend ndërsa Gosa ka lëvizur rreth 30 metra dhe më pas është rrëzuar.”, tha gazetari.

Gazetari raporton gjithashtu se konflikti mes tyre ka nisur pas ngacmimeve të vazhdueshme të Edmond Gosës ndaj Rexhës. “Shko në Kukës atje ku ke familjen. Nuk keni punë ju veriorët në Kavajë”, mësohet t’i ketë thënë Gosa 43 vjeçarit kuksian, i cili jetonte prej kohësh në Kavajë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në polici rreth 10 persona si dëshmitarë okularë të ngjarjes dhe që mund të jenë në dijeni të motivit të ngjarjes. Më pas ata janë lënë të lirë ndërkohë që policia vazhdon hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të kësaj ngjarjeje.

Sabah Sheta tërhiqet nga gara për Bashkinë Krujë: Ja apeli që ka për demokratët!

0
Nga Sabah Sheta
Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe mbështetje nga demokratë dhe qytetarë, që duan një drejtim të ri për Krujën. Nga njëra anë, jam ndier i nderuar për besimin e tyre, por nuk mund të lë pa përmendur pjesën e dytë të mesazheve nga qyetetarët. Ata shprehin keqardhje që opozita është e përçarë, duke i dhënë sërish shans Edi Ramës në Krujë.
Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021.
Kjo është arsyeja madhore pse kam vendosur të tërhiqem nga kandidimi për Bashkinë e Krujës në emër të PD. Por kjo nuk do të thotë se do të largohem nga fusha e betejës!
Do të kërkoj çdo votë për logon e Partisë Demokratike, sepse demokratët dhe qytetarët meritojnë të përfaqësohen sa më shumë dhe sa më mirë nga një parti e pakapur nga oligarkët, që nuk është në listën e zezë të SHBA.
Jam i bindur se beteja jonë për 14 majin nuk duhet dhe, të paktën, në Krujë; nuk do të jetë një betejë mes vetes, por vetëm me qeverinë!
Në Krujë, të gjithë e njohin përpjekjen time personale përpara Primareve, por edhe pas tyre, që të kishim një proces të përbashkët dhe gjithëpërfshirës. Kërkova të bashkohemi, por planet e zotit Berisha ishin të ndryshme. Para bashkimit të demokratëve kunder Edi Ramës, Sali Berisha vendosi përçarjen tonë me qëllim bashkepunimin me Ilir Metën.
Me tërheqjen time nga gara për kryetar bashkie dua të përcjell një mesazh për qytetarët e Krujës, Fushe Krujes, Nikles, Thumanes, Bubqit dhe Malesise në 14 Maj, votoni listën e këshilltarëve me logon e Partisë Demokratike. Ka mbaruar koha kur ne falim pushtet, qoftë Edi Ramës, qoftë Ilir Metës. Është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj!
Me respektin me te madh per ju Sabah Sheta!

VIDEO/Debate mes banorëve për punët e shtëpisë, Fotini: Unë nuk i marr përsipër…

0

Çështja e papastërtisë dhe rrëmuja e vazhdueshme në shtëpi, ka krijuar sërish debat mes banorëve. Mungesa e organizimit dhe neglizhenca e disa prej banorëve, bëri që Fotini të ngre zërin dhe të kërkoi që gjithësecili t’i sistemojë gjërat e veta.

Edhe Luizi kishte “rezerva” sa i përket papastërtisë në shtëpi. Ai në fakt është njëri prej banorëve që thuajse çdo ditë bën punë shtëpie. Të paktën verandën e pastron gjithmonë dhe filxhanët e kafesë i lan në mëngjes.

Kjo nuk është hera e parë që banorët diskutojnë dhe ngrejnë zërin sa i përket rrëmujës në shtëpi.

Debatet për një çështje të tillë janë të shpeshta dhe shumë herë është vënë re mungesa e organizimit, ndonëse çdo javë në shtëpi caktohet një lider për mirëmbajtjen e ambientetit dhe për ndarjen e punëve

VIDEO/Deamishel zgjidhet lidere, Olta e “këshillon”: Bëji lëmsh të gjithë tani!

0

Pasi Dea u zgjodh lidere e shtëpisë, Olta i tha asaj të bëjë lëmsh të gjithë shtëpinë. Kjo e fundit i tha Deas të propozojë idetë e saj, e më pas ata t’i zmadhojnë sa munden.

Dea tha se ajo nuk ka ndonjë ide për momentin, ndërsa Olta propozoi që ajo fillimisht të mbledhë të gjitha vajzat për të pirë një çaj, duke qenë se ato janë ftohur me njëra-tjetrën, ditët e fundit.

Olta i tha Deas se Luizit i iku truri kur mori vesh që ajo u zgjodh lidere e shtëpisë. Ajo madje shtoi se Luizi gjërat që bën i ka fiktive dhe se çdo lëvizje, e  bën në interes të tij.

Ajo madje shtoi se Luizi po e mban Dean pranë, që ajo të bëjë atë që i thotë ai.

Teksa po bisedonin në dhomën e ndjenjes, Olta dhe Dea u përqafuan me njëra-tjetrën dhe u përfshinë në lot.