Home Blog Page 7147

VIDEO/Deamishel zgjidhet lidere, Olta e “këshillon”: Bëji lëmsh të gjithë tani!

0

Pasi Dea u zgjodh lidere e shtëpisë, Olta i tha asaj të bëjë lëmsh të gjithë shtëpinë. Kjo e fundit i tha Deas të propozojë idetë e saj, e më pas ata t’i zmadhojnë sa munden.

Dea tha se ajo nuk ka ndonjë ide për momentin, ndërsa Olta propozoi që ajo fillimisht të mbledhë të gjitha vajzat për të pirë një çaj, duke qenë se ato janë ftohur me njëra-tjetrën, ditët e fundit.

Olta i tha Deas se Luizit i iku truri kur mori vesh që ajo u zgjodh lidere e shtëpisë. Ajo madje shtoi se Luizi gjërat që bën i ka fiktive dhe se çdo lëvizje, e  bën në interes të tij.

Ajo madje shtoi se Luizi po e mban Dean pranë, që ajo të bëjë atë që i thotë ai.

Teksa po bisedonin në dhomën e ndjenjes, Olta dhe Dea u përqafuan me njëra-tjetrën dhe u përfshinë në lot.

Sa dëm i shkaktoni trupit kur nuk hani mëngjes? Ja çfarë duhet të konsumoni

0

Mos e lini mëngjesin pa ngrënë është këshilla e përjetëshme e nënave dhe gjysheve.Shpesh konsiderohet si një nga vaktet më të rëndësishme të ditës i cili ju mban të ngopur e të fortë për gjatë gjithë ditës

Por si qëndron e vërteta për këtë vakt të ditës?

Zgjidhni ushqimet dhe jo vaktin

Kjo është e vërtetë dhe funksionon për persona të caktuar edhe sipas ekseprtëve. Nëse nuk keni dëshirë të konsumoni një vakt të plotë sapo zgjoheni në mëngjes për disa persona mund të jetë e pranueshme.

E rëndësishme është të zgjidhni se çfarë do të konsumoni në mëngjes.

Në vend të një pjatë të mbushur me petulla apo drithra me sheqer, zgjidhni të konsumoni shumë proteina.

Mjafton një gotë me lëng frutash apo një frut për të mbushur stomakun tuaj plot me shëndet.Nëse konsumoni që në mëngjes ushqime të pasura me fibra do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë dhe kjo do të ndihmojë më energjinë tuaj gjatë gjithë ditës. Nga ana tjetër nëse e detyroni veten të mos konsumoni mëngjes edhe kur keni uri rrezikoni të ulni nivelin e sheqerit në gjak që prek më pas prodhimin e insulinës duke shkaktuar një sërë problemesh në trupin tuaj. Kur qëndroni shumë pa ngrënë do të ndiheni të lodhur, trupi juaj do të sforcohet më shumë dhe kjo pa dyshim që është e dëmshme. Në rast se nuk po praktikoni një regjim strikt, atëhere lënia e mëngjesit pa ngrënë në këtë rast do të ishte shumë e dëmshme për organizmin dhe do t’ju bënte të irritoheshit më shpejt gjatë ditës tuaj.

Po kur nuk keni uri?

Në rastet kur nuk keni uri sipas ekspertëve përgjigja e duhur për trupin do të ishte të mos konsumoni çdo gjë sapo zgjoheni në mëngjes. Gjithsesi është e rëndësishme të kuptoni arsyen se përse nuk keni uri në mëngjes, ndoshta po konsumoni darkën shumë vonë. Ndoshta po konsumoni për një kohë të gjatë vakte të rënda të cilat stomaku juaj i tret me vështirësi. Nëse nuk doni të vraponi menjëherë në kuzhinë sapo zgjoheni atëherë mos e bëni. E rëndësishme është të konsumoni diçka 2-3 orët e para pasi jeni zgjuar.

Ekspertët këshillojnë që t’i konsumoni të tre vaktet në një ditë, por që gjithashtu të dëgjoni edhe trupin tuaj e të zgjidhni gjithnjë ushqimet më të shëndetëshme. /Revista Psikologji

VIDEO/Kiara surprizon Luizin, dërgon dron brenda Big Brother. Ja mesazhi i koduar që i dha ajo partnerit, si reagoi këngëtari

0

Pas daljes nga Big Brother VIP, moderatorja Kiara Tito ështëë thyer në fansen më të madhe të partnerit të saj, Luiz Ejllit i cili vazhdon garën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Ditën e djeshme, Kiara ka surprizuar Luzin duke i dërguar një dron ku kishte vendosur foton e tyre nga dasma, me mbishkrimin “Të kam zemër! Të dua, Kiara!”

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Luizi është surprizuar shumë nga surpriza e partneres së tij, ku mund të shihet si një mesazh i koduar që ai mori lidhur me marrëdhënien e tyre.

Falë këtij mesazhi ai kuptoi se çdo gjë jashtë po shkon mirë dhe nëpërmjet kamerave i tha moderatores: O Kiara, o shpirt, o jetë!

Para eliminimit të moderatores, Luizi dhe Kiara kanë biseduar dhe kanë rënë dakord se si do kuptohen, që këngëtari të kuptojë se nëse simpatizohet apo jo nga publiku jashtë.

Ai i ka thënë Kiarës që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën.

“Kur të dalësh jashtë Kiar, në qoftë se jam ashtu siç e mendoj se jam jashtë …kur të jesh në Prime. Kam me pyt unë “Arbana a është Kiara aty”. “Po” thotë, edhe ti ke me fol. Kur të flitsh ke më më thanë “ Të kam zemër”. Nëse thua “të kam zemër” do me thënë se gjërat jashtë janë shumë mirë.”-i tha Luizi Kiarës.

Pas eleminimit nga loja, Kiara nuk vonoi as dhe të dërgojë mesazhin që Luizi kërkoi prej saj i cili mund të ndikojë në vendimin e tij për të vazhduar ose jo qëndrimin në shtëpi.

 

Horoskopi për ditën e sotme, 30 mars 2023

0

Dashi

Sot do mundoheni me çdo mënyrë ta thyeni rutinën dhe të bëni diçka të veçantë. Urani do ju gjendet pranë dhe do ua zbukurojë çdo çast. Nëse keni një lidhje dhe së fundmi keni pasur mosmarrëveshje sot situata do përmirësohet orë pas ore. Ju beqarët do jeni më të vendosur se kurrë të realizoni disa takime prej të cilave shumë shpejt do fillojë një lidhje serioze. Në punë nuk do ju mungojnë idetë, por nuk do ndiheni shumë të kënaqur me ato që do arrini. Do ju mungojë paksa guximi dhe do keni frikë mos gaboni. Me financat keni për të qenë me të kujdesshëm dhe do jeni të mbrojtur nga problemet

Demi

Sot, falë ndikimit të Neptunit, do dini si të veproni në çdo moment dhe nuk do bëni gabime. Nën ndikimin e madh të Venusit, ju të dashuruarit do iu jeni edhe më sensualë se më parë. Do kaloni momente të paharrueshme pranë partnerit saqë do doni që dita të mos mbaronte. Për ju beqarët do mbizotërojë një klime e qetë. Nga mbrëmja do keni një takim interesant. Në punë do jeni nervozë dhe do keni frikë të tentoni. Herë pas here mund të keni edhe debate me kolegët dhe atmosfera do tensionohet më shumë. Influenca e planetëve në planin financiar do jetë pozitive. Të ardhurat do fillojnë të rriten ndjeshëm.

Binjakët

Sot do keni tendencë ta shihni çdo gjë me ekzagjerim dhe kjo mund të sjellë disa pasoja. Nëse keni një lidhje mos kërkoni nga tjetri gjëra ekstreme dhe në disa momente mos e teproni me xhelozinë pasi do digjeni. Më e mira është ta merrni çdo gjë shtruar. Ju beqarët do bindeni lehtësisht nga disa miq dhe do nisi të joshni disa persona njëherësh pa u interesuar shumë se kush janë ata në të vërtetë. Keni për të bërë gabime të njëpasnjëshme. Në punë nuk do rreshtin vështirësitë aq sa ndonjëherë do mendoni të braktisni gjithçka. Financat do jenë disi më të qëndrueshme.

Gaforrja

Nuk do pëlqeni aspak të jeni inaktivë sot dhe do keni dëshirë të provoni çdo lloj sfide. Mërkuri do jetë planeti që do iu premtojë ju të dashuruarve shumë kënaqësi, por nga ana tjetër ju do tregoheni mjaft idealistë. Ngritja e partnerit në piedestal më shumë sesa duhet mund të sjellë zhgënjime më vonë. Nëse jeni beqarë do takoni dikë, i cili do iu lerë me gojë hapur. Bukuria e tij nuk është vetëm në pamje, por edhe në shpirt kështu që mos e lini t’iu ikë nga duart. Në punë nuk do ju pëlqejë shumë kur iu jepen urdhra, por nuk do keni nga t’ia mbanë. Me pak durim dhe përpjekje do arrini ku doni. Për buxhetin duhet të kujdesuni më shumë dhe nuk duhet të ëndërroni gjëra të paarritshme.

Luani

Do keni shumë vullnet gjatë kësaj dite dhe për ju asgjë nuk do jetë e pamundur. Marrëdhënia me ata që keni pranë do jetë e jashtëzakonshme. Ndikimi i Diellit do jetë shumë pozitiv dhe do sjellë harmoninë në lidhjen që keni krijuar. Jeta juaj ka për të qenë e larmishme dhe do argëtoheni mjaft. Për ju beqarët i njëjti planet do iu nxitë të bëni cmendurira. Kujdes mos e teproni me asgjë sepse mund të pendoheni më vonë. Në punë duhet patjetër t’i ngjitni shkallët një e nga një pasi po nxituar do rrëzoheni e do vriteni. Fati nuk do jetë në anën tuaj në planin financiar. Do keni disa tronditje kështu që merrni masat e duhura pa qenë vonë.

Virgjëresha

Në shumicën e kohës do jeni me nerva sot dhe nuk do i mbani dot as fjalët. Në disa raste mund të thoni edhe gjëra vërtet të gabuara. Klima yjore, me ndikim të madh nga Neptuni nuk do favorizojë aspak jetën tuaj në çift. Marrëdhënia me partnerin do të ftohet dhe do keni disa mosmarrëveshje. Nëse jeni beqarë do filloni aventura sekrete. Në fakt si fillim fshehtësia është shumë e mirë sepse do ju bëjë të përjetoni edhe emocione më tepër. Në punë gjërat do jenë më të vështira sepse i keni ndërlikuar vetë me kokëfortësinë tuaj. Tregohuni pak më të matur dhe kërkoni ndihmë kur t’iu nevojitet. Me financat duhet të tregoheni më vigjilentë. Fatmirësisht yjet do ju bëjnë të qëndroni me këmbë në toke dhe do merrni masat e duhura.

Peshorja

Mirë është të mos tregoheni impulsivë gjatë kësaj dite dhe të mos reagoni pa u menduar mirë. Marrëdhënia me të tjerët nuk ka për të qenë si duhet. Ju që keni një lidhje do kaloni një krize. Mundohuni të bëni herë pas here lëshime sepse përndryshe nuk do dilni nga andralla ku jeni futur. Ju beqarët do takoni dikë, por historia që mund të filloni do jetë paksa e ndërlikuar dhe pështjelluese. Tregohuni të kujdesshëm sepse bëhet fjalë për të ardhmen tuaj. Në punë askush nuk do i dëgjojë opinionet që do jepni dhe kjo do ju brengosë më shumë se çdo gjë. Ambienti planetar do iu bëjë më të aftë për të menaxhuar ashtu si duhet buxhetin. Do jeni më të qetë edhe kur të shpenzoni.

Akrepi

Ditë më e bukur do jetë kjo e sotmja dhe gjërat kanë për t’iu ecur më mirë sesa kishit menduar. Nëse keni një lidhje, ato që keni pritur te përjetoni për aq shumë kohë do të ndodhin sot. Do flisni për çdo gjë dhe do merrni edhe vendime të përbashkëta. Për ju beqarët dita do jetë e mrekullueshme. Mundësitë për të takuar personin tuaj të ëndrrave do jenë të shumta. Në punë mos e ulni kokën asnjëherë dhe tregohuni krenarë për çdo gjë që keni arritur. Në fund të fundit gjithçka është realizuar me mund e sakrifica. Në planin e financave duhet të tregoheni të arsyeshëm edhe pse në përgjithësi çdo gjë do shkojë mirë.

Shigjetari

Nuk do ju pëlqejë aspak padrejtësia sot dhe do luftoni fort kundër kësaj gjëje. Në disa momente mund të kaloni edhe situata të tensionuara. Ju të dashuruarit duhet të bëni kujdes nga paqëndrueshmëria. Nën ndikimin negativ të Uranit ju mund të refuzoni kategorikisht të bëni lëshime dhe kjo do sjellë probleme. Ju beqaret nuk do keni fare dëshirë të sakrifikoni lirinë tuaj, por një person i veçantë që do shfaqet papritur do ju turbullojë. Në punë ka rrezik të debatoni ashpër me disa kolegë që janë munduar t’iu mashtrojnë dhe ju kanë dëmtuar në rrugën që keni nisur. Flisni edhe me shefat për gjërat që ju shqetësojnë. Saturni do favorizoje financat dhe ju do mund të realizoni edhe shpenzime. Besojuni edhe lojërave të fatit.

Bricjapi

Sido që të vijnë gjërat sot duhet t’i shprehni pikëpamjet tuaja ju pëlqejnë apo jo atyre që ju rrethojnë. Mos e ndrydhni veten për asnjë çast. Nën ndikimin shumë të madh të Saturnit ju që keni një lidhje do kaloni një dite pak të lodhshme dhe pa emocione. Do keni edhe disa keqkuptime dhe tension prandaj duhet të bëni kujdes. Ju beqarët do josheni mjaft nga dikush, por nuk do shfaqni asnjë shenjë para tij. Në fakt për t’u dukur më interesantë është më mirë të tregoheni pak indiferentë në fillim. Në punë do ju mungojë diplomacia dhe mund të bëni gabime. Shefat do ju kritikojnë dhe mund t’iu heqin nga duart disa projekte. Ekuilibri financiar do jetë paksa i dobët. Merruni më seriozisht me këtë sektor.

Ujori

Në disa momente edhe mund të rebeloheni sot dhe mund të thoni gjëra pa vend në inat e sipër. Dijeni se çdo hap ka pasoja. Ju që keni një lidhje mos u tregoni shumë mosbesues kundrejt partnerit. Nëse e kontrolloni çdo çast dhe në çdo hap që do hedhë ai edhe mund të mërzitet. Ju beqarët do filloni të pëlqeni një koleg pune. Edhe ai ka kohë që iu simpatizon. por nuk ua ka shprehur nga frika se mund të humbë edhe miqësinë tuaj. Në punë duhet të zbatoni ato që do ju kërkohen dhe nuk duhet të bëni asgjë sipas mendjes tuaj pasi do merrni vërejtje. Dita e sotme do jetë e mrekullueshme për sektorin financiar. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive kur të shpenzoni.

Peshqit

Jupiteri do jetë ogur i mirë në jetën tuaj. Ai do iu bëjë më optimistë dhe do ju ndihmojë ta vlerësoni më shumë veten. Ju të dashuruarit do gjeni lumturinë e kërkuar dhe së bashku me partnerin tuaj të dashur do zbuloni emocione të reja. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi do të rriten. Ju beqarët do tërhiqeni mjaft nga dikush, por duhet të mos nguteni. Mendohuni mirë dhe qartësohuni njëherë me veten para se të hidhni hapa. Në punë do i arrini të gjitha objektivat edhe pse në disa raste do gjendeni në vështirësi të mëdha. Nuk do ju mungojë guximi dhe besimi në vetvete. Për buxhetin kujdesuni më shumë dhe filloni të hiqni disa lek mënjanë sepse do iu duhen.

Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, hidhet nga kati i katërt një person. Detajet e para

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në mëngjes në Gramsh.

Burimet thanë për Panorama se një person, i identifikuar si Hekuran Llapushi, 67 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i Spitalit të Gramshit.

Mësohet se personi ka qenë i shtruar në repartin e Patologjisë që prej katër ditësh.

Burimet thanë se ai ka rënë në katin e dytë ku ka pësuar fraktura të shumta dhe hemoragji.

Ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.