Home Blog Page 8

Rritet nafta, Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja

0

Sot, duke nisur nga ora 15:30, çmimi i naftës në vend do të tregtohet me 195 lekë për litër me pakicë dhe 183 lekë me shumicë.

Bordi i Transparencës ka publikuar edhe tarifat e benzinës e cili do të shitet me 175 lekë me pakicë dhe 163 lekë me çmim shumice.

Duke qenë se çmimet e reja janë nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr.1, akciza për benzinën dhe naftën do të vijojë të zbatohet në nivelin e plotë 100%.

Sa i përket naftës për peshkim, referuar metodologjisë në fuqi dhe përjashtimeve nga taksat kombëtare dhe akciza, çmimi i tij është përcaktuar në 100 lekë për litër.

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit lançojnë kartën GOOL si një tjetër bashkëpunim unik dhe strategjik

0

E konceptuar si karta e shqiptarëve, GOOL vjen për herë të parë si një produkt inovativ bankar, me përfitime të ndryshme për të gjithë klientët Credins Mastercard dhe komunitetin sportdashës Kuq e Zi.

Inaugurimi i kartës GOOL u zhvillua në një takim special në ambientet e Credins bank, ku të pranishëm ishin drejtuesit e lartë të dy institucioneve: z. Maltin Korkuti (Drejtor i Përgjithshëm i Credins bank), znj. Monika Milo (Zv. Drejtore e Përgjithshme) dhe z. Armand Duka (President i Federatës Shqiptare të Futbollit).

Përgjatë takimit u diskutua edhe mbi efektivitetin e iniciativave të ndryshme të ndërmarra ndër vite, duke mbështetur dhe promovuar vlerat e futbollit shqiptar, si dhe zhvillimin e projekteve të tjera të përbashkëta në të ardhmen, të cilat ndërthurin sportin me shërbimet dhe produktet bankare.

AAB zhvillon workshop-in “Digjitalizimi, Shërbimet Publike dhe Bankat Tregtare”, në fokus: Pagesat e shërbimeve publike dhe shkëmbimi i të dhënave shtetërore mes bankave, AKSHI-t dhe MEI

0

Pagesat e shërbimeve publike dhe shkëmbimi i të dhënave shtetërore në fokus të bashkëpunimit mes bankave, AKSHI-t dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) zhvilloi më 2 qershor workshop-in “Digjitalizimi, Shërbimet Publike dhe Bankat Tregtare”, me pjesëmarrjen e znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Zëvendësministrit z. Martin Kajo dhe z. Igli Tafa, Drejtor i Përgjithshëm i AKSHI-t, si dhe drejtuesve dhe përfaqësuesve të bankave tregtare të angazhuar në proceset e pagesave dhe digjitalizimit.

Takimi u fokusua në zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit bankar dhe institucioneve publike për të lehtësuar qasjen e qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet publike digjitale, përmes integrimit më të avancuar të sistemeve bankare me platformën e-Albania dhe bazat shtetërore të të dhënave.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Sekretari i Përgjithshëm i AAB, z. Spiro Brumbulli, vlerësoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi trepalësh si një mekanizëm për koordinimin e veprimeve dhe përshpejtimin e projekteve në proces. Ai theksoi se bankat tashmë ofrojnë pagesën e një numri të konsiderueshëm shërbimesh publike dhe po punojnë për zgjerimin e mëtejshëm, me qëllim ofrimin e një eksperience sa më të plotë dhe efikase për qytetarët.

Ministrja Ibrahimaj paraqiti objektivin për ndërtimin e një modeli të unifikuar ndërveprimi, ku bankat të kenë mundësi të qasen te të dhënat shtetërore nëpërmjet një mekanizmi të centralizuar, pa qenë e nevojshme lidhja e marrëveshjeve të veçanta me çdo institucion që administron të dhëna shtetërore. Një qasje e tillë do të përshpejtonte ndjeshëm ofrimin e shërbimeve dhe do të reduktonte procedurat administrative për qytetarët. Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe reduktimi gradual i përdorimit të dokumenteve fizike dhe kalimi drejt modelit “vetëm një herë”, sipas të cilit qytetarët nuk do të kenë më nevojë të dorëzojnë të njëjtin dokument në institucione të ndryshme. Në këtë kuadër, u diskutua mundësia që bankat të kenë qasje në dokumentet elektronike të gjeneruara nga institucionet shtetërore, duke i marrë ato automatikisht nga regjistrat përkatës, me pëlqimin e klientit dhe në përputhje me kuadrin ligjor.

Për qytetarët, këto zhvillime do të përkthehen në procedura më të shpejta, më të thjeshta dhe me më pak dokumentacion, si në marrjen e shërbimeve publike, ashtu edhe në përdorimin e shërbimeve bankare.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, z. Igli Tafa, theksoi rëndësinë e zgjerimit të modelit të suksesshëm të e-Albania edhe në proceset bankare, duke krijuar flukse pune të integruara që shmangin lëvizjen e qytetarëve ndërmjet sistemeve dhe institucioneve të ndryshme. Ai nënvizoi se digjitalizimi duhet të sjellë më shumë komoditet për qytetarët dhe bizneset, duke u afruar me praktikat më të avancuara ndërkombëtare.

Në diskutimet e tyre, përfaqësuesit e industrisë bankare ritheksuan se sektori ndan të njëjtin vizion për transformimin digjital të shërbimeve dhe se bankat kanë investuar dhe vijojnë të investojnë në infrastrukturën dhe teknologjitë e nevojshme për ta bërë këtë transformim të mundur. Gjithashtu, u theksua nevoja për reduktimin e proceseve manuale, rritjen e ndërveprimit me regjistrat shtetërorë dhe përmirësimin e mëtejshëm të informimit të qytetarëve mbi mundësitë që ofrojnë kanalet digjitale.

Gjatë workshop-it u diskutua gjithashtu integrimi i pagesave të shërbimeve publike me infrastrukturat moderne të pagesave, përfshirë përdorimin e pagesave të menjëhershme (instant payments), si dhe zgjerimi i përdorimit të instrumenteve elektronike të pagesës në administratën publike. Në këtë kuadër, pjesëmarrësit ranë dakord për vijimin e punës në nivel teknik për të adresuar çështjet operative dhe rregullatore që lidhen me kostot e transaksioneve dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve.

Për të çuar përpara këto iniciativa, AAB do të vijojë ndjekjen e këtyre çështjeve përmes një grupi të posaçëm pune, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, AKSHI-n dhe aktorët e tjerë të përfshirë, me synim hartimin e propozimeve konkrete dhe përcaktimin e afateve për realizimin e tyre.

“Familja e Xhuana Nikollajt po përjeton dyfish humbjen e vajzës”, psikologia: Të kapet autori, do të ishte qetësim për ta!

0

Psikologia e njohur Marinela Gjeloshi ka folur në lidhje më ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth dy muaj e gjysmë me parë, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj i dha fund jetës me fostoksinë.

Vajza e re nga Shëngjini jetonte në Tiranë me një shoqe pas divorcit me bashkëshortin e saj. Hetuesit kanë dyshime të arsyeshme që vajza i dha fund jetës pasi u dhunua më parë nga ish-bashkëshorti Eraldo Fizi, i cili është shpallur në kërkim.

Psikologia Gjeloshi ka deklaruar se kapja e autorit të dyshuar do të ishte një lehtësim i madh për familjen e Xhuana Nikollajt, pasi ata po përjetojnë ankth dhe pikëpyetje të shumta mbi ngjarjen tragjike. Sipas saj, ndonëse humbja nuk mund të rikthehet, të paktën familjarët do të gjenin qetësi duke ditur se si ndodhi dhe pse ndodhi.

“Unë mendoj që më shumë do ta qetësonte ose do ta lehtësonte kapja e autorit se ata janë duke përjetuar një ankth bazuar dhe në rrëfimin e fundit të shfaqur në media.

Duke mos ditur se si ka rrjedhur ngjarja normalisht ose fatkeqësisht nuk kthehet më e ndjera, por është një qetësim i madh i familjarëve të paktën të dinë se si ndodhi, pse ndodhi sepse ata kanë shumë pikëpyetje dhe kjo i bën të përjetojnë dyfish humbjen e vajzës së tyre.

Pra duke mos ditur, duke ë ngritur hipoteza të ndryshme dhe kapja autorit do ishte një qetësim dhe një lehtësim i madh për të gjithë familjarët.”- tha Marinela Gjeloshi, psikologe për RTSH.

Operacioni policor shkaktoi viktima! Dalin fotot e policit të vrarë dhe të autorit të ngjarjes në Maliq

0

Dalin fotot e viktimës, policit të vrarë dhe autorit të ngjarjes në Maliq. Teksa policia i zbarkoi në një stan dhe i bërë thirrje që të dorëzohej, Violand Braçellari dyshohet se ka hapur zjarr ndaj Shqiponjave, duke shkaktuar vdekjen e polici Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, Edison Adri.

“Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotik””, sqaron policia.

Korçë/Informacion paraprak

Humbet jetën në krye të detyrës, 1 punonjës policie, si dhe plagoset një tjetër punonjës policie, nga sulmi me armë zjarri nga një person i kërkuar i cili u neutralizua dhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Komisariatit të Policisë Maliq dhe të Komisariatit të Policisë Korçë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia Maliq.

Rreth orës 07:30, shërbimet e Policisë kanë rrethuar vendin (stanin) ku dyshohej se fshihej personi në kërkim, konkretisht shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2011 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje të kërkuarit të dilte dhe të dorëzohej, por ai nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të Policisë, ku për pasojë ka humbur jetën punonjësi i Policisë, inspektor E. M., 34 vjeç, dhe ka mbetur i plagosur punonjësi i Policisë, inspektor E. A., 36 vjeç (të dy punonjës të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë).

Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, shërbimet e Policisë i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe i kërkuari, shtetasi Violand Braçellari, i cili më pas është arrestuar.

Në drejtim të vendit të ngjarjes është nisur helikopteri i shëndetësisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë, ku humbi jetën në krye të detyrës një punonjës Policie dhe mbeti i plagosur një tjetër punonjës i Policisë.