Home Blog Page 8027

HISTORIA e vrasjeve në Kavajë/ I vëllai u ekzekutua duke pirë kafe, si u vra 2 muaj më parë Edmond Gosa pas sherrit me Altin Rexhën

0

Dy vëllezër të vrarë brenda dy muajsh në Kavajë. Arian Hoxha që u ekzekutua ditën e sotme (21.05.2023) është vëllai i Edmond (Armand) Gosës që mbeti i vrarë pas një konflikti për motive banale me Altin Rexhën.

Kjo e fundit, ngjarje kjo e ndodhur në 29 mars të këtij viti, ku Gosa qëlloi me thikë Rexhën dhe ky i fundit iu kundërpërgjigj me armë zjarri. Si pasojë  e plagëve të marra humbën jetën të dy.

Shkak i vrasjes së sotme (21. 05.2023) sipas policisë është hakmarrja, pasi ekzekutimi i Arian Gosës dyshohet se ka të bëjë me ngjarjen e 29 marsit.

Arian Gosa u ekzekutua në sy të babait të tij, pasi ishin të dy në lokal duke konsumuar kafen. Autori i maskuar është afruar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Por si ndodhi sherri që përfundoi me dy të vrarë më muajin mars në Kavajë?  Kanë qenë shtetasit Edmond Gosa dhe Altin (Sali) Rexha, të cilët në atë kohë janë takuar për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por diçka e tillë nuk u arrit dhe situata përfundoi me të dy protagonistët të vdekur, njëri nga plagët e shkaktuara me thikë dhe tjetri nga plagët e marra nga arma e tipit pistoletë.

Dy shtetasit ishin konfliktuar më parë për motive të dobëta në një lokal të qytetit ku edhe ishin konfrontuar edhe fizikisht.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së Rexhës, i cili ishte edhe i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.

Fillimisht të dy janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike për të shkuar deri te përdorimi i armëve të cilat i morën jetën të dyve, ku Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit.

Sakaq të dy personat kishin ndryshuar emrin në gjendjen civile.

Jepet ALARMI/ Etna “zgjohet”, aeroporti i Katanias mbyllet për shkak të hirit vullkanik

0

Vullkani Etna filloi të nxjerrë hi dhe tym sot, duke detyruar autoritetet siciliane të mbyllin aeroportin e Katanias. “Për shkak të aktivitetit të Etna-s dhe sasisë së madhe të hirit vullkanik që ka rënë në aeroport, fluturimet janë pezulluar”, tha menaxhmenti i aeroportit. Pamjet e transmetuara nga mediat italiane tregojnë makina në Catania të mbuluara me një shtresë pluhuri gri. Etna, e cila arrin 3324 metra lartësi, është vullkani më aktiv në Europë. Vitin e kaluar, rreth 10 milionë pasagjerë kaluan përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Katanias, i cili i shërben pjesës lindore të Siçilisë, një nga destinacionet turistike më të njohura në Itali.

Pesë gjëra fantastike që bën truri kur je në gjumë

0

Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur gjumë. Ky informacion është mjaft domethënës, sidomos për faktin se gjumi është thelbësor për organizmin njësoj si ushqyerja.

Pavarësisht domosdoshmërisë së tij, ekspertët akoma janë të paqartë mbi nevojën për gjumë të organizmit, ndërkohë që truri nuk fle, përkundrazi punon me një furi të paparë.

Sipas ekspertëve, gjatë gjumit, neuronet e trurit janë në pikën e punës dhe kjo është kritike për funksionet e tij kur të zgjohemi. Në këtë artikull do të mësoni për 5 gjërat e jashtëzakonshme që bën truri ndërkohë që jemi në gjumë.

Truri merr vendime
Gjatë gjumit, truri përpunon informacionet e marra dhe merr vendime ndonëse janë të pandërgjegjshme të cilat më pas marrin sens kur zgjohemi.

Truri përforcon kujtimet
Kur jemi në gjumë, truri është shumë i zënë duke formuar kujtime të reja e përforcuar kujtimet e vjetra. Kjo ndodh gjatë të dyja fazave të gjumit. Mungesa e tij nxit domosdoshmërisht humbjen e kujtesës dhe zbehjen e aftësive të të nxënit.

Truri nxit aftësitë krijuese
Kur trupi pushon, truri ndihmon në analizmin e informacioneve dhe ndërgjegjësim më të shëndoshë. Ai përpunon idetë e përthithura gjatë ditës dhe nxit aftësitë krijuese që kur njeriu të zgjohet të ndihet sikur ka zbuluar diçka.

Eliminon toksinat
Një nga funksionet më të rëndësishme të gjumit është se i jep trurit mundësitë të bëjë disa ‘punë shtëpie.’ Truri eliminon disa molekula toksike që shkaktojnë dëme në funksionet e tij dhe që përshpejtojnë shfaqjen e sëmundjeve si ajo e Parkinsonit apo Alzheimerit.

Truri përforcon aftësitë automatike
Kur jemi në gjumë, truri krijon depozita informacioni dhe kujtime afatgjatë. Ky proces është i nevojshëm për funksione të ndryshme dhe bazike të njeriut si për shembull ngarja e makinës, sporti, kërcimi e të tjerë.

Kësisoj, falë trurit, këto aftësi bëhen automatike. Këto pëse funksione të jashtëzakonshme të trurit, nënvizojnë sërish rëndësinë e gjumit për mirëqënien mendore dhe fizike të njeriut.

Përmbytjet në Itali/ Shkon në 15 numri i viktimave, mbi 36 mijë të evakuuar

0

Situata e paqëndrueshme meteorologjike dhe përmbytjet në Itali, kanë lënë pas 15 viktima.

Ndërkohë bëhet me dije se mbi 36 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, teksa dëmet materiale llogariten në pesë miliardë euro.

Sipas mediave italiane, rreziku i rrëshqitjeve të reja mbetet shumë i lartë në të gjithë rajonin.

“Më në fund doli dielli, situata filloi të përmirësohej. Një pjesë e madhe e qytetit të Cesena, nesër shpresoj se do të jetë pastruar nga balta,” tha guvernatori rajonal i Emilia Romagna Stefano Bonacini.

“Dikur të ndarë, sot aleatë ushtarakë”- Yuri Kim: Do të vazhdojmë të bëjmë histori, jemi krenar që e quajmë Shqipëri vend aleat

0

Ambasadorja Yuri Kim, gjatë ceremonisë së stërvitjes ushtarake Defender 2023, është shprehur se Shqipëria dhe SHBA-të, ndërmarrë hapa të mëdhenj si aleatë.

Ajo u shpreh se dikur dy vendet ishin të ndarë ndërsa sot, janë aleatë ushtarakë.

Yuri Kim: “Ky është një moment i jashtëzakonshëm, jemi me fat që jemi këtu. Jemi mbledhur në një shesh të përdorur për dhjetëvjeçar nga një diktator i përkushtuar për ta izoluar Shqipërinë nga bota. Shqiptarëve iu thanë se SHBA-të ishin armiqtë e tyre, u detyruan të ndërtonin bunkerë. Shikoni përreth jush sot, një Shqipëri e ndryshuar dhe kjo është historike. Ja ku jemi në Sheshin Nënë Tereza, në një Shqipëri demokratike duke nisur një stërvitje ushtarake ndërkombëtare “Defender Europe 2023”. Jemi këtu si aleatë, miq dhe partnerë. Amerikanë dhe shqiptarë që qëndrojnë krah për krah, sikurse e thoni ju. Dikur të ndarë veçmas tani aleatë të NATO-s dhe partnerët më të afërt ushtrarakë.  

Që nga Defender 2021 Shqipëria dhe SHBA-të po bëjnë më shumë se kurrë së bashku. Kemi ndërmarrë hapa të mëdhenj si aleatë.

Do të vazhdojmë të bëjmë histori, jemi krenar që e quajmë Shqipëri vend aleat.