Home Blog Page 8029

Harta e Greqisë ngjyroset blu, Mitsotakis fitore historike! “Demokracia e Re” merr 40.8% të votave, siguron 146 mandate në Parlament

0

Me brohorima e kanë pritur përkrahësit e partisë Demokracia e Re rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 21 majit, që përmbajnë surpriza të mëdha, ose një tërmet politik siç e kanë quajtur, pasi shënojnë një prej fitoreve më të mëdha të konservatorëve të cilët kanë dalë fitimtarë duke siguruar 40,8% të votave.  Nga ana tjetër humbja ishte katastrofike për partinë më të madhe opozitare Syriza, e cila ka marrë vetëm 20,7% të votave.

Sipas përllogaritjeve me 40.8% Demokracia e Re arrin të sigurojë 146 mandate në Parlament. SYRIZA është kufizuar në 20.1% dhe 71 mandate.

PASOK me 41 mandate dhe një përqindje dyshifrore prej 11.5% zuri vendin e tretë, ndërsa KKE u rrit duke arritur në 7.2% dhe 26 mandate. Zgjidhja greke ka sukses dhe mbetet në Parlamentin e ri pesëpartiak, me një përqindje prej 4.5% dhe 16 mandate.

Megjithë kritikat e partive të opozitës ndaj qeverisë Mitsotakis, grekët kanë preferuar vazhdimësinë e politikave të konservatorëve dhe për herë të parë pas dekadash, harta e vendit është thuajse tërësisht blu.

“Me votën e tyre grekët treguan se i njohin hapat e rëndësishëm përpara që ka bërë vendi ynë në këto katër vite. Ata dëshmojnë se Demokracia e Re ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë të pavarur dhe të fuqishme. Në fund të fundit, këtë kërkuan votuesit sot dhe e kërkuan fuqishëm , do të thosha në mënyrë absolute”- tha lideri i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis.

“Përgjysmohen” votat e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këshillat, vetëm 50% e atyre të fituara nga kandidatët për kryebashkiakë

0

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka arritur të marrë për këshillat bashkiakë vetëm gjysmat e votave që kanë marrë kandidatët për kryebashkiakë. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se në zgjedhjet lokale të 14 majit kandidatët për kryebashkiakë të Partisë Socialiste kanë marrë 787.545 vota, ndërsa ata të koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë marrë 502 mijë vota.

Nga ana tjetër, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 251 mijë vota për këshilltarët bashkiakë, pra 50 % më pak se sa kanë marrë kandidatët në garat për kryebashkiakë. Por, një rënie të numrit të votave ka pësuar edhe sigla e Partisë Socialiste, e cila ka marrë edhe ajo 200 mijë vota më pak ose 26% më pak se kandidatët.

“Balkanweb” ka llogaritur gjithashtu edhe ndarjen e përafërt të këshilltarëve mes Partisë së Lirisë dhe Komisionit të Rithemelimit të Berishës nisur nga votat që ka mbledhur sigla “BF” në zgjedhjet për këshillat bashkiakë. Në përllogaritje janë marrë këshillat bashkiakë të Tiranës (PL 8- PD 7), Durrësit (PD 7- PL 6), Elbasanit (PD 5- PL 7), Shkodrës (PD 9- PL 4); Korçës (PD 4- PL 5), Fierit (PD 2- PL 5) dhe Vlorës (PD 4- PL 5).

Sipas këtyre shifrave, që me shumë gjasa në këto raporte është ndarja edhe në bashkitë e tjera të vendit rezulton se Komisioni i Rithemelimit ka rreth 55% të këshilltarëve të 61 këshillave bashkiakë, ndërsa Partia e Lirisë është në nivelin e 45% të numrit të këshilltarëve.

E përkthyer në mandate, nga 297 këshilltarë që ka BF në të gjithë vendin rreth 163 janë të Komisionit të Rithemelimit dhe 134 të Partisë së Lirisë. Ndërkohë sigla zyrtare e Partisë Demokratike megjithëse ka marrë gjysmën e votave të siglës “BF” në garën për këshilltarë, e përkthyer në numër këshilltarësh në të gjithë vendin ka 126, ose rreth 40 më pak se pjesa e Komisionit të Rithemelimit brenda siglës “BF”. Me përfundimin e procesit të numërimit të votave, tashmë po krijohet një ide e qartë se sa i vlejti realisht “lëkura” kandidatëve dhe siglave politike që morën pjesë në 14 maj.

“Duhet reflektim për humbjen. Komploti ndaj demokracisë që në 2008”/ Flutura Açka: Lëvizje e re opozitare, ose kemi kapur fundin

0

Deputetja e PD-së, Flutura Açka, apelon për një lëvizje të re politike pas humbjes së opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se nëse nuk nis shpejt një lëvizje e re opozitare atëherë do të ketë një thyerje të demokracisë shqiptare.

Açka thekson se ata që fituan dhe ata që humbën janë duart e pista të cilët po vjedhin dhe joshin shpresat e shqiptarëve. Duke ju referuar zgjedhjeve të 14 majit, ajo akuzoi opozitën dhe mazhorancën se janë bashkë si në fitore ashtu dhe në humbje. Sipas saj për këtë arsye nuk ka një reflektim nga ana e opozitës pas humbjes skandaloze të zgjedhjeve vendore. Ajo shtoi më tej se është pjesë e këtij sistemi që funksionon pa zemër, por vetëm me racio pushteti.

Açka tha ndër të tjera se demokracisë shqiptare ju bë komploti që në vitin 2008 me bashkëpunim nga dy palët politike më të mëdha në vend. “Fitimtarë pa moral, të mundur pa turp! Kjo është arsyeja pse parlamenti i së enjtes nuk kishte asnjë zë në rendin e ditës që të përfshinte diskutime. E pra: tri ditë pas zgjedhjeve! Kjo është arsyeja pse pas dy muajsh paralizë totale të shtetit dhe Parlamentit, ai do të ketë sërish javë të gjelbër. Nëse shumë shpejt nuk nis një lëvizje e re opozitare, jopolitike por mirëfilli politike, thyerja e demokracisë shqiptare do të jetë fatale. Këta fitimtarë e këta humbës janë duart e pista të një trupi të përmutur, në mos të vdekur, që kutërbon. Që vjedhin vullnete. Që blejnë shpirtra. Që joshin naivitete. Që vrasin shpresa. Që mashtrojnë besimtarë. Që ndërsejnë fanatikë. Që miqësojnë kriminelë. Që rehatojnë të korruptuar.

Jam pjesë e saj, e di. Por urrej t’i ngjaj, i rri larg për higjienë politike. Nuk e dija që ishte mekanizëm, pa zemër. Vetëm me racio pushteti. Fitimtarët dhe humbësit ishin bashkë në betejë, janë bashkë edhe në fitore. Arsyeja pse nuk ka asnjë grimë reflektim. Sepse njërit po t’i shkasë këmba, trondit bashkësinë. Na duhet t’ua shpjegojmë këtë shqiptarëve. Po ua shpjegoj bashkë me keqardhjen e thellë. Me këtë sistem që këta i komplotuan demokracisë shqiptare më prill 2008, nuk ka shërim. Na duhet një shkundje e vërtetë morale, dhe kjo nuk bëhet vetëm. Çdo mbërtheckë tjetër e nivelit liliput, vetëm shtrëngon vidat e këtyre, vetëm grasaton mekanizmin e ndryshkur politik që këta i sajuan demokracisë shqiptare, e cila sot ngjan si një pajisje që bën zhurmë tek ecën nga zhvidhosja”, shprehet deputetja e PD-së Flutura Açka. Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, reagoi pas rezultatit dëshpërues të PD-së dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 Majit.

Krah fotos së “Shqipërisë rozë”, Açka e trishtuar nga ky rezultat kërkoi që përgjegjësit të pranojnë humbjen dhe të largohen, dhe jo të kërkojnë alibi. Sipas deputetes pjesë e humbjes së opozitës në këto zgjedhje janë dhe ata personazhe të cilët të paguar nga mazhoranca “ngopën të djathtët” me gënjeshtrën e madhe të rilindjes blu. “E trishtueshme për ne: humbësit dhe babadumsat. Tani fajtorët të ikin në shtëpi, jo të kërkojnë alibi. Jo Shqipërinë nuk e fituam, por Himarën e ‘helenizuam’ dhe Tropojën të kërcejë tallava e detyruam. Pjesë e humbjes sonë janë edhe showsman-ët dhe showwoman-et e mbrëmjeve tona politike, që i ngopën të djathtët me rrenën e madhe të rilindjes blu nëpër ekranet bujare me para e pabesi të dhuruara nga banda mavi. Keni moral të flisni ende ju për demokraci?!”, shkruan Açka.

Këmbimi valutor 22 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 102.6 lekë dhe do të shitet me 103.4 lekë.

Monedha evropiane euro do të blihet me 111.1 lekë dhe do të shitet me 111.9 lekë.

Franga zvicerane sot do blihet me 113.6 lekë dhe do të shitet me 114.6 lekë, ndërsa paundi britanik do blihet me 127.3 lekë dhe do shitet me 128.4 lekë.

 

Horoskopi ditor, e Hënë 22 Maj 2023

0

Dashi

Kujdes me ironinë gjate kësaj dite sepse do keni probleme me partnerin. Me mire thuajini gjerat ashtu si i mendoni. Beqaret do ëndërrojnë shume dhe askush nuk do i pengoje te mendojnë tek dashuria ideale. Ju do shpresoni deri ne sekondën e fundit dhe ne fakt do bëni mire. Ne planin financiar do jete Marsi ai qe do iu ndihmoje te jeni me te organizuar.

Demi

Nëse kujdeseni me tepër pe rate qe keni ne krah dhe nuk e lini vetëm për asnjë moment, gjerat do shkoje me se miri ne jetën tuaj ne çift. Beqaret do jene edhe me te privilegjuar dhe do takojnë personi n e ëndrrave. Përgatituni për emocione te papërshkrueshme. Planetët do jene aleatet me te mire ne planin financiar. Ata do iu ndihmojnë te mos keni asnjë vështirësi.

Binjakët

Fale mbështetjes qe do iu japë Jupiteri gjate kësaj dite do e përmirësoni marrëdhënien ne çift dhe do përjetoni momente te paharruara. Mosmarrëveshjet qe keni pasur do i harroni përgjithmonë. Beqaret do kenë mundësi te shumta për aventura, por disa do kenë takimin vendimtar. Situata financiare do jete e qëndrueshme dhe nuk pritet as problemi me i vogël.

Gaforrja

Dite e favorshme kjo e sotmja për jetën sentimentale te të dashuruarve. Surprizat e bukura do jene te njëpasnjëshme dhe emocionet gjithashtu. Beqaret do ndihen mire edha ashtu si janë e nuk do kërkojnë te krijojnë lidhje serioze. Tani për tani ata do duan ta shfrytëzojnë lirinë qe kane. Ne planin financiar do keni vetëm një objektiv: te rritni te ardhurat. Do ia arrini qëllimit.

Luani

Komunikimi ne çift do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe do flisni hapur për gjithçka sot. Edhe pse do shfaqen persona interesante dhe joshës, ju nuk do tundoheni aspak për te kaluar ndonjë aventure te shkurtër. Beqaret do tërhiqen nga disa persona interesante, por nuk do guxojnë t’i shprehin ndjenjat. Financat do jene përgjithësisht te mbrojtura.

Virgjëresha

Dite e bukur dhe e mbushur me lumturi sot. Do ndiheni si ne ëndërr pranë atij qe dashuroni. Shprehjani edhe ju sa te mundni ndjenjat. Beqaret do gjenden përpara një zgjedhjeje te vështirë prandaj duhet te mendohen mire para se te vendosin. Për financat do jete dite e paqëndrueshme. Kujdes me çfarëdo lloj shpenzimi qe do bëni nëse nuk doni te keni probleme.

Peshorja

Fale mbështetjes se planetëve do tregoheni me te hapur me partnerin tuaj dhe do ia shprehni atij te gjitha pakënaqësitë. Ne këtë mënyrë ai do e kuptoje mërzitjen tuaj dhe do mundohet ta përmirësoje situatën. Beqaret do kenë disa takime te këndshme, por do jene te pavendosur. Financat fatmirësisht nuk do jene problematike dhe mund te bëni shpenzimet e duhura.

Akrepi

Kujdes, nen influencën negative te Neptunit partneri juaj do tregohet me i rrepte dhe nuk do toleroje asgjë. Mundohuni te mos i shkoni kundër nëse nuk doni qe situata te përkeqësohet. Beqaret do kalojnë një dite te qete dhe pa takime mbresëlënëse. Kjo nuk do jete dita e tyre. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm me shpenzimet nëse doni qe situata te jete e qëndrueshme.

Shigjetari

Dite e favorshme kjo e sotmja për dashurinë. Ata qe janë ne një lidhje do mendojnë te hedhin hapa me tej, ndërsa ata qe janë vetëm do jene te vendosur për ta bere për vete personin qe pëlqejnë prej kohesh. Fati do jete ne anën tuaj ne çdo moment. Ne planin financiar duhet te shmangni transaksionet e mëdha. Nuk është koha e duhur për to.

Bricjapi

Tregohuni besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe mos mendoni për asnjë moment ta tradhtoni. Vërtet mund t’iu dalin para persona simpatike, por zemrën e te dashurit tuaj askush nuk e ka. Beqaret do mërziten mjaft për shkak se nuk do arrijnë te krijojnë as sot lidhjen e dëshiruar. Ne planin financiar do keni energjinë e duhur për te përballuar problemet.

Ujori

Mos i kërkoni partnerit tuaj gjera te pamundura sot sepse do e mërzitni atë. Jo gjithçka mund te arrihet menjëherë. Mbrëmja do jete e këndshme. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse mund te bëjnë gabime te pa rikthyeshme. Ka kohe për gjithçka. Financat do jene ne përgjithësi pozitive dhe pa probleme. Vazhdoni te tregoheni ende te matur me çdo lloj shpenzimi.

Peshqit

Klima ne jetën ne çift do jete sa shpërthyese po aq edhe e ngrohte sot. Here do dashuroni ne mënyrë pasionante e here do debatoni fort për gjera te kota. Kujdes mos e teproni. Beqaret do kenë një takim entuziazmues i cili mund t’ua ndryshoje tërësisht jetën. Ne planin financiar nuk duhet te nxitoheni për asgjë sepse do keni probleme me vone.