Home Blog Page 8030

Kokainë, toka, falsifikime e vrasje/ Zhdukja e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit që tronditi Sarandën, zbardhen detaje

0

Saranda prej vitesh është konsideruar nga institucionet ligjzbatuese si një nga zonat më të qeta e me kriminalitetin më të ulët në vend.

Veç trafiqeve të paligjshme me Greqinë, kryesisht të marijuanës dhe klandestinëve, asgjë tjetër nuk e ka shqetësuar as policinë e as qytetarët. Numri i vrasjeve kishte raste ishte 0 e ndonjëherë 1 në vit. Edhe kur ndodhnin, shkak mund të ishte ndonjë grindje momentale e në shumicën e rasteve arma e përdorur ishte thika. Por raportet e kriminalitetit kanë ndryshuar ndjeshëm dekadën e fundit e sidomos 5 vjeçarin e fundit në Sarandën në dukje të qetë.

11 persona janë vrarë dhe 5 të tjerë janë zhdukur 10 vitet e fundit në trekëndëshin Sarandë-Ksamil-Konispol e nga këto 50 % nuk janë zbardhur, kryesisht ato motivi i së cilave mund të lidhet me larje hesapesh apo hakmarrje. Tonelata droge të nisura nga Saranda kanë arritur vitet e fundit jo vetëm në Greqi por edhe në Turqi, ndërsa kontigjenti kriminal me origjinë nga kjo zonë nuk është më objekt vetëm i policisë shqiptare dhe asaj greke, por edhe i vendeve europiane si Spanja, Anglia etj.

Që Saranda është një nga qendrat e tjetërsimit të pronave publike përmes falsifikimit të dokumenteve, zaptimit apo legalizimeve të objekteve të ndërtuara rishtaz, këtë e thonë raportet vjetore të KLSH dhe kontrolleve të ndryshme të Ministrisë së Drejtësisë e shpesh këto bëhen shkak për nisje të përplasjeve që shkojnë deri në marrje jete, pasi tek pronat gjendet edhe pastrimi i parave.

Organet ligjzbatuese e aq më pak SPAK, janë mjaftuar me operacione të një niveli të ulët, pa arritur të godasin fenomenin e aq më pak ta parandalojnë atë, thjesht Saranda ka qenë larg objektivit, e maskuar nën petkun e “qytetit të qetë turistik”.

Zhdukja e Leonard Thodhorit e Fatmir Sulovarit ditën me diell të 6 prillit, ‘zbuloi’ fytyrën e vërtetë të Sarandës. 1 muaj e gjysmë pas ngjarjes së rëndë, banorët vazhdojnë të jenë të shokuar e familjarët të dëshiruar për drejtësi. Ngjarja vazhdon e pazbardhur e trupat të pazbuluar. Por ndoshta kjo ngjarje i ka shërbyer institucioneve të kthejnë sytë nga Saranda pasi brenda një dosje kanë zbuluar se çfarë ndodh vërtetë aty.

NEGLIZHENCA E POLICISË

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga “Balkanweb”, zhdukja e dy personave ka ndodhur rreth orës 15.19 të 6 prillit, është denoncuar nga familjarët në 9 prill dhe është publikuar me komunikatë nga policia në 12 prill, vetëm pasi lajmi ishte bërë publik në media.

Ndërkohë kërkimet për trupat e dy të zhdukurve kanë nisur në 23 prill. 4 data të ndryshme për të njëjtën ngjarje, ndoshta shkak që sot ende nuk po gjenden trupat.

SHITJA E KOKAINËS DHE LËVIZJA ME ARMË

Në vendimin për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit S. B por edhe nga dëshmia në media e një prej personave që mund të ketë dijeni mbi ngjarjen, flitet për përdorim të kokainës dhe tregtim të saj, sipas fjalëve të dëshmitarëve se “ditën e enjte në darkë e ka telefonuar F. nga numri i L. dhe i ka thënë “Do na sjellësh mall këtu?”, “Se e do Y.” apo “vajtëm tek shtëpia e K. pastaj. Ja ta them copë unë pinim kokainë…pimë e morëm prapë…”. Gjithashtu rezulton se Leonard Thodhori lëviztë i armatosur me pistoletë në Sarandë dhe po i armatosur ka lëvizur edhe në aksin Sarandë – Kardhiq.

TOKAT E PAAZHORNUARA DHE INVESTIMET STRATEGJIKE

Dosja e zhdukjes së dy personave ka nxjerrë në skenë problemin e pronave pa dokumentacion në Sarandë, çka ka çuar shpesh në konflikte. Edhe pas 33 vitesh, zona si Çuka rezultojnë ende të paazhornuara në ASHK dhe tokat aty janë pa certifikatë pronësie. Një të tillë e pretendonte edhe Leonard Thodhori, e kjo tokë mendohet si pikënisje e konfliktit. Nga ana tjetër Fatmir Sulovari rezulton ish-pronar i një diskoje në Ksamil, për te cilën familjarët e tij thonë se është prishur nga shteti për shkak se toka aty dhe rreth saj është dhënë për investim strategjik nga qeveria.

MJETE ME TARGA FALSE E FENELINA LËVIZIN LIRSHËM

Dokumenti për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit S. B, zbulon edhe se si në Sarandë një automjet qarkullon ditën për diell jo me një, por me dy palë targash të falsifikuara. Konkretisht mjeti tip “Mercedes-Benz” E Class që mendohet se ka rrëmbyer dy të zhdukurit, brenda harkut kohor të 39 minuta shihet të qarkullojë njëherë me targat AA175LV të vjedhura në Shqipëri e njëherë më targat YTO1114 të vjedhura në Greqi.

Nga ana tjetër mjeti tip “Land Rover” i sekuestruar në një karburant në Sarandë, rezulton të ketë qarkulluar në Sarandë me xhama të zinj por edhe me fenelinë policie e cila nuk u gjet në momentin e sekuestrimit.

Po ashtu nga dosja hetimore zbulohet edhe fakti se si në Sarandë mund të marrësh një pronë me qira duke realizuar kontrata fiktive. Madje edhe një avokat i marrë në pyetje lidhur me kontratën e vilës ku u zbulua mjeti i krimit, gjatë deklarimit të tij, pasqyruar në faqen nr.9 të vendimit për caktimin e masës së sigurisë, është shprehur: “Nuk mund të jap shpjegime pasi nuk e di për çfarë kontratë bëhet fjalë sepse redaktoj shumë kontrata”.

MJETE TË BLINDUARA NË QARKULLIM

Zhdukja e dy personave zbuloi gjithashtu se në Sarandë mund të gjesh edhe automjete të blinduara. Konkretisht i tillë është ai i sekuestruar, i parkuar në një plantacion mandarinash në fshatin Xarrë. Një Jeep Cherokee i zi me targa greke BOO – 9195 me xhama të zinj.

Zgjedhjet parlamentare në Greqi/ Demokracia e Re siguron mbi 40 % të votave, Tsipras uron Mitsotakis

0

Fitorja e Demokracisë së Re në zgjedhjet parlamentare merr përmasa historike, pasi sipas vlerësimit të parë zyrtar të rezultatit kalon në 41% kundrejt 20% të SYRIZA-s. Rritje e ndjeshme për PASOK-un, i cili lëviz mbi 11.5%.

Kreu i SYRIZA-s në Greqi, Alexis Tsipras ka pranuar humbjen dhe ka uruar për fitoren rivalin e tij të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis.

“Betejat kanë humbje dhe fitime. Nuk kemi kohë. Duhet të bëjmë ndryshimet e duhura, të japim veten tonë më të mirë në raundin e dytë që do të jetë vërtet përfundimtar për qeverinë e ardhshme”, ka thënë Tsipras.

Ndërsa janë numëruar 71% të kutive të votimit, Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis ka marrë 40,83%, ndërsa SYRIZA 20,7%.

Forca e tretë zgjedhore është PASOK/Lëvizja Ndryshim me një përqindje prej 11.82%, e ndjekur nga KKE me 7.09% dhe Zgjidhja Helenike me 4.5%.

Deri tani të dhënat e votuesve:

Votuan
59,69%
Abstenim
2,57%

Analiza e REL: Erdogan ‘kokë më kokë’ me Kilicdaroglu, kë do të zgjedhë Turqia?

0

Pozita strategjike e Turqisë dhe rëndësia e saj si lidhje midis Evropës dhe Azisë kanë bërë që bota t’i presë me padurim rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në këtë vend.

Presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, do të përballet kokë më kokë me rivalin e tij të opozitës, Kemal Kilicdaroglu, në balotazhin e 28 majit. Në rrethin e parë, më 14 maj, Erdogan ka siguruar 49.51 për qind të votave – qartazi më shumë se Kilicdaroglu me 44.88 për qind, por, për të fituar garën plotësisht, duhen më shumë se gjysma e votave.

Erdogan është shprehur i bindur se do të dalë fitues në rrethin e dytë.

“E kemi tejkaluar konkurrentin më të afërt në zgjedhje me 2.6 milionë vota. Unë besoj se kjo shifër do të rritet shumë më lart në rezultatet përfundimtare”, ka thënë Erdogan.

 

 

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Turqi?

Me rezultatin e arritur, Erdogan ka dëshmuar se sondazhet e opinionit kanë qenë gabim. Shumë sondazhe parazgjedhore kanë treguar se rivali i tij është në rrugë të duhur për të fituar që në rrethin e parë. Për më tepër, ai ka pasur mbështetjen e një grumbulli partish me orientime të ndryshme.

Kilicdaroglu ka kërkuar nga mbështetësit që “të mos dëshpërohen” dhe të marrin pjesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

“Të rinj, çohuni dhe zhdukeni dëshpërimin. Ata që e duan atdheun e tyre, shkojnë në kuti të votimit. Ne do të luftojmë deri në fund dhe do të fitojmë patjetër”, është shprehur Kilicdaroglu.

Sinan Ogan, pretendenti i tretë presidencial, ka fituar 5.2 për qind të votave, të cilat mund të jenë vendimtare për rezultatin final. Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë shenjë se nga do t’i orientojë mbështetësit e tij.

“Ne do të bëjmë çmos që ky proces të jetë i mirë për kombin dhe vendin tonë. Në këtë moment nuk po e them se do të mbështesim njërën apo tjetrën parti”, ka thënë Ogan.

Zgjedhjet në Turqi po ndiqen ndërkombëtarisht për të parë drejtimin që do të marrë vendi. Nën sundimin 20-vjeçar të Erdoganit, anëtarja e NATO-s ka kultivuar marrëdhënie më të ngrohta me Rusinë, është bërë më pak laike dhe ka anuar kah autoritarizmi, me kontroll të madh mbi media dhe gjyqësor. Qeveria e Erdoganit ka akuzuar, po ashtu, Perëndimin se ka bërë komplot për ta rrëzuar atë, ndërsa kandidatura e Turqisë për anëtarësim në BE ka kohë që është ngrirë. Kilicdaroglu, i cili ka një qëndrim më pro-perëndimor, ka premtuar se do ta riorientojë vendin si një demokraci dhe se do t’i përmirësojë marrëdhëniet me aleatët e NATO-s.

Në pyetjen se çfarë do të thoshte fitorja e Kilicdaroglut për Turqinë, Emre Erdogan, profesor i shkencave politike në Universitetin Bilgi të Stambollit, shprehet kështu për Exposenë:

“Para së gjithash pluralizëm. Me vite të tëra, Qeveria e Erdoganit ka vepruar si moniste, duke e paraqitur veten si përfaqësuese të vetme të kombit. Fitorja e kandidatit opozitar do të sillte më shumë hapësirë për diversitet dhe pluralizëm. Ky do të ishte ndryshimi i parë i rëndësishëm. Pastaj, liritë civile do të shtoheshin po ashtu, liria e shprehjes, liria e mendimit… Qeveria e Erdoganit, si rezultat i qeverisjes 20-vjeçare, ka lidhje të ngushta edhe me organizata biznesore, me disa kompani dhe disa konglomerate. Kjo, qartazi, do të ndryshonte”.

Në aspektin ndërkombëtar, fitorja e mundshme e Kilicdaroglut do të sillte po ashtu ndryshime, thotë për Exposenë Louis Fishman, ligjërues i historisë së Lindjes së Mesme në Kolegjin e Bruklinit. Me Kilicdaroglun, sipas tij, Turqia do të përpiqet t’i përmirësojë lidhjet e saj me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

“Me fuqinë që ka Erdogani, gjithsecili do të ishte i lumtur të shihte largimin e tij – mendoj në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, sepse ata kanë marrëdhënie të tensionuara me të dhe duan një fillim të ri. Por, Rusia në anën tjetër, do të mërzitej nga largimi i tij. Erdogani dhe presidenti rus, Vladimir Putin, ka 5-6 vjet që mbajnë marrëdhënie shumë, shumë të ngushta”, thotë Fishman.

Më 14 maj, turqit kanë votuar edhe për 600 ulëset e Parlamentit. Edhe në këto zgjedhje, partia e Erdoganit ka kaluar mirë, duke fituar shumicën. Profesori Emre Erdogan thotë se presidenti ka arritur t’i kthejë gjërat në favor të tij, përkundër situatës së rënduar ekonomike, me inflacion dhe papunësi të lartë, dhe përkundër pasojave shkatërruese të tërmeteve të shkurtit. Sipas tij, mesazhi i Erdoganit për të vënë interesat e sigurisë kombëtare përpara sfidave ekonomike, ka bindur një pjesë të konsiderueshme të mbështetësve të tij konservatorë dhe nacionalistë. Emre Erdogan nuk pret befasi më 28 maj.

“Natyrisht, Erdogani duket se është në avantazh, sepse ai është shumë afër 50-përqindëshit. Partia e tij ka marrë shumicën edhe në Parlament. Ai do ta shfrytëzojë këtë çështjen e stabilitetit [institucional] dhe do të kërkojë nga votuesit t’i japin mbështetje partisë së njëjtë, si në Parlament, ashtu edhe në Presidencë”, thotë Erdogan.

Edhe Louis Fishman, nga Kolegji i Bruklinit, mendon se opozita do ta ketë shumë të vështirë në balotazh.

“Qeveria e Erdoganit ka ardhur në pushtet 20 vjet më parë. Në vitin 1999 ka ndodhur një tërmet masiv, ekonomia ka qenë e tmerrshme. Kështu që Erdogan i ka formulat. Në të njëjtën kohë, ai përdor edhe kartën nacionaliste, e cila është pompuar vërtet”, thekson Fishman.

Fishman thotë se një rol të madh në prag të balotazhit do të luajnë edhe mediat, të cilat kryesisht kontrollohen nga Qeveria e Erdoganit.

“Nëse i shohim mediat, një natë përpara zgjedhjeve, Erdogan është shfaqur në 25 kanale, ndërsa Kilicdaroglu në vetëm dy ose tre kanale. Po flas për kanalet kryesore që shihen në Turqi. Natën e zgjedhjeve, ndërkaq, kemi pasur një agjenci kryesore që vazhdimisht e tregonte Erdoganin në pozicion më të mirë seç e paraqisnin sondazhet në fillim. Pra, edhe kjo është demoralizuese”, thotë ai.

Vëzhguesit evropianë të zgjedhjeve kanë thënë se procesi i votimit në Turqi ka qenë përgjithësisht “i organizuar mirë”. Por, presidenti aktual ka pasur një “avantazh të pajustifikuar”, duke përfshirë mbulimin e njëanshëm mediatik”, ka thënë Koordinatori Special i OSBE-së, Michael Georg Link.

Si profesori Erdogan, ashtu edhe Fishman paralajmërojnë se fushata para balotazhit mund të jetë e egër. Përpara votimeve të 14 majit, Erdogan ka përçmuar opozitën, duke thënë se mbështetet nga Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit. Kilicdaroglu ka thënë se Erdogan ka dështuar të arrijë rezultatin që ka dashur, pavarësisht se ka bërë “shpifje dhe fyerje” ndaj opozitës. Analistët thonë se si Erdogan, ashtu edhe Kilicdaroglu i kanë sytë tani te votat që ka fituar kandidati i tretë. Derisa Sinan Ogan pret ofertat që mund t’i bëhen nga Qeveria ose opozita, analistët thonë se ish-deputeti nacionalist ka një ideologji që i përshtatet më mirë aleancës së Erdoganit.

Fitorja do t’i jepte Erdoganit mandatin e tretë. Herë si kryeministër, herë si president, ai ka qenë në pushtet qysh në vitin 2002. Kjo do të thotë se ai ka udhëhequr vendin më gjatë se çdo president turk dhe madje shumë sulltanë otoman.

Fitorja e Kilicdaroglut, në anën tjetër, do të simbolizonte dëshirën e një pjese të madhe të elektoratit për ndryshime. Qytetarët turq do t’u drejtohen kutive të votimit edhe në fund të marsit të vitit të ardhshëm, për zgjedhjet lokale. Dy partitë kryesore të opozitës në të kaluarën, kanë propozuar kandidatë të përbashkët, duke ia dalë të fitojnë postet e kryebashkiakëve në zonat kryesore metropolitane. Analistët thonë se ndarja e mundshme e opozitës do t’i mundësonte partisë së Erdoganit të zgjeronte kontrollin e saj edhe në bashkitë e mëdha, si Stambolli dhe Ankaraja. Në SHBA, senatori Chris Murphy, anëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ka thënë se Turqia do të jetë një partnere jetike e SHBA-së, pavarësisht se kush do ta udhëheqë këtë vend./REL/

14 maji/Dega e PD New Jork deklarate: Fitorja arrihet në një muaj, promovimi i saj në 4 vjet

0
Nga Prel Dedaj
FITORJA ARRIHET NË NJË MUAJ, PROMOVIMI I SAJ NË 4 VJET.
Ndryshe me sportin ku fitorja pershëndetet në mbarim të lojës, në politikë fitore quhet marrja e mandatit, ani se loja mbaron mbas 4 viteve. Prandaj, është momenti ti përshëndesim fituesit aktual të bashkive Pukë, Fushë Arëz e Mirditë zotrinjtë Rrok Doda, Hil Curri dhe Albert Melyshi, aq më tepër kur triumfuan përballë një makinerie të fuqishme propagandistike drejtuar nga kryetari i partisë në pushtet z.Edi Rama, e perveç kësaj nën siglen e një kualicioni qesharak udhëhequr nga dy anti amerikanë, ngarkuar në dy anët me akuza për vepra kriminale si vrasje, vjedhje, kontrabandë e pengues për vendosjen e shtetit ligjor në vendin tonë, Sali Berisha e Ilir Metaj. Nisur nga rrethanat, kjo fitore duket sa madhështore po aq e habitëshme, gjë që len shteg edhe për aludime. Gjithësesi, rezultati ka vetëm një emër të vetëm “FITORE”.
Ndaj meritojnë të pershëndeten të tre këta fitues, paçka se të sëmbon habia kur mendon se vendlindja e tij Tropoja, ja mbylli deren birit të saj Sali Berisha, ndersa Mirdita e Puka, së pakut teorikisht, konsiderohen istikame të tij. Me një logjikë të qetë duhet menduar se vetëm dy, kanë qenë faktorët themelorë që sollën të paparshikuarën në këto tre bashki.
– E para! Dobësitë e theksuara të tre bashkiakëve humbës, për të njohur e respektuar barazinë sociale të masës qytetare që kishin nën admimistrim, mungesa e transparencës dhe nderëshmërisë mbi rolin që kishin si të besuar me votë nga populli.
E dyta! Kandidatë cilsorë, si Albert Melyshi, pinjoll i një familje historikisht patriotike, me gen të djathtë e antikomunist, Hil Curri, bir i një familje patriotike e sojnike siç janë historikisht Currajt e Fushë -Arrësit, e Rrok Doda, intelktual e mbështetës permanent i grupimeve të djathta, jo vetëm i dhanë jetë fitores, por edhe provuan se kur kandidatët vijë nga familje me taban të djathtë e me figurë morale të pastër dje dhe sot, populli i voton pavarësisht nga sigla e forcës politike që përfaqsojnë.
– Duke arsyetuar kështu, nuk gabojmë të themi se gjëja e parë e vlefëshme që duhet të bëjë secili prej këtyre fituesve, është deklarimi publikisht i ngrirjes së mirnjohjes dhe të bashkëpunimit me siglen e kualicionit që i ka kandiduar, si një strukturë politike jo e djathtë dhe që udhëhiqet nga dy liderë Metaj e Berisha, që mbajnë ngarkesa e përgjegjësi për shumë bëma e paudhësi në këto 33 vite postkomunizem.
-Njëkohesisht, pa u lëkundur nga bindjet dhe qëndrimet e djathta, për hir të qytetarëve që i kanë votbesuar, duhet të deklarohen para opinionit qytetar, se janë shkëputur nga kualicioni i pazareve BF, që prej tash e në vazhdim as 100 mbështetës të vullnetëshëm nuk i grumbullojnë dot, dhe ti dërgojnë mesazhe qeverisë se janë të gatëshëm të bashkëpunojnë, duke dhënë garanci se trajtimi i tyre si të barabartë me të tjerët me financime e investime, nuk do të shkojë për kredibilitetin e dyshes Berisha-Metaj, por për besimin e qytetarëve tek demokracia. Fitorja arrihet në një muaj fushatë, por për ta promovuar atë, duhen 4 vite. Në se këta tre qeveritarë vendorë, pa humbur kohë do të shpalosen largpamës e inisiatorë, për të justifikuar besimin që iu ka dhënë vota e popullit dhe do të luftojnë për interesat e qytetarëve që i kanë votuar jo per intriga e kamuflime të kampionve të mashtrimit e antishqiptarizmes Berisha -Metaj etj, dega e PD-s New Jork, do të jetë gjithnjë pranë tyre, duke u angazhuar që të sigurojë investitorë nga emigranetët që i kanë mundësitë për të kontribuar.
Dega e PD-s New Jork
20.05. 2023

Aksidenti me 6 të plagosur/ Drejtuesi i autobusit: Benzi më preu rrugën, u përplasëm dhe më pas shpërtheu në flakë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbëmjen e sotme në aksin Qafë Thanë – Prrenjas, ku një autobus i drejtuar nga një 51 vjeçar, me drejtim lëvizjeje Pogradec – Prrenjas, është përplasur me automjetin tip “Benz”, duke lënë të plagosur 6 persona.

Për Top Channel, drejtuesi i autobusit është shprehur se mjeti i ka zënë rrugën pasi mori kthesën, duke u futur komplet në sensin e kundër të lëvizjes.

“Unë isha duke zbritur kthesën e Qafë Thanës poashtë, makina që vinte sipër duke ndërruar marrshet, apo s’e di si, duke marrë kthesën më ka prerë rrugën sepse është futur komplet në sensin e kundër të lëvizjes”- tha drejtuesi i autobusit, duke shtuar se “Benzi” nuk ka shpërthyer direkt në flakë.