Home Blog Page 8031

EMRI/Vrau Arjan Gosën teksa po pinte kafe me të atin, policia identifikon autorin e dyshuar të krimit

0

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së Arjan Gosës, i cili u ekzekutua pasditen e sotme (21 maj) në ambientet e një lokali, teksa po pinte kafe me babain e tij.

Sipas News24, autori i dyshuar është Habib Rexha, 31 vjeç.

vijon

Humbje dërrmuese për SYRIZA-n/ Tsipras uron për fitoren Mitsotakis, Demokracia e Re siguron mbi 40% të votave

0

Kreu i SYRIZA-s në Greqi, Alexis Tsipras ka pranuar humbjen dhe ka uruar për fitoren rivalin e tij të Demokracisë së Re,  Kyriakos Mitsotakis.

Tsipras mbërriti në selinë e partisë rreth orës 21:00. Edhe pse me një rezultat të dobët, ai është pritur me duartrokitje nga mbështetësit e tij

Ndërkohë kur janë numëruar 71% të kutive të votimit, Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis ka marrë 40,83%, ndërsa SYRIZA 20,7%.

Forca e tretë zgjedhore është PASOK/Lëvizja Ndryshim me një përqindje prej 11.82%, e ndjekur nga KKE me 7.09% dhe Zgjidhja Helenike me 4.5%.

“SONTE ORËN DUA TA NDAL”/Cikël poetik me 12 poezi nga Tomor Kotarja, marrë nga vëllimi “Stuhi yjesh”

0

Nga Tomor Kotarja
Sot po sjellim nje cikel me poezi te Tomor Kotares nga libri “Stuhi Yjesh”.

DREJT TEJE

Fluturim nisem drejt teje

Dashuria ime
Si pëllumb flatrabardhë

Dashuria ime,
Tej malit të hirtë
Tej detit trazuar
Tej zjarreve të akullta
Tej ishujve vetmuar.

Perëndi e dashurisë
Gatuar me lot

Me zjarr përvëluar!

Dashuria ime

Stuhi yjesh të dielltë!

SONTE ORËN DUA TA NDAL

Sonte, dua të dehem

Sonte dua kujtimesh të humbas
Sonte, dua shi të bjerë
Sonte dua të rrjedh lumë

Vera e bardhë.

Çastet sonte në zemër dua t`i fiksoj
Orën në mur dua ta ndal
Aromëm e yjeve të marr në krahëror

Të dehem me fjalë.

Sonte gotat dua t`i rrëkëllej me fund
Shpirtin plagë ta mjekoj
Vlagës në gjoks, t`i hedh pakëz nektar
Yjet i dua të ndizen zjarr.

Kjo natë sonte nuk dua të mbarojë
Orët e saj, borxh të m`i japë
S`e dua t`ia them botës me zë të lartë
Jam unë, njeriu me fat!

Sonte çastet i ndezën në vatra zjarret
Shpirtin me flakë ma shëruan
Mbi buzë, të etura mbetën fjalët
Si ditën e parë që u dashuruam.

Sonte gjumi më mori si fëmi në gjirin tënd

Sonte, të dy e ndalëm kohën
Të putha syrin, më puthe shpirtin përvëlim

Se dashuria ime mban gjallë botën.

Sa dua këtë mëngjes,

Të mos kishte zgjim!

Të dy…

Të dehur…

Në përqafim…

PËR DASHURINË TIME

Për dashurinë time,

Zjarret le të digjen
Detet le të ndizen
Malet le të shemben
Yjet le të fiken .

Zemrat, thërrime të bëhen
Dhimbja në lak le të shkojë
Ziliqarët të gremisen honeve
Me zjarrin e shpirtit i sfidoj

Nëse mundet,

Edhe toka le të çahet
Dielli perëndimeve le të shuhet

Qielli le të ndërrojë bojë

Vdekja le të vdesë,

Memece, e pagojë!

Të flasin gojët llafazane
Rruga le të flasë
Guri të pëlcasë!

S`kam frikë të ndizem vullkan

Të fortë si lisat janë krahët e mi
Nuk ndalem pritash, kurrsesi!

Zjarre vullkanesh,
Ishuj smeraldesh,
Anije piratësh,
Guxoj të rrëmbej.
Për Dashurinë time,
Ç`gjej përpara,
Copëtoj e thej!

Dashuria ime,

Jam skllavi yt

Para teje, nuk di të gënjej.

NË KAFENE

Rrezet e Diellit

Mbi filxhanin e kafesë

Formojnë ishuj të vegjël

Vëzhgoj magjepsur figura abstrakte.

Një herë,

Më ngjajnë me flokët e tu

Një herë,

Me flokët e nënës

Një herë me sytë e sime bije.

Pastaj,

Më bëhen

Ndërtesa me shumë kate.

Mes rërës së nxehtë

Plazhistët pinë kafe

Më tutje, një grua lexon filxhanin.

Vetpunësim,

Pa detyrim tatimor

Pa fonde për shtetin

Kosto minimale!

TË DUA ARBËRI

Të dua Arbëri,

Të dua Ty, jo vajzën me emrin tënd

Ty i shtrenjti vendi im

Të ëmblin çdo pëllëmbë.

Me ler të ta them sa të dua
Arbëria ime më je derman

Je toka ku kam rrënjët e degët

Ku rrënjët kanë të parët tanë.

Të thërras me zë të plotë, ta dëgjojë qielli

Hënë e diell ta dëgjojë

Të tunden malet, të dehen mallet

Me asgjë në botë s`të krahasoj!

Perëndi e Olimp ta marrin vesh

Dete e lumenj që të përshkojnë

Në zemër e mbaj moj ylleshë!

Flamurin tënd me shqiponjë!

E bukura ime Arbëri
Shpirtin ma mbush e zemrën ma gufon
Çdo pikë uji, çdo gur e plis
Bukuri qiellore që mbretëron.

Mos u trishto o Zonjë Dardane
Se trupin grabitqarët ta kanë grisë
Dita e së vërtetës ka me ardh
Arnat e shekujve, me ti qëndisë!

Të desha, të dua, e do të të dua

Ti, më e bukura, e imja dashni
Se unë e ti, robërinë s`e duam
Të kam nën lëkurë, Zonja Arbëri!

PUTHMË

Puthmë Jezercë
Puthmë Sazan
Puthmë o Det
Puthmë e merrmë në gji

O dashuri oqean!

Puthmë Tomorr
O mal i shenjtë
Puthmë Dumre
Pllajë lozanjare
Puthmë Valbonë

Puthmë o breg
Siç di të puthë një shtojzavalle

Puthmë o bjeshkë
Korab e kurorë
Puthmë Gjallicë
Stolisur me borë

Më lag shpirtin, ujvarë e Thethit
Më lagni dhe ju, Drin e Ohër
Më lag dhe ti, Bunë lundruese
Që m`fton me zemër të ulem në sofër.

Puthmë e lagëm
Ani!

S`kam merak
Dashnia për ju
Më ka zënë lak.

PULBARDHA DHE SHKËMBI

Një shkëmb

Të moçëm
Kam përballë.

Më tej një lumë

Shtratin e tij
Një dallgë e zemëruar shkumëzon

Me dhëmb, mbi shkëmb

Bën dashuri.

Bën dashuri dhe dashuron!

Diku më tej

Një pulbardhë
Vitet mbi shpinë

Zë ia numëron

Shkëmbi nuk tundet,

Kurrsesi!
N`liri t`jetojë

I mjafton.

DASHURI HYJNORE

Mos u fshih njeri, drizash e ferrnajash

Mos kujto se shkoi dielli e u err

Botës i bën roje një Zotni
Që të sheh, kur frymë jep e merr.

Le ta heqim maskën e përdalë

Që njerëzinë anembanë vesh e mbulon
Në rrugë të drejtë po të ecim

Mbi kokë është Zoti që na mbron.

O krijues i Allahut
Përkujdesi i Padishahut
Qënia jote gjithësinë mbretëron

Tek ti, gjejmë shërimin

Tek ti, gjejmë shpëtimin
Tek ti, gjejmë forcën që na mbron!

QYTETIT TIM

 Qytet i dashtun

Je kaq hyjnor
Gjallicën trime
Ke për kurorë.

Në prush, e gatove LIRINË
E lage shtatin me uji Drini

Me zjarr ushqeve dashurinë
Me besë të fortë si Kostandini.

Përflakur rrënjë e taban
Mbrojtur me gjak t`shenjtin vatan
Për guxim e burrëri
Je ti moj Lumë, llavë e vullkan!

FLAS ME RËRËN

Rërës së plazhit

I fola njëherë
Sa breza të shkelën
Ti s`bëre zë

Prite një palë

Përcolle të tjerë
Edhe ata, që s`janë më.

Jeta merr shije në tharmin tënd
Kush nuk të deshi
Kush nuk u çmend

Mbete ilaç për çdo brez
E vlerë si vera

Musht e pekmez

Një herë të vetme

Nuk derdhe lot
Jetë e stinë,

Shkojnë çdo mot…

FOLEZË

Ahishte, akacie, dushk e lajthi

Kumbulla të kuqe plot hijeshi

Kajsi e ftua, rrush kokërr inxhi

M`tregojnë ku kam lënë, folëzën shtëpi.

Kaloj përmbi urën n`vetmi të mbetur

Mulliri vjetër më ndjell si melodi

Me shikim të tretur, kërkoj rininë e ikur

Më duket e plakur, rruga për n`shtëpi

Malet dhe lugjet, m`duket se vajtojnë

Vajin ua ndi, sa herë vijmë e shkojmë

S`ka më këngë e valle, gaz e alegri

E shurdhët më duket, rruga për n`shtëpi

Foleza e fëmijërisë, e shtrenjtë  më je

Kur dhimbje të kesh, e plakur të jesh

Sa frymë të kem, e gjallë të jem

Në krahë do të marrë, e ëmbla folezë.

I DESHA YJET

Yjet i mblodha

Grusht në një dorë,
Desha me ta të thurja
Më t`hijshmen kurorë

Duke u dridhur

Më shihnin në sy
Ndjeheshin të vegjël

Ndjeheshin fëmi.

Lotësh më përgjëroheshin

Qëniet e gjora
Burgu i tyre
Po bëhej kurora.

Andaj, nëse dua
Dritë t`më bëjnë prap

Qiellit t`i lëshoj
T`i nxjerr nga ky çark.

T`i shoh tek marrin rrugën

Tutje në perëndim

Kur muzgun pikturojnë
Plot nur e shkëlqim.

Pasi i lashë të lirë

Me veten nisa qesha

Ç`më duhej kurora

Për princa e perëndesha?

Dy vëllezër të ekzekutuar brenda një periudhe të shkurtër, Arjan Gosa u vra me një plumb në kokë në sy të të atit. Ndërsa Edmondi…

0

Arjan Gosa, u ekzekutua pasditen e të dielës në qytetin e Kavajës. Ai po pinte kafen në një lokal në lagjen numër 1 në Kavajë, ku rreth orës 18:30 një person ende i paidentifikuar e ka qëlluar me një plumb pistolete në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Burime te startnews, bëjnë të ditur se Arjan Gosa, ishte nën shoqërinë e të atit në momentin kur iu bë atentati, ndërsa personi që e ka qëlluar është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Dyshohet se autori e ka ndjekur prej kohësh Arjan Gosën dhe i dinte lëvizjet e tij.

Arjan Gosa, është vëllai i Edmond Gosës, i cili pak javë më parë mbeti i vrarë pas një sherri në Kavajë. Në këtë sherr po ashtu i vrarë mbeti edhe Altin Rexha nga Kukësi. Sherri mes Edmons Gosës dhe Altin Rexhës, nisi për motive banale dhe ofendime.

PISTA E HETIMIT

Pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes nga ana e fisit Rexha. Në mars të këtij viti, Edmond Gosa qëlloi disa herë me thikë shtetasin Altin Rexha, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj me armë zjarri duke përfunduar të dy të vdekur.

VRASJA E EDMOND GOSËS DHE ALTIN REXHË

Edmond Gosa dhe Sali Rexha u takuan për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por gjithçka përfundoi në mënyrë tragjike, me vrasjen e të dy personave.

Ngjarja ndodhi pranë banesës së Rexhës, i cili ishte edhe i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.

Fillimisht të dy janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike për të shkuar deri te përdorimi i armëve të cilat i morën jetën të dyve, ku Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit.

Të dy viktimat ishin me precedentë të mëparshëm penalë dhe shkak i sherrit që përfundoi me vrasje ishin motive banale.

U qëllua në sy të babait/ Kush është problematiku i Kavajës, Arian Gosa, në vitin 2012 masakroi me thikë një 41-vjeçar

0

Arian Gosa, i cili u ekzekutua pasditën e sotme në Kavajë me pistoletë nuk është emër i panjohur për policinë. Ai u qëllua në kokë, teksa po pinte kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë.

Por kush është Arian Gosa? 

Arian Gosa është vëllai i Armand (Edmond) Gosës, i cili mbeti i vrarë dy muaj më parë në Kavajë. Edmondi u konfliktua me Altin Rexhën, pasi ky i fundit e kishte parë atë. Më pas Gosa e quajti Rexhën malok dhe se nuk ka punë në Kavajë. Kjo solli një përleshje të tyre, ku njëri me thikë dhe tjetri me armë, arritën që të vrisnin njëri-tjetrin.

Por Arian dhe Armand Gosa nuk ishte hera e parë që përfshihej në një ngjarje kriminale. Para 11 viteve në qytetin e Kavajës,  në vitin 2012 të dy vëllezërit masakruan me thika një të ri. Viktima Gentjan Gjuzi në atë kohë humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë. Sherri në atë kohë lindi për një shikim dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

Ja çfarë shkruante Prokuroria?

Më datë 20.11.2012, ora 09.45 minuta në Lagjen Nr.2, Kavajë, dy vëllezërit Arian Gosa dhe Armand Gosa, pas një grindjeje që njeri prej tyre dhe pikërisht i arrestuari Arian Gosa kishte patur një ditë më parë me të dëmtuarin Gentian Gjuzi për motive të dobëta rrugaçërie, janë konfrontuar përsëri me këtë shtetas, në momentin kur ai po dilte nga dyqani i shtetasit Julian Karriqi. Në grindje e sipër, sipas deklarimeve të dëshmitarëve okular, të dy vëllezërit Arian dhe Armand Gosa kanë nxjerrë të dy nga një thikë nga xhepat e xhupave të tyre dhe me to kanë goditur të dëmtuarin Gentian Gjuzi në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

Këtë të fundit e kanë kanë trasportuar në gjendje të rëndë për trajtim mjeksor të specializuar në Spitalin Qëndror Ushtarak Tiranë, ku është shtruar menjëherë në reanimacion, ku ka qëndruar i shtruar. Sipas kallëzimit të shtetasit Julian Karriqi, vëllezërit Arian dhe Armand Gosa janë konfrontuar më pas edhe me të duke e goditur dhe janë larguar nga vëndngjarja, duke lënë aty edhe njërën nga thikat, të thyer.