Home Blog Page 8032

Një plumb në kokë/ 48-vjeçari Arjan Gosa u vra për hakmarrje, policia jep DETAJET e para

0

Një person është futur brenda lokalit dhe e ka qëlluar Arjan Gosën me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen.

Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi raporton se viktima është qëlluar në kokë. Pista kryesore është ajo e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur në mars ku mbeti i vrasë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha. Ishte një vrasje e dyfishtë.

Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje”- thuhet në njoftimin e policisë.

Aksident i rëndë, makina përplaset me një autobus, më pas shpërthen në flakë

0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Thanë. Raportohet se një makinë është përplasur me një autobus dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Paraprakisht dyshohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar shoferi dhe dy pasagjerët në automjet.

Ndërsa autbusi ka pësuar vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka shkuar menjëherë dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Është obligim”- Escobar “i prerë”: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen deri në fund të verës

0

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vlerësoi se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një “arritje e madhe” dhe se ajo paraqet një “hap historik përpara” në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në një intervistë për agjencinë Mina, Escobar tha se “nuk sheh arsye” pse marrëveshja për çështjet e mbetura të mos mund të arrihet deri në fund të verës, transmeton Beta.

Siç tha ai, në Serbi ka disa elemente që duhet të plotësohen sa i përket njohjes së targave të veturave, letërnjoftimeve dhe disa gjërave të tjera.

“Edhe nga Kosova pritet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Më falni, kjo nuk është pritje. Është obligim”, tha Eskobar.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që këto procese të zhvillohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Nuk shoh asnjë arsye pse të mos mund të përfundojë deri në fund të verës”, tha Escobar.

Ai përkujtoi se marrëveshja mes dy palëve është ligjërisht e detyrueshme dhe se tani shtrohet pyetja se si të zbatohet plotësisht.

Escobar tha se është optimist se qëllimi do të arrihet dhe beson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiç “mund të tregojnë guximin e nevojshëm politik për të ndërmarrë hapat e duhur”.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel, ndërsa më 18 mars, në Ohër, u pajtuan për aneksin për zbatimin e saj./REL

Të shtëna me armë zjarri brenda një lokali, vritet një person. Dyshimet e para të policisë

0

Të shtëna me armë janë raportuar në Kavajë pasditen e sotme (21 maj). Sipas News24, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku është vrarë edhe një person.

Ende nuk ka informacione për ngjarjen e rëndë, por dyshohet se vrasja e sotme mund të ketë lidhje me vrasjen e dyfishtë më shumë se një muaj më parë, të Sali Rexhës dhe Armand Gosës.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kane mberritur ne vendin e ngjarjes dhe po punojne per zbardhjen e vrasjes.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Mbyllen votimet në Greqi, sipas exit poll-eve Mitsotakis siguron fitore të gjerë! Demokracia e Re triumfon me 11% ndaj SYRIZA-s

0

Një fitore e qartë dhe e gjerë e Demokracisë së Re ndaj SYRIZA-s pasqyrohet në exit poll-et që u publikuan menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë Greqinë në orën 19 të së dielës.

Exit poll-i i përbashkët i miratuar nga të gjitha kompanitë e sondazheve dhe të gjitha stacionet televizive tregon se epërsia e ND ndaj SYRIZA- s mund të arrijë në 11 pikë përqindje në zgjedhje.

Sipas exit poll-it të përbashkët, Demokracia e Re pritet të marrë nga 36% deri në 40%. SYRIZA nga 25% në 29% që me të dhënat e kësaj ore duket të jetë përqindja maksimale për partinë e Alexis Tsipras .

PASOK/Lëvizja për Ndryshim del si forcë e tretë me përqindje nga 9.5% në 12.5%. KKE pritet të mbledhë nga 6% në 8%.