Home Blog Page 8034

Zgjedhjet në Greqi, Mitsotakis voton bashkë me vajzën dhe djalin: Nesër do të jetë një ditë më e mirë për vendin tonë, vendosim për të ardhmen

0

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka ushtruar të drejtën e tij duke votuar gjatë orëve të paradites në zgjedhjet që mbahen sot në shtetin grek.

Ai ishte i shoqëruar me djalin e tij Konstantinos dhe vajzën e tij Daphne duke votuar në Kifissia. Ai mbajti edhe një deklaratë për mediat duke dalë nga qendra e votimit.

“Sot votojmë për të ardhmen tonë. Votojmë për paga më të larta, për më shumë punë, për një sistem shëndetësor më efikas dhe për një shoqëri me më pak pabarazi.

Zgjedhjet janë festa e demokracisë. Sot përgjegjësia për qeverisjen e vendit ju kalon ju qytetarëve, por jam absolutisht i sigurt se nesër do të jetë një ditë edhe më e mirë për vendin tonë”, tha ai.

SUPERIORE/ Titulli luhet në distancë, të gjitha skuadrat zbresin në fushë. Mësoni ndeshjet e javës së 34-të

0

“Abissnet Superiore” luan ditën e sotme javën e 34-të me të gjitha skuadrat që zbresin në fushë në orën 16:00 për të luftuar për objektivat e tyre.

Tirana kryesuese ndeshet në transfertë me Laçin. Bardheblutë kërkojnë me çdo kusht fitore për të vazhduar të qetë në garën për titull, ndërsa kurbinasit gjithashtu do të luftojnë për tre pikët në mënyrë që të mos dorëzohen në garën për Europë.

Në “Arenën e Demave”, Partizani do të presë Vllazninë. Të kuqtë nuk i kanë humbur shpresat për titullin kampion, teksa shpresojnë te një gafë e Tiranës, ndërsa shkodranët, ashtu si Laçi, kërkojnë me çdo kusht Europën.

Egnatia e vendit të tretë do të presë Erzenin. Rrogozhinasit kërkojnë ta lënë pas atë humbje me Kastriotin në mesjavë dhe të rikthehen dhe njëherë te fitorja, në mënyrë që të forcojnë pozitat në zonën europiane. Nga ana tjetër, shijakasit ndodhen në zonën e ftohtë dhe kërkojnë të marrin tre pikët e para që nga 10 marsi.

Në Ballsh luhet një finale mbijetese mes Bylisit dhe Kukësit. Të dyja skuadrat vijnë nga një fitore në mesjavë dhe kështu duan të vazhdojnë në mënyrë që të shmangin rënien nga kategoria.

Teuta pret Kastriotin në “Niko Dovana”. Durrsakët kanë ende disa shanse për Europën dhe kërkojnë t’i luajnë ato deri në fund, teksa tre pikët duhen për të shmangur përfundimisht dhe rënien, ndërsa krutanët morën një fitore të madhe në mesjavë përballë Egnatias, teksa shpresojnë ende te mbijetesa.

NDESHJET:

LAÇI – TIRANA 16:00

PARTIZANI – VLLAZNIA 16:00

EGNATIA – ERZENI 16:00

BYLIS – KUKËSI 16:00

TEUTA – KASTRIOTI 16:00

PANORAMASPORT.AL

Afrimiteti me Jorin, Olta i kthehet Luizit: Kishe pëlqim ndaj saj. Nëse Kiara nuk do hynte në shtëpi, do kishte nisur diçka me të

0

Raporti mes Luizit dhe Jorit është vënë në qendër të diskutimeve mbrëmjen e djeshme në post Big Brother Vip.

Luizi deklaroi se me Jorin ka pasur raporte të mira, por më pas nuk i ka pëlqyer sjellja e saj në disa momente gjatë qëndrimit në shtëpi.

Por Olta mendon ndryshe për raportin mes dyshes. Ajo tha se Luizi kishte pëlqim për Jorin dhe sipas saj nëse Kiara nuk do kthehej në shtëpi, mes tyre do niste diçka.

Pjesë nga diskutimet në studio

Luizi: Me Jorin kam pasur marrëdhënie shumë të mirë, deri në një moment që filloi t’i jepte pak gojës, edhe që po e frynte i madhi (Kristi). Aty ma prishi qejfin. Unë i thashë çfarë të keqe pate nga unë që kur erdhe? Të afrova vetë, nuk më afrove ti. Të dhashë tutat

Olta: Çudi që afrove Jorin të parën

Luizi: Të ndihmova për të të votuar për foton më të bukur

Olta: Jori kokrra e ylli, si mos ta afronte Jorin ai?! Jori ishte absolutisht më e bukura në shtëpi. Ai është tepër strategjik, përveçse i dhuronte trëndafila kur nuk ishte Kiara. Ky është një mister tjetër.

Luizi: Po pse e kap momentin e trëndafilit

Olta: Unë pashë në video që i dhurove një trëndafil

Kristi: Është e vërtetë që sa u rifut Kiara, u shkëput shumë me Jorin.

Olta: U shkëput direkt

Kristi: Në mënyrë të frikshme

Olta: Nëse nuk do të kishte rihyrë Kiara, ai do të vazhdonte diçka me Jorin. Ai e kishte vërtetë qejf Jorin.

Luizi: Ajo e lëshoi kunjën

Olta: Jorin e zgjoje çdo mëngjes. Nuk rrije dot pa të. E kapje për qafe, bëje xhiro rreth pishinës. Ti fillove të krijosh një marrëdhënie goxha të afërt me Jorin.

FOTO/ Shkrumbohet nga flakët automjeti në rrugën e Arbrit, shpëton për mrekulli shoferi

0

Një automjet është shkrumbuar nga flakët paraditen e sotme në rrugën e Arbrit.

Mësohet se automjeti tip Audi është përfshirë nga flakët në bypassin e Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit. Për fat të mirë personi që ka qenë brenda në automjet ka arritur të dalë në kohë. Tashmë pritet që në vendin e ngjarjes të mbërrijë policia për të sqaruar rrethanat e plota të saj.

Mjeti del nga rruga në aksin Selenicë-Vlorë, ndërron jetë pasagjerja

0

Një aksident me 1 viktimë e 3 të plagosur është regjistruar në Vlorë. Policia njofton se në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e ngjarjes ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Po të njëjtat burime shtojnë se janë plagosur drejtuesi i automjetit si dhe dy pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sot, rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.