Home Blog Page 8036

“Zhaklina të lutem boll”/ Arbana nuk përmbahet ndaj opinionistes, i kërkon të ndërpresë fjalën

0

Debatet ishin të nxehta mes banorëve por dhe opinionistëve mbrëmjen e sotme në Post Big Brother.

Gjithçka nisi pasi disa prej banorëve, por edhe Arbër Hajdari, thanë se Zhaklina ka treguar mbështetje dhe simpati për Kristin.

Kjo gjë u mohua nga Zhaklina, e cila tha se ka mbrojtur vetëm vlerat që Kristi ka shfaqur.

Këtë e mbështeti dhe Arbana e cila tha se Zhaklina zgjodhi të durojë të gjithë të sharat e fansave të Luizit dhe të vazhdojë me mendimin e saj.

“Pse unë duhet të mallkohem, pse unë duhet të mallkohem,” thoshte pareshtur Zhaklina, gjë e cila bëri Arbanën t’i kërkonte të pushonte.

“Zhaklina të lutem boll,” tha Arbana.

Keni bërë plane për plazh? Kushtet atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për sot

0

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe shirat do të jënë prezente, herë pas here në formë rrebeshi. Mesdita do të sjellë intervale me kthjellime përgjatë vijës bregetare duke lënë me shira të dobët dhe të izoluar zonat malore dhe pjesërish zonat e ulëta.

Gjatë nates pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira të dendur në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 10°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht, Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Nën mbizoterimin e vranësirave të dendura vijon sërish, republika e Kosovës ku herë pas here do të gjenerojnë reshje por sasia e tyre do të jetë e pakët. Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim të ketë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke bërë që të shfaqen intervale te shkurta kthjellimesh pothuajse në të gjithë territorin e republikës së Kosovës. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes pritet sërish shtim i vraneisrave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut

Nën ndikimin e masave ajrore te paqëndrueshme, vijon Republika e MV ku vranësirat dhe shirat do te jene prezentepor në sasi te pakta. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim te vranësirave në të gjithë republikën e MV duke ri-sjellë rrebeshet e shiut në të gjithë territorin e MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore.

Kampionë nga divani, Manchester City fiton titullin e Premier League, dorëzohet Arsenali

0

Manchester City fiton titullin e Premier League nga divani. Skuadra e Pep Guardiolës “kurorëzohet” si kampione për këtë sezon në elitën e futbollit anglez, pas humbjes 1-0 të Arsenal ndaj Nottingham.

Ky rezultat bën që Gooners të jenë katër pikë larg kreut, por ekipi i Artetas e ka dhe matematikisht të pamundur të arrijë “Citizens”, pasi ka për të luajtur vetëm një ndeshje, ndërkohë që City ka edhe 3 takime në program.

Për Manchester Cityn ky është titulli i nëntë në histori pas atyre të fituara në vitet 1936/37, 1967/68, 2011/12, 2013/14, 2017/18, 2018/19, 2020/21 dhe 2021/22. Ky sukses duket totalisht i merituar për Haaland & Co, që në 35 ndeshje kanë shënuar 92 gola dhe kanë pësuar 31.

Ky grup mund të marrë në shtëpi për këtë sezon të tjerë trofe, pasi luajnë finalen e FA Cup ndaj rivalëve të qytetit të Manchester United dhe përballen me Interin në finalen e UEFA Champions League.

Në krahun tjetër, Arsenali duhet të kënaqet me rikthimin në grupet e Champions.

“Kam punuar shofer për fëmijët”, mes lotësh Petrit Malaj rrëfen sakrificat

0

në mburrje kur nuk shprehin dashurinë ndaj gruas. Disa thonë gruaja ka punën e saj, unë kam punën time. Ne nuk jemi kështu. Ne jemi bashkë. Ne jetojmë bashkë. Kemi rritur fëmijët me mund, me sakrificë. Kam punuar shofer unë për ata fëmijë”.

Sipas Malajt, neglizhenca ndaj familjes është neglizhencë ndaj shoqërisë.

“Neglizhenca që mund të kesh sot ndaj familjes, është një neglizhencë e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për shoqërinë. Unë i qëndroj një fakti tjetër. Ne si shoqëri vuajmë nga shumë gjëra. Ama ajo që na ka bërë të vuajmë më shumë është shkatërrimi i familjes. Që kur në ’97, babai i tha djalit bravo që solle thesin e miellit në shtëpi, i rrihte shpatullat që sillte automatikun në shtëpi. I thoshte djalit vidh, i thoshte merr armën. Shkatërrohet familja. Ku ka më familje më pas? Sepse ai nuk të pyet më”.

Aktori u shpreh më tej se ndihet i bekuar me familjen e tij ë madhe, me fëmijët dhe nipërit e mbesat që i mbushin shpirtin.

Angli/ Foli me tone anti shqiptare, ministrja Breverman telashe me ligjin

0

Suella Braverman, ministrja për çështjet e brendshme në Angli që foli me tone të forta ne parlament për “pushtimin nga shqiptarët”, duket se ka telashe me ligjin.

Harry Yorke, zëvendës editori i çështjeve politike në “Sunday Times”, të cilit i referohet Top Channel, ka zbuluar se Breverman kërkoi ndihmën e një nëpunësi civil për të shmangur një gjobë për ecje me shpejtësi me makinë dhe për mos-heqjen e pikëve në patentë.

Që ajo mos të shkonte në një kurs të detyrueshëm për rritjen e shkallës së ndërgjegjshmërinë për drejtim automjeti pas këtyre shkeljeve, kërkoi që kursin ta zhvillonte e vetme one to one.

Kjo për mos t’u ulur me persona të tjerë e për të mos u diskredituar.

Ky veprim i Suella Breverman, shkruan “Sunday Times”, ngre një sërë pyetjesh nëse ajo ka thyer kodin ministerial.

Në shkrim theksohet se Suella Breverman ia kërkoi këtë favor një nëpunësi civil, por ai refuzoi ta ndihmonte.

Më pas, ajo kërkoi ndihmën e një këshilltari politik, i cili tentoi që ajo ta kishte kursin e rehabilitimit për patentën e vetme, por kompania e cila zhvillonte të tilla kurse, refuzoi.