Home Blog Page 8037

Shoferja me “Porsche” del nga rruga, plagosen rëndë 3 të reja, njëra niset drejt Traumës

0

Një automjet tip “Porsche” ka dalë nga rruga në Vaun e Dejës dhe për pasojë kanë mbetur të plagosura 3 shtetase.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se automjeti drejtohej nga një 20 vjeçare.

Të rejat u dërguan në spital dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Reagimi i Policisë:

Shkodër/ Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në fshatin Melgushë,  Vau i Dejës, automjeti tip Porsche, me drejtuese shtetasen R.P, 20 vjeçe,  ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar  drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe  shtetasja D. N., 20 vjeçe,  të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja  I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

“Sfida jonë ishte të mbanim PD gjallë”, Alibeaj tregon arsyet që e çuan drejt dorëheqjes: Rama abuzues sistematik i zgjedhjeve, por…

0

Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, aktualisht nënkryetar i kësaj partie, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se PD nuk hyri në zgjedhjet lokale për të fituar, por për të mbajtur gjallë partinë dhe atë që ajo përfaqëson.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ai u shpreh se synimi ishte ruajtja e një PD me raportet e saj emblematike me Perëndimin, dhe që ka forca të distancohet nga korrupsioni e të mos shndërrohet në një vorbull anti amerikane.

Alibeaj ka folur gjithashtu edhe në lidhje me dorëheqjen nga drejtimi i PD, një akt që e ndërmori vetëm pak ditë më parë.
Ai ka treguar arsyet që çuan në një vendim të tillë, ndërsa tha se një gjë e tillë ishte një “mëshim” dhe shembull që dëshiroi t’i jepte politikës shqiptare.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Si ndodhi dorëheqja?

Alibeaj: Një vit më parë pas dorëheqjes së Bashës një nga nënkryetarët duhet të merrte drejtimin e partisë. Mu ofrua drejtimi e nuk mund ta refuzoja.
Ka pasur edhe një vendim të Kryesisë dhe grupit, sipas të cilës në një kohë të shkurtër të zhvilloheshin procedurat për zgjedhjen e kryetarin, por ishte një kohë e turbullt për PD dhe u mendua që situata të vijonte deri pas zgjedhjeve lokale.

Të mërkurën doli rezultati final, atëherë përfundoi edhe mandati im. Kjo ishte një nga arsyet që u largova.

Arsye të tjera, publiku e ka ndjekur që ka qenë një kohë e vështirë për strukturën e PD dhe demokratët. marrëdhënie të tensionuara me pjesën tjetër të demokratëve.
Një dorëheqje nga drejtimi , është edhe një moment i kulturës politike.

Ajo që ndodh në politikën shqiptare, janë zvarritje e alibira. Ishte e domosdoshme të jepja një shembull.

Kam dhënë dorëheqjen edhe nga drejtimi i grupit parlamentar. Sfida e PD ishte shumë delikate. E para ishte ajo që nga zgjedhjet edhe pse lokale, doza e politizimit ishte pashmangshme, për çfarë kishte ndodhur brenda nesh. Sfida ishte që PD të dilte gjallë, që mendoj e kaluam.

Sfida ishte të ruajmë nën PD me tiparet e karakteristikat tona, e qendrës së djathë, që ruaj raportet e saj emblematike me perëndimin, që ka forca brenda vetes të distancohet nga korrupsioni, që s’duhej të shndërrohej në një vorbull anti amerikane.

Rezultati i zgjedhjeve, pse ky rezultat i dobët dhe a e prisnit?

Alibeaj: Dolëm në vetëm 14 bashki. Kemi marrë 103 mijë vota, sipas meje është një rezultat jo fitues dhe askush nuk kishte shpresën e ëndrrën për të kundërtën pas 1 viti e gjysmë luftë brenda nesh. Sfida jonë nuk ishte fitorja në kuptimin klasik të saj. Paraqitja dinjitoze ishte sfida dhe të mbanim PD gjallë.

Rreziku kryesor i PD ishte të përthithej e t’i mbivendosej rreziku që të shndërrohet të kishte në vete një fenomen non grata që mbante mbi vete sanksionet dhe qortimin si një parti e mykur e paaftë të gjente forcat për t’u rishpikur.

Sot ky rrezik nuk ekziston më, sidomos pas rezultatit të zgjedhjeve. 100 e ca mijë vota të demokratëve që e dinin që nuk garonim për fitore.
PD ka qenë në agresion nga brenda edhe nga jashtë me padrejtësitë që pushteti i bëri, me zvarritjen në çështje gjyqësore, me KQZ kundër, me mungesë financash e selie. Situatë kjo aspak komfort.

Në Tiranë zoti Bejko u rendit i katërti. E prisnit një rezultat të tillë?

Alibeaj: Ne prisnim por kur flet populli duhet ta marrim si të mirëqenë.

Deri në 27 mars diskutonim me sa kandidatë do dilnim, situatë aspak e volitshme për t’u prezantuar në një fushatë 30 ditore.

Prisnim një sinjal të fortë nga demokratët për filozofinë e re që prezantuam, që e gjithë politika e vjetër e përfaqësuar nga Rama-Berisha-Meta, u ka kaluar koha.

Edhe fenomeni i zotit Qori ishte sinjal që qytetarët duan të lënë pas të vjetrën.

Fushata jonë u financua me thuajse zero lekë.

Mendoni që ky ishte vullneti i popullit? Nuk mendoni që zgjedhjet u vodhën?

Alibeaj: Arsyet duhet t’i shohim duke u nisur nga vetja, Por zgjedhjet janë prekur pa dyshim. U prekën në mënyrë masive nga qeveria. U shtuan pagat, pensionet, 516 mln euro tender ka bërë qeveria në vetëm 4 muaj, asfalti elektoral, patronazhistët…

Sipas të dhënave tonë nga terreni ka pasur fenomen të shitblerjes së votës, përdorim masiv i administratës gjithashtu.
Kjo nuk është një gjë e re, dhe pres që do të ndodhë edhe në të ardhmen. Ky vend nuk bën zgjedhje të lira, por kjo nuk do të thotë të gjejmë alibi.
Pritej nga Rama si një abuzues sistematik i zgjedhjeve.

Berisha e “përjashtoi” nga PD, reagon Alibeaj: Paska gjetur sot armiq te rinj, është shkaku i përçarjes së opozitës

0

Në një bashkëbisedim të zhvilluar pak më parë me qytetarët, ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur për një rikthim të mundshëm të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, tha se këto dy persona nuk kanë vend në PD,.

Në një reagim në Facebook, Alibeaj u shpreh se “humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit, paska gjetur armiq të rinj”.

Ai u shpreh se Berisha është arsyeja e vërtetë e përçarjes së opozitës, ndërsa ka shtuar se bashkëpunimi me PL ishte ajo që shkaktoi refuzimin e madh më 14 maj.

“Humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit paska gjetur sot armiq të rinj, duke publikuar dhe listën e të përjashtuarve të radhës. I zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb duke shpallur grupe armiqësore. Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak. Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin e Edi Ramës”, ka shkruar ai.

Ka shërbyer më parë në Ballkan, Biden propozon Ndihmës Sekretarin e ri të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike

0

Presidenti amerikan Joe Biden ka propozuar James O’Brien për postin e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, njofton Shtëpia e Bardhë.

James O’Brien është aktualisht Shefi i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve, me gradën Ambasador në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Më parë, O’Brien shërbeu në dy administrata amerikane si i dërguar special presidencial. Ai shërbeu gjithashtu si Këshilltar i Lartë i ish-Sekretares Madeleine Albright, Zëvendës Drejtoreshë kryesore e Planifikimit të Politikave dhe i Dërguar Presidencial për Ballkanin.

“Gjatë karrierës së tij në Departamentin e Shtetit, ai ka udhëhequr një program të madh dhe të suksesshëm sanksionesh dhe ka këshilluar për një sërë çështjesh, duke përfshirë negociatat e paqes në Evropë, marrëveshjet shkencore dhe mjedisore dhe iniciativat për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat përgjegjës për krimet e luftës.
O’Brien ka negociuar gjithashtu marrëveshje që mbrojnë të drejtat e pronësisë intelektuale për bashkëpunimin shkencor me Kinën, ka promovuar rregullore të shëndosha mjedisore të tregtisë ndërkombëtare për materialet e rrezikshme dhe të riciklueshme dhe ka punuar për t’i bërë partneritetet publike-private dhe përgjegjësinë sociale të korporatave një element të rëndësishëm në politikën e jashtme amerikane”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

DETAJET/ Ishte arrestuar për vjedhjen e një tapeti, ndërron jetë i riu në Tiranë!

0

Një 27-vjeçar në Tiranë, Jani Rustemi, i cili ishte arrestuar për vjedhjen e një tapeti dhe të një palë atleteve, ka ndërruar jetë në QSUT.

Rustemi përfundoi në gjendje kome pasi u arrestua, pasi dyshohet se iu dha një dozë e lartë metadoni.

Rustemi ishte i shtruar në Reanimacionin Qëndror në QSUT, dhe në ora 16:20 ka ndërruar jetë, ka konfirmuar nga Mjeku.

I riu ishte i datëlindjes 15.04.1995 lindur e banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, ka dy fëmijë, i arrestuar më 12.04.2023 për “Vjedhje” dhe me gjendje gjyqësore “i dënuar më parë”.

Për ngjarjen u njoftua Prokuroria, Komisariti i Policisë dhe Specialistin e ShKBSB, për veprime të metejshme hetimore.