Home Blog Page 8039

“Kam 4 vite e martuar”- Nga planet për fëmijë tek dasma, rrëfehet Greta Koçi: Së shpejti do më shihni me vello! Me partnerin jemi njohur…

0

Këngëtarja Greta Koçi ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale, ku ka treguar se është e martuar me partnerin e saj prej 4 vitesh.

Sa i përket dasmës, këngëtarja është shprehur se dëshiron të bëjë diçka simbolike dhe se shumë shpejti do ta shohim me vello.

E ftuar në Kurthin e Piter Pan, ajo u shpreh se partneri i saj shqiptar punon si inxhinier dhe të dy jetojnë në Amsterdam, por nuk dha shumë detaje rreth tij pasi dëshiron ta mbajë sa më diskrete jetën personale

Greta Koçi: Nuk kam bërë dasmë, besoj se duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat dhe pse jo në një të ardhme të afërt do të doja të bëja diçka simbolike. Kam dashur që ta mbaj gjithmonë private këtë pjesën e familjes, bashkëshortit, duke qenë se ai është një person që nuk i përket botës së shoëbiz, kam dashur të jem më diskrete. Por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur, e qet

Ylli i Kosovës drejt transferimit te Milani, kuqezinjtë synojnë edhe tre mesfushorë të tjerë

0

Sipas “Milan News”, sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, në verë pritet t’i bashkohet Milanit. Sipas të njëjtit burim ka qenë vetë drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, i cili është pajtuar që kosovari të transferohet në Itali.

Aktualisht lojtari ka një kontratë me Lilën deri në vitin 2026, dhe vlera e tij në treg është 7 milionë euro, një shifër që nuk do të ishte fare problem për gjigantin italian, aq më tepër duke pasur parasysh raportet e kuqezinjve me klubin francez nga ku kanë marrë ndër vite lojtarë si Leao apo Menja.

ZËVENDËS PËR BENASERIN – “SkySport” ka konfirmuar emrin e Ruben Loftus-Çikut mes të monitoruarve nga Milani. Ai i anglezit është një emër që kishte dalë vjet e vijon të përmendet në javët e fundit, por sot mund ta themi me bindje se ‘djalli’ po ndjek mesfushorin e Çelsit që i skadon kontrata në vitin 2024. Pëlqimi i drejtuesve të Milanit ekziston dhe është i fortë, por nga tani deri në mbylljen e negociatave duhen sheshuar ende disa detaje.

Formula e transferimit dhe rroga janë më të rëndësishmet, por edhe vullneti i Loftus-Çikut që nuk do ta refuzonte një përvojë jashtë Anglisë, aq më tepër te Milani ku do të duhet të zëvendësojë Benaserin, i cili do të rikthehet në fushë jo para nëntorit. Për momentin ekziston bindja se akordi mund të gjendet mbi bazën çek prej 18 milionë eurosh. Ai luajti vetëm 371 minuta këtë sezon dhe ishte vetëm një herë në formacionin titullar. “Blutë” do ta shesin, por jo përfundimisht: huazimi mund të jetë zgjidhja më e mirë për të gjithë.

“SAMURAJI” – Daiçi Kamada është gjithnjë e më pranë Milanit. Takimi i parë mes ndërmjetësit dhe dreje 25 milionë eurove, por pas një huazimi me detyrim blerjeje. Interesi i Milanit për Karni Çukvuemekën nuk është zbehur kurrë, edhe pse lojtari është trajtuar në merkaton e verës së vitit 2022, kur ai ishte ende në Aston Vila, përpara se Çelsi të shtinte në dorë mesfushorin e lindur në 2003-shin, duke shkruar një torëve Masara dhe Maldini daton në fund të janarit, por një përshpejtim po ndodh në orët e fundit pasi për japonezin është futur fuqishëm në garë edhe Atletiko e Madridit.

Nga ana tjetër thuhet se 26-vjeçari ka dhënë miratimin e tij për një pagë prej 3 milionë eurosh. Kamada, që mund të bëjë çdo rol në sulm përveç “pykës”, ka vendosur të mos rinovojë me Frankfurtin dhe i ka dhënë përparësi Milanit. Ndjesia është se klubi kuqezi duhet të përfundojë vlerësimet teknike, taktike dhe planifikuese brenda një muaji nëse nuk dëshiron të djegë mundësinë e fituar pak kohë më parë. PANORAMASPORT.AL

Më afër se kurrë falë “Urës mbi Bunë”/ Miratohet marrëveshja, rruga e re që do lidhë Shqipërinë dhe Malin e Zi

0

 Kuvendi i Shqipërisë miratoi marrëveshjen mes vendit tonë dhe Malit të Zi për ndërtimin e “Urës mbi Bunë”, një urë e cila do të jetë e gjatë 310 metra. Në një seancë parlamentare që nuk ka zgjatur më shumë se 1 orë, opozita dhe mazhoranca kanë bashkuar votat duke miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, për ndërtimin e urës mbi Bunë. Ky projekt u miratua me 92 vota pro.

Kjo urë do të mundësojë kalimin nga njëra anë e kufirit në tjetrën për vetëm 2 minuta. Investimi pritet të shkojë rreth 1.5 miliardë lekë, që do të ndahen 50 me 50 mes dy vendeve.

Ura e Bunës pritet të përfundojë për 18 muaj, ku do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit. Projekti u prezantua më 8 mars në Ohër nga kryeministri Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç.

“Bashkë Firojmë”

0

Nga REDI SHEHU

Një fitore e Partisë Social iste në zgjedhjet e 14 majit ishte e pritshme. Ajo që nuk pritej ishte dërrmimi i aleancës “Bashkë Fitojmë” e udhëhequr nga Sali Berisha, si dhe Partisë Demoratike zyrtare të vulës. Rezultati i zgjedhjeve vendore flet për 54 bashki nga 61 në rang vendi të fituara nga PS dhe vetem 7 prej tyre të fituara nga opozita. Nëse i referohemi garës për këshillat bashkiakë, humbja e opozitës është tërësisht dëshpëruese.

Në këto zgjedhje u humbën bastionet historike të Partisë Demokratike si Shkodra, Tropoja, Kukësi, Kamza, qytete të cilat shijen politike e kishin pasur vetëm blu. Në Shkodër, për here të parë pas 32 vitesh, që nga koha e rënies së diktaturës, me një distance prej 12 mijë votash, Partia Socialiste fiton duke i hapur rruge menaxhimit të qytetit nga kandidati i saj. Ky ndryshim politik i ndodhur me 14 Maj, nuk qe thjesht një fitore e zakonshme politike, ishte praktikisht prishje e thurjes kapilare të demokratëve filluar që me braktisjen e zgjedhjeve vendore të 2019- tës. Një shpërbërje e rrjetit politik blu, pasojat e të cilit sa vijnë e thellohen. Që nga viti 2017 e këtej, degradimi i Partisë Demokratike dukej se nuk kishte të ndalur, për të ardhur në fazën e avancuar të dekadencës së saj në periudhën 2021-2022 e cila lidhet veçanërisht vetëm më një emër, atë të Berishës. Ndërsa tani, në 2023-shin pas zgjedhjeve lokale, Partia Demokratike rrezikon seriozisht të kalojë në një vdekje klinike politike pa kthim.

Si pasojë e instrumentalizimit të partisë dhe demokratëve për qëllime në thelb jo politike, sot partitë demokratike dhe ndjekësit e tyre ndodhen ekzaktësisht diku mes kurrkundit dhe asgjësë. Kurrkund sepse drejtimi që do të marrin, sipas deklaratave të fundit të liderëve të tyre, është tërësisht në drejtim të paditur, dhe ndodhet diku mes asgjësë në kuptimin e substancës politike që ato përçojnë. Sot, partitë demokratike nuk të thonë asgjë për pjesën më të madhe të elektoratit shqiptar, i përbërë nga skalionet e betonizuara të PS dhe atyre 250 mije të djathtëve që refuzuan të bëhen pjesë e vënies në skenë të dy partive demokratike. Për më tepër aleanca e panatyrshme mes Berishës dhe Metës, pas përgjigjes elektorale të 14 majit, u transformua në sloganin post elektoral “Bashkë Firojmë”. Fakti që ata së bashku firojnë, dhe kjo nuk është hera e parë, mjafton të kujtojmë mandatin 2009-2013, lidhet me idenë se të dy si Berisha dhe Meta janë në antikohën e tyre politike e cila sa më shumë të zgjasë, aq më absurditet politik do prodhojë. Ata kanë kohë që kanë arritur në ezaurimin maksimal të tyrin, dhe si pasojë e shterimit të ideve, metodave dhe moralit, ata janë kthyer në përsëritës tautologjik të vetvetes, thënë thjesht, në një bumerang elektoral.

Duke parë rezultatet e zgjedhjeve vendore, një gjë del krejt qartë, se partitë demokratikë nuk u mundën nga Partia Socialiste, ata u mundën nga të djathtët. Të majtët kanë marrë pothuaj aq vota sa kanë marrë në 2021, pra e majta ka qëndruar pa rritje domethënëse në kuotat e veta. Braktisja ka qene djathtas, një braktisje edhe më e madhe se ajo e 2017-tës.  Nëse në të parën demokratët refuzuan hipokrizinë e çadrës që u mbyll në një marrëveshje me Ramën, në 2023-shin, ata refuzuan edhe më shumë hipokrizinë e gjoja luftës për të vërtetën. Në të dyja rastet qëndrimi i votuesve të djathtë është qëndrim moral, i cili tregon thelbin e djathtë të tyre, ato që nuk i kanë ndjekur në këtë moralitet kanë qenë përfaqësuesit politik të tyre. Në këtë mënyrë, votuesi i djathtë na shfaqet më i emancipuar se sa ai i majtë i cili nuk ka arritur të bëjë ndëshkime elektorale mbi bazë morale, e cila na çon në deduksionin se masa elektorale e cila mund të garantojë një demokraci më të shëndetshme këtij vendi, është masa e djathtë e cila nuk pajtohet me imoralitetin dhe korrupsionin politik.

Prandaj, në vend që të dilet me deklarata publike , apo edhe ne rrjete sociale duke anatemuar elektoratin e djathtë , apo duke e akuzuar atë për blerje dhe shitje, është më e udhës që të gëzohemi që ka një masë e cila di të abstenojë atëherë kur duhet dhe di të votojë atëherë kur duhet. Kjo përbën një farë shprese për të gjithë ne, sepse e shpëton votën tradicionale tonën e cila ka qenë bazuar në instinktin partiak dhe fisnor më shumë se sa në racionalitetin politik dhe moral të gjësë.

Kokëfortësia vazhdon për të 33-tin vit radhazi. Kur Berisha pyetej nga gazetarët para zgjedhjeve se a do thuash m’i vodhën votat, ai përgjigjej “do t’ia zë në fyt vjedhjen”. Tani që Berisha buçet nëpër deklarata shtypi se i kanë vjedhur zgjedhjet, frymëmarrja e Edi Ramës nuk më duket aspak e zënë. Dorëheqja e Alibeajt, përveç faktit politik dhe elektoral tyrin, në vetvete mbart një taktike e cila e izolon Berishën dhe Metën në epshin e tyre për pushtet të përjetshëm, i zbulon ata përpara një kulture dorëheqjeje e cila po fillon e instalohet në Shqipëri. Prandaj, Berisha dhe Meta, do ta kenë shumë të vështirë jo me gazetarët dhe me mediat me të cilat ata janë mësuar t’i manipulojnë, por do ta kenë të vështirë pikërisht me këtë kulturë të mbajtjes së përgjegjësisë në supet e atij që gabon.

Me gjithë këtë humbje historike, sozia e Bashës shfaqet përsëri, tashmë në moshë të thyer, duke thënë se nuk kam humbur asnjë zgjedhje por vetëm se më kanë vjedhur. Me të gjitha gjasat “lufta fillon tani” dhe një revolucion në shtator, i cili sigurisht që pritet me padurim, do të nisë në kërkim të autorëve e tij. Një revolucion i cili do të çojë sloganin “bashkë firojmë” më një dimension të padëgjuar dhe të paparë ndonjëherë.

“Berisha duhet t’i hapë rrugë një lidershipi të ri në parti”- Rezultati i opozitës në zgjedhjet vendore, Preç Zogaj: Ja dy rrugë si mund të ringrihet PD

0

Presidenti i Institutit Liberal Pashko, Preç Zogaj, sheh dy rrugë të cilat mund të ringrenë edhe një herë opozitën e vendit, për të marrë më pas pushtetin dhe larguar qeverinë e Edi Ramës.

I ftuar këtë pasdite në rubrikën “Opinion” në “News24”, Zogaj, referuar rezultatit të këtyre zgjedhjeve ku opozita pësoi një humbje të thellë, tha se sipas standardit të sjelljes politike, kreu i partisë (grupimit) duhet të japë dorëheqjen, për t’i hapur rrugën më pas një lidershipi të ri. Këtë rrugë ai thotë se e sheh pak më të vështirë për t’u ndjekur nga Sali Berisha.

Një tjetër rrugë sipas tij që mund të ringrejë opozitën, është që partitë kryesore opozitare të punojnë veç e veç në këto dy vite për t’u rritur, e më pas në zgjedhjet e ardhshme të krijojnë koalicion zgjedhor.

Nga ana tjetër, deklaratat e dhëna deri tani nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilat kanë qenë disi të vakëta në dukje të parë, Zogaj i vlerëson si të pamjaftueshme teksa shton se ky rezultat i këtyre zgjedhjeve, dikton dorëheqjen për ta.

“Ata janë dy politikanët që e mishërojnë këtë koalicion. Duhet një reflektim i thellë. Është një humbje e pashembullt. Grupi i Rithemelimit ka humbur duke pasur pothuajse mbështetjen e plotë në shumicën e bashkive nga PD-ja zyrtare.

Në pjesën ku nuk ka konkurruar, degët e PD-së zyrtare kanë mbështetur kandidatët e Foltores, e megjithatë humbja është e thellë, e pashembullt. Ka humbur bastionet, bashkitë e mëdha, të mesme, me përjashtim të Kavajës… Ky është një rezultat që në çdo vend të botës do të diktonte dorëheqjen. Sepse bilanci matet në raport me objektivin që ke hyrë në zgjedhje”, tha ai.

“Unë referoj standardet e sjelljes politike, që janë të tilla që kur një parti humbjet zgjedhjet që ka premtuar që do fitojnë, e në këtë sens pas një humbjeje të tillë, jep dorëheqjen. Votëbesimin ata e kanë të parashikuar në statutin e ri, dhe besoj se do ta ndërmarrë Berisha këtë hap sepse e deklaroi edhe vetë. Sa i takon të ardhmes, shoh dy rrugë… E para, Berisha mban një qëndrim si person, për këtë rezultat, tërhiqet nga drejtimi i grupit, tërheqja e tij çon në zhdukjen e vijës ndarëse që ka sjellë në këtë situatë.

Nëse kjo ndodh do krijojë kondita për një riorganizim të ri të PD-së. Me një ekip të ri drejtues. Por, duke ndjekur deklaratat e Berishës, duket sureale. Rruga e dytë që e shoh si më realiste, është që të trija partitë kryesore të opozitës, por dhe parti më të vogla që kanë qenë të pranishme në këto zgjedhje, të bien dakord për ekzistencën ose bashkëveprimin si opozitë plurale. Secila prej tyre riorganizohet dhe punon për këto dy vite për t’u rritur. Të rriten veç e veç dhe më pas të bëjnë koalicion zgjedhor. Siç është shembulli i Italisë”, u shpreh Zogaj