Home Blog Page 8042

Kreshnik Spahiu tregon skenarin e fortë që do të ndjekin SHBA për të “asgjësuar” politikisht…

0

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend, teksa zbuloi se beteja e Amerikës kundër Berishës sapo ka filluar në Partinë Demokratike. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Spahiu theksoi se Sali Berisha është rikthyer jo për t’u larguar, pasi sipas analistit, problemi në PD është SHBA-ja, jo Enkelejd Alibeaj, i cili dot dha dorëheqjen.

Në këtë kontekst dhe përpara situatës që Berisha nuk tërhiqet, zoti spahiu shtoi se ai do të largohet nga politika vetëm me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, juristi Spahiu ka treguar se si kryefoltoristi “eliminoi” gjithë bashkëpunëtorët e tij në PD dhe ndërkohë shprehte i bindur se “non-gratën” e pret fund tragjik.

-Zoti Spahiu, zgjedhjet lokale të 14 majit përfunduan dhe fituese e tyre doli Partia Socialiste. Por pavarësisht kësaj disfate që pësoi opozita dhe veçanërisht koalicioni “Bashkë Fitojmë”, kreu i “Foltores”, Sali Berisha e cilësoi procesin zgjedhor si një farsë. Keni një koment?

Shiko! Unë e kisha paralajmëruar që Shqipëria do vishet rozë nga Tropoja dhe Shkodra, deri në Korçë apo Himarë. Dhe kështu ndodhi. Parashikimi im ishte që Berisha merrte 8 bashki por jam gabuar me 1, sepse ata morën 7 bashki. Megjithatë për t’iu kthyer pyetjes suaj, mendoj se Edi Rama paska lindur me këmishë. Rama mezi po e përmban veten dhe të dal të thotë Berisha mos u largo sepse me atë në opozitë ai rri në pushtet 40 vite. 2025 dhe 2029 duke mos ikur sot Berisha nuk bënë gjë tjetër veçse e bënë që Rama të marr një tjetër mandat. Sipas tij socialistët paskan vlerë 1 milion shqiptar, madje edhe në vendin e tij në Tropojë, sepse Berisha nuk kishte fushatë elektorale për të larguar Ramën por për të larguar Yuri Kim. Si  mundet ti besojnë dhe si mundet ti tradhtoj mijëra njerëzve që i besojnë.

-Mendoni se ky rezultat do t’i sjell  një braktisje nga njerëzit që e mbështesin Berishën?

Patjetër sepse të fitoj në Shkodër dhe në Tropojë është katastrofë. Djegia e mandateve është lule sepse kjo është mbyllja e një misioni historikë që pati kjo parti dhe sot është një biznes familjar.

-Berisha nuk ishte alternativa që demokratët duhet që të zgjidhnin, po pse ata nuk zgjodhën Alibeajn?

Sali Berisha dhe PD sot janë  një nuk ka asnjë veprim që të kuptohet se Partia Demokratike zyrtare është shkëputur, nuk thonë se ai duhet larguar. Në 2015 PD ishte përballë PS dhe LSI dhe ka marr një rezultat më të mirë. Si mund të bësh koalicion me Metën që shumica e shqiptarëve e  urrejnë atë. Në listat që ai vendosi  ai nuk vuri asnjë pro amerikanë, nga shoqëria civile, ai futi Belindin për bashkinë e Tiranës. Kemi të bëjmë me një opozitë të blerë, jo të blihet me para por me një koncesion politik dhe Rama i ka garantuar paprekshmërinë Berishës dhe i duhet Berisha i lirë. Sepse e di që Berisha nuk lejon krijimin e faktorëve të rinj politik në treg, sepse e di që ai edhe me 10 deputet do të vazhdojë aty.

-Nëse nuk vjen reflektimi nga Berisha dhe vijon të kërkoj PD, deputetët e PD vjen një moment reflektimi apo vijojnë pas Berishës?

S’keni parë gjë akoma. Humbja e Enver Hoxhës ka qenë lule, politikani që do të ketë fundin më tragjik do ta ketë Berisha dhe ne do të përjetojmë vajtjen në nivelin zero. Është hera e dytë që Shkodra e ndëshkon Berishën në ’96 në zgjedhjet lokale Shkodra nuk votojë PD. Vota në Shkodër është votë për të çmontuar Berishën dhe për ta larguar nga politika. Arrestimi i Fredi Belerit rrëzoi kauzën sovraniste që ai kishte ndërtuar si një kala rëre, mesazhet e Amerikës i konsideron armiqësore dhe ato greke si miqësore.

-Ndërkohë janë shtura zërat që kërkojnë dorëheqjen se Sali Berisha. Sa gjasa ka që kjo gjë të ndodhë, qoftë edhe formalisht?

Basha ikën, Alibeaj iku, Berisha nuk është larguar është aty, unë jam një prej njerëzve më kontestues të Alibeajt, e ka bërë ministër Drejtësie, kam qenë opozitari, duhet të largohet nuk kam asnjë hije dyshimi, problemi nuk ka qenë as Alibeaj as ndonjë demokrat, kanë qenë SHBA. A besoni që beteja e SHBA kundër SHBA ka mbaruar pas 14 majit? Mos bëjmë sikur të fshihemi pas gishtit, problemi është absolutisht, nëse nuk do të kishin ndërhyrë SHBA kjo do ishte me Bashën kryetar me Berishën deputet i cili do jepte urdhrat në hije, problemi është shumë madhor Alibeaj as Basha, por e zgjidh Berisha, të gjithë i kërkojnë dorëheqjen Berishës, ai është kthyer për të qëndruar, jo për t’u larguar e për të ikur. Ai është kthyer me një qëllim të kishte një grup dhe t’i tregonte SHBA që unë jam i paprekshëm dhe do të largohem nga kjo botë duke qëndruar në politikë. Çështja është nëse Berisha nuk largohet dhe nuk do largohet s’do t’i japë legjitimitet dhe Bashën që do të kthehen. Këta do lënë një mbledhje të këshillit kombëtar dhe hapet gara. Largimi i Berishës forcon opozitën. Qëndrimi i Berishës forcon Edi Ramën. Nëse Berisha vazhdon të qëndroj atëhere SHBA do i shkrijë për skrap në 2025

-Por mos harroni që ka edhe nga ata që janë verbuar nga Berisha, pra e kam fjalën për ithtarët e tij, të cilët thonë që Sali nuk duhet të largohet, por ka ardhur koha që PD të hapet edhe për mendimin ndryshe. Si i shikoni këto zëra?

Hahahahahahah! Kemi 33 vite që dëgjojmë një melodi sa herë që humbet opozita. Të gjithë ata që duan të shpëtojnë bythën e Berishës dalin dhe sugjerojnë: “Berisha të hap portat”. A thua se ky i fundit ka çelësat e parajsës dhe njerëzit po presin në radhë të hyn në ishullin e thesarit. Ata harrojnë që askush nuk i afrohet tashmë greminës ku ka përfunduar ajo çetë. Ajo duhet të uli qepenat dhe ta mbyll dyqanin e falimentuar se nuk futet askush brenda….. Në 1990 ajo u krijua me përbërjen e studenteve, intelektualëve, të rinjve dhe qytetarëve, por që i largoi të gjithë Berisha. Disa analistë pasi u njohën me rezultatin fatal të 14 Maj bënë thirrje që Berisha të hapet. Po Berisha sapo përfundoj rithemelimin dhe gjoja u hap. Çfarë hapje tjetër duhet bëjë? Teoria e tyre që fati opozitës varet nga çelsi i portave të Berishës është komike. Berisha ka afro 20 vjet që vetëm shton numrin e çelësave dhe dyerve hermetike me kangjella në bunkerin e tij. Kur humbet izolohet më shumë dhe nuk hapet nga frika se ja marrin. Këta ideologët e hapjes mendojnë se rinia po pret në radhë, që të hapi dyert Berisha dhe të hyn me vrap brenda në llumin e provincialëve në oborrin e SHQUP. Kjo është tezë shumë e konsumuar. Tirana e fundosi Berishën me 200.000 vota kundër tij. Partia e Berishës është Titanik i ndryshkur që vetëm kapiteni plak dhe 5 orkestrat kanë mbetur që i bien violinës se mos dëgjohet paniku i turmës që po largohet dhe po hidhen në barka të tjera. Muzikantët e Saliut mund t’i japin këshillën e fundit Berishës, që ai të marr një gomone dhe të shpëtoj kokën sepse anija e tij po fundoset mes Atlantikut dhe shumë larg brigjeve amerikane. Aizbergu i votave ishte vdekjeprurës dhe s’ka marangoz që ja mbyll vrimat, të cilat janë hapur nga dallgët e oqeanit. Hapja e dyerve të anijes që po zhytet nuk e shpëton nga mbytja. Këshilla që duhet dhënë pasagjerëve të “Titanikut” është të mbijetojnë mes dallgëve deri sa të afrohet në oqean një anije e re….. Berisha duhet të mbyll portat se do i largohen edhe ato 10 kokrra që i kanë ngel pas. Lëreni të mbytet dhe ta marr me vete në botën tjetër barkën e tij të shpuar dhe që është katandisur më e vogël se autobusi falas i Belos.

-Belindi forcë e dytë pas Veliaj pse demokratët nuk zgjodhën Alibeajn?

E kanë shitur të gjithë Tiranën. I kam ndjekur zgjedhjet prej shumë vitesh dhe PD në 25 vite ka vendosur në Tiarën figura të forta, ka vendosur Sokol Olldashin, Spartak Ngjelën, Lulzim Bashën, këtë vit ose nuk kishte figura ose janë larguar nga Partia Demokratike. Pra nëse thua se Belind Këlliçi është më i forti mes atyre injorantëve që i kanë ngelur në parti ok, atëherë ai është më i forti. Keni parë ndonjë shqiptar të vij nga jashtë ti hip avionit dhe të vij të votojë këta.

Të sjellësh ndryshim do të thotë të jesh tolerant dhe të kesh luftë reale jo me Londrën dhe Ëashingtonin, ata mendonin se do rrëzonin qeverinë Amerikane dhe atë britanike dhe humbën Tropojën dhe Bathoren. Edhe thonë janë shitur votat pastaj t’i vij turp që akuzojnë elektoratin e vet që janë shitur. Ata kanë dinjitet dhe janë pro amerikan, dje populli shqiptar u bë Avni Rustem.

Kokalari: Meta dy ditë pas humbjes së 14 majit, drekoi me një zyrtare të lartë socialiste. Le të dalë ta mohojë

0

Evi Kokalari këmbëngul se e keqja e madhe e PD-së, i vjen nga Ilir Meta. Ajo ka reaguar pas sulmeve të partisë së Metës ndaj saj, ndërsa ka akuzuar kreun e Partisë së Lirisë se bën lojë të dyfishtë.

Sipas saj, ai është takuar me kryeparlamentare Lindita Nikolla dhe ka drekuar me të, vetëm dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve.

Reagimi i Kokalarit

“I sygjeroj të gjithë demokrateve të rithemelimit, por dhe të anës tjetër, të mos tolerojnë më sulme të degjeneratave të Ilir Metës ndaj asnjërit nga ne, madje të reagojnë ndaj këtyre, që pa pikën e turpit kanë sulmuar çdo demokrat që ka cënuar koalicionin Meta- Berisha.

Mos kini asnjë dyshim që nesër këta do ti kthehen dhe Berishës, me po të njëjtin vulgaritet. Në fakt, këta janë arsyeja pse PD humbi kaq thellë, dhe si minimum duhet të mbyllin gojën, jo ti shtojnë kripë plagës.

Detyra e të gjithëve ne, të PD-se, të rithemelimit dhe të levizjes konservatore, është në mënyrë absolute të pastrojmë veglat e LSI nga kjo parti.

Detyra e secilit është t’ja jeqim atë oksigjen që Berisha i dha LSI dhe Metës.

E keni menduar ndonjëherë që heqja e vulës Berishës i interesonte më shumë Ilir Metës se sa Ramës? Rama mund të fitonte dhe vetëm duke blerë vota. Meta ishte i mbaruar dhe vetëm PD mund ta shpëtonte.

Ne të gjithë duhet të jemi larg këtij niveli vullgar dhe të degjeneruar. Dhe këtu fus dhe deputin e tyre Vasili, i cili gjithë kohën ka shpifur se jam paguar nga Veliaj, dhe pse këta të Berishës thonin JO.

Ah, dhe mos harroni Kalanë dhe disa te tjere që seriozisht i kanë ulur vlerat PD-se dhe duhen nxjerrë urgjentisht nga Partia.

Mos kini asnjë mëshirë ndaj këtyre të LSI. Detyra dhe qëllimi i tyre është vetmja shkrirja dhe shkatërrimi i PD-së.

Sa për Like Floririn, ta kuptoj që sa herë të lexojë një nga sulmet e tij, do postoj diçka të re mbi të.

P.sh dy burime më kanë konfirmuar që dy ditë më parë Ilir Meta ishte për drekë me Lindita Nikollen tek ‘Peshku i eger” afër stadiumit Dinamo.

Nuk e postova më parë sepse preferoja të kisha një foto, por në mungesë të saj, le të dalë Ilir Meta dhe ta mohojë.

Ndryshe, të na thotë çfarë u diskutua në këtë takim dy ditë mbas 14 majit?”

Sa i shiti Berisha zgjedhjet? Baçi: Dikur akuzonte Bashën se kur humbet i shet zgjedhjet

0

I ftuar në emision mbrëmjen e djeshme me Grida Dumën ishte i ftuar Agim Baçi, cili analizoi rezultatin e zgjedhjeve, ku u ndal tek akuzat e Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës dikur, se kur humbet zgjedhjet i ke shitur. Ndaj ai i ka drejtuar një pyetje Berishës se tashmë pas kësaj humbjeje të thellë kujt ia ka shitur zgjedhjet.

Agim Baçi: E kam thënë që ditën e parë dhe zoti Berisha ka qenë president dhe kryeministëer, nuk e kupton ka tre ditë katër ditë që sillet si i dërguari i Gloverit për OSBE ODIHR që mbledh fakte, ndërkohë që i ka nxjerrë media faktet , ai duhet të sillet si politikan, se mori përsipër dhe tha unë so të ndryshoj hartën, do jetë blu, Shqipëria do gdhijë blu, unë jam ai që sjell fitoren unë jam ai që sjell bashkimin dhe refuzimin që thotë Rama që kishte garanci, është kjo gjë që është refuzuar Sali Berisha. Dhe tani ajo ironia e sotme, shakaja e sotme, cinizmi sotëm me demokratët që iku më në fund Alibeaj, apo ishte ai pengesa, është një tallje me demokratët sepse zgjedhjet janë dikotomia Berisha Rama. Alibeaj duhej të jepte dorëheqje për atë që një vit e gjysëm e la PD pa asnjë fushatë dhe ja fali gjithcka Berishës në momentin që ja la 50 bashki pa kandidat. I hoqi dhe alibinë Berishës që po të ishte PD zyrtare do ishte ky shkaktari i humbjes .

Pyetja që kam unë është që edhe pse në 2021 edhe pranoi që I kishin vjedhur zgjedhjet iu kthye Bashës dhe i tha i ke shitur, po ky sa i ka shitur zgjedhjet se ka humbur më thellë. Meqënëse vetëm ai që humbka i shiska zgjedhjet. Sali Berisha sa i ka shitur zgjedhjet? Domethënë kjo shaka që bën Berisha është lumturia më e madhe e Edi Ramës . Dhe unë të dielën të kam thënë që pasi votoi të dielën, Rama ka shkuar në studion e vet dhe ka bërë portretin e Berishës, duke i thënë bravo të qoftë që erdhe dhe do bëj cmos që ta mbaj. Sepse e ka garanci totale . Ky refuzimi e ka krenuar më shumë Edi Ramën.

Bashkë kemi qenë dhe e ke pyetur Edi Ramën se cfarë është Noc Rroku se është i vetmi program politik për shqiptarët dhe nuk u përgjigj, tallava, Non grata, Like floriri edhe noc rroku. Unë nuk besoj që shqiptarët votojnë për këtë program, e kanë refuzuar këtë pjesën tjetër, se sdo Sali berisha për ta kuptuar këtë gjë, fillon të thotë jo po e ka Alibeaj, jo po e ka filani, sillet si reporter I OSBE, për mua është një tallje shumë e madhe dhe më vjen keq dhe e them hapur, unë Berishën e kam votuar, e kam votuar edhe në 97 se kam menduar që ka qenë e padrejtë pavarësisht gabimeve të 96, por tani një njeri që nuk kupton kohën e tij politike dhe që I jep këtë mundësi Edi Ramës most ë bëjë fare fushatë, mos të japi fare llogari. Katër vjet ka patur pushtetin lokal të gjithin , ka patur dhe pushtetin qëndror dhjetë vjet , hoqi mundësinë që ti kërkoje llogari.

Një javë para balotazhit, Erdogan vlerëson raportet me Putinin: Jemi një shteti i fortë! Turqia dhe Rusia kanë nevojë për njëra-tjetrën

0

Turqia ka një marrëdhënie “të veçantë” dhe në rritje me presidentin rus Vladimir Putin pavarësisht presionit në rritje ndaj Ankarasë për të ndihmuar në forcimin e sanksioneve perëndimore kundër Moskës, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një intervistë për CNN përpara balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të javës së ardhshme.

“Ne nuk jemi në një pikë ku do të vendosim sanksione ndaj Rusisë siç ka bërë Perëndimi. Ne nuk jemi të detyruar nga sanksionet e Perëndimit”, tha Erdogan për CNN, duke theksuar se “ne jemi një shtet i fortë dhe kemi një marrëdhënie pozitive me Rusinë.”

“Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo fushë të mundshme”, shtoi ai.

Erdogan është kryesuesi i dukshëm në garën presidenciale turke, e cila shkon në balotazh më 28 maj. Ai dhe rivali i tij kryesor, Kemal Kilicdaroglu, kanë devijuar në një sërë çështjesh të politikës së jashtme, duke përfshirë diplomacinë me Perëndimin dhe Rusinë.

Erdogan trajtoi një tjetër pikë kyçe në tensionet turke me Perëndimin: pranimin e Suedisë në NATO. Turqia – ushtria e dytë më e madhe e NATO-s – ka bllokuar anëtarësimin e Stokholmit në aleancë, duke e akuzuar atë për strehimin e militantëve nga Partia e ndaluar e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

“Për sa kohë që Suedia vazhdon të lejojë degët e grupeve terroriste në Turqi të bredhin të lira në Suedi, në rrugët e Stokholmit, ne nuk mund të shikojmë favorshëm anëtarësimin e Suedisë në NATO”, tha Erdogan.

“Ne nuk jemi gati për Suedinë tani,” shtoi ai. “Sepse një vend i NATO-s duhet të ketë një qëndrim të fortë kur vjen puna për të luftuar terrorizmin.”

Erdogan kritikoi gjithashtu presidentin e SHBA Joe Biden që e quajti atë një “autokrat” në fushatën e tij të vitit 2020 për Shtëpinë e Bardhë. “A do të hynte një diktator ndonjëherë në balotazh?” pyeti Erdogan.

Akuza për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kreun e Kushtetueses, por…

0

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 burg për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese i akuzuar për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.

Por është kërkuar pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe konvertimi në shërbim prove për 2 vite.

Ish kreu i Gjykatës Kushtetuese është shkarkuat pas procesit të vetingut.

SPAK ka regjistruar në datën 7.5.2020 procedimin penal për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.