Home Blog Page 8043

Humbja duhet kërkuar te vetvetja…

0

Nexhbedin Basha
Jam një komisioner i Partisë Demokratike. Po digjoj këto ditë në medja se votat u vodhën dhe Partia e Rrithemelimit, që gazetar e analist, thonë dhe Partia Demokratike, që njihet si  “Foltorja”, apo kualicioni “Bashkë Fitojmë”, që mori pjesë në votime siglën e Çatisë së Lirisë, ish LSI,  nuk pati komisioner, kjo nuk është e vërtet. Në fakt nuk pati as kryetarin, as sekretarin, për shkaqe që dihen, por pati anëtarë dhe vëzhgues, që mund të them se kanë bërë zhurmë.më shumë se askush, pa patur arsye.
Në lidhje me këtë po shpjegoj se votimi shkoi normalisht dhe pa probleme. Qe një proces i rregullt dhe nuk pati intimidim. Secili u prezantua me kartë identiteti, vuri shenjën në gisht, mori dy fletët “Për Kryetar Bashkie” dhe “Për Këshillin Bashkiak” e pastaj shkoi te dhoma e fshehtë. Pasi ka vënë shënimin për kë ka votuar ka hedhur në kutitë përkatëse vletën e votimit. Këtu votuesi (qytetari) pa ngjyrë partiake është larguar dhe përgjegjësia i është lënë komisionerëve dhe vëzhguesve. Ky ritual ka vijuar pa asnjë problem deri në ora 19.00 kur është mbyllur kutia e futit e votimit, sipas ligjeve në fuqi. Komisionerët kanë plotësuar proces verbalet përkatëse, pa probleme, nuk kanë çatur të bëjnë me fletët në.kutitë e votimit, duke evidentuar nr. e plotë të qytetarëve që duhej të merrnin pjesë në votim, nr. e pjesëmarrëse që morën pjesë në votim, nr. fletëve të votimit të dëmtuara dhe atyre jashtë përdorimit. Komisioni nuk pati probleme dhe unanimisht ishin dakord për gjithçka. Keq më vjen për humbjen, por më më vjen keq të thuash “nuk kishishim komisioner në qendrën e votimit”, kur asgjë nuk e ndryshonte rezultatin, pasi kishte folur sovrani. Se ç’kandodhur para votimit nuk marr përsipër të flas, pasi kjo çështje i përket sistemit të drejtësisë, të analizoj fenomenin e “blerjes së votave”, “me para”, “me shantazh ndaj administratës për vendin e punës”. Kjo edhe mund të ketë ndodhur në terren!!  Por, sikurse thuhet, se janë “përdorur karta identitetit”, këtë fakt të paktën në qendrën e votimit ku isha nuk kishte shans të përdorej, pasi  është evidentuar çdo qytetar që ka marrë pjesë në votim, me identifikim të kartës së identitetit. Si Sekretar i Komisionit të një QV, i PD, nuk e vura re një fenomen të tillë, pasi i gjithë komisioni dhe vëzhguesit monitoronin zgjedhjet dhe nuk kemi lejuar të votohet pa prezencën e qytetarit, përjashtuar 4 anëtar komisioni që ishin komisioner dhe për arsye pune nuk mund të shkonin të votonin në qendrën e votimit ku kishin emrin. Këto persona përfshi dhe mua votuan me proces verbale.
Si një gazetar dhe analist, do thoja se gjithë kjo zhurmë që bëhet nga kualicioni “Bashkë fitojmë”, ka vetëm një qëllim, justifikimin e humbjeve. Këto fakte duhej të ishin bërë publike gjatë gjithë periudhës së fushatës dhe jo tash që votimi ka përfunduar. E them këtë se “mburrja para publikut” dhe “humbja”, kanë të njëjtën model, atë të justifikimit se na i vodhën votat. Ky fenomen i përdorimit të makinës shtetërore dihej se jetojmë në Shqipëri, ku është folur e përfolur për këtë fenomen. U fol në fushatë nga kualicioni “Bashkë fitojmë”, se do marrim kaq e aq bashki, do jemi fitues, si në Shkodër, Elbasan, Durrës, etj, por nuk ndodhi, etj.  Përzgjedhja e kandidatëve, është edhe njëra nga arsyet, jo në këto qytete, por në qytete tjera, që ishin ish kryetar komunash. Arsyeja kryesore është se nuk u punua sikurse u punua nga socialistët shtëpi, në shtëpi, lagje në lagje. Kjo metodë punë nga opozita çaloi, si ajo e kualicionit “Bashkë fitojmë” me Partinë e Lirisë e parti të tjera dhe nga PD zyrtare.
Si qytetar do evidentojë disa fakte që çuan në humbje të zgjedhjeve. Së pari përçarrja e opozitës, së dyti koalicion me një parti  si LSI , sot PL, me emër të ri, por që ka qenë gjithnjë ” thikë pas shpine për PD”, e cila e ka treguar me fakte se e ka vjedhur PD, është rritur në numër deputetësh deri në 20 deputetë nga PD, e ka tradhtuar Këshillin Bashkiak, në vitin 2015, kur kryetar bashkie ishte Lulzim Basha dhe se shkeli marrveshjeb dhe tërhoqi nga këshilli të gjithë anëtarët e saj në Këshillin Bashkiak dhe i bashkoi me PS, duke mos mundësuar marrjen e një sërë vendimesh në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Vendime që kishin lidhje me lëvrimin e fondeve për një sërë projektesh përfshi “Bulevardi i Ri”, “Trami”, :Pazari i Ri”, “ndërtim shollash”, etj, etj, duke frenuar punën e ish kryetarit të bashkisë së asaj kohe. Ky është një fakt i dokumentuar, por që është anashkaluar, qoftë edhe nga media.
Jo vetëm Partia Demokratike zyrtare, e quajtur e vulës dhe Rrithemelimit, që duhen bashkuar në një, por edhe gjithë opozita që kërkon të rrëzojë regjimin Rama në zgjedhjet parlamentare 2025 dihet të bashkohen në një platformë të.përbashkët. Koha nuk pret! Secili drejtues në opozitë, i çfardo partie të jetë duhet të ndjejë përgjegjësinë e humbjes, të reflektojë deri në dhënie dorëheqje, sikurse e bëri kryetari i komanduar i PD, deputeti Enkeljed Alibeja.
Partia shëndoshet me elent të ri, me intelektual e profesor brenda dhe jashtë vendit. Krijimi i hapsirës për të aderuar në Partinë Demokratike i njerëzve me vlera e kontribute dhe të pa përfolur do bëjë që ti kthehet dinjiteti dhe fryma e munguar opozitës shqiptare dhe të ndjehet roli i saj në publik, si alternativë qeverisëse.

 

Gerti Bogdani: Duhet krijuar një garë reale në PD, në të kundërt në 2025 do kemi të njëjtin rezultat në mos më keq

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani është shprehur se përgjegjësit në opozitë për humbjen e zgjedhjeve vendore të 14 majit duhet të tërhiqen dhe t’i japin hapërisë intelektualëve të rinj që mund të ringrejnë PD-në.

I ftuar në Panorama TV, ai u shpreh se karrigia e kryetarit nuk është me mastiç dhe as e tyre, ndaj theksoi se duhet një rithemelim kimik i  PD-së dhe reformim, duke krijuar kontakte me qytetarët e mbështetësit.

Gerti Bogdani: Këta njerëz që janë përgjegjës për këtë gjë duhet t’i japim zgjidhje demokratëve duke krijuar hapësirën. Nuk është çështje e një individi apo 2 individësh, por e një enturazhi të tërë që fatkeqësisht kanë lënë demokratët në opozitë dhe shqiptarët pa shpresë.

Partia Demokratike në mënyrë absolute duhet që të bashkohet, e vërtetuan këto zgjedhje, e gjithë kjo periudhë.

I përçari është gjithmonë i sunduar, ndaj PD-së i duhet një bashkim real që i jep shpresë demokratëve. Të gjithë ata që nuk kanë lënë fjalë pa i thënë njëri-tjetrit, nuk më vjen mirë që sot të bëjnë bashkimin.

Bëhet fjalë për rithemelim kimik të PD-së, bashkimi është hapi i parë dhe hapi i dytë është reformimi, në sensin e të bërit punë në mënyrë konstante, jo sa herë të kesh zgjedhje. Të kesh partner qytetarin. Dhe në fund fare një rinovim i thellë, i gjithë kasti drejtues, që e ka çuar PD dhe opozitën në këtë rezultat që flasim sot

A duhet të jenë këto emra?

Në politikë të mbajnë ose të heqin votat, jo opinioni. Askush nuk thotë që duhet të ikë Berisha, është lideri historik i PD-së, aq sa është historia e PD-së aq është edhe historia e Berishës. Nuk është fjala të heqësh dikë, por të krijohet hapësirë për intelektualë të rinj që duan ta ringrejnë PD-në dhe Shqipërinë.

Këta njerëz i kanë provuar të gjitha, nëse duan të vendosin interesin e demokratëve dhe shqiptarëve para, atëherë duhet të bëjnë një hap mbrapa dhe ta lirojnë terrenin.

Duhet krijuar një garë reale në të kundërt në 2025 do kemi të njëjtin rezultat në mos më keq.

Nëse gënjejmë veten duke thënë se po bëjmë sikur po bëjmë zgjedhje, por po unë do jem aty, ndërkohë që kam qenë fajtor në organizimin e zgjedhjeve të dështuara, të fushatës, në dështimin e hallkave dhe të rezultatit, por të jenë po aty mbase me një emërtim tjetër apo pozicion tjetër atëherë kemi gënjyer veten, duhet të jemi të pastër dhe të drejtë.

Duhet të kuptojnë që karrigia që kanë nuk është me mastiç dhe nuk është e tyre, kjo është në të mirë të demokratëve dhe shqiptarëve. Këta njerëz duhet të bëhen koshient dhe të vendosin interesat e vendit fillimisht dhe pastaj interesat e tyre.

Reshje në fundjavë? Sinoptikania Porja: Temperaturat do të rriten ndjeshëm, por do të shoqërohen me…

0

Sinoptikania Lajda Porja e ‘Meteoalb”, në një lidhje live me skype në News24 doli për parashikimin e motit për ditët në vijim.

Porja tha se fundjava do të shoqërohet me temperatura relativisht të larta, por do të ketë reshje shiu. Sakaq tha se edhe gjatë verës, përpos temperaturave të larta, nuk do të mungojnë as stuhitë tropikale.

“Maji ka qenë i lagësht. Të dielën do të ketë reshje shiu. Reshjet kanë qenë në përmasa të pakta dhe aspak problematike, krahasuar me Italinë. Deri në datat 28-29 do të jenë prezente reshjet. Zakonisht do të ndodhin pas orës 13:00. Ajo carë do jetë më ndryshe janë parametrat e temperaturave. Fundi i majit do sjellë temperature relativisht më të larta, por prezenca e reshjeve do të jetë.

Nëse e llogaris me majin e kaluar kishte nisur sezoni i plazhit dhe me temperatura 32-33 gradë. Java e parë e qershorit do të shoqërohet me temperature të larta. Deri më datë 11 dhe 12 do te këtë prezencë të reshjeve, megjithatë pritet një situatë më e përmirësuar për pjesën e dytë të qershorit. Gjatë verës nuk do të mungojnë stuhitë tropikale. Pra nuk do të presim një verë të nxehtë”, u shpreh Porja.

EMRAT/Gazmend Bardhi zgjidhet kryetar i grupit parlamentar të PD, ja si u votua,

0

Deputeti Gazment Bardhi është zgjedhur kryetari i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga të gjitha funksionet pas humbjes së zgjedhjeve lokale më 14 maj.

Nga 33 deputetë që ka grupi parlamentar i PD-së, 19 prej tyre kanë votuar pro vendosjes së Gazment Bardhi.

Ligjvënësit demokratë që votuan pro janë: Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati.

Në mbledhje munguan Agron Gjekmarkaj, Ferdinand Xhaferaj, Enkeled Alibeaj, si edhe deputetët e grupimi të Berishës Greta Bardeli; Lindita Metaliaj; Edi Paloka; Ervin Salianji; Tomor Alizoti; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Isuf Çelaj; Ina Zhupa dhe Kastriot Piroli, si edhe Flutura Açka që ndodhet jashtë Shqipërisë.

Njoftimi i PD-së:

Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga pozicioni i Nënkryetarit që ushtron detyrën e Kryetarit të Grupit Parlamentar, një grup deputetësh kanë thirrur një mbledhje urgjente të grupit për të plotësuar vakancën e krijuar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur dhe ka propozuar zgjedhjen e deputetit Gazment Bardhi si Kryetar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe nisjen e procedurës së njoftimit të Kuvendit mbi emërimin e Kryetarit të ri të Grupit, pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike regjistron 33 anëtarë, nga të cilët kanë votuar pro të gjithë deputetët e pranishëm dhe asnjë kundër. Deputetët që kanë votuar pro kryesimit të grupit nga Gazment Bardhi janë: Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati.

Gjithashtu, kanë shprehur mbështetjen për kryesimin e grupit nga Gazment Bardhi deputetët e Partisë Demokratike që janë të regjistruar në grupet parlamentare të aleatëve të PD: Merita Bakiu; Selaudin Jakupllari; Andia Ulliri; Emilja Koliqi.

Kanë munguar në mbledhje deputetët Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, deputetët e “grupit Berisha” Greta Bardeli; Lindita Metaliaj; Edi Paloka; Ervin Salianji; Tomor Alizoti; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Isuf Çelaj; Ina Zhupa dhe Kastriot Piroli, si dhe deputetët Enkelejd Alibeaj, i dorëhequr nga pozicioni i kryetarit dhe Flutura Açka që ndodhet jashtë Shqipërisë.

“Zotëri hap krahun”/ Arjan Çani zbulon prapaskenat: Si erdhi zyrtari i CIA-s në zyrë Berishës dhe çfarë i kërkoi

0

Gazetari Arjan Çani tha se Sali Berisha u detyrua të lërë pushtetin në 2013 nën presonin e amerikanëve.

Çani tregoi se 10 ditë para zgjedhjeve Berishës i shkoi në zyrë zyrtari i lartë i CIA-s që sipas tij i kërkoi të hapte rrugën për rotacion politik.

“Të gjithë e dimë, edhe pse nuk thuhet publikisht; Berisha pati një presion 10 ditë e fundit para zgjedhjeve. Ka ardhur zëvendësi i CIA-s, të gjithë gazetarët e dinë dhe Berisha s’e ka mohuar asnjëherë.

Pati një presion atëherë: “zotëri do hapësh krahun”. Ramës nuk di t’i ketë thënë njëri zotëri do bësh zgjedhje të rregullta, ndryshe të tërheqim zvarrë”, tha Çani.

Ai tha se në Shqipëri nuk janë bërë ndonjëherë zgjedhje, me përjashtim të vitit 2013 që u bë rotacioni dhe nuk pati kontestime.

Kjo, sipas tij ndodhi pasi për herë të parë në 30 vjet Berisha nuk i preku zgjedhjet.

Çani u shpreh se në zgjedhjet e 14 majit ka prova pafund që tregojnë se vota u tjetërsua.

“Këtu zgjedhje nuk janë bërë ndonjëherë, me përjashtim të 2013 që u bë rotacioni dhe nuk pati kontestime. Me sa duke për herë të parë në historinë e këtyre 30 viteve doktori vendosi të mos i prekte zgjedhjet.

Sot duam s’duam ne ka prova pafund që administrata është përfshirë, heqja e numëruesve të opozitës, heja e logos, këto e tjetërsojnë votën.

Mos ta quamë vjedhje, por është tjetërsim vote. Kjo nuk bëhet në 1 ditë , premtimet për pensionet dhe rrogat s’u hodhën kot.

S’kisha ndonjë dyshim që do fitonte pushteti, por s’ma priste mëndje që do merrte Tropojën dhe Kamzën, Shkodrën edhe e prisja”, tha Çani.