Home Blog Page 8044

“Mos mbani peng opozitën”/ Gazetari “shpërthen” ndaj Flamur Nokës: Jeni mekanizëm i kalbur, largohuni

0

Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat me tone të ashpra mes analistit Enton Abilekaj dhe deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, lidhur me rezultatin shumë të dobët që mori opozita në zgjedhje dhe faktin që askush në lidershipin e asaj nuk pranon të mbajë përgjegjësi dhe të largohet.

Flamur Noka: Në periudhë zgjedhore, nëse i bie këtyre kambanave të manipulimit, demotivon votuesit dhe do të merrnim 200 mijë vota po të hapnim panik.

Enton Abilekaj: Nuk e keni provuar ndonjëherë.

Flamur Noka: Po mbolle panik para zgjedhjeve…

Enton Abilekaj: Si thoni ju që para zgjedhjeve, Shqipëria ndryshohet me votë? Ju thonit Basha humbi se ishte i dobët, kurse Berisha është i fortë. Ku e ke tani Berishën?

Flamur Noka: Unë jam fajtori, apo ai që i vodhi?

Enton Abilekaj: Atë e dinim ne para zgjedhjeve.

Flamur Noka: Ti e gjen të keqen te opozita.

Enton Abilekaj: Ju jeni fasada elektorale e Rames. Ju të mos shkonit fare në zgjedhje.

Flamur Noka: E provove, ja fale të gjithën.

Enton Abilekaj: Opozita të mbrojë votën. Të gjitha këto që the sot, i dinit. Nuk kishte asnjë manipulim të ri, këto janë gjëra të vjetra. Ndërrimi i qendrave të votimit, ka tre muaj që është bërë. Çfarë bëtë ju? I kontaktuat votuesit? Çfarë bëtë ju?

Flamur Noka: Çfarë je duke thënë? A e di ligjin? A e di kur ka dalë lista? Pak ditë para fushatës. A e di që janë njerëzit pa adresa?

Enton Abilekaj: Ka një parti tjetër që i ka listat, sepse ka organizim kapilar.

Flamur Noka: Për ty Rama dhe qeveria ka funksionuar perfekt.

Enton Abilekaj: Ne i thamë Ramës që nuk bën zgjedhje të lira, ja thamë këtu në studio. Nuk presim të bëjë Rama zgjedhje të lira. Ju që keni marrë flamurin, mbroni votën. Tani dilni rrethoni kryeministrinë, e bëni dot?

Flamur Noka: Edhe atë mund ta bëjmë.

Enton Abilekaj: Çfarë do të bëni ju? Doli ai kandidati juaj i Kamzës në protestë me dhjetë veta…

Flamur Noka: Ishte simbolike.

Enton Abilekaj: Mos e mbani peng opozitën, hapni rrugën! Hapini rrugën atyre që nuk janë peng i oligarkisë.

Flamur Noka: Edhe po të të paguaj Rama nuk i bëhen këto sulme opozitës. Ti nuk thua pse të gjuajti me kallash, por ti me duar në xhepa pse nuk u mbrojte.

Enton Abilekaj: Ju jeni mekanizëm i prishur dhe i kalbur dhe nuk mund të rrëzohet Edi Rama me ju. Largohuni!

“Më vinte të ulërija, por nga turpi…”- Dëshmia e ish-të dënuarit politik për torturat në Spaç: Kur pushkatonin të burgosurit, fotot e tyre, të masakruar nga plumbat, i vunë nëpër mure që të na tmerronin ne

0

Nga Shpend Topollaj

Memorie.al / Nushi, me filxhanin e kafesë përpara më tregonte: Sot shkohet fare kollaj në Spaç të Mirditës. Hipur në makinën luksoze, me ajër të kondicionuar të Rudolfit, në ato sediljet veshur me lëkurë të shtrenjtë, rruga me parametra modernë nuk ndihet aspak. Sheh bukuri të rralla të natyrës dhe teksa në veshë të vinë tingujt e ëmbël të zërit të Albanos, “Liberta…”, ndien një kënaqësi në shpirt. Kënaqësia të shtohet kur mendon se po shkon si njeri i lirë. E përsëri, mendja fluturon tek ajo dita kur me pranga në duar, vet` i dhjetë, rrasur e plasur si mos më keq në ngushticën e një fugoni që e quanin auto-burg, me kokën e ngarkuar me mendime nga më të ngatërruarat, mbi të cilën qëndronte kërcënues automatiku i policit. Nuk mund të ktheheshe as majtas e as djathtas dhe as t`i tërhiqje e as t`i shtrije këmbët.

Kështu që njëra këmbë m`u mpi dhe m`u bë kërcu. Kujt t`i ankoheshe dhe kush mund të të ndihmonte nga ajo torture?! Orët, gjersa mbërritëm tek oborri i burgut, m`u dukën shekull. Nuk e di, në zbrita vetë, apo më përplasi dikush si ndonjë thes. Vetëm e di se, tanimë nisi dhimbja e tmerrshme. Në fillim, mpirja m`u shfaq ashtu si miza – miza, e pastaj, nuk e prekja dot këmbën.

Më vinte të ulërija, por nga turpi e mbajta veten. Kur më në fund gjaku nisi të qarkullojë dhe ajo gjendje thuajse kaloi, po shihja me kureshtje atë grykë ferri, ku më kishin çuar pas atij gjyqi të çuditshëm. Na kishin mbledhur në sallën e madhe të Portit Detar, që shërbente edhe si kinema.

Erdhi dhe foli sekretari i Komitetit të Partisë rrethit, i cili, duke na thënë se; armiku punon në forma nga më të rafinuarat, duke hedhur nga një romuz aty këtu, apo duke treguar ndonjë barcoletë, ashtu si pa ndonjë qëllim të keq, i mëshoi fjalëve kur tha se; të tillë ka edhe në mes të kolektivit tuaj.

Unë me vete po thoja, se kush do të jetë ky kodosh, që nuk e dimë, kur nga mbrapa, një i panjohur, pasi më ra lehtë në sup, më pyeti:  “Ti je Prenush Paloka”? e trashi zërin: “Në emër të popullit je i arrestuar”! Ngela dhe nuk dija si të reagoja. Pa tjetër që isha zverdhur, ca nga frika e ca nga turpi, por edhe e pashë që djersët, nisën të më kullonin.

Dhe mendimi ashtu rrufeshëm, më shkoi te gruaja që më priste në shtëpi. Kam qenë fizikisht i fortë e tip sportive, se jam marrë dhe me alpinizëm, por ata më kapën për leckash, si të isha pupël, më ngritën dhe më prangosën. Më kapën nga krahët, më çuan peshë, aq sa këmbët nuk më takonin në tokë dhe drejt e në Degë të Punëve të Brendshme. Atje më priste hetuesi me makinën e shkrimit përpara.

Pasi më peshoi një herë me sy dhe filloi të më bënte ato pyetjet standarde, jo emri, jo mbiemri, jo nëna, jo babai, doli atje ku pritej: “Je arrestuar me akuzën për agjitacion e propaganda, kundër Partisë e pushtetit popullor”. E pashë që edhe ai vetë kishte emocione, ndaj guxova ta pyes: “Po ç`mund t`i bëj unë, një copë saldator, pushtetit popullor”?! “Atë e dimë ne, dhe ti mbylle gojën, do flasësh kur të të them unë, se këto edhe daktilografohen”.

Pastaj mësova prej tij, se paskam thënë për Komandantin e Madh që është pederast. “Po unë vetëm në televizor e kam parë, kur del për 1 Maj, ose paradë, nga mund ta di këtë”?! “E di, se di, të ka llapur goja, ndaj t`i biem shkurt; e pranon akuzën”? S`kisha ç`të pranoja, veç kush dreqin më kishte raportuar, po të më ketë shkarë ndonjëherë goja me ndonjë shok.

Hetuesi nuk u soll keq me mua edhe në ditët në vazhdim, gjersa më nxorën në gjyq, atje para kolektivit, ku më shumë se dënimin, problem kisha diskreditimin. Dolën nja dy a tre qyqarë, veshur mos më keq, që thanë diçka ashtu nëpër dhëmbë, edhe pse unë me ta nuk kisha biseduar asnjëherë. Iku dhe ajo punë dhe mua më dhanë tetë vjet burg, e heqjen e të drejtës elektorale, për pesë vjet, thua se pa atë votën time, nuk do të fitonte Fronti Demokratik.

Dhe ja, bashkë me ca të tjerë, na përplasën këtu në Burgun e Spaçit. Në burg, nuk ka më keq se dita e parë. Mijra pyetje të mundojnë. Një fjalë goje tetë vjet, aty ku edhe dielli vetëm dy orë në ditë dilte. Le pastaj, si duhet të ishte dimri. Ndërkohë, më afrohet një burrë trupmadh edhe ai i burgosur dhe me një dialekt verior, më thotë: “Po ti sa je dënuar”! “Tetë” – i them. “E ç`janë tetë, për një shqiptar”?! “Pse pak të duken”!

Po ti…”! “Unë njëzetepesë”! “Dhe sa ke bërë”? “Njëzet e pesë dhe kam për të bërë edhe njëzetepesë të tjera”. Kur ia tregova këtë Sokrat Manes, nga Durrësi që dhe ai ishte dënuar para meje, më tha: “Mos u habit. Këtu je dënuar tetë vjet, por mund të ri dënohesh edhe me tetë të tjera, që të bëhen gjashtëmbëdhjetë. Kështu funksionon…”!

“Po a jemi dënuar si armiq ne që jemi këtu? Çfarë presin nga ne, që t`i duam, kur edhe po nuk pate qenë kundër tyre, këtu kundër do bëhesh, se s`bën”. Dhe pastaj nisi puna, atje në galeri. Si kam dalë gjallë as vetë s`e di. Ditën e parë bëra një vagon me mineral, kur norma ishte tetë. S`m`u nda teta. Por kishte pasoja mosrealizimi. Nuk donte t`ia dinte kush, se unë nuk isha mësuar me punë të tilla dhe duart më ishin bërë me flluska, nga më dilte gjak.

Më morën policët e më ngordhën në dru. Në fillim më shtrinë përmbys, në një tavolinë, më lidhën duart e hapura anash si Krishti (më fal o Zot!) dhe në gojë, më vunë shtupën e ndyrë, të nevojtores. Të nesërmen, ju nuk e besoni; dhjetë vagonë bëra. Jo se nuk kishte policë që silleshin si njerëz, por të shumtët, ishin mizorë, kafshë në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Ku e kishin gjithë atë urrejtje për ne?! Asgjë nuk u kishim bërë, se nuk i kishim njohur ndonjëherë dhe na shihnin si egërsira. Pastaj shqiptari, shqiptarit…! Në burg njihesh me lloj – lloj njerëzish. Një ditë, po rrija rrëzë murit si për t`u ngrohur, me dikë që e kishin dënuar për tentative arratisjeje. Për koinçidencë, ai po këtu e kishte kryer edhe shërbimin ushtarak.

Ndërsa hidhnim sytë te radhët e telave me gjemba dhe rojat me gishtin në këmbëzën e mitralozit, gati për të hapur zjarr, mbi kullat e vrojtimit më tregonte se kur ishte ushtar, komandanti u thosh gjatë instruktazhit, se menjëherë duhet të qëlloni, pasi të burgosurit u hipnotizojnë, po t`u afrohen. Dhe ata të shkretët gjysmë analfabetë e besonin vërtetë atë gjë.

Por ajo që s`më harrohet, ishte kur pushkatuan Vangjel Lezhon e Fadil Kokomanin dhe fotot e tyre të masakruar i vendosën nëpër mure, që të na tmerronin ne të tjerëve. Dhe erdhi një ditë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Pasi na rreshtuan tek ai sheshi i pjerrët, ku bëhej apeli dhe hipi diku më lart, zuri të na mbante një si biçim fjalimi.

Shante sa mundej e si t`i vinte nga goja, kush i mban mend. Por ajo që më është ngulitur është ajo ku ai tha: “Ju t`i thoni faleminderit Partisë dhe shokut Enver, që u trajton me njerzillëk dhe humanizëm, se po të ishte për mua e dini se çdo t`u bëja; me tanke do t`u shtypja të gjithëve”.

Mirëpo, pikërisht në këtë moment, njëri nga të burgosurit, që nga vendi, foli: “Me leje”? Dhe pa pritur miratimin, vazhdoi: “Po ti a e di, se çdo të të bëja unë, po ta kisha në dorë”? “E çfarë do na bëje ti? Pa hë njëherë…”?! “Do të të lija të jetoje, që ta kuptoje sesa e gabuar është rruga që po ndiqni”. Kaq mjaftoi dhe e përlanë policët, Kastriotin, se kështu më duket e quanin, atë djalin nga Vlora.

Dy muaj nuk e pamë, e kishin izoluar dhe nuk i kishin lënë gjë pa bërë. Kur e pyesnim, na thosh se; nuk mbante mend asgjë. Rrinte i heshtur dhe u largohej njerëzve. Ama më dëgjoni: kishte plot trima atje, por mbi vlonjatët, nuk më kanë parë sytë.

Ja, për të kujtuar këto histori e sa e sa të tjera, i thashë Rudolfit, të më çonte atje. Se shpesh edhe vetë, nuk e besoj atë që unë dhe shokët e mi, kemi hequr aty. Më duket se ka qenë vetëm një ëndërr. Një ëndërr aq e llahtarshme, sa uroj të mos e shohë askush më. Memorie.al

Temperatura deri në 24 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

0

Vendi ynë ditën e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet te jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës. Reshje shiu në mesditë dhe pasdite kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore, reshjet pritet të jenë në formën e shtërngatave afashkurtëra.

Era nga veriperëdimi-jugperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 7 deri 19°C, në zonat e ulëta 11 deri 24°C dhe në zonat bregdetare 13 deri 23°C.

Horoskopi për ditën e sotme, 19 maj 2023

0

Dashi

Të gjithë do ta vlerësojnë punën tuaj të palodhur dhe qëndrimin tuaj fleksibël edhe më shumë. Njerëzit po ju drejtohen për përgjigje dhe ju i keni ato. Mënyrat tuaja të bazuara dhe të qëndrueshme po japin rezultat. Të tjerët e kuptojnë se çfarë pasurie e vlefshme jeni.

Demi

Kjo është koha e përkryer për të ftuar një mik të dashur për një eksplorim të marrëdhënies tuaj së bashku. Konfigurimi aktual planetar mund t’ju inkurajojë t’i kërkoni ata në një takim. Përdorni sensin tuaj natyral të humorit për të lënë përshtypjen e duhur.

Binjaket

Ju keni arritur një pikë të pakëndshme në situatën tuaj të punës. Mund të ndiheni sikur dëshironi të vraponi dhe të fshiheni. Ndoshta ju ndiheni sikur keni humbur kontrollin mbi diçka që është e rëndësishme për ju. Mos u shqetësoni. Ajo që ndodh tani është gjithçka për të mirë.

Gaforrja

Gjërat e zakonshme, rutinë, të mërzitshme nuk ju tërheqin aspak. Megjithatë, sot është një nga ato ditët ku duhet të përqafoni këto lloj çështjesh dhe t’i trajtoni ato. Kthehuni në bazë. Kujdesuni për themelin.

 

 

Luani

Vlerat dhe besimet personale po dalin në plan të parë. Çfarë është e rëndësishme për ju? A po bëni punë që rezonon me sistemin tuaj të besimit personal? A po paguheni me një shumë të drejtë apo meritoni më shumë? Jini të sinqertë me veten.

Virgjeresha

Aspekti aktual në lojë do të thotë që ju keni një mundësi të mrekullueshme për të ndarë ndjenjat tuaja më të thella me dikë të veçantë. Ka një ndjenjë të fuqishme harmonie dhe ngrohtësie përreth, e cila është ngjitëse.

Peshorja

Paqja dhe qetësia janë çelësi i shëndetit tuaj. Ju do të bëni punën tuaj më mirë kur jeni vetëm. Mos u hutoni nga problemet e njerëzve të tjerë. Aspekti financiar paraqitet në formë të mirë.

Akrepi

Armatosuni me faktet përpara se të niseni në betejë. Organizoni mirë arsenalin tuaj përpara se t’i afroheni një kolegu ose punëdhënësi me sfida. Nëse krijoni një rast të mirë për veten tuaj, do të dilni në krye dhe do të jeni jashtëzakonisht të suksesshëm.

Shigjetari

Delegoni detyrat në vend që të merrni përsipër gjithçka vetë. Ju jeni në një pozicion kyç. Ju keni një avantazh të mirë të gjithçkaje rreth jush. Jepuni njerëzve detyra që do të ndihmojnë që qëllimi të realizohet.

Bricjapi

Fuqitë tuaja të fleksibilitetit do të vihen në provë. Të tjerët nuk janë të gatshëm të komprometojnë pozicionin e tyre. Mos u shqetësoni duke i shtyrë ose nxitur ata në një drejtim të ri. Thjesht nuk do të funksionojë. Ju duhet të jeni ai që bën ndryshimin dhe përshtatjen.

Ujori

Të tjerët do të marrin parasysh gjithçka që bëni. Edhe gjërat e vogla që bëni për të tjerët do të vlerësohen. Bëni këto gjëra të dobishme dhe bujare me një buzëqeshje. Aspekti sentimental favorizohet sot për të lindurit në këtë shenjë.

Peshqit

Ju dëshironi që të tjerët të ndjekin drejtimin tuaj, por kjo do të jetë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Jo të gjithë i shohin gjërat në të njëjtën mënyrë si ju. Debatet do të shpërthejnë nëse këmbëngulni t’i bëni presion të tjerëve për diçka që ata nuk janë të kënaqur ta bëjnë.

Këmbimi valutor 19 maj/ Me sa blihen dhe shiten euro dhe dollari! Çfarë ndodh me monedhat e tjera

0

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 103.6 lekë dhe do të shitet me 104.6 lekë.

Monedha evropiane euro do te blihet me 111.8 lekë dhe do të shitet me 112.8 lekë.

Ndërkohë franga zvicerane do të blihet me 114.1 lekë dhe do të shitet me 115.1 lekë, ndërsa paundi britanik do blihet me 128.2 lekë dhe do shitet me 129.5 lekë.