Home Blog Page 8045

Pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri/ Pensionet reale në qytet u ulën me 6% në 2022 për shkak të inflacionit të lartë

0

Pensionistët shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri (6.7 USD në ditë), por vitin e kaluar pensionet shënuar rënie të fortë si rrjedhojë e inflacionit të lartë.

Të dhënat zyrtare nga ISSH-ja tregojnë se në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet me gjithë kompensimet ishte 18,6215 lekë me një rritje 0.7% në vlerë në krahasim me vitin 2021. Mirëpo gjatë vitit të kaluar vendi pa një rritje të pazakonte të çmimeve.

Të dhënat INSTAT tregojnë se inflacioni mesatar ishte 6.7% vitin e kaluar duke bërë që pensionet reale të ulen me 6% në qytet.

Në krahun tjetër pensionet e pleqërisë në fshat qëndruan në vendnumëro. Të ardhurat mujore për pensionistët në zonat rurale arritën në 10,888 lekë me rritje vjetore 6.8 për qind, por ndërkohë pensioni real nën efektin e inflacionit qëndroi në vendnumëro.

Masa e pensioneve në vendin tonë është nën kufirin relativ të varfërisë me 6.7 USD në ditë rreth 201 USD në muaj.

Në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte 180 USD në muaj ose 90 për qind e kufirit të varfërisë, ndërsa pensioni mesatar në fshat ishte 105 USD në muaj ose 52 %5 e kufirit të varfërisë.

Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt, të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por mjedisi ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet. Mosha e tretë, që shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë, jeton në varfëri dhe me mungesë perspektive për përmirësimin e kushteve financiare në të ardhmen.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Vitin e kaluar me 2022 pensioni mesatar në qytet arriti sa 44.4 për qind e pagës mesatare neto.

Vitin e kaluar pensionet e reja që u lidhen ishin në një mesatare 15,125 nga më shumë se 18 mijë lekë që është aktualisht pensioni mestar në qytet.

Informaliteti i lartë në tregun e punës, deri në 60%, sipas Organizatës së Punës (ILO) përveçse ndikon në të ardhura të ulëta nga sigurimet shoqërore, po ekspozon personat që kanë punuar në të zezë ndaj pagesave të ulëta në vitet në vijim. Fenomeni ka nisur të shfaqet vitet e fundit, kur pensionet mesatare në vend po ulen./Monitor/

foto galeri

foto galeri

Bandat, trafiku i drogës dhe korrupsioni/ Vendi ynë temë në Senatin amerikan, Escobar: I gjithë rajoni vuan nga mungesa e rendit dhe ligjit. SPAK në Shqipëri…

0

Shqipëria është një nga temat për të cilat i dërguari special i Shteteve të Bashkuara Gabriel Escobar është pyetur gjatë seancës së sotme që Senati amerikan mbajti në lidhje me rajonin.

Ka qenë senatori Tim Kine ai i cili ka pyetur zotin Escobar në lidhje me bandat dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

Zoti Escobar u shpreh se problemi me bandat është një problem rajonal, jo vetëm i Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar punën e deritanishme nga SPAK.

Escobar tha se po punohet edhe me Bashkimin Europian për të forcuar këtë organ.

Tim Kine: Në udhëtimet e mia dëgjoj se ka angazhim të bandat ballkanase sidomos me fokus në Shqipëri që kryejnë trafik të lëndëve narkotike. A ka diçka në lidhje me këtë çështje?

Gabriel Escobar: Është çështje serioze. Nuk është e kufizuar vetëm në Shqipëri, të gjitha vendet në rajon vuajnë nga korrupsioni, mungesa e rendit dhe ligjit, që ndihmon një aktivitet të tillë.
Kemi bashkëpunim të mirë me vendet, një pjesë e saj është pasi kemi punuar me ta dhe i kemi fuqizuar në shkëmbimin e informatave për krime komplekse. Sidomos në Shqipëri po shohim krijimin e një organi anti-korrupsion që ka pasur disa suksese dhe po punojmë me BE për të forcuar këtë organ dhe për të krijuar mundësinë për shkëmbimin e informacioneve.

‘Bastardë të vulës’/ Azgan Haklaj i kundërpërgjigjet Myslim Murrizit: Ne jemi misionarë, ju keni ikur o ikanakë

0

Ish deputeti demokrat Azgan Haklaj, ka reaguar ashpër ndaj ish deputetit PD Myslim Murrizit lidhur me deklaratat e fundit ndaj demokratëve. Në rrjetin social Facebook, Haklaj rendit sfidat e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe demokratëve duke theksuar se misioni është të çlirohet demokracia nga trekëndëshi i Bermudës dhe PDSH-në dhe opozitarizmin nga binomi Berisha & Metaj.

Reagimi i Azgan Haklaj:

“Të nderuar demokratë e demokrate shqiptare:
Myslim Murrizi një bohem politik që ende është kryetar i një partie tjeter në gjykatë dhe antar i rithemelimit dhe koalicionit të nongratës Berisha & Metaj i ka etiketuar basdardë të vulës qëndrestarët e PDSH-së të rreshtuar në krah të Bashës dhe Alibeajt.
Po i kujtoj këtij sharlatani se demokratët kanë kaluar përmes shumë kasandrave.
Janë përballur me sulmin barbar të 8-të janarit dhe nuk u mposhtën.
U linçuan nga makineria shpifëse e Berishës dhe Metajt.
U kercënuan, shantazhuan, intimiduan, u joshën por kurrë nuk u komprementuan.
Fisnikët demokratë shqiptarë mbrojtën me çdo çmim e sakrificë sublime identitetin dhe simbolet e PDSH-së.
U ballafaquan me trekëndëshin e Bermudës dhe ia dolëm që në zgjedhjet e 14 majit të mbijetojnë e të sigurojnë ekzistencën e PD-së të djathtë euroatlantike, të çliruar nga feudalizmi, komunizmi, mercenarizmi, sherbëtorët e diktaturës, bolshevizmi, enverizmi, berishizmi.
Sulmi i delfinit të Fatos Nanos, miut të kënetës së Terbufit nuk i tremb demokratët por tregon qartë sa hipokrite janë deklaratat e industrisë mediatike propagandistike të Sali nongratës dhe Ilir spiunit për bashkim.
Ne të bashkuar kemi qenë e jemi.
Ju keni ikur o ikanakë, o shtegtarë nga një parti në një tjetër për pushtet.
Ne nuk vuajmë për pushtet as për mandate.
Ne jemi misionarë.
Misioni jonë është të çlirojmë demokracinë nga trekëndëshi i Bermudës dhe PDSH-në dhe opozitariznin nga binomi Berisha & Metaj”.-Shkruan Haklaj.

Ky reagim vjen një ditë pasi Myslim Murrizi u shpreh në një emision në Top Channel, se ata që ikën me vulë si hajdutë, janë një grup bastardësh.

‘Bastardë të vulës’/  Azgan Haklaj i

Oketa: Në 2013 Berisha duhej ta mbyllte karrieren. Bashën ta linte të testohej realisht

0

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa deklaroi se pas humbjes së zgjedhjeve më 14 maj, i takon anëtarësisë të vendosë dhe të bëjë një kalkulim nëse në 2025 ia dalim me Berishën apo jo.

I ftuar në emisionin “Log.” në Panorama TV, Oketa përsëriti qëndrimin e tij se Berisha duket të ishte larguar, por njëkohësisht sipas tij, pasi ai u rikthye, Alibeajt i takonte që t’i jepte vulën.

Ai kritikoi disa deputetë demokratë, duke thënë se “përbetohen në emër të demokratëve të thjeshtë, por vetëm interesi i demokratëve të thjeshtë nuk përfaqësohet”.

Pjese nga intervista

Gazmend Oketa: Anëtarësia duhet të bëjë një kalkulim, me zotin Berisha ia dalim në 2025 apo nuk ja dalim.

Për qëndrimin tim personal është e tepërt ta përsërisim. Që kur filloi historia e foltores nuk kam qenë dakord në parim për një rikthim të tillë.

Kam thëne edhe këtë tjetrën që grupi i zotit Alibeaj në gjykimin tim duhet ta njihet vullnetin e shumicës t’ja jepte vulën dhe firmën dhe sot do kishte moral tjetër politik.

Në 2013 PD humbi pushtetin, Berisha dha dorëheqjen nga PD dhe në gjykimin tim duhet të ishte një mbyllje e karrierës politike duke u larguar edhe nga parlamenti dhe ta linte Bashën të testohej realisht.

Endri Xhafo: Pse nuk është testuar realisht?

Gazmend Oketa: Realisht në kuptimin e drejtimit të PD-së. Edhe në qe jemi aty brenda të PD nuk po arrijmë të kuptojmë kush po mban njëri tjetrin. Sepse edhe Berisha nuk e donte një zgjidhje. Fare kollaj mund të organizohej një kuvend i përbashkët, jo 11 jo 18, jo më dhe bravën jo nuk ma dhe. Një gjë e them me keqardhje që pavarësisht se të gjithë përbetohen në emër të demokratëve të thjeshtë mënyra sesi sillen, vetëm interesi i demokratëve të thjeshtë nuk përfaqësohet.

Sot me ketë rezultat, me manipulim apo pa manipulim këto zgjedhje do certifikohen, do publikohet edhe raporti i OSBE ODIHR. Nuk mendoj që retorika ndihmon në zgjidhjen e problemit. Sot duhet të flasim me një gjuhë të moderuar. Mesa duket ai interesi i asaj karrige, një pjesë e madhe  mjaftohen që janë deputetë dhe nuk i intereson nëse janë në pushtet apo opozitë.

Katastrofa e 14 majit/ Rudina Hajdari i kërkon Berishës reflektim: Nuk vazhdohet më kështu

0

Anëtarja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka bërë një analizë që sipas saj solli humbjen e thellë të kësaj force politike në zgjedhjet vendore.

Përmes një video mesazhi ku shpjegon problematikat e shumta të PD-së, Hajdari thotë se është koha që humbësit të mos fshihen më pas retorikës së përdorur ndër vite, por të reflektojnë si humbës.

Ajo i referohet deklaratave të Sali Berishë për vjedhje masive të votave, dhe shton se ndoshta është koha që Berisha të reflektojë nëse duhet apo jo të vazhdojë më në këtë rrugë.

Mesazhi i Rudina Hajdarit:

Rezultatet e zgjedhjeve vendore ishin një goditje shumë e fortë për opozitën në tërësi. Por ama ishin akoma një goditje më e fortë për Partinë Demokratike. Unë mendoj se ne jemi ardhur në këtë pikë si rrjedhojë e shumë faktorëve. Si fillim mendoj se dëmi i opozitës ka filluar qysh kur u mor vendimi për të bojkotuar parlamentin, më pas zgjedhjet lokale, duke i dhënë kështu Edi Ramës çdo pushtet në dorë.

E duke e lënë atë për të kontrolluar të gjitha pushtetet. Mungesa e opozitës në Kuvend për vite me radhë, mungesa e opozitarizmit, krijoi një mungesë besimi dhe respekti të të gjithë qytetarëve në vend. Mungesa e përfaqësimit të tyre, aksioneve të mëdha përballë një pushteti arrogant dhe të korruptuar.

Mungesa e opozitës më pas në garën për zgjedhjet lokale, edhe në zonat ku PS nuk do të fitonte dot kurrë. Nuk do të kishin ndonjëherë shans të kalonte në anën e tyre duke lënë opozitën edhe në ato vende pa asnjë lloj përfaqësimi. Përçarja më pas, rikthimi i lidershipit të vjetër.

Mungesa e figurave të reja në lidershipin e PD. Mungesa e një vizioni të mirëfilltë, bashkë me çdo faktor që përmenda më sipër, treguan qartë që PD ka marrë një goditje të rëndë në zgjedhje. Dhe pësoi humbjen më të madhe që ka pasur ndonjëherë në historinë e saj.

Ndaj sot është koha për një reflektim të madh dhe serioz. Humbësit në këtë rast duhet ta trajtojnë veten e tyre si të tillë dhe nuk mund të fshihen mbrapa retorikës së njëjtë të përdorur gjithë këto vite, e cila është bërë tejet e lodhshme për qytetarët.

Duke filluar kështu që nga kryetari i PD, që duhet të respektojë statutin dhe të reflektojë thellë për humbjen e tij. Të reflektojë a duhet të vazhdojë më në këtë rrugë apo ka ardhur koha për një ndryshim të madh brenda PD-së.

Unë mendoj se së pari PD duhet të bashkohet patjetër. Duhet të gjejmë forcë brenda nesh, për të kuptuar që PD gjithmonë do të ketë lidera të rinj, vizion të rinj dhe një komunikim më të ri, më të hapur dhe më të dashur me qytetarët shqiptarë.

Nuk është Edi Rama njeriu i preferuar i qytetarëve shqiptarë. Jemi ne që nuk po gjejmë dot komunikimin e duhur me shqiptarët. Dhe jemi ne që duhet të ndryshojmë sa më parë në mënyrë që të mos kemi më rezultate të tilla.

Unë i kam dhënë PD-së kontributin tim pa asnjë lloj kushti. Është koha që çdo anëtar të reflektojë dhe të marrë mendime të cilat nuk burojnë nga militantizmi apo nga forca e zakonit por nga arsyeja dhe dëshira për të ndryshuar dhe fituar. Ndaj mendoj që në mënyrë që të fitojmë, së pari duhet të ndryshojmë.