Home Blog Page 8046

“Humbja në Durrës nuk ishte e Igli Carës, por e koalicionit”- Agron Duka analizon rezultatin: PS do fitonte edhe po të mos kishte Vangjush Dakon sepse…

0

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se humbja në Durrës e Igli Carës nuk është një humbje e tij, por e koalicionit ku ai bënte pjesë.

I ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, Duke u shpreh se Partia Socialiste do ta fitonte Durrësin edhe po të mos e kishte Vangjush Dakon. Sipas tij, beteja në Durrës  nuk ishte mes Igli Carës dhe Emiriana Sakos, por mes Igli Carës dhe qeverisë.

Duka theksoi se shpresonte që  Igli Cara do të shkëputej nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, por kjo nuk ndodhi, u shpreh ai.

“Mendoj se Igli Cara ishte kandidatura më e mirë. Është më i mirë sesa kryebashkiakja socialiste, por mendoj se beteja elektorale nuk u bë mes Iglit dhe asaj por ndërmjet Iglit dhe qeverisë.

Edhe po të mos kishin Dakon do fitonin, ai u përqendrua shumë në Durrës, me projekte të mëdha. Edhe mbylljen e fushatës e bëri në Durrës. Premtoi shumë.

Ka edhe një gjë, që ajo që unë mendoja që Igli do shkëputeshe nga udhëheqja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nuk pati efekt. Dmth nuk e la Berisha të shkëputej.

Njerëzit kur shkuan të votojnë nuk shkuan vetëm për Iglin, por shkuan edhe për Berishën dhe Metën.

Sipas meje humbja nuk është e Iglit, por e koalicionit që ishte.

Këto kanë faturën e vet të cilët fatkeqësisht po e shoh që nuk po reflektojnë dhe kjo mund të zgjasë lëngatën e opozitës”, tha ndër të tjera Duka.

Tërmeti i fuqishëm “shkund” Greqinë, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

0

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë.

Burime për mediat greke bëjnë me dije se tërmeti ka rënë në orën 21:58 të së enjtes, në pjesën jugore të prefekturës së Heraklionit në Kretë.

Epiqendra e Tërmetit është 7 km në jug-jugperëndim të Moiras të Heraklion. Thellësia fokale është 8.9 kilometra.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare vlerëson magnitudën e lëkundjes në 5 gradë dhe thellësinë fokale në 10 kilometra.

Kujtojmë se mbrëmjen e së mërkurës, në të njëjtën zonë ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4.2 ballë.

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PAA e hapur për bashkëpunim edhe me PS-në! Në 2025 jemi ofertë politike

0

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duke ka deklaruar se ai është i hapur për bashkëpunim edhe me Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Teksa bëri një analizë për votat që partia që ai drejton mori në zgjedhjet e 14 majit, Duke u shpreh në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV se në 2025 PAA është ofertë politike dhe se votat që partia e tij mund të marrë i interesojnë të dyja krahëve të politikës.

Duka u shpreh gjithashtu se partia e tij ka marrë më shumë vota në rang kombëtar sesa Partia Republikane apo PDIU.

PJESE NGA INTERVISTA

Agron Duka: Ndihem i kënaqur me produktin, kemi 1 vit e gjysme që punojmë. Fokusi ka qenë tek këshillat bashkiak. Nuk është rezultat surprizë, numri  i votave me surprizoi 44 mijë vota. Sepse nuk e mendonim. Për këshilltarë prisnim edhe më shumë sepse ka disa që na kanë lënë për shumë pak, psh në Poliçan për një votë se kështu është formula.  Rëndësia qe në donim të krijonim struktura që për faj tonë lamë garën që nga 2016, nuk garuam asnjëherë. Kemi pasur vetëm një garë në Kolonja, për zgjedhje të pjesshme dhe ajo dha frutat e veta morëm dy. Kushdo qoftë koalicioni sigla e PAA dhe ky projekt do asfiksoheshe, kjo është arsyeja që ne garuam vetë.

Pyetje: Si jeni me partitë e tjera të opozitës?

Agron Duka: Jemi shumë para me PR jemi 12 mijë vota para, me PDIU 15 mijë vota para, me të tjerat më poshtë. Ne jemi partia e parë.

Ajo që mua më kënaq është që unë si kryetar partie garoj për herë të parë.  Debati në studioi edhe na lëndonte. Shpesh herë që ne u detyruam për shkak të situatave bëmë kompromis dhe hymë më PD. Kjo të fyente.

Unë jam bërë 3 herë deputet, kam marr edhe përkrahje për kryetar bashkie dhe ka rezultuar që kam qenë me vota.  Ti ke dalë me siglën e PD por ne dolëm për situatën.

Në qarkun e Durrësit kemi marrë 3 mandatë 5400 e ca vota, në Krujë 3 mandate 2 mijë e ca vota, në Shijak 940 vota dhe në tërësi bëjnë 9 mijë vota.

Ne krijuam struktura përmes këtyre zgjedhjeve. Ne kemi mbështetur Igli Carën në Durrës, dështuam. Ndërsa në qytetet e tjera kemi qenë indiferentë sepse jemi fokusuar te vetja.

Unë gjykoj që në Durrës i marrim prapë 9 mijë vota. Janë mobilizuar shumë. Të dyja krahët e politikë kanë interes që këto vota ti kenë për vete. Pra ne jemi ofertë politike për 2025.

Pyetje: Kur thoni ofertë politike do të thotë që jeni të hapur, edhe me PS?

Agron Duka:  Po patjetër, Po pse ca do bëjmë?

Kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Turqisë

0

Nga Merxhan Jakupi
Gazeta “Uashington Post” dhe ajo britanike “Guardian” kanë shkruar se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi kanë pasur një dimension të rëndësishëm gjeostrategjik dhe gjeopolitik. Këto zgjedhje kanë qenë në epiqendër të analistëve në shtetet e Lindjes dhe Perëndimit, ato të parat shtete autoritare e totalitare, si Rusia, Irani, Arabia Saudite dhe Kina, ndërsa demokratike, si SHBA, BE, Japonia, Kanada dhe Australia. Këto zgjedhje kanë qenë një balancim se në ç’drejtim do të shkojë Turqia.

Sipas disa analistëve dhe studiuesve, në dy javët e ardhshme situata do të jetë e polarizuar. Në këtë periudhë mund të ketë agjentura nga jashtë për ta destabilizuar situatën, pa marrë parasysh se mund të ketë aksidente. Turqia ka një strukturë koherente, sikurse shtetet perëndimore. Në Turqi, por, nuk mund të ndodhë skenari i Jugosllavisë, me shpërbërje, shkruan një ekspert i Lindjes së Mesme.

Në zgjedhjet e rundit të dytë, më 28 maj, do jetë vështirë për të definuar se çka do të sjellin votat prej 5 përqindëshit të kandidatëve sporadikë, sepse nuk dihet se ku do të shkojnë votat e tyre. Lideri nacionalist dhe popullist, Seran Ogon, aleat i AKP-së, do ta ketë “topin” e 5 përqindëshit. Që nga Ata Turku, aktor i themelimit të Republikës moderne e sekulare të Turqisë, shoqëria turke ka mbetur e ndarë në dy kampe. Votuesit e Erdoganit janë shtresë rurale, puritane, tradicionale dhe islamiste. Kampi i Kemal Kiliçdarogllut, i ashtuquajtur “Gandi” i Turqisë, ka një elektorat prej një shtrese qytetare, moderniste, liberale dhe sekulariste. Këto dy kampe janë në përplasje dhe të polarizuara.

Turqia mes Lindjes dhe Perëndimit

Pakti i BRIKS-it, me shtetet autoritare, totalitare e despotike, si Rusia, Kina, Irani dhe shtetet e tjera të Lindjes së Mesme, kanë synimin që Turqia të jetë aleate e tyre. Fitorja e AKP-së dhe Presidentit Erdogan është interes gjeostrategjik i këtyre shteteve. Shtetet perëndimore kanë përkrahur opozitën dhe liderin social-demokrat, Kemal Kiliçdaroglu dhe frontin demokratik. Erdogan ka kritikuar SHBA-në për ndërhyrje dhe duke mbajtur anën e opozitës. interesat gjeostrategjike të shteteve perëndimore janë që Opozita të fitojë. Kthimi i Turqisë me aleatët tradicionalë perëndimorë është në interes të shteteve perëndimore.

Turqia si fuqi rajonale, dy dekadat e fundit, ka pasur ambicie gjeostrategjike dhe gjeopolitike në rrugën e saj. Turqia sot ka trupa ushtarakë në Siri, Mogadish, Libi dhe Katar. Narrativa e Ankarasë është dalja në skenën globale dhe rikthimi i statusit të një kombi ish-perandorak në atë skenë. Teza dhe doktrina e Ankarasë në politikën e jashtme është neutrale. Erdogani me luftën në Ukrainë është treguar një mjeshtër brilant. Gjeopolitika e jashtme e Erdoganit ishte interesi nacional i Turqisë. Estabilishmenti i politikës së jashtme, si paradigmë, mbetet një diskurs gjeopolitik dhe strategjik. Turqia do të bashkëpunojë me Perëndimin dhe Lindjen, si me Kinën, Rusinë, Indinë etj.

Liderët e Ballkanit perëndimor prototipë të Erdoganit 

Sipas analistëve, narrativi ndaj Ballkanit Perëndimor pa marrë parasysh ndryshimet eventuale të udhëheqjes, nuk do të pësojnë ndryshime me shtetet e jashtme. Pas Qipros Veriore dhe Azerbajxhanit, Ballkani Perëndimor mbetet si ish-vilajet dhe tokë e ish-Perandorisë Osmane, ku interesi dhe prioriteti i Turqisë nuk do të shteret. Influenca dhe interesat ndaj Ballkanit Perëndimor janë shtrirja e investimeve dhe transaksioneve ekonomike. Ankaraja si aktor është aktiv, sidomos në politikën e jashtme ndaj Bosnjës dhe Kosovës. Përkujtohen fjalët e Alija Izetbegoviqit që kishte thënë Erdoganit para vdekjes se e le Bosnjën atij si amanet. Këto lidhje historike e kulturore me disa popuj të Ballkanit Perëndimor, Turqia i mban ndër vite dhe konsiderojnë se në Turqi jetojnë mbi 5 milionë qytetarë me origjinë nga Ballkani Perëndimor.

Katër liderë të Ballkanit Perëndimor ishin në anën e Erdoganit: lideri boshnjak, Bakir Alija Izetbegoviq, lideri i Republikës Serbe, Millorad Dodik, ai serb Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama. Sipas një analisti boshnjak, këta liderë ballkanik janë mostër apo prototipë të Erdoganit. Optika përmban nuanca. Korja e bukës duket me nuanca, por tuli brenda është i njëjtë. Këta popuj lindorë kanë qenë nën Perandorinë Osmane më se 5 shekuj. Mentaliteti e temperamenti mbetet – siç është populli, ashtu janë liderët, siç janë liderët, ashtu është populli.

Ballkani Perëndimor, temë diskutimi në Senatin amerikan/ Këshilltari i DASH: Është prioritet i administratës Biden! Sfida më e ngutshme është…

0

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet tha sot në Senatin amerikan se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është prioritet për adminitratën Biden.

Zoti Chollet foli përpara komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatin, i cili mbajti sot një seancë dëgjimore mbi angazhimin amerikan në Ballkan.

Politika jonë bazohet në një parim të thjeshtë: një Evropë e tërë, e lirë, e begatë dhe në paqe është në interesin e sigurisë sonë kombëtare dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet një pjesë e munguar e enigmës“.

Sfida më e ngutshme, tha Këshilltari i Departamentit të Shtetit, janë çështjet e pazgjidhura mes Serbisë dhe Kosovës.

Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin e plotës të Kosovës në strukturat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, NATO-n dhe Bashkimin Evropian”, tha zoti Chollet.

Por ai shtoi se aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë nuk do të përmbushen derisa të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

Për zotin Chollet marrëveshja e Ohrit përcakton një rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Kosova riafirmoi përkushtimin e saj për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, një veprim që ne i kemi kërkuar që ta ndërmarrë me shpejtësi, të zyrtarizojë statusin e Kishës Ortodokse Serbe dhe të ofrojë mbrojtje të fuqishme për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe”, tha ai.

Po kështu ai shtoi se Kosova dhe Serbia do të njohin gjithashtu dokumentet dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës. Dhe se Serbia nuk do të lobojë më kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Sipas zotit Chollet marrëveshja paraqet një përparim të rëndësishëm në tejkalimin e ciklit të krizave që ka karakterizuar marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve për një kohë të gjatë.duke shtuar se SHBA do të vazhdojmë të punojmë me të dyja palët në mënyrë që ato të përmbushin angazhimet e tyre reciproke.

Duke iu referuar Serbisë, zoti Chollet tha se SHBA është e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Serbinë, por e bën këtë duke i kushtuar një vëmendje të madhe asaj që mund të ndodhë. Serbia tha ai ka sfida të rëndësishme përpara duke filluar nga korrupsioni deri te ndikimi i dëmshëm rus, përfshirë dezinformimin.

Historia jonë ka qenë e vështirë dhe marrëdhënia jonë nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Megjithatë është në interesin tonë që të ndihmojë Serbinë të realizojë potencialin e saj të plotë dhe të afrohet më shumë me komunitetin euroatlantik.Për të qenë të qartë, progresi duhet fituar”.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Serbia duhet të përmbushë angazhimet për të ndërtuar marrëdhënie konstruktive me të gjithë fqinjët e saj dhe demokraci të fortë dhe të qëndrueshme në vend për të arritur këtë vizion.

Gjatë fjalës së tij i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Ecobar tha se dështimi për të bërë përparim në drejtim të një marrëveshjeje Kosovë-Serbi i ka dhënë mundësi Rusisë, të luajë një rol dëmtues, në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se si Serbia ashtu edhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet për të çliruar potencialin e tyre të plotë dhe përparimin në rrugët e tyre drejt Evropës.

Kryetari i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, Senatori Bob Menendez, theksoi se thelbi i stabilitetit në Ballkan është zgjidhja përfundimtare e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai shprehu kritika ndaj zyrtarëve amerikanë, duke thënë se i është krijuar përshtypja se Kosovës po i bëhet presion për të krijuar Asociacionin, ndërsa pak presion po i bëhet Beogradit, pak presion po i bëhet një udhëheqësi, që siç u shpreh Senatori, gazeta Nju Jork Times, e karakterizoi si një politikan me lidhje të thella me botën e krimit të organizuar.

Duke iu përgjigjur shqetësimit të Senatorit Menedez se Asociacioni do të kthehej në një lloj “Republika Serbska” në Kosovë, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar tha se Asociacioni do të krijohet brenda Kushtetutës së Kosovës dhe i bazuar në modele evropiane që tashmë ekzistojnë./VOA