Home Blog Page 8047

Qeveria ‘hap thesin’, 60 euro shtesë në muaj për çdo familjet me të ardhura të ulëta! Ndodh “mrekullia” në këtë shtet

0

Personat që janë të papunë dhe janë përfitues të Entit të Punësimit në Austri ndihmë urgjente apo ndihmë sociale do të marrin 60 euro shtesë për fëmijë deri në fund të vitit 2024.

Kjo vlen edhe për prindërit që kanë vetëm një burim të ardhurash dhe që fitojnë më pak se 2000 euro bruto në muaj. Personat me ndihmë sociale pa fëmijë do të marrin gjithashtu 60 euro shtesë në muaj deri në fund të vitit 2023.

Këto paketa para Këshillit të ministrave u prezantuan të mërkurën nga dy ministrat e qeverisë austriake, ministrja e Familjes, Susanne Raab  dhe ministri i Çështjeve Sociale, Johannes Rauch.

Kjo pagesë shtesë për familjet e prekura me fëmijë dhe për ata pa të ardhura të mjaftueshme paguhet automatikisht dhe pa aplikim. Edhe familjet (çiftet apo ata që jetojnë të vetëm) dhe që kanë të ardhura më pak se 2000 euro bruto, nuk e kanë të nevojshme të aplikojnë.

Rritet edhe pagesa për nxënësit që bëhet në fillim të vitit shkollor (Schulstartpaket)

Ka po ashtu një rritje për të gjithë me paketën e fillimit të shkollës ‘Schulstartklar’: Për të gjithë fëmijët, pagesa do të rritet nga 120 euro në 150 euro dhe do të paguhet dy herë në vit. Sipas qeverisë, për këtë do të investohen 15 milionë euro.

Ka të bëjë me mbështetjen e saktë të këtyre familjeve, tha Raab. ‘Ne duam të fillojmë aty ku fëmijët në Austri kanë nevojë për ndihmën tonë’.

Rreth 400,000 fëmijë do të përfitojnë nga masat.

Për ata që gëzohen nga ikja e Alibeajt: Berisha nuk vjen më kurrë në pushtet

0

Nga Dritan Hila

Meta nga Partia e Lirisë dhe Berisha i Foltores deklaruan se nuk japin dorëheqje. Kemi një privatizim të këtyre formacioneve politike. Tashmë nuk mbetur një alibi për të thënë që këto janë parti ku ka një konkurrencë të lirë. Janë formacione familjare.

Formacion familjar i Metës, i cili heq e vendos kë të dojë dhe formacion formal ai i Berishës, i cili nëse nuk ka vënë djalin edhe vajzën, janë njerëz që kanë një bindje qorre ndaj tij. Ndërkohë në krahun tjetër kemi dorëheqjen e Alibeajt. Mbetet për t’u parë cila ishte arsyeja. Sipas informacioneve të mia, kemi të bëjmë me një presion të grupimit i cili kërkon një lidhje me Berishën. Por është humbje kohe.

Alibeaj rezistoi deri në fund, për të përjashtuar Berishën nga Partia Demokratike dhe vazhdimin e saj si një projekt politik pa Berishën, por proamerikan. Shumë njerëz si Grida Duma dhe Salianji kaluan që në fillim me Berishën. Pastaj patëm një grupim tjetër që përfaqësohej nga Alibeaj dhe Flutura Açka të cilët kanë një lloj naiviteti politik deri sa i thonë Berishës jep dorëheqjen.

Por Berisha nuk ka bërë gjithë ketë gjullurdi dhe nuk ka shpenzuar para pa fund për të dhënë dorëheqjen. Grupimi tjetër, ishte i vendosur për të vazhduar përjashtimin e Berishës. Ishte grupim i vogël, ku më të spikaturit ishin Alibeaj dhe Bejko. Bejko mori përsipër edhe koston e përfaqësimit të PD-sa në Tiranë, ku gjithë fushatën e bëri me lekët e xhepit.

Ishte një fushatë dinjitoze dhe me program. Unë uroj që Erion Veliaj ta marrë parasysh programin e Bejkos dhe t’ua dëgjojë zërin këshilltarëve të PD-së. Pak gjë ka mbetur nga ky projekt. Me ikjen e Alibeajt, PD-ja kthehet në një OJF. Lulzim Basha që ka mbajtur një tërheqje të pakuptueshme dhe siç duket nuk do të kthehet me. I vetmi institucion legjitim i PD-së ishte kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, i cili edhe ky ra.

Që nga ky moment PD-ja është vetëm një grupim njerëzish, pra një OJF. Këta që u nisën me projektin për të përjashtuar Berishën dhe për të vazhduar pro Amerikës, u dorëzuan. Nuk duhet të ishin dorëzuar, sepse politika mbi të gjitha është këmbëngulje, rezistencë. Ata kanë të paqartë anën politike. Berisha po gëzohet pak shpejt.

Këta që votuan PD-në nuk do t’i bashkohen Berishës. Ata janë proamerikanë dhe antiberishistë të bindur. Pra nuk kishin asnjë dilemë që do votonin kundër Berishës dhe kundër aleancës me Metën. Këta nuk i ka në xhep Berisha. Në zgjedhjet e ardhshme, Berisha nuk do të ketë më koalicion “Bashkë Fitojmë” dhe PD-në, por ka mundësi që të humbë akoma më tepër në radhët e tij. Sepse ka marrë një rezultat tmerrësisht të dobët.

Ata që janë ndarë me të, janë ndarë ideologjikisht. Nuk është një punë që mund të afrohen. Këta janë zgjedhës që kanë qenë në opozitë prej 10 vjetësh dhe Berisha nuk mund t’i joshë. Projekti amerikan kërkon që Shqipëria të jetë pa Berishën. Unë kam informacione që shumë shpejt amerikanët do t’i japin bonuse të tjera qeverisë së Edi Ramës dhe këto bonuse do të tregojnë haptazi mbështetjen e SHBA-së për Ramën dhe kjo mbështetje padyshim që e bën kryeministrin të pathyeshëm në pushtet.

Shqiptarët treguan që nuk e duan Berishën. Gjithë këta mendjelehtë që kujtojnë se mbas Ramës mund të vijë Berisha, ta harrojnë. Nuk do të vijë Berisha. Mbas Ramës, kur t’i mbushet atij mendja që të ikë, mbase pas mandatit të katërt, do vijë Veliaj, sepse projekti Berisha-Meta është një projekt i dështuar dhe zgjedhjet e vërtetuan. Berisha është një projekt i vdekur, ka një moshë të madhe dhe amerikanët nuk kanë ndërmend ta kthejnë. Brenda javës patëm një lajm të mirë dhe një të keq.

Lajmi i mirë është që PD-ja ia doli të hyjë në zgjedhje. Ia doli të marrë një rezultat që certifikonte realisht fuqinë e PD-së, ndërsa 40% që mori Berisha, në fakt ishte përqindja e Metës, jo e demokratëve. Lajmi keq është që ky projekt është i shpërbërë në një lloj paqartësie politike. Do të ishte mire që këta të ishin filizat e një opozite të re.

Mbetet për t’u parë nëse do kemi një rikthim të Bashës. Nëse rikthimi i tii do jetë për të bërë kioskën e vet në PD, është e kotë. Nëse do rikthehet me një projekt që të hapet, me prurje të reja ndaj shoqërisë civile, ndaj garës, ndaj zgjedhjeve të lira brenda partisë, atëherë mund të ketë shpresë për një parti, e cila do të jetë bërthama e një opozitë të fuqishme në të ardhmen.(Dritare.net)

Humbja e rëndë më 14 maj/Gert Bogdani: Duhet rinovim i thelle. Ringritja e PD vjen përmes hapjes dhe garës reale

0
Nga Gert Bogdani
14 Maji shënon një ditë që kërkon reflektim të thellë dhe reagim të shpejtë për rimëkëmbjen jo thjeshtë për të shpëtuar të djathtën dhe për të mirën e demokratëve – por për të rikthyer shpresën në këtë vend dhe për të mirën e të gjithë shqiptarëve!
Përtej deformimit të vullnetit të zgjedhësve me blerje votash me eurot e korrupsionit dhe trafikut, po edhe paratë e investimeve elektorale të partisë-shtet, si edhe përmes shantazhit dhe presionit të bandave, të administratës dhe ndaj administratës, patronazhistëve e aktivistëve, rezultati i 14 Majit është shumë dimensional.
Ndaj duhet të lexohet me kujdes edhe si një mesazh i qartë refuzues i qytetarëve ndaj ofertës aspak frymëzuese të ndasive, mllefeve, fjalëve të thëna ndaj njëri tjetrit, nihilizmit kolektiv dhe “luftës së klasave” brenda llojit.
Duhet të lexohet dhe të kuptohet edhe si një refuzim i modeleve arriviste që për hir të karrierës mashtrojnë, bëjnë hile e kompromise, tregtojnë, shesin e blejnë vota, që kompromentohen, servilosen, e katapultohen gjithëkund.
Duhet të lexohet si mungesë e votës së demokratëve dhe shqiptarëve në kutitë e votimit – të atyre që janë larguar nga Shqipëria dhe të atyre që u detyruan të qëndrojnë në shtëpi! Të atyre që janë larguar sepse qeveria ia ka nxirë jetën, por opozita nuk i ndez shpresë për të qëndruar dhe luftuar në këtë vend. Të atyre që janë ende këtu, por nuk dalin të votojnë sepse nuk u ofrohet alternativë e qartë e reale!
Sepse në fund të ditës, përçarja, mllefet mes njëri tjetrit, mungesa e meritokracisë, e së drejtës e garës, nuk kanë se si të prodhojnë alternativë dhe të frymëzojnë shpresë e të ngrejnë peshë votuesit! Pasi humbja e paprecedentë e 14 majit ishte edhe rezultat i reagimit qytetar ndaj alternativës së dobët, shpesh pa vizion të qartë dhe në zgrip të populizmit dhe diletantizmit.
*
Nëse opozita dhe e djathta shqiptare në tërësi vendos interesin e vendit dhe të shqiptarëve mbi interesin e vet dhe të përfituesve të pushtetit, duhet të hapë sytë e mendjes dhe të zemrës – dhe të shohë, kuptojë e pranojë gabimet brenda vetes. Njohja e problemit është gjithmonë hapi i parë i zgjidhjes së tij!
Opozita dhe e djathta shqiptare në tërësi ka sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim! E kam thënë, e them, e do vazhdoj ta them se ky është hapi më i rëndësishëm. Sepse zgjedhjet janë arithmetikë dhe frymë bashkë! Të ndarë jemi më pak, të ndarë nuk frymëzojmë!
Së dyti, duhet një reformim i thellë i mënyrës së punës dhe organizimit. Duhet lënë pas koha kur fushata fillon vetëm dy muaj para zgjedhjeve e kur programet i shpalosen elektoratit dy javë para ditës së votimit! Zgjedhësit janë aty çdo ditë dhe për një partneritet real me ta nuk vlen të kujtuarit vetëm në fushatë a periudhë zgjedhore!
Së treti, duhet një rinovim i thellë. Këtu nuk bëhet fjalë veç për një a dy emra, por për një kastë të tërë njerëzish, që kanë tashmë kanë vite që vazhdojnë me të njejtat gabime që sjellin të njejtat dështime dhe që realisht nuk kanë çfarë t’u ofrojnë më bazës që meriton lidership fitues dhe qytetarëve të ndershëm e plot halle që presin një alternativë bindëse!
Shqipëria jonë ka plot djem e vajza të reja profesionistë e intelektualë, plot potencial, energji dhe dëshirën për të punuar për këtë vend e për të ndryshuar të ardhmen e këtij vendi. Ka ardhur koha që atyre t’u krijohet hapësira dhe t’u jepet shansi për ta treguar veten e për të rindezur shpresën në këtë vend! Që të rinjtë shqiptarë mos ta braktisin vendin e tyre, por ta shohin si vendin ku mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe familjeve të tyre!
Këtë opozita dhe e djathta shqiptare e ka detyrim kundrejt çdo shqiptari të ndershëm, e ka detyrim ndaj Shqipërisë! Marrja e përgjegjësive dhe ringritja përmes hapjes perbashkuese, rinovimit, garës reale dhe demokracisë së brendshme do të jenë vendimtare për ofertën që opozita dhe e djathta shqiptare do sjellin në garën e ardhshme jo të largët të zgjedhjeve 2025. Sepse Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë!

A u takua me Lulzim Bashën? Flet për herë të parë Taulant Balla: Unë kam qëlluar edhe në një ashensor me Sali Berishën…

0

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është pyetur nga gazetarët në lidhje me videon e publikuar ku aludohet se ka pasur një takim me Lulzim Bashën.

Balla u shpreh me ironi duke thënë se ka qëlluar në një ashensor edhe me Sali Berishën por kjo nuk do të thotë se janë takuar.

“Unë kam qëlluar ne një ashensor dhe me Sali Berishën. Nuk e kam takuar as këtë”, deklaroi Balla për gazetarët jashtë Kuvendit pas seancës plenare.

Kandidati i humbës i “BF”-së në Kamëz, Arjan Hoxha proteston para KQZ-së: Të dielën u masakrua vota e shqiptarëve

0

Arjan Hoxha nuk ia doli të fitojë në zgjedhjet vendore të së dielës që lamë pas në garën për drejtimin e Bashkisë së Kamzës.

Dhe për këtë dështim ai e shikon problemin tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku i shqpoëruar me një grup të rinjsh organizoi një protestë para institucionit më të lartë zgjedhor në vend.

Për mediat ai u shpreh se me 14 maj zgjedhjet janë manipuluar dhe kjo eshte një masakar zgjedhore.

Arjan Hoxha nuk bie dakort me rezultatin e zgjedhjeve dhe kërkon të sillen specialistë që të zbulojnë mashtrrimin zgjedhor.