Për votuesit e Fredi Belerit!
Për votuesit e Fredi Belerit!
Për votuesit e Fredi Belerit!
Nga Lefter Koka, te Alqi Bllako te Zoto e Mërtiri, SPAK jep pretencën për të akuzuarit për aferën e Elbasanit. Kërkon 57 vite burg
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për aferën e inceneratorit të Elbasani
SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish ministrin Lefter Koka si dhe 4 vite burg për ish deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako.
Nga ana tjetër SPAK ka kërkuar nga 4 vite burg për Serafin Papën, Pëllumb Abeshin, Jonida Zeqin, Bardhyl Çabirin, nga 10 vite burg për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton si dhe 7 vite burg për Stela Gugalljan.
Mësohet se nga gjykimi i shkurtuar, nëse kërkesa e prokurorisë pranohet nga GJKKO, dënimi për ish ministrin Koka shkon në 6.8 vite burg.
Ndërkohë, për Alqi Bllakon, Sefain Papën, Pëllumb Abeshin dhe Jonida Zeqon dënimi nga gjykimi i shkurtuar reduktohet në 2.8 vite burg. Për Mërtirin dhe Zoton ashtu sikurse për ish ministrin Koka dënimi shkon në 6.8 vite burg ndërkohë që për Stela Gugalljan dënimi shkon në 4.8 vite burg.
Jorida Tabaku: Duhet të ndryshojë PD që të jemi alternativë e shumicës. Dorëheqja e Alibeajt ishte….
Tabaku: Duhet të ndryshojë PD që të jemi alternativë e shumicës
Kam pritur që numëruesit të mbaronin punën. Unë kam të njëjtin qëndrim që kisha që në fillim të shtatorit. Kam bërë thirrje për të gjithë ata që janë në PD, pak rëndësi ka që mendojnë ndryshe, që PD duhet të ishte bashkë dhe të kishte ofertë të unifikuar. Kam bërë thirrje që secili prej nesh të mendonte më shumë se interesat e veta personale, kam bërë thirrje që PD të ndryshonte mendësinë, të ndryshonte ofertën, sjelljen.
Në këtë moment kam kërkuar të mos përsërisim gabimet e së shkuarës, të reflektojmë, të mos vijojmë po njësoj me të njëjtat justifikime por të kalojmë një proces i cili do kohë por t’i japim kohë demokratëve dhe vetes për të kuptuar se ku gabuan. Nëse do kishim ndryshuar ofertën e PD do i kishim lënë vendin jo llumit, jo mllefit, jo sulmit, jo përçarjes por bashkimit dhe ofertës së PD në 1, situata do ishte ndryshe.
Ka ardhur momenti që të reflektojmë e të sillemi ndryshe. Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë. Duhet të shohim nga vetja se çfarë bëmë gabim. Të pranojmë që PD s’është as më e madhe, as më e bashkuar, as më e fortë se këtë treguan rezultatet. S’mund të jemi refuzimi i shqiptarëve, por alternativa.
Dorëheqja e Alibeajt ishte e papritur për mua, mbrëmë kam patur një takim me Gazment Bardhin, kemi diskutuar për këtë çështje.
Këmbimi valutor/ Rritet euro, zbuloni çfarë po ndodh me dollarin dhe paundin
Sot, më 18 maj 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 lekë dhe shitet me 105.2 lekë. Euro blihet me 112.3 lekë dhe shitet 113.8 lekë. Paundi britanik sot blihet me 128.2 lekë dhe shitet me 130.8 lekë.
Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 114.6 lekë, ndërsa në shitje me 116.7 lekë.
Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 76.3 lekë dhe në shitje me 78.5 lekë.
Për më tepër shihni tabelën e mëposhtme:







