Home Blog Page 8049

Këmbimi valutor/ Rritet euro, zbuloni çfarë po ndodh me dollarin dhe paundin

0

Sot, më 18 maj 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 lekë dhe shitet me 105.2 lekë. Euro blihet me 112.3 lekë dhe shitet 113.8 lekë. Paundi britanik sot blihet me 128.2 lekë dhe shitet me 130.8 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 114.6 lekë, ndërsa në shitje me 116.7 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 76.3 lekë dhe në shitje me 78.5 lekë.

Për më tepër shihni tabelën e mëposhtme:

Këmbimi valutor/ Rritet euro, zbuloni çfarë po ndodh me

“Problemi është SHBA-ja, jo Alibeaj”/ Kreshni Spahiu plas BOMBËN: Beteja sapo ka filluar! Berisha nuk largohet

0

Analisti Kreshnik Spahiu në një lidhje me skype në emisionin Top Story tha se beteja sapo ka filluar në Partinë Demokratike.

Spahiun: Basha ikën, Alibeaj iku, Berisha nuk është larguar është aty, unë jam një prej njerëzve më kontesues të Alibeajt, e ka bërë ministër Drejtësie, kam qenë opozitari, duhet të largohet nuk kam asnjë hije dyshimi, problemi nuk ka qenë as Alibeaj as ndonjë demokrat, kanë qenë SHBA.

A besoni që beteja e SHBA kundër SHBA ka mbaruar pas 14 majit? Mos bëjmë sikur të fshihemi pas gishtit, problemi është absolutisht, nëse nuk do të kishin ndërhyrë SHBA kjo do ishte me Bashën kryetar me Berishën deputet i cili do jepte urdhrat në hije, problemi është shumë madhor Alibeaj as Basha, por e zgjidh Berisha, të gjithë i kërkojnë dorëheqjen Berishës, ai është kthyer për të qëndruar, jo për t’u larguar e për të ikur.

Ai është kthyer me një qëllim të kishte një grup dhe t’i tregonte SHBA që unë jam i paprekshëm dhe do të largohem nga kjo botë duke qëndruar në politikë. Çështja është nëse Berisha nuk largohet dhe nuk do largohet s’do t’i japë legjitimitet dhe Bashën që do të kthehen. Këta do lënë një mbledhje të këshillit kombëtar dhe hapet gara.

Zëri i Amerikës: Shqipëri, pasiguria tek të rinjtë ul ndjeshëm martesat

0

Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike në Shqipëri, gjatë viteve të fundit, kanë sjellë pasiguri të mëdha në radhët e të rinjve. Duke u bazuar në statistikat zyrtare, sociologët thonë se rënia e ndjeshme e numrit të martesave dhe rritja e numrit të divorceve, e vendosin familjen shqiptare në krizë. Sipas tyre papunësia e lartë në radhët e të rinjve me afro 20%, emigracioni, dhe informaliteti në ekonomi janë arsyet kryesore që ata e shtyjnë moshën e martesës. Studiuesit thonë se pasojat e këtij fenomeni do të sjellin plakjen e popullsisë dhe thellimin e raportit negativ mes kontribuesve dhe përfituesve në skemën e sigurimeve shoqërore. Zyrtarët thonë se kanë marrë masa për të rritur punësimin dhe sigurinë e të rinjve në tregun e punës, por efekti i tyre për ekspertët është ende i ulët.

Në Shqipëri gjatë viteve të fundit po vihet re një fenomen shqetësues për studiuesit e zhvillimeve shoqërore, ai i rënies së numrit të martesave. Në dekadën e fundit ato janë tkurrur me rreth 18% krahasuar më atë paraardhëse, dhe po kaq në vitin 2021, ose me rreth 4 mijë më pak, krahasuar me mesataren e 5 viteve të fundit. Studiuesit mendojnë se të rinjtë sot e shtyjnë moshën e martesës të kushtëzuar nga disa faktorë, që lidhen me karrierën, arritjet profesionale, punën dhe të ardhurat financiare. Sipas statistikave të INSTAT, sot papunësia në radhët e të rinjve të moshës 15 deri 29 vjeç është mbi 20%, ose 10 pikë përqindje më e lartë se niveli i papunësisë në tërësi. Këto tregues sipas ekspertëve ulin mundësitë për krijimin e familjes dhe të sjelljes në jetë të fëmijëve. Zëri i Amerikës pyeti disa qytetarë, mes tyre dhe të rinj, mbi këtë fenomen. Ata veçuan si pengesën kryesore, për krijimin e martesës, mundësitë e kufizuara ekonomike.

“Duhet parë me zhvillimin e shoqërisë. Tani secili do të jetë i pavaruar, martesa është obligim. Njerëzit kanë shumë pasiguri”– u shpreh për Zërin e Amerikës, Gresilda Merkaj, studente.

“ Pengesë është ekonomia e dobët, tradhëtia. Të rinjtë nuk i besojnë më martesës, dashurisë, besimi është shkëputur. Ka shumë faktorë që nuk arrijnë sot të rinjtë njerëzit të binden për martesën”– tha për Zërin e Amerikës Anxhela Kollozaj, studente.

“ Nuk martohen sepse nuk janë të sigurt, shtëpi s’kanë, punë s’kanë dhe nuk kanë siguri për jetën”– vijoi Xhevat Hysenaj, qytetar nga Tirana.

Sociologët vërjenë se në prag të një martese, hyjnë disa faktorë në lojë, ku kryesoret janë, puna, të ardhurat dhe strehimi.

“Pyetja që ne shtrojmë është: A është e mundur që me të ardhurat mesatare ne të garantojmë mundësinë e të paturit të një çatie mbi kokë? Kërkohet një siguri kontraktuale. A është e mundur që ne sot të garantojmë këtë siguri kontraktuale? Fillimisht ne duhet të sigurojmë nevojat më bazike dhe nevojat për siguri. Nevojat për siguri përkthehen në nevojë për një kontratë pune të sigurt dhe nevojë për një strehë të sigurt”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ela Tollkuçi, psikologe sociale.

“Në fakt ne kemi vërejtur se ka një disbalancë shumë të madhe mes të ardhurave që kanë të rinjtë sot dhe asaj çfarë ata duan të krijojnë në të ardhmen e tyre. Dhe kjo ndonjëherë bën që ata të ndihen të paplotësuar”- tha për Zërin e Amerikës, Arjana Muçaj, Shefe e Departamentit të Pedagogji – Psikologjisë në Universitetin e Tiranës.

Një nga të dhënat që e bën më të vështirë situatën e të rinjve në vend, lidhet me faktin se sipas INSTAT, 26.1 % e të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç nuk janë as në punë dhe as në shkollë. Autoritetet thonë se kanë marrë masa për të ulur papunësinë dhe nxitur aftësimin profesional tek të rinjtë, përmes disa nismave të posaçme. Sipas tyre ka nisur të zbatohet një program për Kodimin, që parashikon subvencionimin nga buxheti i kurseve për të rinjtë në këtë fushë, gjithashtu dhe ofrimin e kurseve falas për profesione të kërkuara në treg si hoteleri turizëm, grafik dizajn dhe aftësi digjitale. Mbështetje ofrohet edhe për çeljen e bizneseve të reja, dhe 50% e përfituesve, thonë zyrtarët, aktualisht janë të rinj. Gjithashtu dhe bizneseve që punësojnë të rinj të papunë u subvencionohet gjysma e pagës për ta. Sipas tyre, fokus të veçantë këtë vit do ketë një program që aplikohet edhe ne vendet e BE, ai i garancisë rinore.

“Garancia rinore parashikon ofrimin e një mundësie punësimi brenda 4 muajve, trajnimi ose edukimi për çdo të ri që është jashtë tregut të punës, pra i papunë, nuk është në një formim profesional ose nuk është në një proçes edukimi”– u shpreh për Zërin e Amerikës, Klevis Hysa, Drejtor i Agjensisë Kombëtare të Punës dhe Aftësimit.

Bashkia më e madhe në vend, ajo e Tiranës, prej 5 vitesh ofron disa lehtësira në strehim për ciftet e reja 25 deri 35 vjeç. Autoritetet lokale në kryeqytet u ofrojnë atyre kredi të buta, duke subvencionuar interesat e kredisë në blerjen e një banese. Deri tani kanë përfituar mbi 1 mijë çifte të reja thonë zyrtarët.

“Çiftet e reja janë prioritet dhe tek programet e reja të strehimit, siç janë bonusi i qerasë dhe banesat sociale, edhe pse realisht në disa programe synojmë shumë që një pjesë e mirë të jenë dhe persona që janë pa të ardhura ekonomike apo nga grupime të tjera sociale, por gjithsesi çiftet e reja janë prioritet”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Anisa Subashi, drejtore e Shërbimit social në Bashkinë e Tiranës.

Por sociologët thonë se kostot e jetesës po rriten çdo ditë, në raport me mundësitë. Qeveria ka njoftuar rritjen e pagës mesatare në rreth 900 euro ose me 67%, ka rritur pagën minimale, pagën në disa sektorë publikë, por statistikat e papunësisë në radhët e të rinjve me 20% i zbehin këto nisma. Ekspertët e lidhin numrin në rënie të martesave me pasigurinë në tregun e punës si emigrimin në shkallë të lartë të të rinjve. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 110 mijë apo afro 64% e shtetasve që kanë emigruar në vitet 2011-2019, janë të rinj të moshës 15-34 vjeç. Studiuesit thonë se pasojat në shoqëri do të jenë të mëdha, nëse të rinjtë vendosin gjithnjë e më pak martohen, të shtyjnë moshën e martesës, apo të largohen nga vendi.

“Çdo shoqëri mbahet me kontributet e çdo grupmoshe. Do të shohim që kemi të rinj të cilët mbeten beqarë, nuk krijojnë familje. Ata do të kthehen në të moshuar, që do të jenë në një barrë për shoqërinë. Do të jenë kosto për çdo qeveri që do të vijë. Do të ulet numri i kontribuesve dhe popullsia do plaket. Nëse nuk sjell në jetë pasardhës kush do të kontribojë”?– vijoi Arjana Muçaj, Shefe e Departamentit të Pedagogji – Psikologjisë në Universitetin e Tiranës.

Por sociologët vërejnë, se sot ka dhe një qasje të re ndaj institucionit të martesës. Besimi në të është ulur dhe të rinjtë preferojnë të bashkëjetojnë.

“Sot jo detyrimisht një çift duhet të martohet për të bashkëjetuar dhe për të sjellë në jetë pasardhës Sot preferohet të bashkëjetohet, sepse vlerat, traditat dhe besimet kanë ndryshuar” – vijoi Ela Tollkuçi, psikologe sociale.

E megjithatë në radhët e të rinjve përtej hezitimeve dhe pasigurive për të krijuar martesë ka ende besim tek ky institucion.

“Unë e mbështes martesën, pavarësisht se ajo mund të vijë me disa disavantazhe, por pa disavantazhe nuk ecet, pa krijuar familje nuk ecet në jetë. Ne duhet të mendojmë që të vazhdojë shoqëria. Familjet e rregullta formojnë fëmijë më të rregullt”– vijoi Gresilda Merkaj, studente.

Studiuesit vënë re me shqetësim se rënia e numrit të martesve po shoqërohet dhe me rritjen e divorceve, tregues që sipas tyre e vendosin familjen shqiptare në krizë. Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike në vend, emigrimi, papunësia, informaliteti në ekonomi, kanë sjellë pasiguri të shumta,- thonë ata, ndaj martesa nuk është në planet e të rinjve. Kostot e kësaj krize kanë filluar të ndihen me rënien e numrit të lindjeve në vend, rritjen e moshës mesatare të popullsisë, pra plakjen e popullsisë, mungesën e fuqisë punëtore dhe raportin e zhdrejtë mes kontribuesve dhe përfituesve në skemën e sigurimeve shoqërore. Këta faktorë e dëmtojnë shoqërinë në terma afatgjatë, argumentojnë studiuesit, ndaj dhe masat e ndërmarra për parandalimin e tyre kanë ndikim të ulët në shoqëri./VOA

Varfëria e tejskajshme, standardi i jetesës në Kukës sa 19% e mesatares së BE, në Tiranë 42%

0

Në vitin 2021 standardet e jetesës në Kukës janë sa 19% e mesatares së BE-së, duke krahasuar PBB për frymë sipas barazisë të fuqisë blerëse.

Në të njëjtin vit mundësitë ekonomike të qytetarëve më të varfër të vendit nuk janë as sa gjysma e kryeqytetasve.

Në krahun tjetër Kryeqyteti, i cili ka nivelin më të lartë ekonomik në vend i kishte standardin e jetesës sa 42.6 % e BE-së. PBB-ja për frymë e qytetarëve që jetojnë në kryeqytet në vitin 2021 ishte sa 42 për qind e mesatares që konsumoi një qytetar i Bashkimit Europian.

Në qarqet e tjera diferenca është më e thellë. PSH Korça edhe pse me një ekonomi në rritje i kishte PBB-në për frymë sipas paritetit të fuqisë blerëse vetëm sa 23.2 % të BE-së, duke u renditur njësoj me Dibrën për këtë tregues

Gjithashtu Lezha ,Shkodra e kishin standardin e jetesës sa 22 % e BE-së.

PBB-ja për frymë në Shqipëri ishte në vitin 2021 sa 31.7% e mesatares së BE-së. Në të njëjtin vit 9 qarqe (Kukësi, Lezha, Shkodra, Elbasani, Dibra, Korça, Berati , Durrësi) kishin PBB-në për frymë poshtë mesatares kombëtare të krahasueshme me BE.

Në krahun tjetër vetëm Tirana, Fieri dhe Gjirokastra e kishin PBB-në për frymë në krahasim me BE-në më të lartë se mesatarja kombëtare (shiko grafikun e mëposhtëm)

Shqipëria vijoi të jetë e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në vitin 2021 dhe me fuqinë më të ulët blerëse. Ndonëse ka një përmirësim të lehtë me 1 pikë përqindje në raport me vitin 2020, shtetet e tjera të rajonit kanë ecur më shpejt në të ashtuquajturin proces të konvergjencës që nënkupton rritjen me ritme më të shpejta se BE, me synim për të kapur mesataren europiane brenda një periudhe të caktuar.

Psh, për Maqedoninë e Veriut treguesi u përmirësua nga 38% e mesatares së BE-së në 42% për të njëjtën periudhë. Për Serbinë treguesi është 44%, për Malin e Zi 48% (nga 45% në 2020-n). Edhe Bosnjë Hercegovina renditet përpara Shqipërisë me 33% të mesatares së BE-së. Të dhënat për Kosovën nuk janë të disponueshme.

Pabarazia ekonomike vit pas viti po thellohet ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjera, për shkak se ekonomia e kryeqytetit po rritet me ritme më të larta se ekonomia e qarkut më të varfër në vend Kukësit.

Për rrjedhojë ritmet e konvergjencës në vend që të ngushtohen po thellohen me tej, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT për PBB-në e Rajoneve më 2021 që u botua këto ditë.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel qarku, në vitin 2021, ishte në Tiranë, me 886 mijë Lekë dhe shënoi një rritje në terma nominale prej 13,83%, krahasuar me vitin 2020.

PBB për frymë e këtij qarku ishte sa 134% mbi mesataren e vendit.

Në krahun tjetër në qarkun më të varfër të vendit, Kukësi e kishte PBB-në për frymë 395 mijë Lekë, duke shënuar një rritje në terma nominale me 8,74%, krahasuar me vitin 2020. PBB për frymë e këtij qarku ishte sa 59 për qind e mesatares kombëtar./Monitor/

“Më erdhën në zyrë të pushoja prindërit e Arjan Hoxhës”,Prençi: Kandidoi për Kamzën, ai rezulton azilant në Gjermani

0

Ish-drejtuesi i lartë i policisë së Shemsi Prençi në “Ora e Betit” në RTV Ora u shpreh se në 1994 PD e Tropojës dhe deputeti i Tropojës i kanë kërkuar të largonin nënën dhe babanë e Arjan Hoxhës nga puna pasi ishin familje ekstremiste e majtë.

Në këto zgjedhje, tha ai, PD e futi në garë si kandidat i Kamzës edhe pse ai rezultonte azilant në Gjermani. Humbja e tij shënoi një rënie masive të votave të demokratëve në Kamzë me plot -19 mijë.

“PD e Tropojës në 1994, Shoqata e të përndjekurve politikë, deputeti i Tropojës më kanë ardhur në zyrë dhe kërkonin largimin e babait dhe nënës së Arjan Hoxhës nga puna sepse kishin qënë familje ekstremiste e majte. Deri në 2017 babai dhe nëna e Arjan Hoxhës edhe sot aktualisht ata janë ende anëtarë të PS në Kamzë.

Por nuk ëshët kështu, unë nuk qasem më tek PD. Përkundër PD duhet të më kërkojë falje, jo të kandidonte Shemsiun se unë i kam thënë nuk kam ardhur për të kandiduar, për të fituar. Kam ardhur për të futur në gjallërim strukturat e PD. Mund të kandidonin të tjerë por jo si Arjan Hoxha që nuk përfaqësonin asnjë lloj niveli e inteligjence. Ai rezultonte azilant në Gjermani, si ta votojë Kamza një azilant në Gjermani,” tha ai.