Home Blog Page 8051

Manchester City “pret” biletën për në Stamboll, shkon në finalen e Champions, bien galaktikët e Realit

0

Manchester City është kualifikuar për në finalen e madhe të UEFA Champions League. Skuadra e Pep Guardiolës kishte barazuar 1-1 në ndeshjen e parë, ndërsa sonte në Etihad triumfoi me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Real Madrid.

“Qytetarët” vendas e nisën takimin duke ushtruar presion konstant dhe iu afruan disa herë golit të avantazhit, por ishte portieri Courtouis që u shndërrua në hero, me disa pritje vendimare.

Protagonist absolut në pjesën e parë ishte Bernardo Silva. Mesfushori portugez shfrytëzoi në maksimum një asist të De Bruyne dhe “tundi rrjetën” me një majtë vrasëse në minutën e 23-të.

Bernardo Silva dyfishoi shifrat në minutën e 37-të. Ai u tregua i saktë me kokë, duke mposhtur Courtois. Los Blancos u përpoqën që të ktheheshin në lojë, por pësuan edhe të 3-tin, pas një autogoli të Militaos në minutën e 70-të. Skuadra e Ancelottitt u shpërfytyrua tërësisht në shtesa, Alvarez thelloi avantazhin.

Kështu, Manchester City shkon në finalen e madhe të 10 qershorit në Stamboll, ku do presë Interin.

“50-200 euro për një votë”/ Arrestimi i Fredi Belerit, “Në Shënjestër” siguron dosjen: Hetimi u “shpëtua” nga shtetasi A. R. U vetëofrua që të…

0

Ashtu siç edhe pritej, fushata e zgjedhjeve lokaleve 2023, nuk mund të kalonte edhe këtë herë pa tensionet që në 30 vite të ashtuquajtura demokraci kanë shoqëruar shpesh proceset elektorale

Procese zgjedhore të vështira, të përgjakura, ku krahas gjuhës së lëshuar pa fre të akuzave politike, linçimit me çdo mjet të kundërshtarit, nuk kanë munguar edhe episodet e shumta, të asaj që tashmë njihet si fenomeni i shitblerjes së votës.

Por kurrë më parë nuk kishte ndodhur që një kandidat në garë të arrestohej pikërisht në emër të kësaj akuze të rëndë, që minon demokracinë dhe vullnetin e zgjedhësve.

Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë sot detaje në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit, apo ndryshe Dionisis Alfred Beleri, kandidatit të “Bashkë Fitojmë” në Himarë, i cili mori votat e qytetarëve për të drejtuar bashkinë e Himarës në 4 vitet e ardhshme, ndërkohë që lajmin e fitores e mori ndërkohë që ishte në paraburgim.

Ai u arrestua mbrëmjen e datës 12 maj, në ambientet e jashtme të lokalit të tij, që shërbente edhe si pikëtakimi për fushatën e tij zgjedhore, nën akuzën për ‘korrupsion aktiv në zgjedhje’.

Kjo ngjarje edhe njëherë thellë raportet tashmë të konsoliduara Shqipërisë dhe Greqisë.
Ku shteti fqinj, anëtar i BE, kërcënoi Shqipërinë edhe njëherë me rrugëtimin e saj evropian.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri u arrestua nën dyshimet për shit-blerje vote.

Thuhet se ai u fut në kurth nga një agjent i infiltruar, pas informacioneve që kishin marrë në terren se Beleri dhe njerëzit e tij po ofronin para dhe favore në këmbim të votave.

Por si ra në grackë Fredi Beleri dhe bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi, sipas organit të akuzës?

Cilat janë provat që organi hetues ka siguruar për implikimin e tyre në korrupsion zgjedhor?

Sipas organit hetues, informacioni i parë për këtë aktivitet të dyshuar kriminal zgjedhor mbërriti në Drejtorinë e Policisë Vlorë, më datë 8 maj 2023, pra vetëm 6 ditë para se të mbaheshin zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Më datë 8 Maj 2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë regjistroi procedim penal mbi referimin e bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, datë 8 maj 2023, për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’, në ngarkim të personave nën hetim Dhionisios Alfred Beleri dhe Pandeli Kokaveshi.

Sipas informacioneve të marra dyshohet se disa shtetas në territorin e Bashkisë Himarë, merren me aktivitet kriminal në fushën e krimeve zgjedhore dhe më konkretisht me shitblerjen e votës, duke u premtuar qytetarëve të ndryshëm ofrimin e shumave të caktuara në të holla kundrejt dhënies së votës. Dyshohet se personat e përfshirë i përkasin subjektit politik ‘Bashkë Fitojmë’”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas Policisë Vlorë, dyshimi ishte se këta shtetas e kryenin këtë aktivitet në disa fshatra të Himarës.

Por deri në këtë moment informacionet e tyre ishin në rrugë operative dhe të paprovuara.

“Nga të dhënat dyshohet se këta shtetas kundrejt përfitimeve materiale të marra nga kandidati për Kryetar Bashkie i Aleancës Politike ‘Bashkë Fitojmë’, subjektit Dhionisios Alfred Beleri, marrin shuma me vlera monetare nga ky i fundit dhe i shpërndajnë ato kundrejt premtimit për votë nga shtetas të ndryshëm në Njësinë Administrative Horë- Vranisht dhe fshatrave që përmbledh kjo njësi administrative”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas dosjes hetimore, personi kyç që merrej me këtë aktivitet, u pikas të ishte Sihat Guraj.

Sipas policisë së Vlorës, ai pasi merrte paratë nga Beleri, ua jepte këto para personave të tjerë që më pas kryenin edhe rekrutimin e votuesve që do votonin në favor të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’

“Sihat Guraj, dyshohet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, i cili pasi merr shuma të konsiderueshme parash në euro dhe lekë nga ky i fundit, këto shuma parash kryesisht ua jep personave të tretë që ka rekrutuar për këtë qëllim në zona të ndryshme në territorin që mbulon Bashkia Himarë”, saktësohet në dosje.

Sipas policisë shuma për një votë varionte nga 5 mijë lekë të reja deri në 200 euro.

Por ky dyshim nuk ishte i provuar, sa kohë nuk ishin siguruar dëshmi që do të çonin drejt emrit të Belerit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Personat dyshohen se shpërndajnë për çdo votues një shumë të përafërt 5 000 (pesëmijë) deri në 20 000 (njëzet mijë) lekë të reja ose nga 50 deri në 200 Euro. Një ndër favoret që këta shtetas iu kërkojnë në këmbim të votës pro subjektit të tyre është edhe premtimi për përfshirjen në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe përfitimin e pensionit në shtetin grek. Premtime të cilat janë bërë nga kandidati Dhionisios Alfred Beleri”, shkruhet në dosjen hetimore.

Menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve, Drejtoria e Policisë Vlorë, mori autorizimin nga Prokuroria, për lejimin e përgjimit në terren.

Me anë të metodave speciale të hetimit, për të dokumentuar sipas tyre këtë veprimtari kriminale zgjedhore.

Për këtë qëllim në ndihmë sipas dosjes hetimore, u erdhi A. R.
Do të ishte pikërisht ky person që do të kthehej në “asin nën mëngë” për grupin hetues.

Referuar policisë dhe fashikullit hetimor, ai është vetëofruar për të denoncuar kandidatin Fredi Beleri.

“Pas regjistrimit të procedimit penal, në Prokurori u paraqit dhe dha deklarime me vullnetin e tij të lirë shtetasi A.R, me banim në qytetin e Himarës, i cili pohoi ndër të tjera se nga ana e shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, kandidat i koalicionit Bashkë Fitojmë, si dhe nga persona pjesë e shtabit të tij elektoral, i ishin ofruar shuma monetare me qëllim që shtetasi A.R ti përdorte për blerjen e votave tek votues në Bashkinë e Himarës dhe fshatrave pjesë e kësaj bashkie, të cilët në këmbim duhet të votonin për kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, shtetasin Dhionisios Alfred Beleri”, thuhet në dosjen hetimore.

A.R, sipas organit hetues pranoi të kthehej edhe në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Duke pranuar të kryente edhe veprime stimuluese, me qëllimin provimin e thënieve të tij, kundër Fredi Belerit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Më datë 8 Maj 2023 u vendos lejimi i përgjimit të bisedave ambientale në vende publike, ndërmjet personit të autorizuar, sipas marrëveshjes me organin procedues dhe shtetasve që dyshoheshin se kryenin veprimtari të paligjshme që prekin zgjedhjet e lira. Më datë 10 Maj 2023, u vendos lejimi i përgjimit të fshehtë fotografik, filmik, audio dhe video, në vende private”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas fashikullit hetimor, përgjimi i parë ku i infiltruar ishte A. R, u krye më datë 10 maj, pra vetëm katër ditë para se të mbaheshin zgjedhjet vendore.

“Më datë 10 Maj 2023, A.R, u takua me shtetasin Dhionisios Alfred Beleri. Sipas bisedave ambientale të transkriptuara, ata ranë dakort që A.R, të mblidhte emrat e personave të cilët do të votonin pro Fredi Belerit dhe të bënte një listë me emrat e këtyre votuesve, të cilën më pas do t’ja dorëzonte atij vetë.
Po atë ditë, A.R, shkoi në zyrën elektorale të Fredi Belerit, në qytetin e Himarës ku komunikoi me sekretaren e tij duke i bërë më dije se kishte folur me Alfredin dhe po i linte listën me emrat e personave. Ai komunikoi telefon me Fredi Belerin dhe i tha se listën ia kishte dorëzuar sekretares së tij”, shkruhet në fashikullin hetimor.

Sipas hetuesve bashkëpunëtori dhe kandidati zhvilluan një takim të radhës, po më 10 maj, ku Beleri i tha se do ta verifikonte listën.

“Me datë 10 maj, ata u takuan më njëri tjetrin në lagjen Potam, jashtë ambienteve të lokalit ‘Gelateria’, ku biseduan në mënyrë të përmbledhur lidhur me listën prej 13 personash të dorëzuar nga A.R dhe shumën monetare që duhej të përfitonte secili prej tyre në këmbim të votës pro kandidatit Dhinisios Alfred Beleri”, shkruhet në dosje.

Sipas transkripteve të përgjimeve, Fredi Beleri, i tha A. R se nëse ai bindej se votuesit e mbledhur nga ky i fundit do të votonin për të, do ti jepte edhe shumat përkatëse të parave.

“Gjatë bisedës Fredi Beleri i premtoi shtetasit A.R se do të paguante shumën prej 50 euro për person dhe 300 euro për të, nëse ai bindej pas verifikimeve që ai do të kryente, se vota ishte hedhur pro tij. Në këtë bisedë, Fredi Beleri, i premton shtetasit A.R se shumën monetare do t’ja jepte po atë natë në darkë ose të nesërmen në mëngjes”, vijon dosja.

I njëjti përgjim i stimuluar u përgatit edhe të nesërmen e datës 11 maj 2023.

Edhe këtë herë bashkëpunëtori u takua me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndër të tjera, i infiltruari e pyet Belerin nëse donte t’i takonte vetë zgjedhësit që ai kishte mbledhur për të votuar në favor të tij, në këmbim të parave.

“Më datë 11 Maj 2023, në mëngjes, u zhvillua një takim midis A.R dhe Fredi Belerit, jashtë ambienteve të lokalit ‘Gelateria’, ku ata biseduan në mënyrë të përmbledhur në lidhje me listën dhe personat që janë në të, si dhe me mënyrën se si do tia jepte shumën monetare.
A.R e pyeti Fredi Belerin nëse do t’i mbledhë njerëzit dhe t’ia japë vetë, por ai i tha që nuk merret me atë punë, ndërkohë A.R i ka la një kopje të listës me emrat”, thuhet në dosje.

Ky është momenti kur sipas grupit hetues në lojë futet edhe shtetasi Pandeli Kokaveshi.

Edhe ky persona i arrestuar si bashkëpunëtor në lidhje me akuzën për korrupsion zgjedhor, bashkë me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

“Më datë 11 maj 2023, rreth orës 21.47, A. R, ka biseduar me Fredi Belerin, në lidhje me takimin që do bënte me Pandeliun. Ky i fundit i ka thënë që do ta marrë në telefon vetë Pandeliu. Në orën 23.00 të mbrëmjes, po të kësaj date, A. R është telefonuar nga Pandeli Kokaveshi, në lidhje me porosinë e Fredi Belerit. Ai i tha që të takoheshin të nesërmen, pasi kishte qenë i zënë”, shkruhet në dosje.

Por siç shikohet nga dosja hetimore, A. R ka insistuar që të takoheshin po atë natë.
Gjë që duket se ka ndodhur, pasi takimi është kryer po atë mbrëmje, në Potam, në Himarë, në lokalin që ishte në pronësi të Belerit.

“Pandeli Kokaveshi e ka marrë A. R në telefon dhe i ka thënë të takoheshin tek ‘Gelateria’ në Potam, Himarë. Ata u takuan brenda në këtë lokal dhe u ulën në një tavolinë, ku Kokaveshi për arsye sigurie i ka marrë A. R telefonin. Ata biseduan në lidhje me zgjedhjet dhe listen që A.R i kishte dorëzuar më parë Fredi Belerit.

Pandeli Kokaveshi i tha se katër persona nga lista i kishte kapur ai më parë dhe se mbeteshin vetëm tetë vetë nga lista (lista e sekuestruar kishte 12 emra).

Më pas Kokaveshi i ka kërkuar të shkonte me të drejt tualetit dhe i dha shumën monetare në monedhën Lek shqiptare, ku pasi të dy i numëruan ishin 8 kartmonedha, prerje 5.000 lekëshe, në total 40.000 lekë.
Do të ishin këto përgjime dhe biseda, por edhe kontaktet telefonike të shpeshta të A. R me Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, si edhe ballafaqimi i provave në terren, që për organin hetues krijuan bindjen e plotë se ishin përballë një krimi zgjedhor.

“Siç rezulton e provuar, vendi ku shtetasi Pandeli Kokaveshi i ka dhënë paratë shtetasit A.R, është pikërisht lokali me emrin ‘Gelateria’, në lagjen Potam në Himarë, vend i cili referuar vëzhgimeve në terren, të shoqëruar me filmime dhe fotografi nga Forca Operacionale të Policisë së Shtetit, është pikërisht vendi ku edhe shtetasi Dhionisios Alfred Beleri zhvillonte takimet e tij në kuadër të fushatës elektorale dhe vendi ku janë kryer bisedat me shtetasin A. R.”, sqarohet në dosjen hetimore.

Beleri u arrestua më 12 maj 2023, në mbrëmje vonë, teksa po qëndronte në lokalin e tij, në pronësi të tij në Himarë, ndërsa ishte në shoqërinë e avokatit të tij.

Lokali, sipas grupit hetues, kishte shërbyer krahas takimeve elektorale edhe si vendtakimi për korrupsion zgjedhor.

Referuar policisë, arrestimi i Belerit u bë nga një agjent i imfiltruar.

I marrë në pyetje, pasi u shoqërua në Drejtorinë e Policisë Vlorës, ai mohoi të kishte lidhje me akuzat për korrupsion

“Është bërë pyetja si person ndaj të cilit zhvillohen hetime ndaj shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, i cili ka deklaruar ndër të tjera se nuk ka lidhje me dyshimet për të cilat po hetohet.
Po kështu janë administruar procesverbalet e veprimeve të përgjimit ambiental, së bashku me CD- në shoqëruese, si dhe janë administruar procesverbalet e vëzhgimit të përgjimit ambiental, shoqëruar me fotot përkatëse kriminalistike”, shkruhet në dosjen hetimore.

Një nga personat që u pyet në lidhje me këtë veprimtari të dyshuar kriminale zgjedhore, ishte edhe Pandeli Kokaveshi.

Megjithatë ai mohoi që të kishte veprimtari tjetër antiligjore, përveç asaj të fushatës zgjedhore, në shërbim të Fredi Belerit

“Pandeli Kokaveshi, ka deklaruar ndër të tjera se rreth orës 00:30 ka dalë nga banesa pasi u njoftua në telefon se është arrestuar kryetari Fredi Beleri dhe u arrestua tek sheshi para Spitalit të Himarës. Ai ka shpjeguar se është pjesë e grupit të punës së kandidatit Fredi Beleri dhe është marrë vetëm me veprimtarinë e fushatës”, sqarohet në dosje.

Rëndësi në dosje, hetuesit i japin dëshmisë së dy personave, emrat e të cilëve figuronin në listën e sekuestruar.

“Rëndësi kanë deklarimet e dy shtetasve, të cilët janë shprehur se u ka shkuar në shtëpi Niko Panajoti dhe i ka thënë që votën duhet t’ia japin Alfred Belerit dhe që do t’i jepte 20 000 lekë të reja në këmbim”, thuhet në dosje.

Preç Zogaj: Alibeaj la karrigen, por jo arenën e përpjekjeve për një PD Euroatlantike

0

Presidenti i Institutit Liberal “Pashko, kryetari i Këshillit Euroantantik të PD-së si dhe publicisti i njohur Preç Zogaj ka analizuar vendimin për dorëheqjen e kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

I ftuar në Klan News, mbi situatën e fundit të krijuar në PD pas dorëheqjes së sotme të Alibeajt, Zogaj u shpreh:

“Erdhi si papritur, por dorëheqjet kështu janë. Vendime personale të personit, në rastin konkret për arsyet që Alibeaj i ka  bërë të ditura në tekstin e dorëheqjes. Përtej ndjesisë sime shoh në këtë akt një tjetër shkollë, tjetër qasje, tjetër histori, tjetër raport me politikën dhe funksionin. Politika është një gjë shumë serioze që duhet ushtruar me përgjegjësi dhe përkushtim, por nuk është pre për ta mbajtur me thonj  e me dhëmbë. E respektoj aktin e tij, shoh se ka lënë karrigen por jo arenën e përpjekjeve për një PD Euroatlantike e kombëtare që  mbijetoi nën drejtimin e tij, me një mbështetje të konsiderueshme që e lejon të ringrihet. Ato dhjetëra mijëra vota që u hodhën për PD-në janë vota të pastra për një bindje të brendshme që është orientimi perëndimor i Partisë Demokratike”, deklaroi Zogaj

 

 

 

 

 

 

 

 

Atentati ndaj Armando Prengës, në kërkim djali i avokatit. Islam Ismajli denoncoi për dhunë vëllain e ish-deputetit të PS-së

0

Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë drejt automjetit të ish-deputetit Armando Prenga

Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se në kërkim është shpallur  29-vjeçari F.Ismajli, djali i avokatit Islam Ismajli, i cili ishte i angazhuar në fushatë për koalicionin Bashkë Fitojmë. Ismajli një ditë pas zgjedhjeve kishte denoncuar për agresion Arben Prengën, vëllain e ish deputetit. Ndërkohë incidenti mes Ismajlit dhe Prengës mësohet se ka ndodhur gjatë numërimit të votave

Denoncimi i Islam Ismajlit:

“Gjithashtu un konstatova se në oborrin e qendrave të votimit dhe në afërsi të rrugëve të qendrave të votimit kishte zyrtare të Bashkisë Kurbin dhe Njësive Administrative.

Në raport me këtë pashë unë njoftova KZAZ-në Nr.15 në Lac Kurbin dhe u reduktua numri i të pranishmëve në këto qendra menjëherë,. Rreth dy orë para mbylljes së votimit pati përsëri dyndje të zyrtarëve të Bashkisë Kurbin. Rreth pak nga mesdita u njoftova se ka ndodhur një incident i rëndë te Kopshti nr.1 lagja nr.2 në qytetin e Laçit. Me sa më kanë thënë personat të cilët ishin prezent aty ka shkuar vet kandidatja, kryetarja në detyrë e Bashkisë Kurbin shtetasja Majlinda Cara e shoqëruar nga 7-8 zyrtarë dhe një mbështetës i saj në ambientet jashtme të kopshtit, në rrugën përballë ka goditur me grushte shtetasin Lekë Molla.

Gjithashtu në ambientet e brendshme të kopshtit është shtyrë dhe përplasur në tokë komisioneri Gjergj Gega. Është pezulluar funksionimi i qendrës së votimit te Kopshti Nr.1 përreth 40 minuta dhe Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë masë për këtë ngjarje. Pasi personi i cili ka goditur komisionerin në ambientet e brendshme te kopshtit gjendet akoma i lirë. Rreth orës 23:30 të datës 14.05.2023 jam paraqitur në ambjentet e KZAZ-së Nr.15 në qytetin e Laçit në palestrën e gjimnazit Gjin Pjetri dhe kam marrë pjesë si vëzhgues në tavolinën e grupit të numërimit, me numrin 4 dhe kam vazhduar pranë këtij grupi numërimin e katër kutive të votimit të zonës së Bashkisë Laç dhe gjatë numërimit konstatova se në çdo kuti kishte nga 1 deri 3 fletë më shumë se numri i votuesve që kanë marrë pjesë në votim në referencë me numrin e zgjedhësve në listën zgjedhore.

Këtë problem unë kam bërë prezent dhe kërkova nga komisionerët e numërimit që të bëhej shënimi sipas ligjit në procesverbalet përkatëse dhe në tabelën përfundimtare te këtyre kutive. Vetëm në një rast në kutin e dytë që un kam qenë vëzhgues u shënua ky fakt për një votë ndërsa për te tjerat është bërë një rakordim midis komisionerëve. Jam larguar nga KZAZ-ja në orën 03:00 të mëngjesit të datës 15.05.2023 pasi isha i lodhur dhe jam zëvendësuar nga një vëzhgues tjetër dhe jam paraqitur përsëri rreth orës 10:30 të datës 15.05.2023 në KZAZ-në Nr.15 në qytetin e Laçit ku ka numërimi i një kutie të re dhe nga numërimi rezultoi se nuk rakordoi numri i pjesëmarrësve në zgjedhje me numrin e fletëve të numëruara pasi rezultonin dy fletë më tepër.

Në këtë moment un ngrita gishtin dhe kërkova që komisioni zonal ta verifikonte këtë pretendim që un kisha dhe komisioni ishte i ngarkuar me punë të tjera pasi nuk po më kushtonte vëmendje. Në këtë moment komisioni i numërimit filloi të fuste letrat nëpër zarfe dhe un u kam thashë që mos ti fusin këto letra pasi duhet verifikohej nga Komisioni Zonal dhe në këtë moment me thotë vëzhguesi i partisë socialiste se dy fletët tepër ia kemi kaluar kandidatit shtetasit Behar Haxhia për të cilin un vëzhgoja. Në fakt komisionerët nuk i mbyllën zarfet dhe un po qëndroja në këmbë duke pritur reagimin e komisionit dhe në këtë moment më afruar një person i cili me sa kam u dijeni i është vëllai i shtetasit Armando Prenga i cili quhet Arben Prenga dhe më ka gjuajtur me grushte në pjesën e veshit në anën e djathtë dhe në këtë kohë më ka goditur në pjesën e brinjëve në anën e djathë të trupit tim si dhe më ka tërhequr nga xhaketa edhe vëzhguesi i partisë socialiste të cilit nuk ja di emrin që ishte i ulur në krahun tim të djathtë. Un u përpoqa që ti zmbraps sulmet e tyre dhe në këtë moment ndërhyn shumë persona ku pjesa me madhe ndërhyn për të ndarë konfliktin. Me sa mbaj mend më ka goditur edhe një person tjetër të cilin nuk e kam mundur ta fiksoj.

Me sa kam dijeni shtetasi Arben Prenga dhe personi të cilin nuk e fiksova janë pjesëtarë me lidhje gjaku të fisit të kandidates, shtetases Majlinda Cara. E gjithë kjo situatë është e filmuar nga kamerat e ambienteve të brendshme të KAZAZ-së Nr. 15 në qytetin e Laçit. Pas kësaj situate njerëzit na kërkuan që të dilnim jashtë KZAZ-së dhe në këtë moment në largimin e personave që më sulmuan ka ndërhyrë policia e Shtetit në mënyre shembullore për këtë çast dhe ndërkohë komisioni dha urdhër që të largoheshin të gjithë personat, vëzhgues dhe gazetarë jashtë ambienteve të KZAZ-së. Në fillim dolën personat që më sulmuan ndërsa punonjësit policisë më kanë thënë që të qëndroja në një cep që ata të zbatonin urdhrin për të nxjerrë personat e tjerë nga KZAZ-ja.

Unë në këtë kohë iu drejtova komisionit zonal zgjedhor që të bënte njoftim dhe kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Kurbin dhe u drejtova punonjësve të Policisë se cili person do të më shoqëronte mua pasi personat që më sulmuar ndodheshin në oborrin e KZAZ-së dhe pse ata i lanë që të largoheshin këta perona e nuk i kanë shoqëruan në Komisariat. Dua të sqaroj se nga ana e Policisë nuk është bërë ndalimi i këtyre personave ku veprimet e tyre janë të regjistruar në kamerat e KZAZ-së Nr.15.Un prita disa orë që Policia të kryente veprimet hetimore dhe më pas u paraqita vet në Komisariatin e Policisë Kurbin për të bërë kallëzim.”

VIDEO/ Derbi për panoramë, por pa fitues! Partizani dhe Tirana me llogari të hapura për titullin

0

Tirana dhe Partizani kanë barazuar 1-1 në “Air Albania”, në derbin e vlefshëm për javën e 33-të të kampionatit. Minutat e para ishin mjaft të kujdesshme, teksa të dyja skuadrat vetëm nga një herë, me Berishën në njërën anë dhe me Rrapajn në anën tjetër.

Në minutën e 28-të, një aksion premtues nga krahët për bardheblutë nuk finalizohet me kujdes, pasi goditja e Deliut përballë portës nuk ishte e duhura.

Skuadra e Colellas mund të shkonte në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep, por Da Silva shpërdoroi një rast me portën bosh, me një top të mbërritur nga krahët nga Maguette.

Sulmuesi Da Silva ndreq gabimin në fillimin e pjesës së dytë, me një të djathtë tokazi, e cila përfundoi në rrjetë. Festë e jashtëzakonshme në stadium, tifozët e kuq të papërmbajtshëm kërkonin të hynin në fushë.

Nuk munguan incidentet. Tifozët e Tiranës hodhën fishekzjarre dhe tymuese në fushë duke dëmtuar portierin e Partizanit, Bekim Rexhepi.

Djemtë e Orges Shehit rritën presionin në kërkim të golit të barazimit, por ishte mjaft e vështirë. Gjithsesi, në minutën e 81-të, Deliu vendosi ekuilibrat, me një goditje fantastike nga distanca.

Me këtë rezultat, Tirana qëndron në krye me 60 pikë, ndërsa Partizani ka 2 pikë më pak, teksa jemi 3 javë nga fundi.