Home Blog Page 8054

Prezantohej si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror, arrestohet 52-vjeçari. Tentoi të mashtrojë një biznesmen duke i marrë 70 mijë euro

0

Një 52-vjeçar në Tiranë është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se mashtronte individë të ndryshëm duke u prezantuar si zyrtari i një institucioni të lartë shtetëror.

Në pranga është vënë Shpëtim Hida, 52-vjeç i cili u kap në flagrancë duke tentuar t’i marrë një biznesmeni 70 mijë euro me anë të mashtrimit.

Nga hetimet ka rezultuar se ai ka mashtruar edhe persona të tjerë me anë të komunikimit në rrjetet sociale duke u kërkuar para.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi i policisë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare.

Operacioni i radhës, i koduar “Arkitekti”, në vazhdën e 4 operacioneve të tjera të finalizuara gjatë 5 muajve të fundit, pas informacioneve të siguruara nga Policia përmes inteligjencës informative dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të denoncuar raste të tilla.

Vihet në pranga një 52-vjeçar që u kap në flagrancë duke i marrë me anë të mashtrimit, 70 000 euro, një shtetasi (biznesmen).

52-vjeçari përdorte rrjetet sociale për t’iu kërkuar shuma të mëdha parash biznesmenëve, pasi iu prezantohej atyre si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror.

Sekuestrohen 70 000 euro, një automjet dhe një aparat celular.

Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, falë rritjes së besimit të qytetarëve, për të denoncuar pranë strukturave policore, raste të veprimtarisë kriminale me qëllim përfitimin e vlerave monetare, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ka organizuar dhe finalizuar me sukses një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë operacionit policor të koduar “Arkitekti”, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin Sh. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, gjatë kohës që po i merrte shumën 70 000 euro, një shtetasi (biznesmen), të cilin e kishte mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale, duke iu prezatuar si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror. Shuma 70 000 euro u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet dhe një aparat celular.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 52-vjeçari ka mashtruar edhe shtetas të tjerë, në komunikimet në rrjetet sociale, duke i kërkuar para atyre, pasi iu prezantohej si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi”.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët, për rritjen e besimit për të denoncuar në strukturat policore, raste të tilla, por dhe raste të tjera të paligjshmërive, në të gjitha fushat që ato shfaqen.

Policia e Shtetit fton qytetarët, operatorët ekonomikë në shkallë vendi dhe të dëmtuarit e tjerë, në rast se kanë dijeni apo dyshojnë për veprimtari kriminale të kësaj natyre, që ta denoncojnë atë pa hezituar, në strukturat policore në të gjithë vendin, duke i garantuar se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet në burime njerëzore dhe operacionale, që të ndëshkojë cilindo që implikohet në këtë veprimtari krininale dhe në çdo paligjshmëri tjetër.

Fitoi Mirditën, kandidati i opozitës fton Ramën për kafe

0

Albert Mëlyshi kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, do të jetë kryebashkiaku i ri i Mirditës. Ai fitoi me një diferencë prej 1,195 votash nga kundërshtari i tij socialist, Ndrec Dedaj.

Në një reagim në rrjete sociale, Mëlyshi nuk i kursen falënderimet për ata që e votuan, ndërsa shprehet i vetëdijshëm që pesha e kësaj detyre ka filluar që sot për të.

Ai ka falenderuar për urimet edhe kundërshtarin socialist, ndërsa një ftesë për kafe e kishte për kryeministrin Edi Rama, siç shkruan “për projekte të rëndësishme që dua t’i paraqes sa më parë për zhvillimin e Mirditës.”

“Motra dhe vëllezër Mirditorë, nga zemra dhe nga mendja, JU FALEMINDERIT për besimin tuaj! Jam i vetëdijshëm që pesha e kësaj detyre fisnike ka filluar pikërisht sot për mua. Pushteti i Kryetarit të Bashkisë do të jetë në dispozicionin e secilit prej jush, në shërbimin tuaj, në mesin tuaj, çdo ditë të mandatit tim!

Falenderoj z. Dedaj për urimet! Njerëzisht dhe profesionalisht i uroj suksese dhe mbarësi! Rinovoj ftesën time ndaj Kryeministrit të Shqipërisë për një kafe në Rrëshen, si djalë i mirë e si Kryetar Bashkie i mirë, për projekte të rëndësishme që dua t’i paraqes sa më parë për zhvillimin e Mirditës. Faleminderit Mirditë! Së bashku, për ditë më të mira!”, – shkruan ai.

REZULTATET/ “Bashkë Fitojmë” në minorancë përballë PS-së në këshillat bashkiakë edhe në bashkitë që mori më 14 maj

0

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” arriti të marrë drejtimin vetëm në shtatë bashki nga 61 gjithsej në zgjedhjet e 14 majit, por rezultati për këshillat bashkiakë është akoma më i keq. Nga këto shtatë bashki, në gjashtë prej tyre ka nisur numërimi i votave të këshillit dhe rezulton se “Bashkë Fitojmë” i ka humbur ato të gjitha përballë Partisë Socialiste.

Në Has, Fushë Arrëz, Pukë, Mirditë, Himarë e Memaliaj, PS-ja ka nxjerrë më shumë këshilltarë se BF-ja, ndërsa në Kavajë numërimi nuk ka nisur akoma.

Has
Bashkë Fitojmë 3
PS 4

 

 

Fushë-Arrëz
Bashkë Fitojmë 1
PS 2

Pukë
Bashkë Fitojmë 1
PS 2

Mirditë
Bashkë Fitojmë 2
PS 4

Himarë
Bashkë Fitojmë 5
PS 9

Memaliaj
Bashkë Fitojmë 3
PS 7

SHIFRAT/Nis numërimi i kutisë së fundit në Tiranë, Veliaj “shkëputet” bindshëm nga rivalët

0

Po shkon drejt përfundimit procesi i numërimit për kryetar bashkie në Tiranë.

Në përditësimin e fundit të të dhënave, kur ka mbetur edhe një kuti pa numëruar kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur një epërsi prej 58 287 votash në garë ndaj rivalit të tij që mban vendin e dytë, Belind Këlliçi.

Nis numërimi i kutisë së fundit në Tiranë/ Veliaj

Aktualisht Veliaj numëron 158 523 vota në total, ndërkohë që Belind Këlliçi ka siguruar 100 236 vota. Surprizë vijon të mbetet vendi i tretë, Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë me 13 814 vota, duke lënë pas kandidatin e Partisë Demokratike zyrtare, Roland Bejko i cili ka siguruar 12 371 vota.

Marko Dajti numëron 2807 vota në total, ndërsa Lajla Përnaska 2104 vota. Deri më tani në kryeqytet janë numëruar 940 kuti nga 941 në total.

“Dështimit spektakolarë i KQZ”/ Rama flet për herë të parë pas zgjedhjeve: S’do ta lëmë me kaq këtë çështje…

0

Kreu i qeverisë Edi Rama, në një komunikim me gazetarët ka folur për procesin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e tij.

I pyetur për raportin paraprak të OSBE, ai tha se nuk e ka lexuar, duke shtuar se në këto zgjedhje nuk ka pasur asgjë të veçantë, veçse “dështimit spektakolarë i KQZ për të garantuar fillimin në kohë të votimit në 500 qendra votimi”.

“Standardet, s’kam lexuar asnjë raport paraprak por besoj se zgjedhjet nuk kanë pasur asgjë të veçantë veç dështimit spektakolarë të KQZ për të garantuar fillimin në kohë të votimit në mbi 500 qendra për mijëra qytetarë që ishin që në orët e para të mëngjesit në radhë. Me siguri që ne nuk do ta lëmë me kaq këtë çështje aq më tepër kur pamë skemat e tmerrshme të atyre pajisjeve që hidheshin si arka bosh.

Akuzave të opozitës, nuk keni nevojë të më pyesni sot, keni sinkronet, e kam parashikuar disa herë në takimet e mia. E vetmja gjë që nuk parashikova ishte shpejtësia që u kthye në atë që është pozicioni i përhershëm historik i tyre, mohimi i realitetit dhe fillimi i klithmave për vjedhje zgjedhjesh”, tha Rama.