Home Blog Page 8058

“Me Kralin shtrënguam duart si qytetarë”- Fisnik Qosja pas fitores: E ftoj të bashkëpunojmë në të ardhmen! Kavaja vendosi ndryshimin

0

Fisnik Qosja, i cili ka shpallur fitoren në Kavaja ka deklaruar se me rivalin e PS, Redjan Krali shtrënguan duart si dy qytetarë.

Ai tha se edhe fushata e tyre u bë në mënyrë qytetare, ndërsa e ftoi Kralin që të bashkëpunojmë në të ardhmen për të mirën e Kavajës.

Qosja u shpreh se ndihet krenar që u votua nga qytetarët, të cilët vendosën ndryshimin.

“Akoma nuk ka mbaruar numërimi i votave, besoj është në fund. Bashkë me Redjanin bëra një shtrëngim duarsh qytetarie. Unë e falënderoj atë për gjestin qytetar që bëri dhe e ftoj të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen bashkë.

Kavaja vendosi ndryshimin, Kavaja është qytet rebel që nuk i duron padrejtësinë.  Unë ndihem krenar, kavajasit vetojnë me zemër”, tha Qosja per News24.

Çfarë ka ndodhur? Fjolla Morina ofendon rëndë Morena Tarakun dhe disa emra të tjerë të showbiz-it!

0

Para pak javësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik Sylën se e ka vendosur ai armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.

Fjolla Morina është sërish në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave ndaj ish-partnerit të saj, Fisnik Sylës. Ama këtë herë akuzat e saj janë në drejtim të disa prej emrave të njohur të showbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë për Morena Tarakun, Arbnora Ademajn dhe Shkenda Dubovën dhe menaxherin e disa emrave të showbiz-it, Jetmir Aga-n, duke shkruar sipër emrit të tij “Krim i organizuar”.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes këngëtares dhe emrave të lartpërmendur, megjithatë duket qartë se raportet mes tyre janë shumë të tensionuara.

1 lavirja Morena, 2 Arbnore, Shkenda dhe llaskucët e tyre që hanë prej tyre dhe ua mbajnë qeset”

Çfarë ka ndodhur? Fjolla Morina ofendon rëndë MorenaÇfarë ka ndodhur? Fjolla Morina ofendon rëndë Morena

Fjolla ka zbuluar me anë të një postimi në llogarinë në Instagram partnerin e saj të cilit është siguruar t’i mbulojë portretin dhe duke na treguar se është në një lidhje dhe shumë e lumtur. E vetëm pak ditë më parë edhe pse nuk e ka zbul

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon Ambasada e Mbretësisë së Bashkuar: Mbështesim plotësisht raportin e OSBE, urojmë të zgjedhurit

0

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjeve në vendin tonë. Në reagimin zyrtarë shprehet se urojnë të zgjedhurit e popullit, ndërsa thonë se mbështesin raportin paraprak të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), i cili u publikua sot.

“Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ndoqi nga afër zgjedhjet vendore të 14 majit. Sot duam të urojmë të gjithë të zgjedhurit për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë në nivel vendor, duke mbajtur parasysh se procesi i numërimit është ende në vazhdim në shumë zona.

Mbretëria e Bashkuar mbështet plotësisht raportin paraprak të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), i cili u publikua sot”, thuhet në deklaratë.

EMRAT/Vijon numërimi për Këshillat Bashkiakë për Tiranën, PS kryeson me 34 mandate, ja si renditen partitë e tjera

0

Paralelisht me numërimin e votave për kryebashkiakun e Tiranës, ka nisur edhe numërimi i votave për këshillin bashkiak.
Deri më tani në Tiranë, janë numëruar 19 kuti nga 941 në total. Sipas përditësimit të KQZ, PS ka marrë 34 mandate, e ndjekur nga BF me 17 mandate, PD me 4 mandate, PSD me 2 mandate, dhe me 1 mandat është PR, PDIU, Nisma Thurje dhe BASHKË.
Më poshtë lista e plotë me emrat e kandidatëve që kanë fituar mandatin, sipas partive të caktuara:

foto galeri

foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Veliaj mund thellë Këlliçin në zonën e tij zgjedhore, fiton 61% në Kombinat

0

Ndonëse kryeson bindshëm zgjedhjet në Tiranë, me mbi 42 mijë vota më shumë se rivali i tij, Erion Veliaj ka arritur një fitore të thellë përballë Belind Këlliçit edhe në Kombinat.

Edhe pse gjatë fushatës, kandidati i Berishës dhe i Metës e konsideronte Kombinatin si bastionin e tij dhe pretendonte se ajo ishte zona e tij me e sigurt, Veliaj ka arritur në këtë zonë të sigurojë 61 për qind të votave.

Veliaj po shënon një fitore spektakolare në kryeqytet, ku deri në këto momente është mbi 42 mijë vota përpara rivalit të tij Belind Këlliçi.

Gjatë tetë viteve të fundit, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në këtë zonë, si në infrastrukturë, ashtu dhe në lagjen e re që po merr jetë ku do të sistemohen të prekurit nga tërmeti.