Home Blog Page 8059

“S’fitohet me Amerikën kundër”, Zogaj: Berisha e mori përgjigjen për betejën e sedrës me SHBA, ngritja e opozitës kërkon më shumë se…

0

Rezultati i zgjedhjeve lokale 2023 në vendin tonë, po shkon drejt fundit, ndërsa partia Socialiste ka fituar shumicën e bashkive

Në një intervistë për News24, Presidenti i Institutit Pashko, Preç Zogaj, tha se në këto zgjedhje janë vënë re ndër të tjera, disa rekorde. Ai tha se tashmë është e dukshme që PS ka fituar thellë, e ndërsa opozita ka humbur thellë.

“Tashmë është e dukshme se PS ka fituar thellë, dhe opozita ka një humbje po aq të thellë. Opozita është tërhequr që të presë numërimin e votave. Që tani zgjedhjet kanë nxjerrë në pah rekorde që nuk kanë ekzistuar më parë.

Rekordi i parë ka të bëjë me pjesëmarrjen e ulët, nuk kemi një rast të tillë në histori. Me zgjedhje me garë të kemi një pjesëmarrje kaq të ulët. Në zgjedhjet e djeshme kanë munguar rreth 200 mijë njerëz, pra 200 mijë njerëz më pak se në 2021. Këta mund të kenë qenë votues të opozitës. Pra ndërsa i duhet të shtonte 100 mijë për të siguruar fitoren, ka humbur 200 mijë. Rekord tjetër është rezultati dhe opozita dhe po të kishte dalë e bashkuar, me këto rezultate që kemi deri tani, nuk do ishte fituese”, u shpreh ai.

Ndërkohë Zogaj tha se ringritja e opozitës kërkon më shumë sesa një bashkim mekanik, dhe se rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet të shërbejë si një reflektim i thellë.

“Ka një problem të madh. Ringritja e opozitës si forcë fituese kërkon diçka më shumë se një bashkim mekanik. Mendoj se kjo duhet kuptuar dhe reflektuar thellë, sepse është një absurditet që të synosh të fitosh zgjedhje pa rinovim, pa reformim dhe me një betejë qendrore, e cila ka qenë beteja e sedrës, e Sali Berishës dhe e sfidës me SHBA.

Kjo mori përgjigje, dhe është kuptuar kjo betejë dhe nga ata që kanë munguar nga rezultatet. Pra Berisha u ka kërkuar shumë demokratëve, që të bëhen pjesë të zgjedhjes dhe të një problemi që është i tij. Duket qartë se nuk është e mundur për asnjë lider, që problemet personale që mund të ketë me partnerin strategjik apo dhe me drejtësinë shqiptare, nuk mund të zgjidhen duke përfshirë njerëzit, sepse kështu u bën dëm edhe zgjedhësve”, tha ai.

Po ashtu, Zogaj ka komentuar edhe fitoren e PS në Shkodër, dhe fitoren e Fredi Belerit në Himarë.

“Rezultati i Shkodrës është më emblematik i zgjedhjeve që tregon një trend votimi që është përcaktuar nga shumë faktorë. Tregon se zgjedhjet kanë qenë më komplekse sesa zgjedhje të thjeshta vendore. Zgjedhësve u bashkohet edhe figura e kandidatit, i cili është një person i njohur që ka qenë i respektuar në funksionet që ka kryer. Ka punuar me të dyja qeveritë, pra ka qenë një gjetje e qëlluar Benet Beci. Por nuk është vetëm kandidati që përcakton këtë, por është dhe vetë atmosfera në Shkodër.

Një pjesë e qytetarëve nuk kanë dalë fare në zgjedhje. Për këtë arsye ose kanë ndryshuar votën ose kanë qëndruar në shtëpi duke munguar derisa opozita të rivendoset në aksin dhe hullinë, ose busullën me të cilën ka lindur, që është busulla perëndimore.

Himara është rezultat befasues sepse kontraton me trendin e votave në atë zonë, por dhe për faktin se kandidati ishte pjesë e një zhurme të madhe politike për shkak të deklaratave të tij dhe arrestimit të tij. Në rastin e Himarës viktimizimi i kandidatit ka ndikuar për të galvanizuar elektoratin dhe për ta bërë më aktiv. Është rast i dytë, i pari ka qenë Azgan Haklaj i PD në 2001, në Tropojë, i cili ka fituar zgjedhjet duke qenë në burg. Tani duhet të shikohet se cila është e vërteta e tij, SPAK do shprehet”, tha Zogaj.

“Opozita në ditë të zezë”, analiza e Zogajt pas rezultateve: PD u fut në garë për të mbijetuar, Berisha betejë personale. Duhet t’i hapin rrugë liderëve të rinj

0

Presidenti i institutit Pashko, Preç Zogaj, në një intervistë për News24 në kuadër të zgjedhjeve dhe rezultateve të deritanishme në vend, ka bërë një analizë të parë.

Zogaj u shpreh se në këto zgjedhje opozita ka humbur thellë, ndërsa shtoi se tashmë është koha që të bëhen disa ndryshime thelbësore, në mënyrë që PD të ringrihet dhe të mund të fitojë përballë qeverisë së Edi Ramës.

Por çfarë duhet të bëjë konkretisht opozita për të fituar kundër qeverisë, dhe çfarë i sugjeron Zogaj Sali Berishës?!

“Opozita është përdhe, në një ditë të zezë. Ato 6 bashki qe u fituan janë 9 bashki më pak dhe se në 2015 kur ka konkurruar vetëm, pa LSI. Tani në 2023, pjesa e madhe e Rithemelimit që Berisha e formoi për një parti më të madhe dhe të bashkuar, dhe për fitore, të trija këto synime kanë dështuar. Partia është me e vogël, më e përçarë, fitorja më larg se kurrë. Në 2021 opozita e bashkuar ishte 37 mijë vota larg PS, dhe nuk ka dyshim se me një organizim më të mirë dhe duke mbetur e bashkuar, këto 2 vite do e kishte parakaluar PS. Por Berisha ndërmori atë që unë e quaj betejë sedre në sfidë të SHBA, që ftoi demokratët ta mbështesin duke u premtuar se do fitojnë. Njerëzit kanë shkuar me idenë se Basha humbet dhe Berisha fiton. Nuk fiton opozita me një lider të penguar nga SHBA, me liderë që riciklohen për arsye të tyre dhe të problemeve të tyre”, u shpreh ai.

Zogaj ka komentuar edhe rezultatin e kandidatit të PD për Tiranën, Roland Bejko. Ai tha se PD nuk u fut në garë për të fituar, por për të mbijetuar dhe për të dalë e gjallë.

“Duhet të jemi korrekt me atë që u kemi ofruar zgjedhësve. PD zyrtare nuk u ka ofruar zgjedhësve në asnjë rast që do fitojmë, sepse e di që në një vit e gjysmë vetëm është bombarduar. Hyri në këto zgjedhje për të mbijetuar, për të dalë gjallë. Hynë në një organizim pak kaotik. Bejko i dha formë kandidimit në Tiranë. Sfida në këto zgjedhje është proporcionali, pra sa vota do marrin për këshilltarë. Pra ka hyrë në zgjedhje për të mbijetuar me një përqindje që i lejon të riorganizohen. Ndërsa grupi tjetër ka hyrë duke premtuar se do fitojnë. Natyrisht që ka qenë politik ky premtim. Shumë njerëz kanë dashur ta provojnë vetë, dhe nuk mund t’i gjykoj sepse duan ta shohin vetë dhe nuk u besojnë njerëzve që kanë detyrë të parashikojnë.

Me thënë të drejtën nuk kam menduar se do dalin kaq keq. Elektorati ekziston, e tregojnë numrat e atyre që kanë votuar dhe atyre që kanë abstenuar, por ky elektorat duhet të shkojë në kuti. Nëse duam strategji fituese për zgjedhjet e 2025 duhet të ndërmarrim veprime deri dhe drastike. Kërkohet një opozitë e re, duhet t’u hapim rrugë të rinjve. Një bashkim rreth vlerave euroatlantike. Mos mendojë njeri që mund të fitojmë zgjedhjet duke qenë dyermbyllur me Perëndimin. Në këtë sens them se Berisha, dhe ai e ka barrën sepse ai ka më shumë mbështetje, por dhe Meta dhe Alibeaj, të gjithë duhet të kenë një propozim si opozita të maksimalizojë votat. Më këtë rezultat opozita do zvogëlohet nëse nuk i përgjigjet me masa që shkojnë drejt një reformimi të thellë”, tha ai.

Por nga ana tjetër si mundet që PS të rrisë votat dhe cilit ligj të politikës i përgjigjet ky rezultat? Sipas Zogajt kjo ndodh për disa arsye, teksa thotë se pozita përdor edhe shitblerjen e votave apo patronazhistët, por nga ana tjetër kur lideri humbet zgjedhjet largohet dhe lë vend dikujt tjetër në parti.

“I përgjigjet asaj që kanë gjetur shesh dhe bëjnë përshesh. PS i përdor të gjitha, edhe shitblerje, patronazhistë, aktivistë, administratë… por nga ana tjetër nuk mund të mohojmë që sondazhet sërish i kanë rënë kokës zgjedhjeve, i nxjerrin ata para. Pra kemi një shumicë që votojnë PS. Në demokraci fiton kush ka shumicën. Mos harro se janë në pushtet, por sa herë liderit e tyre kanë humbur zgjedhjet janë larguar, kanë hapur rrugë. Rama po fiton, dhe partia nuk i thonë dot ik. Ndërsa PD ka hyrë në një rreth vicioz sepse nuk ikën njeri, as tek PL. PS do bënte si opozita, që nëse do humbte Rama të thoshte që nuk shkulem, dhe edhe ata do shkonin në humbje. Por ata kanë ikur, nuk e kanë shumë si ne”, u shpreh Zogaj.

Plas sherri në mes të rrugës në Tiranë, plagosen dy 20-vjeçarë me…

0

Një sherr ka ndodhur në një prej rrugëve të Tiramës, mes disa të rinjsh.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy 20 vjeçarë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15, në rrugën “Tish Daija”, ku B. R. ka goditur me thikë gjatë konfliktit J. P.,  dhe Q. H., 20 vjeç, dhe më pas është larguar.

Si pasojë dy të rinjtë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 15.05.2023, rreth orës 14:15, në rrugën “Tish Daija”, shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç, dhe më pas është larguar. Si pasojë shtetasit J. P., dhe Q. H., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit të policisë.

Kthesa historike në Shkodër/ Benet Beci rreth 12 mijë vota para Bardh Spahisë, mbeten edhe 7 kuti pa numëruar

0

Shkodra, e konsideruar si bastioni historik i të djathtëve po ndahet me një rezultat në favor të socialistëve deri në këtë moment të numërimit të votave

Aktualisht kandidati i Partisë Socialiste Benet Beci, udhëheq garën me 33.953 vota me 60.24%. Ndërkohë kryebashkiaku aktual Bardh Spahia ka marrë deri më tani 22.414 vota ose 39.76 %.

Diferenca mes dy kandidatëve është 11.539 vota.

Deri më tani janë numëruar 243 nga 247 kuti votimi në total.

Ambasadorja Kim takohet me prokurorët e SPAK, jep mesazhin e fortë: Askush nuk është mbi ligjin, sado i fuqishëm qoftë! Shqipëria i përket BE-së

0

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim është takuar këtë të hënë me prokurorët e SPAK në vilën e Ryerson House.

Kim në ‘Twitter’ ka përgëzuar prokurorët për guximin dhe profesionalizmin e treguar kundër luftës me korrupsionin dhe krimin e organizuar në 3 vitet e fundit.

Postimi i plotë:

Ishte një nder të ftoja prokurorët e SPAK në Ryerson House. Ne shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë 3 viteve të fundit. Tani është koha për të intensifikuar ato përpjekje dhe për t’i dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit.

SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush sado i pasur apo i fuqishëm qoftë nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi, përfshirë SPAK-un, sepse duam një aleat të fortë, të sigurt dhe të begatë, dhe sepse besojmë ashtu si populli shqiptar: Shqipëria i përket BE!