Kthehem ku me pret vetja dhe vjeshta/Poezi nga Halil Teodori

0

KTHEHEM KU MË PRET VETJA DHE VJESHTA

Ikja më rrëmben, si era një gjethe vjeshte
I vihem nga pas hapave
Rendi me turri i frymëmarrjes
Ikja më çdo, larg, shumë larg.
Një mbërritje është duke më pritur
E tashme e gjërave rrëmbyese, më tregon me gisht
Tinëzisht mi hedh sytë një prezencë e zakontë që përgjon
I vë veshin gjithçkaje që pipëtinë
Tek çdo lëvizje sheh diçka timen
Në frymëmarrjen që më rrëmbet, ndjej
Në sy, në sy qiej dhe fluturime më shpalosen
Avionë dhe aeroporte të zhurmshme më grrithin me gumëzhima
Hapat më çojnë rrugë e pa rrugë, s’di se ku
Në çdo gjë shoh teksa hy dhe dal
Dhe kthehem…
Kthehet në pragun ku dikush më pret
Kthehet në tik-takun e asaj zemre që në kraharor më gjëmon
Kthehet te vetja
Kthehet për të kërkuar atë që më është bërë e huaj
Kthehem për t’u takuar me vetveten
Ajo, e përmalluar më pret
Unë i djegur nga malli i tretem në përqafim
Ashtu më sy të mbyllur dëgjoj një frymëmarrje që e njoh
Në mish ndjej një ngrohtësi që më tret
Në buzë, në buzë një gjethe ka ndaluar
Dhe më tregon për vjeshtën, për erën, për dimrin
Ikjet një kthim i pret çdo vjeshtë

Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.