Sukesi i krijmtarisë së Ahmet Prençit vazhdon të kalojë kufinjë dhe marrë ndërkohë dhe vëmendjen e personaliteteve të letrave si shkrimtarë apo dhe gazetarë.
Nesër në Itali, më 17 prill në Bolonja do të ketë një takim letrarë për romanin “Brenga e Prokurorit” e përkthyer në Italisht te titulluar “Dentro la notte di Martin Guri”, botuar nga shtëpia botuese Rubbettino. Për librin do të flasin botuesi Luigi Franco dhe shkrimtari Ylljet Aliçka. Do të përshëndesë gjithashtu Këshilltari i Qytetit, Dedjon Begaj. Një bashkëbisedim i rëndësishëm për librin do të zhvillohet edhe me gazetarin e La Repubblica, Giuseppe Baldessarro.
Botuesi Luigi Franco shkruan se – “Do të jemi të pranishëm në një aktivitet kulturor të një rëndësie të veçantë, me protagonist Ahmet Prençi, ish drejtues i lartë i Policisë së Shtetit shqiptar dhe sot një nga zërat më të spikatur të letërsisë noir në Europë.
I cilësuar nga kritika si “Don Winslow i Ballkanit”, Prençi do të prezantojë romanin e tij më të ri “Brenda natës së Martin Gurit” (Rubbettino), një vepër e fuqishme që trajton kufirin e brishtë mes ligjit dhe ndërgjegjes individuale. Në një kryeqytet të mbërthyer nga korrupsioni, prokurori Martin Guri përballet me një zgjedhje thelbësore: t’i qëndrojë besnik ligjit apo të vërtetës së tij personale, të fshehur prej tridhjetë vitesh”.
Njoftimi i autorit Ahmet Prençi
Të dashur miq që jetoni në Bolonja apo pranë këtij qyteti, kam kënaqësinë t’ju njoftoj se pasnesër, më 17.04.2026, në orën 17:00, do të jem i ftuar në takimin kushtuar romanit tim “Dentro la notte di Martin Guri”, botuar nga shtëpia botuese Rubbettino.
Me shumë dëshirë ju ftoj të jeni të pranishëm, për të biseduar së bashku për librin, por edhe për t’u takuar nga afër në një mbrëmje që për mua ka një vlerë të veçantë.
Për librin do të flasin botuesi Luigi Franco dhe shkrimtari Ylljet Aliçka. Do të përshëndesë gjithashtu Këshilltari i Qytetit, Dedjon Begaj. Një bashkëbisedim i rëndësishëm për librin do të zhvillohet edhe me gazetarin e La Repubblica, Giuseppe Baldessarro.
Takimi do të mbahet në:
Sala Imbeni, Palazzo d’Accursio, Piazza Maggiore, Bologna
Shpreh mirënjohjen time të veçantë për organizatorët e këtij takimi: shtëpinë botuese Rubbettino, Comune di Bologna dhe shoqatën e komunitetit shqiptar Korabi, për organizimin dhe mbështetjen.
Do të ishte kënaqësi e madhe t’ju takoja aty.









