Parku fotovoltanik në Malsinë e Madhe, Mega-Investimi që po mbahet peng në zyrat e shtetit

0

Një mega-investim me vlerë mbi 7 mln euro po mbahet ‘peng’ nga ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.

Bëhet fjalë për projektin e Parkut Fotovoltaik të shfrytëzimit të energjisë diellore që do të vendoset në zonën e Shkrelit që ndodhet në Lahja të Poshtme të Malësisë së Madhe.

Loading...

Energjia diellore ka vite që përdoret në vendet e zhvilluara, duke u konsideruar si burim energjie i padiskutueshëm në të ardhmen, sepse ajo është një burim jetik, lëndë e parë e aktivitetit të njeriut që po bëhet gradualisht edhe më e rëndësishme në shoqëri. Shqipëria e ka të domosdoshëm investimin për këtë lloj energjie pasi edhe sot në vitin 2019, ende nuk është në gjendje të përmbushë nevojat minimale energjetike.

Shoqëritë ‘Malsia Solar, 1, 2, 3’, kanë përmbushur të gjitha dokumentacionet e nevojshme dhe kanë marrë lejen e Këshillit Kombëtar të Territorit që më datë 28. 07. 2016, mirëpo kanë kaluar 3 vite dhe investitorët enden zyrave të shtetit, me projektin e miratuar në dorë.

Përfaqësuesit e kompanisë i kanë dërguar disa letër-kërkesa Kryeministrisë dhe ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ku i ka shpjeguar se punimet e parkut fotovoltaik duhej të mbaronin që në vitin 2017 por këto punime janë penguar nga Bashkia e Malësisë së Madhe e cila kërkonte një pagesë më të lartë se ajo që parashikohet në ligj.

Pas një beteje ligjore, kompania u detyrua të shtynte afatet e punimeve, duke bërë ndërkaq pagesën për Bashkinë në shumën që e parashikon ligji.

Megjithatë, edhe pse ka kaluar një vit nga periudha kur është paguar edhe taksa e Infrastrukturës mbi vlerën e projektit të Bashkisë së Madhe, ende shoqërive ‘Malsia Solar, 1, 2, 3’ nuk u është rinovuar leja dhe u kërkohet thjesht ‘të presin’.

‘Shoqëritë Solar 1, 2, 3, nuk janë pjesë e projekteve fotovoltaike nën 2 MW por janë mbi 2 MW. Nuk janë pjesë e koncensioneve por janë biznes 100% privat. Toka në të cilën është kontraktuar me qera nga shoqëritë ku do ndërtohen projektet, është marrë privatisht nga shoqëritë dhe për të cilat paguhet qera dhe taksa çdo vit, që nga viti 2013. Është bërë një vit nga periudha kur kur është paguar taksa e Infrastrukturës mbi vlerën e projektit të Bashkisë së Madhe dhe presim vetëm zbardhjen e lejes pasi të miratohen me VKM shtyrja e afatit të ndërtimit. Në asnjë moment nga ana e shoqërive ‘Malsia Solar 1, 2, 3,’ nuk ka patur as vonesa dhe as shkelje’, thuhet në shkresën që përfaqësuesit e shoqërisë i kanë dërguar ministres Belinda Balluku për këtë investim strategjik i cili zhvillon zonën dhe krijon shumë mundësi punësimi.

Teksa afatet shtyhen vazhdimisht dhe vitet kalojnë investimi i cili nuk ka lidhje as me tenderat dhe as me konçensionet ende nuk ka filluar.

 

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.