Renditja e Shqipërisë në Eurovision, BBC tregon arsyen e pakëndshme se përse Maliqi nuk u shpall fituese

0

Këngëtarja Jonida Maliqi na ka emocionuar të gjithëve mbrëmjen e kaluar me performancën e saj spektakolare në finalen e madhe të Eurovision-it në interpretimin e këngës “Ktheju Tokës”.

Mirëpo, pavarësisht renditjes së saj në vendin e 18, në një shkrim të tij një reporter i BBC-së i ka dedikuar disa rreshta Maliqit, mes të cilave tregon edhe arsyen e pakëndshme se përse ajo nuk u shpall fituese.

Loading...

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja mbante kodin numër 2, duke kënduar e dyta, dhe mesa duket e gjitha është e lidhur pikërisht me këtë fakt.

Sipas reporterit të BBC-së Neil Smith: “Asnjë finalist i cili ka qenë i dyti në radhë për të performuar nuk ka fituar ndonjëherë Eurovision-in. Ky është një lajm i keq dhe hidhërues për shqiptaren Jonida Maliqi”, ndërsa ndër të tjera shton se një gjë e tillë mund ose nuk mund të jetë e gjitha një rastësi.

Megjithatë, pavarësisht në rastësi apo jo nuk mund të dalim në konkluzione dhe të akuzojmë askënd përderisa nuk ka prova evidente.

Si arsye tjetër e cila e ka nxjerr Shqipërinë jo fituese nga ai kompeticion, në vijimsi të shkrimit të tij gazetari Neil Smith shprehet se: “Kënga ‘Ktheju tokës’, vështirë se drithëron dikë aq sa për ta votuar si performancë”, duke cituar më tej disa nga vargjet e këngës gazetari i drejtohet këngëtares Maliqi  duke i thënë: “Çdo këngë, çdo lot, është thjesht një suvenir i hidhur. Ti humbe identitetin tënd kështu që bën mirë të shkosh në shtëpi tani.”

Rikujtojmë se Shqipëria u rendit në vendin e 18-të ndërsa shteti që u shpall fitues ishte Holanda që përfaqësohej nga këngëtari Duncan Laurence me këngën e titulluar “Arcade”…

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.